Aplikacion
Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka deklaruar se ushtria e vendit është e aftë dhe e gatshme për luftë por nuk dëshiron që gjërat të shkojnë deri aty.
Në një intervistë për mediat serbe, Vuçeviç u shpreh se pavarësisht përgatitjes së ushtrisë serbe, ata nuk duan luftë dhe nuk duan që fëmijët apo ushtarët të vuajnë pasojat e një të tille.
“Ne nuk duam luftëra, nuk duam që asnjë nga fëmijët apo oficerët tanë të vuajë. Ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur. Ministri thekson se ushtria serbe sot është shumë herë më e fortë se në vitin 1999, si dhe se procesi i vendimmarrjes është thjeshtuar në maksimum, pra se sistemi i mbrojtjes është sjellë në atë nivel ku mund të reagojë menjëherë, ende me shpresën se nuk do të ketë nevojë për të.“-tha Vuçeviç.
Ai shtoi se askush në Serbi nuk do që ti rikthehet vitit 1999 dhe askush nuk duhet të përplasë armët dhe as të luajë lojëra lufte.
“Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke u rrahur me armë, as duke luajtur lojëra lufte. Ne jemi të moderuar në deklaratat tona, të përgjegjshëm, por nga ana tjetër po dërgojmë një mesazh për të gjithë se është e pamundur të arrihet një zgjidhje nëse serbët duhet të humbasin gjithçka dhe pala tjetër duhet të fitojë gjithçka, ky nuk është një kompromis, atëherë është çështje e humbjes dhe poshtërimit të njërës palë dhe qëndrimit të hapur pranë ana tjetër, këto janë ultimatume, zgjidhje imponuese, gjë që në të vërtetë ka ndodhur në histori, por më pas duhet të heqësh dorezat dhe ta thuash hapur”, thotë ministrja e Mbrojtjes.
Në pyetjen nëse ka frikë se do ti imponohet lufta, ai përgjigjet se është i shqetësuar dhe se ministrat dhe Gjykata e Lartë janë shumë të kujdesshme. I pyetur për të komentuar pretendimet se, nëse një nga “çizmet tona” do të hynte në Kosovë, do të ishte një konflikt me NATO-n, praktikisht me gjithë botën perëndimore.
Duke ju përgjigjur pretendimeve se nëse Serbia tenton të hyjë në Kosovë do të përballej në një konflikt me NATO-n, që do të thotë praktikisht me gjithë perëndimin Vuçeviç tha se është i vetëdijshëm për këtë.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ka forca të KFOR-it, në thelb. NATO për Kosovën, nuk po flasim vetëm për njësitë speciale të policisë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, të cilat tani de facto po i shndërrojnë në ushtri, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kumanovës, Brukselit, respektivisht marrëveshjet e Uashingtonit, por kujt i intereson, ata kanë axhendën e tyre dhe pavarësisht gjithçkaje që është rënë dakord, ata po i shtyjnë qëllimet e tyre”.-përfundoi ai.
“Nga Shqipëria ikin çdo dite 130 vetë. Pse ikin këta nga kjo parajse e punës dhe e punësimit?! Ikin sepse nuk jetojnë dot”, shprehej Rama në 2013-ën. Ndërkohë në 2019-ën ai deklaronte se: “Kush thotë se ikja e njerëzve sot nga Shqipëria lidhet me qeverisjen, nuk kupton asgjë. Ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër”.
Duket se kryeministri Edi Rama ka shpjegime të ndryshme për shkaqet e emigrimit të shqiptarëve. Kur ishte në opozitë në vitin 2013 bënte përgjegjëse qeverinë e Berishës, vjedhjen e votës, mungesën e punësimit e te shpresës, ndërsa tashmë që është vetë në krye të qeverisë, pllaka është kthyer në anën tjetër.
“Pse ikin këta nga kjo parajsë e punës dhe punësimit? Ça shkojnë të gjejnë atje? Ikin se nuk jetojnë dot.”, thoshte Rama kur ishte në opozitë.
“Kush thotë se ikja e njerëzve nga Shqipëria lidhet me qeverisjen, nuk kupton asgjë gjë.”, pohonte Rama më 2019-ën.
Largimi masiv i shqiptareve nga vendi është tashmë një fakt. Sipas të dhënave të Instat, ne 10 vitet e fundit që përkojnë me kohen kur PS ka mbajtur pushtetin janë larguar nga vendi 7.5% e popullsisë, por realisht shifrat janë shumë më tepër se kaq. Edhe vetë përfaqësues të maxhorancës kanë pohuar se prej vitit 2013 janë larguar nga vendi rreth 500 mijë shqiptarë. Por, kryeministri Rama përsërit se qeveria nuk ka përgjegjësi dhe se emigrimi është kthyer në një trend europian.
“Asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend, nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën edhe që shqiptaret t’i mbante këtu që të gjithë. Sepse kjo nuk bën sens..”, pohoi Rama pak ditë më parë.
