zoom

Day ArchiveSi është partneri yt në dhomën e gjumit? Varet nga këto sjellje që bën

Ka ata që futen drejt e në temë, disa përgatiten, disa luajnë dhe të tjerë janë të dhunshëm. Janë disa tipa meshkujsh në dhomën e gjumit që nuk u pëlqejnë të gjitha femrave. Të gjithë e dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet, por jo të gjithë meshkujt i praktikojë. Ja cilët janë llojet e meshkujve që të përshtaten më shumë.

Pas seksit, cigare dhe gjumë

Është tipi që lodhet nga seksi dhe do të flejë menjëherë. E shumta që mund të bëjë është edhe një cigare pas aktit. Është faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit: pas një faze të shkurtër pushimi, e sigurt që do të jetë më në formë se më parë.

I papërmbajtur

Është gjithmonë i eksituar dhe nuk i njeh lojërat paraprake. Nuk është i ëmbël dhe as romantik, vetëm të hyjë direkt në temë. Mund të ndodhë që nëse ul ritmin, rrezikon të humbasë ereksionin. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak drojë. Përpiqu të kontrollosh veprimet e tij dhe të kërkosh të jetë më i kujdesshëm duke ndërruar edhe pozicion.

I dhunshëm

Është tipi që në krevat transformohet dhe humbet kontrollin. Herë-herë, edhe të lëndon nga dhuna. I pëlqen të bëjë seks në këtë mënyrë, sepse eksitohet nga agresiviteti dhe “nënshtrimi” i femrës, por harron se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike.

Gjithmonë të njëjtin pozicion

Mund të jetë i ëmbël dhe i kujdesshëm në shtrat, pasionant dhe i dashur, por është gjithmonë njëlloj dhe nuk merr mundimin të ndryshojë pozicion. Ka një lloj pasigurie që e karakterizon në krevat, ndaj edhe u frikësohet eksperiencave të reja.

Gabimet më të mëdha të burrave në seks dhe ‘truket’ që përdorin

Burrat mendojnë se, nëse vajzat shikojnë në drejtim të tyre, janë seksualisht të interesuara për ata. Zakonisht ata mendojnë që fatura e natës që keni kaluar jashtë, u jep automatikisht akses për në shtrat.

Po sikur vajzat të kishin ndër mend të paguheshin për seksin, ta dini se do kushtonte më shumë sesa dy mojito, një xhiro e gjatë me makinë dhe një gjysmë pakete cigare light.

Ngatërrojnë një përvojë të pasigurt me një përvojë seksi. Të gjesh një vend jotradicional për seks kur ju merren mendtë të dyve nga pija, është shumë cool, por ndonjë mund të pësojë frakturë këmbe.

Imagjinojnë që një mbrëmje me të puthura dhe përqafime duhet të përfundojë me seks. Nuk e keni menduar mirë.

Mendojnë që vajzat, me siguri do kenë dëshirë për seks pas një darke romantike me tri pjata dhe një shishe verë të kuqe. Po, nëse mbledhur kruspull mbi krevat me një film të bukur në laptop ju duket pozicion seksi.

Përgatiten të mbrohen nga pretendimet për marrëdhënie serioze që vajzat do të kenë pas një nate. Mos u bëni mendjelehtë: Edhe vajzat eksitohen dhe praktikojnë seksin rastësor.

Shkojnë nga zero në seks pa një seancë ngrohjeje të atmosferës. A arrin një anije e NASA-s menjëherë nga toka në pjesën më të largët të stratosferës? Jo. Asaj i duhet të ngrohet në fillim. Ju e kuptoni. Raketa ka nevojë të përgatitet. Dhe gjithçka tjetër

Nuk të lënë të drejtosh lojën. Ka një vijë të hollë mes “dominimit” dhe “ua, ti ishe fëmija i mesmë, apo jo?”.

Shkojnë direkt te pozicioni i tyre i preferuar pa të lejuar nisjen e nevojshme.

Nuk zbresin poshtë te ty, para seksit, nëse ti nuk zbret poshtë te ai. Pse seksi oral te meshkujt qenka një etapë paraprake dhe për femrat jo? A në rregull, për shkak të patriarkalizmit.

