zoom

Day Archive“Torturojeni derisa…”, mediat britanike: Gangsterët shqiptarë luftojnë për kontrollin e kanabisit

Teksa fluksi i emigrantëve shqiptarë që shkojnë drejt Anglisë është rritur ndjeshëm kohët e fundit, duket se një pjesë e madhe e tyre janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, të cilat thonë në një artikull, se bandat shqiptare shpërndajnë video të dhunshme në rrjetet socialem si Tik-Tok, për të kërcënuar bandat rivale.

“Gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video ultra të dhunshme të mediave sociale për të ndihmuar në luftimin e një ‘lufte të fshehtë periferike’ për kontrollin e bizneseve fitimprurëse të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar”.

Pamjet e tmerrshme të TikTok të zbuluara nga Daily Mail tregojnë bosët e bandave duke përdorur rrëmbime dhe rrahje brutale për të vendosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.

Videot, disa me mbi 10,000 shikime, paraqesin viktima të mavijosura keq që rënkojnë nga dhimbja ose luten për ndihmë për të vepruar si një paralajmërim i ashpër për atë që ndodh me ata që përpiqen t’i kalojnë ato.

Kriminologët thanë se bandat po drejtonin fushatën e përgjakshme të mediave sociale të orkestruar me kujdes për të reklamuar forcën e tyre mbi rrjetet kriminale rivale dhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.

Shqiptarët përbënin rreth 60 për qind të emigrantëve të Kanalit të La Manshit gjatë verës.

Shqipëria kishte numrin më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet angleze dhe të Uellsit vitin e kaluar, me 1,528 të burgosur, gati dyfishi i vendit më të lartë.

Një video e TikTok me mbishkrimin ‘e keqja vjen nga ne’ me mbi 11,000 shikime tregon një shqiptar që merr në pyetje një rob me sy të zinj të fryrë për ta detyruar atë të rrëfejë si ka hyrë në fabrikën e tyre të kanabisit dhe të tregojë njeriun që e ka dërguar.

Një tjetër në të njëjtën video është filmuar duke u kërcënuar me rrahje të mëtejshme nga një burrë jashtë kamerës, sepse ai refuzon të flasë dhe detyrohet të hapë gojën për të treguar se si i janë thyer dhëmbët tashmë. Ai përshkruan se si ata po synonin të grabisnin një shtëpi kanabisi në një rrugë banimi në Slough, Berkshire.

Një tjetër video e fshirë së fundmi tregonte një burrë të gjakosur duke qarë teksa rrihet brutalisht, duke bërtitur në shqip: ‘Torturojeni derisa të tregojë emrin e pjesës tjetër të bandës së tij.’

Ekziston edhe një thirrje: ‘Vriteni atë. Mos e lini të shkojë’.

Erzeni thyen Tiranën dhe është forca e tretë e Superiores

Erzeni është befasia e këtij sezoni të Abissnet Superiore duke fituar vëmendjen e opinionit me paraqitjet sinjifikative.

Skuadra shijakse mundi me rezultatin 1-0 Tiranën në “Elbasan Arena”.

Ekipi i drejtuar nga Kapllani reklamoi një penallti në minutën e 15’.

Pas konsultimit me VAR-in dhe rishikimit të pamjeve në monitor, arbitri kryesor akordoi 11-m.

Mesfushori kroat Amir Kahrimanovic e konvertoi në gol penalltinë dhe e administroi avantazhin deri në fund.

Me këtë triumf Erzeni shkon në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të dytë. /zoom.al/

 

 

 

 

 

Momenti i fundit kur policia shoqëron pa ndjenja, Lear Kurtin (VIDEO)

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti ka hapur një debat publik. Sipas Policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore, ai ka ndërruar jetë për shkak se ka gëlltitur dy doza me kokainë nga frika e uniformave blu dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune përveç atyre të prangave në duar.

Por, opozita dhe një pjesë e qytetarëve nuk e besojnë këtë version dhe pretendojnë se Policia po manipulon ngjarje dhe se ai ka ndërruar jetë për shkak të dhunës nga efektivët.

Jan publikuar pamjet të momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrejnë.

 

 

Vrasjet për nder në Shqipëri/ Rrëfimet që tregojnë se çfarë ndodh jashtë Tiranës

Prokuroria është e bindur se edhe vrasja e Liri Shirës dhe djalit të tij Kenado Shira është një vrasje për nder ndonëse çështja është regjistruar për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

Burimet i thanë Gazetasi.al se hetimi pritet të pushohet meqënëse autori i këtij krimi të dyfishtë që plagosi edhe Egnalti Hasulën dhe të birin Renaton , u vetëvra pak çaste mbas ngjajres së rëndë të shënuar në qytetin e Klosit.

Takimi që në dosjen hetimore konsiderohet si një ballafaqim mes palëve mori shkas nga grindjet në Instagram midis adoleshentëve, ku nga njëra anë në shënjestër ishte vajza e Fiqiri Mjeshtrit, një gjimnaziste e cila u intimidua në rrjetet sociale nga i ndjeri Kenado dhe i plagosuri Renato. Policia thotë se mbas ngjarjes agjentë janë në gatishmëri se mos situata precipiton akoma më tej mbas masakrës, duke qenë se viktimë sipas qytetarëve atje konsiderohet edhe vajza e mitur, të cilës sipas Hasan T.Ë është tentuar t’i merret nderi duke u përgojuar në zone.

