Aplikacion
Ka shkuar në 146 numri i viktimave të tragjedisë shokuese sonte në Seul, ku njerëzit kishin dalë për të festuar Halloween-in.
Por rrugët e ngushta të zonës qendrore Itaevon ka bërë që shumë njerëz te humbin ndjenjat si pasojë e asfiksisë, të tjerë kanë pësuar atak kardiak e ndërsa një pjesë ka humbur jetën si pasojë e shtypjes nga turma.

Kreu i zjarrfikësave të Seulit, Choi Seong-beom, tha se numri i viktimave mund të rritet ende, teksa një numër të plagosurish në spital janë ende në gjendje të rëndë.

Shumica e trupave është dërguar tashmë në morg, ndërsa një pjesë janë vendosur në një pallat sportesh aty pranë për të bërë identifikimet e tragjedisë së rëndë.
Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, por raportimet thanë se shumë njerëz humbën ndjenjat, mes grumbullimeve të pakontrolluara.
Dashuri me shikim të parë?! Ina Kollçaku bie në gjurmët e policit fierak pas 48 orësh: E gjeta graPrej dy ditësh, ish-konkurrentja e “Përputhen” dhe biznesmenia e njohur, Ina Kollçaku ishte në kërkim të një polici që e kishte ndaluar në Fier.
Fiksimi i saj me policin në fjalë bëri kurioz edhe ndjekësit të cilët e ndihmuan dhe më në fund identiteti i tij është gjetur.
Ina ka përditësuar ndjekësit me lajmin se polici më në fund është gjetur, por ende nuk është në kontakt me të.
Ajo po shpreson që ai të jetë beqar dhe i interesuar.



62-vjeçari që humbi jetën sot në Ksamil, teksa ishte duke mbledhur ullinj është Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.
Ai mban titullin profesor doktor.
Policia njoftoi se Redhi po mblidhte ullinj, kur është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë.
“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë,”- njoftoi policia.
Tragjedi në Seul/ Dhjetra të rinj të vdekur, mes turmave në festën e HalloweenDhjetra të rinj kanë ndërruar jetë sonte tragjikisht nga ataku kardiak dhe raportime për “vështirësi në frymëmarrje” në kryeqytetin koreano-jugor Seul, teksa mijëra njerëz u ngjeshën në rrugët e ngushta për të festuar Halloween.
Të paktën 59 njerëz u ndanë nga jeta, teksa kërkonin të celebronin “festën e tmerrit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se rreth 150 të tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, por raportimet thonë se shumë njerëz kishin humbur ndjenjat mes grumbullimeve të pakontrolluara.
Agjencia vendase Yonhap tha se njerëzit kishin pësuar “atak kardiak,” për arsye të panjohura.
Ndërsa zyrtarët e emergjencës thanë se të paktën 81 vetë nga zona kishin telefonuar për të raportuar ”vështirësi në frymëmarrje”.
Policia ka izoluar zonën Itaevon ku ndodhi tragjedia, teksa imazhet e rënda në media tregojnë dhjetra njerëz të shtrirë në rrugë pa ndjenja.
Presidenti Yoon Suk Yeol ka dërguar grupet e katastrofës mjekësore në zonën e incidentit. Autoritetet kanë kërkuar lirimin e krevateve të spitaleve pranë zonës.
“Nuk dua tituj lagjesh”, Nelson Hysa: Danny Williams është boksierin që ‘pensionoi’ TysonBoksieri Nelson Hysa një intervistë në “Sport Magazine” me gazetarin Altin Sulçe tregoi se në datë 13 nëntor do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme në Durrës me një nivel boksieri që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Hysa do të ndeshet me Danny Williams për të cilin thotë se ka “nderin të boksoj me atë boksier’
Ndeshja me Williams – “Në këto kohë që po flasim jam në stërvitje. Kjo periudhë është ndër më të ngjeshurat e mia. Më datë 13 nëntor do të kem një ndeshje të rëndësishme në Durrës, një ndeshje me një nivel boksieri që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Boksieri që do të boksoj është Danny Williams. Unë kam nderin të boksoj me atë boksier. Danny Williams është boksieri që ka qenë numri 2 në botë, që ka nxjerrë në pension Mike Tyson. Ka qenë 3 herë Kampion Anglie. Ka qenë 5 herë në radhë për tu bërë kampion bote. Ka 53 fitore, është boksieri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Edhe publiku që po na ndjek duhet ti ndajë gjërat”.
Vështirësit kundër britanikut – “Në sportin tonë humbja dhe fitorja janë aq afër, sidomos në peshat tona. Me një grusht përfundon ndeshja. Ka shumë kohë që po pres me duelu një boksier të vërtetë. Kam dhe 2 miq të familjes që po më mbështesin me të gjitha gjërat, anën materiale e ndeshjen”.