Ndërpresin pa takt punën me gjuhë, për ta vazhduar me gishta. Dhe nuk është se bëjnë figurë të mirë.

Kur provojnë disa lëvizje të çuditshme dhe të pakëndshme që i kanë parë në filma porno, pa të pyetur. Ou, edhe vajzat kanë qenë 12 vjeç dhe ëndërronin që një princ do shfaqej me kalë për t’i peshkuar, por dëshirat kanë kufij.

Ndryshojnë destinacion penetrimi, pa të pyetur. Nuk ka rëndësi çfarë i kalon në mendje, pyet, prit përgjigje.

Të kafshojnë gjoksin shumë fort. Askush nuk ka thënë që kjo gjë është eksituese.

Mendojnë që të gjitha duan stimulim klitoral, disa po, por për të tjera, është shumë i ndjeshëm. Kështu, që nuk është gjithmonë praktikë e mirë të vazhdosh sikur po shtyp butonin e ashensorit.

Injorojnë shenjat dhe tingujt e trupit tonë dhe vazhdojnë me lëvizjet që i pëlqenin ishes së tyre. Jemi të gjitha unike me mënyra të ndryshme eksitimi dhe ti je dembel.

Mendojnë që nuk kanë nevojë për lubrifikim ekstra dhe seksi përfundon në një seancë aspak seksi. Nuk mund të besosh vetëm te forcat e natyrës.

Kujdesen për orgazmën tënde vetëm për të kënaqur egon e tyre, jo për të të dhënë kënaqësi. Zbresin të vendosur dhe pastaj shfryjnë si fëmijë kur nuk ndodh. Nuk është aspak seksi.

Janë shumë të qetë kur nuk ndodh asgjë për ty atë natë dhe i thua që nuk është faji i tij. Dhe ai thotë “E di! Është e komplikuar me ju vajza!” dhe pas pesë minutash është në gjumë.

Mendojnë që ne të gjitha duam që të flesh te ne dhe të jesh vërdallë të nesërmen për mëngjes. Jo. Rutina ime e mëngjesit me një dush dhe vendosjen e 70 kremrave në fytyrë është e shenjtë.

Ushqimet më të këqija që të rëndojnë stomakun në darkë, sipas mjekëve

Të është dukur ndonjëherë sikur xhinset janë një numër më i vogël pasi ke ngrënë? Në një rast si ky, shanset janë që të kesh fryrje stomaku. Ndjesia e fryrjes nuk është asnjëherë e mirë dhe mund të të bëjë të ndihesh e plogësht dhe e pafuqishme. Sipas nutricionistëve, janë disa ushqime që të shkaktojnë gjithmonë fryrje barku.

Fasulet

Për fasulet nuk është gjë e re. Dihet që ato shkaktojnë fryrje stomaku. Ato përmbajnë fibra të patretshme, të cilat janë shkaktaret kryesore të fryrjes së stomakut. Për ta shmangur këtë ndjesi, dietologia Julia Greer rekomandon lënien në ujë një natë më parë, në mënyrë që të zbuten fibrat.

Perimet

Disa lloje perimesh janë të njohura që shkaktojnë fryrje. Lakra, brokoli, lulelakra përmbajnë një lloj karbohidrati të patretshëm në trupin tonë. Greer thotë se kjo shkakton fryrje. Këshilla më e mirë në këto raste është t’i pjekësh perimesh në mënyrë që t’i bësh më të lehta për t’u tretur.

Kosi

Edhe kosi njihet për përmbjatjen e lartë të probiotikëve, të cilët janë shumë të mira për stomakun, por disa mund të sjellin më shumë dëme. Kosi me përmbajtje të lartë laktoze mund të shkaktojë fryrje stomaku sipas Julia Greer. Për ta shmangur, zgjedhja më e mirë është kosi grek, me pak ose fare pa yndyrë.

TRAGJIKE në Tiranë/ Punëtori 40-vjeçar vdes në vendin e punës, inertet e ndërtesës e zënë poshtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjne e sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 40-vjeçar ka humbur jetën, teksa e kanë zënë poshtë inertet e një objekti në ndërtim.

