zoom

Day Archive25 plagë në kokë e brinjë të thyera, shqiptarët sulmojnë 23-vjeçarin që do t’u vidhte drogën

Anëtarët e një bande shqiptare kanë rrahur një të ri për vdekje pasi ai u përpoq që t’u vidhte “shtëpinë e barit.”

Sipas raportimeve, shqiptarët përdorën shkopinj bejsbolli dhe tulla për të goditur 23-vjeçarin Tomasz Waga. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit të kaluar në Kardif.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktima dhe tre persona të tjerë udhëtuan nga Londra për të vjedhur prodhimin e kanabisit. Por shqiptarët shkuan për të mbrojtur sasinë e kanabisit. Pasi dhunuan 23-vjeçarin dhe një prej shokëve të tij, më pas dyshohet se e kanë futur në një makinë tip Mercedes dhe e kanë marrë në pyetje për të zbuluar informacione.

Pasi i kanë marrë celularin dhe paratë, shqiptarët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë lënë të vdekur. Për rastin, akuza rëndojnë mbi Gledis Mëhallën, Mihal Dhanën, Mario Qaton, Josif Nushin dhe Hysland Aliajn, por ata mohojnë që të kenë kryer vrasjen.

Ndërkohë prokuroria ka argumentuar se grupi i shqiptarëve ishte i fuqishëm. Ata kishin fitime të mëdha nga aktiviteti i jashtëligjshëm i prodhimit të kanabisit dhe për këtë arsye ishin të gatshëm që të bënin gjithçka për ta mbrojtur.

Sipas hetimeve, droga që ruanin shqiptarët kishte një vlerë 120 mijë paund. Ata e kanë goditur 23-vjeçarin Waga dhe i kanë shkaktuar 25 plagë të ndryshme në kokë, gojë, gjoks e madje duke i thyer disa brinjë. Sipas hetuesve, 23-vjeçari nuk ka vdekur si pasojë e dhunës në shtëpinë e barit, por pasi është futur në makinë.

 

“Edhe Ramën e mund!”, Mziu “sfidon”: I gatshëm të lë mandatin e deputetit dhe të garoj për Bashkinë

Ndërsa zgjedhjet po afrojnë, partitë politike në vend kanë filluar fushatën e “ethshme” elektorale.

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur gjatë një interviste televizive se është i penduar që nuk janë futur në zgjedhjet lokale në vitin 2019 sepse ia kanë lënë të gjitha bashkitë kryeministrit Rama.

Ai tha për “Ora News” se nëse nuk ka një kandidat që garanton fitoren e Bashkisë së Kamzës, ai vetë do të heqë dorë nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore, e duke garantuar fitore.

“Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës. Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit.

Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës”, u shpreh Xhelal Mziu.

Champions League/ Goleadë e Çelsit, Vllaznia e femrave turpërohet në Londër

Vllaznia e femrave ka pësuar humbjen e dytë radhazi në po kaq ndeshje në grupet e Champions League.

Vajzat shkodrane u mposhtën në Londër nga Chelsea me shifrat 8-0.

Takimi nuk kishte shumë për të diskutuar, pasi vendaset zhbllokuan sfidën që në minutën e 10-të me Kerr, ndërsa po e njëjta autore do i jepte drejtim përfundimisht takimit (39’). Brenda pjesës së parë do kishte kohë edhe për golin e Harder.

Chelsea u tregua i papërmbajtshëm pasi në pjesën e dytë gjeti rrugën e rrjetës edhe katër herë të tjera (Kerr x2, Harder, Svitkova). Ndeshja e radhës për Vllazninë e vendit të fundit është ndaj PSG.

 

Rozana Radi tregon se si e futën në sherr me partnerin

Artistja Rozana Radi e ftuar këtë të mërkurë në ‘Goca dhe Gra’ ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo tha se ka 10 vite e lidhur me partnerin e saj, ndërsa ka treguar një prej episodeve ku ata janë grindur me njëri-tjetrin. Një deklaratë e saj në një emision satirik, e cila vijoi me publikimin në portaklet rozë, solli reagimin e partnerit të saj.

Unë isha në një emision ku pjesë është satira dhe investigimi, edhe thashë jam shumë e lumtur se jam ndarë me të dashurin. Oopa gazetat. Pasi dola thashë do të shkoj në plazh me të dashurin tim. Thanë u rilidh Rozana, po do ti që na futën me vërte në sherr se partneri më thotë që si e ke thënë ti. I thash shife njëherë emisionin se nuk e kam thënë. Po nuk kam kohë ta shoh se ma thanë të tjerët. Sherri u bë po pasi e bënë këta, unë nuk isha zënë. Unë jam mirë jam në një marrëdhënie disa vjeçare. Unë u bë 10 vite me të njëjtin shkëlqim, e di kur përdor një label…jam në një marrëdhënie prej 10 vitesh”, tha Rozana.

 

Papa Françesku bën deklaratën e fortë: Murgeshat dhe priftërinjtë shikojnë pornografi. Mëkat!

“Murgeshat dhe priftërinjtë shikojnë pornografi në internet”, kështu është shprehur Papa Françesku teksa fliste me studentët e teologjisë në Romë, shkruajnë mediat e huaja.

Në fjalën e tij, Papa theksoi se si laikët gra dhe burra  dhe ata që i shërbejnë Kishës bëjnë një mëkat kur shikojnë pornografi në internet.