Por në shkurt të 2013-ës Rama shprehej se: “Nga Shqipëria ikin çdo dite 130 vetë. Pse ikin këta nga kjo parajse e punës dhe e punësimit?! Ikin sepse nuk jetojnë dot”.
Tashmë, referuar shifrave të të larguarve, rezulton se ikin 140 vetë në ditë. Në tentativën për të manipuluar situatën dhe shkaqet e largimit të shqiptarëve, Rama thotë se drama njerëzore në kanalin e La Manche është produkt i thashethemeve të përhapura se “Britania ka mungesa dhe këtë boshllëk mund ta mbushim ne”. /News24
Alarm për terrorizëm në qiejt e Europës, zbardhet me shpejtësi vendimi emergjent nga Franca
Një Boeing 777 i kompanisë Emirates me 246 persona në bord (228 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit) i nisur nga Athina për në Nju Jork u detyrua të kthehej në Greqi. Alarmi u lëshua ndërsa avioni ishte mbi Sardenjë. Alarmi për terrorizëm është lëshuar nga autoritetet helene. Nuk është e qartë për momentin se çfarë çoi në alarm – mediat lokale flasin për një pasagjer të dyshimtë të raportuar nga CIA – por ky informacion vuri në zbatim protokollet e sigurisë në gjysmën e Evropës.
Dinamika
Burime italiane shpjegojnë për Corriere se sapo avioni shkeli hapësirën ajrore italiane, qendra e kontrollit të zonës së Brindizit – që kufizohet me atë greke – mori alarmin për terrorizëm nga kolegët në Athinë. Në atë moment, kontrollorët italianë dërguan sinjalin e urgjencës te francezët – sepse fluturimi EK209 ndërkohë ishte në drejtim të Korsikës – kur nga qendra përgjegjëse e kontrollit të zonës, ajo e Marsejës prej tyre mbërriti njoftimi për të ndaluar fluturimin drejt Korsikës. Deri më tani avioni ka ndjekur itinerarin që ishte autorizuar nga Eurocontrol, vijojnë burimet.
Kthimi
Avioni – siç shihet nga gjurmët e Flightradar24 – bëri disa xhiro midis Olbias dhe Alghero, në veri të Sardenjës, sepse priti dritën jeshile nga francezët për të hyrë në hapësirën ajrore transalpine, por pa e marrë kurrë atë. Përkundrazi: nga Marseja thanë se avioni nuk ishte i autorizuar. Në atë moment avioni vazhdoi në drejtim të jugut në Mesdhe, ku italianët “dorëzuan” fluturimin tek autoritetet malteze dhe më pas hynë në hapësirën ajrore greke ku u ul në aeroportin e Athinës në orën 21.07 (me orën italiane). Kthimi u bë kryesisht mbi det, për të shmangur qendrat e banuara.
Të dyshuarit
Mediat greke sqarojnë se CIA raportoi pranë shërbimeve sekrete të Athinës praninë e një pasagjeri të mundshëm të dyshimtë në një fluturim të Emirates për në Dubai apo New York. Megjithatë, në atë moment, fluturimi direkt për në SHBA ishte nisur tashmë, ndërsa ai i destinuar për në Dubai nuk është kontrolluar ende për të gjithë pasagjerët e tij dhe fluturimi është nisur me disa orë vonesë. Në fluturimin e kthimit, kontrollet u kryen më pas në një zonë larg terminalit kryesor. Nuk ka koment nga autoritetet e aeroportit të Athinës dhe as nga kompania Emirates.
VIDEO/Vrasja e “Diabolikut” për 20 sekonda, si u ekzekutua kreu i ultrasve të Lazios
Kanë dalë pamjet e vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku”.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj deputetëve të opozitës, pas përplasjeve dhe ofendimeve në seancën e Kuvendit.
I pyetur në lidhje me situatën që u krijua në Kuvend, pas mbledhjes së kryesisë socialiste, pasi deputetët socialistë kërkuan përjashtimin e deputetëtve demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, me pretendimin se ishin të dehur, Rama tha se e kuptoi gjendjen e tyre nga aroma e alkoolit
“Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe besoj që vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë që s’ka lidhje me këto që po diskutojmë ne, në mes të parlamentit. I dehur nuk është asgjë tjetër përveçse një status i vençatë në një moment kur ke konsumuar lëndë helmuese ushtarake dhe gjuhaa jote del jashtë kontrollit dhe gjuha jote nxjerr fjalë që në një gjendje esëll nuk do t’i nxirrte edhe pse ato lloj personazhesh i kam parë t’i nxjerrin edhe kur unë nuk e kam ndjerë aromën e tyre”, tha Rama.
Dhuna ndaj kenianes në Tiranë, gazetarja: Në lojë është para e madhe, çfarë dinte vajza që u rrah?Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka reaguar për dhunimin barbar dhe më pas hedhjen nga ballkoni të Joy-t, 22-vjeçares nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 13 dhe 14 Gushtit, teksa Policia dhe Prokuroria e kanë mbajtur këtë ngjarje të fshehtë dhe reaguan vetëm pak ditë më parë, ndërsa vajza prej disa muajsh ndodhet në gjendje kritike dhe as nuk lëviz dot dhe as nuk flet.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja dyshon se pas kësaj ngjarje fshihet lek i madh dhe se po heton rreth bosit të kazinosë. Klodiana Lala shtron pyetjen se çfarë dinte vajza që e dhunuan.