Njoftimi:

Tiranë – Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Zjarr brenda magazinës, pronari digjet teksa tenton të shuajë flakët

Një person ka pësuar djegie trupore në trup teksa tentonte të fikte zjarrin në magazinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kamenicë të Korçës, ku A.D., duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”- njoftoi policia.

Terapia e shallit kundër bajameve dhe të ftohurës

Një nga këshillat kryesore të gjysheve dhe nënave tona kur na dhemb fyti apo bajamet si pasojë e të ftohurës është që në mbrëmje të mbështillet fyti me shall.

Sipas tyre, shalli duhet përdorur për të mbuluar qafën dhe hundën nga temperaturat e ftohta.

Këtë e konfirmojnë edhe shkencëtarët sipas të cilëve mbulimi i hundës dhe fytit me shall, është një metodë e lashtë por efikase për të penguar të ftohurën por edhe shqetësimet me fytin dhe bajamet.

Si Ndihmon Shalli Kundër Baktereve të të Ftohurës
Sipas studiuesve të universitetit të Yale, virusi përgjegjës për të ftohurën lulëzon në ambiente të ftohta ndërkohë që qelizat në rrugët tona të frymëmarrjes dobësohen si pasojë e ekspozimit të temperaturave të ftohta.

Kësisoj, ekspertët thonë se nëse njerëzit mbajnë hundën dhe fytin të mbuluar gjatë temperaturave të ftohta mund të shmangin shumë prej simptomave të të ftohurës.

Kjo nuk do të thotë se nëse njeriu prek një sipërfaqe të ndotur e më pas rrugët e frymëmarrjes nuk do të sëmuret.

Origjina e Traditës së Mbështjelljes së Fytit me Shall Kundër Të Ftohurës
Kjo traditë besohet të vijë nga vendet përgjithësisht të ftohta të Evropës Lindore përfshirë edhe këtu Gjermaninë.

Teoria pas kësaj tradite është se mbajtja e shallit rrit lehtazi temperaturën e fytit dhe e bën këtë ambient më të rrezikshëm për bakteret që shkaktojnë infeksion.

Kësisoj, imuniteti ka një mundësi të artë për t’iu përgjigjur infeksionit dhe për të pastruar sistemin përpara se bakteret të shkaktojnë dëme më të mëdha.

Për më tepër, disa vite më parë, një studim zbuloi se njerëzit që mbajnë shaje që në momentin e parë kur vërejnë probleme me fytin janë më të predispozuar të kenë më pak simptoma të të ftohurës.

Në mjekësinë popullore kineze, besohej se qafa ishte porta hyrëse e erës dhe ajo duhet mbrojtur.

Në këtë traditë besohej se mbajtja e shallit kur bën ftohtë rrit temperaturën e brendshme dhe e bën këtë ‘portë’ më të mbrojtur./ AW/

EMRI/ Shpërthim me tritol në Lushnje! I vihet lëndë plasëse makinës së…

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në lagjen “18 Tetori” këtë mbrëmje në Lushnjë.

Lënda plasëse është vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë së Altin Lamces.

Lamce është tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit. Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë të pestë pjesëtarët e familjes, por fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

FOTO/ Kim Kardashian ngatërron festë, shkon me kostumin e Halloween-it në një ditëlindje

Në sezonin e Halloween-it, Kim Kardashian zakonisht shpenzon mijëra dollarë për kostume spektakolare që bëjnë bujë në rrjetet sociale, duke marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj. Kështu, për këtë vit ajo vendosi të vishej si një nga personazhet më ikonë të X-Men, Mystique Mutant.

Problemi është se ajo mbërriti në një festë me kostumin e saj perfekt, por nuk bëhej fjalë për Halloween, por një festë ditëlindjeje, veçanërisht për shoqen e saj Tracee Ellis Ross, e cila mbushi 50 vjeç.

Kim e mori me humor dhe e postoi në Instagram: “Atëherë unë u shfaqa në një darkë ditëlindjeje me kostum të plotë, kur nuk ishte Halloween!”