Ëndërra në sirtar – “Shikoj ëndërra por ka pak kohë që i shikoj me sy hapur. Kam një ëndërr për të cilën dhe kur flas emocionohem. Unë besoj te vetja te fuqitë e mia dhe me çfarë po shoh në boksin profesionist kam një ëndërr që një ditë të ndeshem për një titull të madh, jo tituj lagjesh. Kam një shpresë në rrugën që po ndjek me stërvitjen dhe njerëzit që kam afër kam ëndërr që një ditë të boksoj dhe të dueloj për një titull serioz kampion bote”. /zoom.al/
Policët “hedhin kapelen”/ Çdo ditë japin dorëheqjen 7 vetë, shkak pagat
Çdo ditë 5 deri në 7 punonjës policie kërkojnë të heqin dorë nga uniforma blu.
Kryesisht ata janë nga niveli bazë. Mësohet se vetëm gjatë muajve të fundit 600 punonjës policie të nivelit bazë janë larguar.
Pagat e ulta, mosmarrja e dietave dhe shpërblimeve dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë, sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen.
Kërkesa për dorëheqje ka dhe nga nivele të tjera ku numri total i policëve që kërkojnë të largohen është rreth 2 mijë.
Klodian Xhaferri është një prej punonjësve të policisë që megjithëse e kishte pasion këtë profesion për të cilin u arsimua në Turqi dhe mori gradën nënkomisar pas 7 vitesh punë dha dorëheqjen
“Paguhesha 57 mijë lek. Patrulloja me makinën time dhe në ngjarje shkoja me makinën time. Në polici nuk merret për bazë terreni por statistikat. Nëse nuk I ke statistikat si ti kërkojnë do detyrohesh të gënjesh. Polici kur nuk gjen dot të drejtën e tij si mund ti japë të drejtë qytetarit. Eprori thotë do bëhet si them unë jo si thotë ligji”, tha Klodian Xhaferri, ish-punonjës policie.
E mendon rikthimin në polici?
Xhaferri: Jo!
Përveç të dorëhequrve, policia po tkurret edhe nga punonjësit e policisë, të cilët po shkarkohen, pasi kryejnë shkelje të ndryshme. Vetëm një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku përjashtoi 5 punonjës policie, ndërsa nga fillimi i këtij viti numri i tyre është 52.
Boshllëqet e krijuara nga dorëheqja e policëve apo përjashtimi i tyre krijojnë ngarkesë për policët në detyrë. Kjo mbingarkesë ndikon në performancën e tyre fizike dhe psikologjike dhe i ekspozon drejt shkeljeve që jo rrallëherë kanë dhe ngarkesë penale./ Top Channel
Mijëra m2 tokë për Portin e Durrësit/ Pa asnjë transparencë, qeveria i jep tokë shtetërore falasQeveria ka vendosur më 26 tetor që të shtojë me disa mijëra metra tokë, sipërfaqen që i falet kompanisë që do ndërtojë portin e jahteve në Durrës.
Janë gjithsej 818 318.98 m2 ose 81.8 hektarë tokë që do të përdoren për të ndërtuar kompleksin e hoteleve banesave dhe kalatat e portit të jahteve.
Në shpjegimet e dhëna në vendimin e qeverisë dhe të pasqyruar të premten në fletoren zyrtare në disa raste bëhet fjalë për tokat ranore që sipas hartave janë krijuar nga depozitimet e detit.
Ndërkohë bashkë me këtë vendim është zgjeruar edhe sipërfaqja totale e ndërtimeve që shkon në 61 450 metra katrorë rreth 7 mijë metra më shumë se sa ishte në vendimin e parë të miratimit të këtij projekti edhe nga entet si Këshilli Kombëtar i Territorit.
Në fillim të vitit të kaluar kësaj kompanie iu falën 209 prona me një sipërfaqe prej 80.9 hektarë tokë. Ato u tha se do të përdoreshin për investimin 2 miliardë dollarësh për projektin e Durrës Yacht & Marina.
Ndërkohë që është ndryshuar edhe emri i kompanisë investitore nga “Symphony Real Estate Development” sh.p.k. që ishte më herët, e cila ka kaluar tek “Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k sipas një transaksioni të regjistruar kohë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Projekti i Marinës së Durrësit është klasifikuar si investim strategjik duke përfituar pronën për të kryer investimin përmes një marrëveshjeje me qeverinë, por mbetet ende e paqartë se cili do të jetë fitimi real i shtetit në këtë marrëdhënie.