Reagimi i gazetares:
Një vajzë nga Kenia është dhunuar në mënyrë barbare 3 muaj më parë në Tiranë. Lajmi është mësuar vetëm pak ditë më parë dhe policia u njoftua me një reagim që ne thelb nuk thoshte asgjë.
Fakt është që e reja punonte në një kazino. Policia nuk ka bërë publike se në cilën kazino ishte punësuar vajza nga Kenia, në çfarë kushtesh punonte ajo? Kush është bosi i kazinosë? A po ndikon ai që çështja të mbyllet? Çfarë dinte vajza që e dhunuan? Pyetje që kërkojnë përgjigje…
A do mundet policia ta zbardhë këtë ngjarje? Mbetet për t’u parë. Sepse në lojë është para e madhe…
Unë po hetoj rreth bosit të kazinosë.
Nga lehtësimi i stresit, te gjumi më i mirë / 10 arsye për të bërë seks
Seksi është i mirë në shumë mënyra , për ndjesitë e mira, ju afron me partnerin tuaj dhe është padyshim i mirë për lehtësimin e stresit.
Përveç këtyre, tashmë janë dhe dhjetë përfitime kryesore të seksit, të cilat janë konfirmuar.
Burrat dhe gratë marrin gjëra shumë të ndryshme nga bisedat e rregullta – gratë thanë se gjëja kryesore që bën për ta është t’i bëjë të lumtur (72%), ndërsa burrat rrëfyen se mendojnë se është gjëja më argëtuese që mund të bëjnë dhe që nuk kushton asnjë qindarkë. (82%).
Sondazhi u krye nga IllicitEncounters.com dhe morën pjesë 2000 njerëz. Është e ditur se burrat dhe gratë vlerësojnë gjëra shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për seksin. Përfitimi i dytë në listën e femrave ishte se seksi i afroi ato me partnerët e tyre – i zgjedhur nga 68% e grave.
Dhjetë përfitimet kryesore të seksit për gratë:
Përfitimet kryesore të seksit për meshkujt:
Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së ka dalë në një deklaratë për mediat, ku foli edhe per projektin e portit te Durresit.
Ai tha se ai qe do te ndertoje portin konsiderohet krenari kombetare ne vendin e tij, ndesa nuk i kurseu aspak sulmet ndaj Berishes.
“Pavarësisht miqësisë që ka dalluar me ardhjen e tyre në kohën e luftës në Kosovë kur hapën pistat për të sjellë ndihmat humanitare, që solli reagimin e princit të Kurorës që është bërë princ i Emirateve, është krenari kombëtare në një nga vendet e pasura të planetit dhe i hyhet në mënyrën më barbare, më të shpifur, më skizofrene, nga një non-gratë, nga një llumë që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, veshët, shtëpitë, e shqiptareve, këtë se di ça të them.
S’merrem me këto konvulsione injorante. Po ju them dhe një herë tjetër; ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike. Është e mirë për të gjithë ju që jeni brez i ri. Është investim prej 2 mld që vijnë këtu për të ndërtuar portin turistik të Mesdheut, por transformoi përgjithmonë impaktin e turizmit.”, tha Rama.
Zgjedhjet vendore/ Si do ta regjistrojë PD e drejtuar prej tij në KQZ? Përgjigjet Berisha
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se PD nuk është e ndarë në dy pjesë edhe pse grupimi “Alibeaj” ka deklaruar të shkojë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për “Opinion”, Berisha tha se perceptimi i ndarjes së PD në dy pjesë është një skemë e imponuar nga Rama.
Në një kohë që KQZ nuk e njeh ende ligjërish PD e drejtuar prej tij, kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.
“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin. Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”, tha Berisha.
Publikohet himni i protestës së opozitës, rimerret kënga e Renis Gjokës dhe Big BastasPublikohet himni i protesës së 12 nëntorit e thirrur nga Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit Kombëtar.
Himni shoqërohet me pamje ku shfaqet jeta e vështirë me të cilën përballen shqiptarët dhe kundërpërgjigjia që ata dhanë me pjesmarrjen masive në protestën e 7 korrikut.
Me moton “Shqipëria në rrezik”, Partia Demokratike i bën thirrje të rinjve, burrave dhe grave të protestojnë më 12 nëntor, kundër shpopullimit, miliona eurove vjedhje të taksave të tyre, kundër shtypjes së të drejtave ekonomike, mbijetesës, papunësisë, varfërisë, kundër luksit qeveritar përballë skamjes, kundër mbylljes së shkollave dhe mohimit të drejtës për t’u shkolluar.
Himni është një rimarrje e këngës së protestës së 7 korrikut nga Renis Gjoka dhe Big Basta, teksi i së cilës në 4 minuta përmbledh 9 vite të qeverisë së Edi Ramës.