Në foto, Kim shfaqet si personazhi Mystique, me flokët e kuqe, trupin blu dhe linjat e saj perfekte. Midis imazheve që ajo shpërndau, mund të shihje shtëpinë e saj të zbukuruar me rrjeta merimangash dhe oborrin e shtëpisë së saj të transformuar në një varrezë, si dhe njerëz të veshur si mumie.

http://

Hey Marvel 👀 pic.twitter.com/LdphNzbd2H

— Kim Kardashian (@KimKardashian) October 30, 2022

Çfarë i tremb Dumën dhe Salianjin të bashkohen me Berishën? Përgjigjet ish-kryeministri

Sali Berisha është treguar i hapur për të takuar dhe negociuar me çdo deputet demokrat për t’ju bashkuar grupit të tij.

Berisha në emisionin “Log.” në ABC, u pyet se çfarë i mban peng deputetët si Grida Duma dhe Ervin Salianji që të bashkohen më të. Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj me nota vlerësuese për të dy deputetët duke theksuar se ka komunikim periodik me ta.

“Fatmir Xhafa bën gjithçka për dënimin e Ervin Salianjit në gjykatë për çështjen Babale. Me Salinajin dhe me Gridën komunikoj periodikisht. Unë do t’i japë shkakun, për tu bashkuar. Gridës bravo i qoftë se ia numëron në lule të ballit, në Parlament. Grida Dumës i janë bërë epitete dhe asaj bravo i qoftë që me një guxim epik iu përgjigj.”tha Sali Berisha.

Ndërkohë Berisha ka shprehur vlerësimin e tij edhe për deputetët Alfred Rrushaj dhe Dhurat Çupit.

“Kanë respektin tim të dy. Qoftë në administratë, qoftë në parti. Janë të mirëpritur në çdo kohë. Që të jem realist, ky proces duhet të jetë i vullnetshëm” tha Berisha.

Ndërkohë duke u ndalur tek aleancat dhe partitë e vogla, Berisha theksoi se do të vijojnë negociatat me Shpëtim Idrizin si dhe me Dash Shehin.

Pse u ndryshuan negociatorët? Berisha zbulon takimet “sekrete” me Alibeajn: E ka derën e hapur

“Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”, kështu ka deklaruar Edi Paloka mbrëmjen e sotme pasi grupi i Enkelejd Alibeaj njoftoi se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka preferuar që të mos e thotë emrin e personit më të cilën kanë nisur negociata, megjithatë ka theksuar se i vetmi kusht që kishin për grupin e Alibeajt kanë qenë “Primaret”.

Disa ditë më parë kandidati për Primaret e PD-së Belind Këlliçi theksoi se Alibeaj nuk dëshironte të ishte negociator Gazment Bardhi, por u vendos që ai të ishte pas disa diskutimeve.

Gazetari Endri Xhafo, e ka pyetur sonte Sali Berishën në emisionin “Log.” se pse është ndryshuar negociatori dhe si kanë shkuar negociatat mes tij dhe Enkelejd Alibeaj në muajin gush-shtator.

Endri Xhafo: Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj me ndërhyrjen e një biznesmeni kanë kërkuar që të takohen dhe të negociojnë me ju në gusht-shtator. Çfarë kërkuan Alibeaj dhe Bushati?

Berisha: “Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimin, dhe anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi. Shumë normale. Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Se do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon ti pres dhe ti përcjellë. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet.”

“Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë.” tha Berisha.

Sipas Berishës, Alibeaj e ka derën e hapur dhe kur të dëshirojë mund të nis takimin dhe negociatat me të në mënyrë direkte.

“Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plotë parti që i ka përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst.” tha Berisha.

Endri Xhafo: Është diskutuar se Helidon Buashti nuk ka eksperiencën dhe dikush ka thënë le të jetë Bardhi, dhe mbeti ai negociator?

Berisha: Bushatin e respektoj dhe e ka derën e hapur. Ata kanë ngarkuar Bardhin. Gaz Bardhi dhe unë i kërkova Edi Palokës një njeri që ka mbajtur lidhje në kohën e përplasjeve. U ulën biseduan me prirjen më të plotë për integrim për bashkim.”