Prej vitit 2020 u fol për këtë projekt dhe në 2021 u prezantua kompania EMAAR, qe do të zbatonte projektin e Durrësit. Nga ajo kohë kanë nisur një seri ndryshimesh ligjore dhe emrash të investitorëve duke e rritur tymnajën rreth projektit.
I vetmi fakt i sigurt është se 81.8 hektarë tokë shtetërore dhe private i është falur investitorit.
“Pas gjurmëve …”, Artan Hoxha në Dubai zbardh bisedën me një nga “çunat” e paekstradueshëmGazetari investigativ Artan Hoxha, me anë të një postimi në Facebook, ka postuar një foto nga Dubai, aty ku ndodhen dhe disa prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por që nuk mund të ekstradohen në vendin tonë.
Në postimin e tij në Facebook Hoxha ka “zbardhur” një bisedë mes tij dhe një nga “çunat” e paekstradueshëm në Europë.
Me humor Hoxha shkruan se më në fund arriti t’i shohë disa se si janë sot, pasi në Shqipëri ende qarkullojnë fotot e tyre kur kanë qenë ende në 8-vjeçare.
Postimi:
“Pas gjurmeve”….
Duke ndjekur gjurmet neper shkretetiren e Gadishullit Arabik, te shfaqen si mirazh tej ne horizont, kullat me te larta ne bote, qe gervishin qiellin e Dubait…
Me pyeti nje nga “çunat” e paekstradueshem ne Europe:
Ke nje jave qe sillesh verdalle, si po të duket Dubai?!
Ja arrita dites,-i thashe,- t’i shoh origjinalet me ngjyra, madje ne 3D, se ne Shqiperi, u kemi vetem me foto bardhezi, madje dhe ato kur keni qene në 8-vjeçare…
Çmimet godasin transportin e mallrave, INSTAT: Bie volumi në porte, për shtatorin 30% më pakRritja e çmimeve ka goditur edhe me tej transportin e mallrave.
Në të dhënat e INSTAT vihet re rënie e volumit gjatë muajit shtator.Transporti në rrugë detare, ndonëse zë peshën më të madhe, ka shënuar dhe rënien më të lartë, me 29.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Siç shihet dhe në tabelën e publikuar nga INSTAT, transporti i mallrave në rrugë hekurudhore ka pësuar rënie me 27.6% krahasuar me shtatorin e kaluar.
Nëse do të llogarisim në periudhë 9 mujore, të dyja mënyrat e transportit kanë pësuar rënie të ndjeshme, përkatësish transporti detar ka shënuar rënie me 19% ndërsa a i hekurudhor ka rënë me 27.4%.
Tendenca e transportit të mallrave në rrugë ajrore, ndryshe nga dy mënyrat e sipërpërmendura, ka shënuar rritje gjatë muajit shtator me 4.5%, ose në harkun kohor janar-shtator rritja ka arritur 0.8% në total.
Gjatë shtatorit rritja e çmimeve ka ndikuar negativisht në export ashtu edhe në import.
Eksportet në rrugë detare u ulën me 27,8 %, në rrugë tokësore me 27,6 %, ndërsa eksporti ajror u ul gjithashtu me 2,2 % krahasuar me shtatorin e vitit 2021.
“Vdekja” e makinave me naftë e benzinë: BE finalizon marrëveshjenLigjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen që dikton emetime zero për makinat e furgonët e rinj brenda një dekade, një ujdi kyçe kjo e cila e vendos Europën në trajketoren e një ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike.
Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema, dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata.
Fillimisht, ky u konsiderua si një nga propozimet legjislative me polemizuese të të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, por dosja e standardeve të CO2 përparoi me shpejtësi, duke zënë vendin e parë të paketës së miratuar nga shtetet anëtare dhe Parlamenti.
Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035, çka ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ??dhe naftë që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.
Shefi i BE-së për klimën, Frans Timmermans, i cili mori pjesë në negociatat e mbrëmjes, tha se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët.
“Europa po përqafon në këtë mënyrë kalimin drejt lëvizjes me emetim zero. Prodhuesit europianë të makinave tashmë po dëshmojnë se janë gati të hedhin hapa konkretë, ndërsa makinat elektrike po bëhen gjithmonë e më të përballueshme në treg”, tha ai.
Ndërsa ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Síkela u shpreh se marrëveshja “do t`i hapë rrugën një industrie moderne dhe konkurruese të automobilëve në BE”.
Ligjvënësit ranë dakord gjithashtu për një objektiv të përkohshëm që parashikon reduktimin me 55% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2021 për makinat dhe një reduktim prej 50% për furgonat./