“Është një mëkat që bëjnë shumë njerëz, shumë burra dhe shumë gra dhe gjithashtu priftërinj dhe murgesha. Është Djalli ai që e pengon . Dhe nuk po i referohem vetëm pornografisë që është vepër penale, siç është ajo që përfshin abuzimin e fëmijëve, e cila tashmë konsiderohet e degjeneruar. Por (po i referohem) pornografisë që konsiderohet disi ‘normale ‘”, tha Papa.

“Vula” e PD-së në gjykatë, akuza e rëndë e Berishës: Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, flet për padinë në gjykatë mbi çështjen e vulës së partisë. Për këtë çështje gjykatësja Muçi shiti veten e vet. Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.

“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama.

Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vet nga zonja Kim, nëpërmjet Erjon Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte Vetting-un e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive”, u shpreh Berisha.

 

 

Nuk ka të ndalur, Enca poston përsëri foto provokuese nga shtrati!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku.

Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Enca shpesh poston foto dhe video shumë provokuese në Instagram dhe mund të themi se vazhdon të bëjë shumë bujë, ashtu siç vetë ajo di. Ditët e fundit këngëtarja është bërë shumë aktive në rrjete sociale, duke postuar foto me të brendshme ashtu siç kanë qenë edhe ato të ditës së sotme, ku ka pozuar nga shtrati dhe ka shkruar:

Pak ditë më parë Enca festoi ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instagramin e saj. Në video ajo shfaqet e mbuluar me peshqir në një ambjent ngjyrë rozë dhe përballë saj ndodhet një tort dhe disa qirinj.

Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila në momentin e parë ka marrë një tjetër kontekst. Këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama, por jo e një bebeje por e një qenushi. Enca dëshiron të ketë një qenush.

 

Artur Zheji plas bombën: Hajdutët janë futur në shtëpinë e kreut të SPAK, rojet flinin gjumë

Analisti Artur Zheji foli sot në “Open” për një lajm që ka qarkulluar në muajin shtator, ku pretendohet se hajdutët janë futur në shtëpinë e kreut të SPAK, nuk kanë marrë asgjë, por kanë lënë diçka simbolike për t’i treguar se kanë qenë aty.

Duke folur për kërcënimet që Yuri Kim tha se i janë bërë SPAK, Zheji tha se nëse ky informacion është i saktë, tregon se Arben Kraja ka mbrojtje të dobët.

Artur Zheji:  Me këtë daljen e fundit të Yuri Kim, tani po më kryqëzohet një informacion, në fillim të shtatorit u përhap një thashetheme, por ndonjë herë është dhe legjendë e qëllimshme, që në shtëpinë e Zotit Kraja, megjithëse rojet i kishte zënë gjumi, kanë hyrë hajdutë që nuk vodhën asgjë, përkundrazi i kanë lënë një gjë simbolike, që ne kemi qenë këtu… kjo qarkulloi shumë fort si një përrallë nga e sotmja, pra vulnerabiliteti i mbrojtjes së kryetarit të SPAK. Për koincidence zotit Kraja i skadon afati, dhe askush s’ka dalë të konkurrojë për atë vend, dhe kam idenë se nuk kanë dalë sepse nuk e duan atë vend jo se nuk kanë qejf të jenë kryetar të SPAK. Yuri Kim thotë frikë e madhe. Mesa duket nga deklarime t e ambasadores Kim, do të thotë se ky kërcënim është bërë.

Dritan Hila: Janë kamerat e një vile tjetër që e kanë filmuar dhe e kanë publikuar

 

“Je mami i asaj me moshë”! I thanë se kopjon Borën, Dalina Buzi i kthehet me fjalor banal ndjekëses

Një postim i fundit i producentes Dalina Buzi në profilin e saj në “Instagram”, ka nxitur një koment nga një prej ndjekësve të saj.

Dalina publikoi një video, por vëmendjen e ndjekëses me sa duket e mori stili i producentes. Kështu ndjekësja shkruan se Dalina ka “kopjuar” Bora Zemanin.

“Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë”- shkruan ndjekësa, e cila nuk mbeti pa një përgjigje nga ana e Dalinës.

“Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote. E mirë varja i hapa tani, vazhdo”– shkruan Dalina në përgjigjen e saj, në seksionin e komenteve.

Replika e fundit është nga e njëjta ndjekëse, e cila shkruan: “Bravo për fjalorin sado mundohesh të bësh si e mirë dukesh se ti i urren gratë e bukura sidomos një maskiliste e thekur, bllokoji komentet sërish se nuk përballon dot opinionet ndryshe.”

Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing Ëith the Stars” në rolin e anëtares së jurisë. Pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing Ëith the Stars.”

Dalina shkroi se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen shoë-n tek vetja. Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- u përgjigj Dalina.

 

 

“Do të vras…je vetëm i imi”, zbulohen mesazhet e vajzës që sulmoi me acid ish-të dashurin

Detaje të reja janë publikuar për të shkuarën e 38-vjeçares që i hodhi lëngun kaustik ish-partnerit të saj në një dhomë hoteli në Heraklion.

38 -vjeçarja, siç transmeton Alpha tv, i dërgonte mesazhe kërcënuese ish-partnerit të saj, pas ndarjes së tyre. ” Unë do të të vras, ti e di këtë. Do të gjej një mënyrë ndonjëherë. Por unë do të jem gjithmonë xheloze patologjike për ty dhe nuk do të të lë të kesh pasoja. Unë nuk dua që dikush të të prekë kurrë. Dije këtë! Mos jeto me shpresën se do të më kalojë. Ti je vetëm i imi. Më vjen keq për ty ”, ka shkruar ajo në disa mesazhe.

Ajo është dorëzuar në polici dhe pritet të përballet me një dënim për hedhjen e acidit në fytyrën e të dashurit.