.
Aplikacion
Policia kreu ditën e sotme një operacion në Korçë, që çoi në shkatërrimi ne një bande të strukturuar kriminale.
Në pranga ranë 23 persona, teksa 9 të tjerë u shpallën në kërkim, nën akuzë për prodhim dhe tregtim lëndësh narkotike.
Mësohet se kreu i kësaj bande ishte Rreli Nazifi, i njohur ndryshe dhe me emrin Aurel Telhai.
Nazifi është një prej të arrestuarve, ndërsa sipas policisë, banda e tij kishte lidhje me banda të tjera nga Elbasani, Durrësi dhe Fieri, nga të cilët furnizoheshin me droga të forta dhe i shpërndanin me doza në Korçë.
Neymar fiton gjyqin, shpëton nga 2 vite heqje lirie dhe përgatit kundërsulminBien të gjitha akuzat për mashtrim dhe korrupsion të ngritura nga prokurorët spanjollë në adresë të Neymar Jr. i cili rrezikonte deri në 2 vite burg dhe 10 milionë euro gjobë.
Akuza u ngrit pas denoncimit të kompanisë braziliane DIS e cila zotëronte 40 % të kartonit të lojtarit kur ai luante për Santos dhe sipas pretendimeve, vlera e transferimit të sulmuesit te Barcelona është ulur fiktivisht për të mos paguar kompaninë në fjalë me shumën që i takonte.
Barcelona pagoi 40 milionë në vitin 2011 për të finalizuar marrëveshjen me Santos. Akuzat ranë menjëherë në Brazil por jo në Spanjë ku gjatë ditëve të fundit, Neymar dhe familja e tij kanë fituar pafajësinë duke u çliruar nga një çështje që i mbante peng prej shumë vitesh.
Tashmë, sulmuesi i PSG mund të hidhet në kundërsulm pasi mund të kërkojë dëmshpërblim nga prokuroria për prishje të imazhit.
Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletëAksident në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.
Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë.
Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit, ndërkohë që është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Së fundmi, ajo po shijon disa ditë pushimi në Itali, ku nuk do t’i mungojnë as koncertet me shqiptarët që ndodhen atje.
Xhensila i ka befasuar të gjithë, pasi ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqet me një çadër në duar teksa sipër i hidhet shampanjë.
“Jeta është e bukur”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Firenze. Nuk dihet nëse ky moment është pjesë e ndonjë klipi apo Xhensila e ka realizuar thjesht për dëshirën e saj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.
Mbrëmjen se sotme një qytetar ka denoncuar dy efektivë policorë të Komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.
Pas shoqërimit të tyre në Komisariatin numër 3 dhe marrjes së tyre në pyetje, Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka konstatuar se Punonjësit e Policisë kanë qenë në detyrë në një mision të veçantë edhe një mjet me 2 persona ka tentuar të ndërhyje duke i penguar në kryerjen e detyrës së tyre.
Kujtojmë se qytetari që ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të Komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.
KED vlerëson 3 kandidaturat për kushtetuesen, si renditen nga Gent Ibrahimi tek Arta MarkuKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë vlerësimin për tre kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas KED-së Gent Ibrahimi është renditur i pari për anëtar të Kushtetueses me 88.37 pikë.
Arta Vorpsi është përzgjedhur e dyta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 88.22 pikë, ndërsa Arta Marku përzgjidhet e treta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 82.66 pikë
Njoftimi i plotë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:
Gent Ibrahimi 88.38 Pikë
Arta Vorpsi 88.22 Pikë
Arta Marku 82.66 Pikë
Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.
“Më ofenduan dhe kërcënuan”, qytetari denoncon dy agjentët e krimeve. Shoqërohen në komisariatDy efektivë policie te komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh janë shoqëruar në komisariatin nr.3 pasi një person i ka kallëzuar sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.
Personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.
Personi në fjalë ka bërë kallëzim në komisariatin nr.3. Përfaqësues të AMP ndodhen në komisariatin nr.3 dhe po hetojnë ngjarjen.
Ka dyshime që së bashku me dy efektivët ka qenë edhe nje person i tretë, i cili ende nuk është shoqëruar nga policia.
Kujtuan se rrëmbyen shqiptarin dhe torturuan personin e gabuar / Burg për 3 persona në Angli
Tre persona që tentuan të rrëmbejnë një shqiptar, janë dënuar me burg pasi sulmuan dhe rrëmbyen një njeri të pafajshëm.
Sipas mediave britanike, tre personat e identifikuar si Faisal Fareed, Faizaan Fareed dhe Nicholas Shaw pikasin në një person dhe e futën në makinë, pasi mendonin se ishte një tregtar droge shqiptar.
Pavarësisht se e kuptuan se ai ishte njeriu i gabuar, burrat vazhduan ta kërcënonin viktimën duke e plagosur me thika në gjoks dhe këmbë.
Banditë u nisën drejt Blackburn pasi panë një makinë policie dhe vendosën ta linin aty, duke mos u kujdesur nëse ai vdiste.
Por ka qenë i plagosuri ai që ka ngritur alarmin dhe i është dhënë ndihma e parë nga efektivët e policisë përpara se të dërgohej në spital për mjekim.
Ai u trajtua për 14 plagë me thikë dhe një mushkëri të dëmtuar. DC Rachel Norris, nga Policia e Blackburn, tha: Pavarësisht se ai ishte në një gjendje të rëndë, kishte gjakderdhje të madhe, si dhe duke ditur se kishin marrë njeriun e gabuar, sulmuesit vazhduan të përdornin thikat e tyre.
Pas ngjarjes që ndodhi në qershor, Policia nisi menjëherë hetimet dhe për pasojë vuri në pranga tre personat në fjalë. Kështu që 23-vjeçari Fareed u dënua me 11 vite burg, 26-vjeçari tjetër Faizaan Fareed me 10 vite burg, ndërsa 45-vjeçari Shaë me 6 vite burg.
Tmerr për bashkëshorten e mbretit të Anglisë/ Po kthehej nga India, avioni i Camilla pëson aksident
Bashkëshortja dhe shoqëruesja e mbretit të Britanisë së Madhe, Camilla është përfshirë në një aksident të frikshëm ajror, i cili mund të kishte rezultuar dhe fatal.
Mediat britanike raportojnë se Camilla po udhëtonte me një avion Boeing 777-200ERnga Bangalore në Indi për në Londër Heathroë, kur u përplas me një zog pak para orës 13:00 në afrim për ulje.
Një fotografi e aeroplanit pas uljes tregoi një gërvishtje masive në konin e hundës së avionit, ku ndodhet radari i motit.
Deri më tani Buckingham Palace nuk ka komentuar mbi rastin, por burime sigurojnë se ajo ishte brenda avionit.
Aksidenti është konsideruar tepër dramatik për të, pasi ajo e ka shprehur publikisht frikën e saj nga fluturimi. Thuhet se një herë ajo ishte ulur e tmerruar në shkallët e një avioni të vogël privat gjatë një vizite jashtë shtetit duke refuzuar të hynte.
Në bord, ajo shpesh mund të shihet duke shtrënguar dorën e mbretit Charles të burrit të saj ndërsa një aeroplan po ngrihej.
Eduard Grishaj zbulon kur do të nisë Big Brother Vip 2
Regjisori i njohur, Eduard Grishaj ka rrëfyer shkurtimisht disa detaje që mesa duket të gjithë i presin, atë të nisjes së spektaklit Big Brother Vip2.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se reality show nis brenda këtij viti.
“Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti, por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, tha regjisori.