“S’do ta falja nëse vajzës time do t’i ndodhte një gjë e tillë. Do ta kisha bërë edhe unë këtë krim”,-thotë në kushte anonimiteti banori i Klosit.

M. Celami me detyrë infermiere në qendrën shëndetësore Klos deklaron në dosjen hetimore që ju tregua Gazetasi.al. tha: “Erdhi i plagosuri Renato dhe menjëherë u ul në krevatin e urgjencës dhe tha: ‘jam i plagosur, më shpëtoni. Shkoni në qendër se ka të tjerë.’”

Një tjetër qytetar i cili ishte duke punuar në dyqan në objektin dykatësh kujton ende:

“Dëgjova krisma dhe dola menjëherë. Pashë dy persona duke transportuar që mbanin në krahë një shtetas të plagosur. Ata po e mbanin në krahë me vështirësi ndaj shkova t’i ndihmoj” kujton K.C.

Por teksa tregohet se si prej ditësh ( ashtu si Gazetasi.al raportoi) palët negociuan , në fashikull është e qartë se vajza për ditë me radhë ka qenë në gjendje të rëndë depresioni dhe po ashtu disa herë është dërguar në spital

Kjo nuk është ngjarja e parë kur burrat e familjes ngrenë armë për shkak të asaj që quhet “krim për nder”, ndonëse juridikisht tingëllon e papercetueshme.

P.V kallzoi vite më parë një nga bashkëfshatarët e tij me inicialet E.M .

“Isha duke pirë kafe kur ky person bashkë me nënën e tij u afruan duke patur në dorë një pushke 10 –she dhe në atë kohë ai bërtiti ‘vrite’. E. M mori në shenjë në drejtimin tim dhe qëlloi disa herë ndaj meje por mua nuk më kapi asnjë plumb, pasi sa dëgjova vrite u largova me vrap dhe njoftova policinë për ngjarjen.”

Kjo marrje shenjestre ndaj një burri kishte nisur mbas konflikteve për një femër që në këtë rast ishte vajza e shenjestrës. Nga çfarë kuptohet burri ishte kundër lidhjes dhe ndaj ai hyri në një vorbull përplasjesh, derisa kundër tij më pas u vu edhe familja e tij që lëshoi deklarata noteriale ku aprovohet lidhja. Sidoqoftë ai që kërkoi vrasjen e vjehrrit përfundoi në burg sepse pa ju dridhur qerpiku qëlloi me pushkë duke këmbëngulu vrasjen që nuk e realizoi dot.

Policia shkruan:

“Nga tërësia e provave dokumentare dhe ato me dëshmimtarë, ka rezultuar e provuar se mes të pandehurit E. M dhe të dëmtuarit, ka pasur konflikte të mëparshme, ku rezulton se janë konfliktuar edhe fizikisht mes tyre, si pasojë e lidhjes së të pandehurit me vajzën e të dëmtuarit. Ka rezultuar se para ngjarjes i pandehuri dhe i dëmtuari janë konfliktuar përsëri mes tyre dhe aty i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në banesë ku ka marr një armë zjarri model pushke dhe është kthyer në vendin e ngjarje.

Para të pandehurit në vendin e ngjarjes ka shkuar i vëllai i tij, i cili është konfliktuar me P. duke e goditur me një shkop në kokë. Ata janë konfliktuar fizikisht dhe në momentin që E. ka parë të vëllain me armë në dorë i ka thënë vrite P. Nga deklarimet e dëshmitarëve ka rezultuar se i pandehuri ka marrë në shenjë P. nga një distancë rreth 20 metra dhe ka qëlluar rreth tre herë drejt tij, në pjesën e sipërme të trupit. Nga sa më sipër provohet se i pandehuri ka qëlluar për ta vrarë të dëmtuarin dhe jo për ta kanosur.

Ka rezultuar se i dëmtuari menjëherë sa ka parë të pandehurin me armë në dorë duke ia drejtuar për ta qëlluar, ka ikur me vrap duke u fshehur pas një kabine elektrike dhe duke i shpëtuar vrasjes së sigurt nga i pandehuri. Fakti që i dëmtuari nuk është vrarë apo plagosur ka të bëjë me fatin e tij dhe jo me qëllimin dhe dëshirën e të pandehurit, i cili me një armë zjarri pushke, të cilën e mbante pa leje dhe të fshehur, ka qëlluar”, deklarohet në fashikull.

Por dosja më flagrante që solli edhe tolerancën e gjykatës në atë kohë të quajtur gjykata e krimeve të rënda, është ai i një të moshuari në Dibër i cili sapo zbuloi shtatzaninë e të bijës, nisi ndaj saj një proces “hetimor” familjar për të zbuluar atësinë.

Gjatë këtyre seancave babai doli pa informacion dhe në njërën prej ditëve, ai mori shenjë të bijën në oborr dhe e vrau.

Në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë i moshuari shpërtheu në lot duke shpjeguar : “E doja vajzën time, por nuk e përballova dot turpin dhe presionin e fshatit. E vrava për nder”, – tha i moshuari.

Kjo dëshmi e tij është e njëjtë me atë të Y. P. nga një fshat jo shumë larg Tiranës. Babë e bir rezulton sipas burimeve policore të Gazetasi.al se i thyen këmbët një bashkëfshatari i cili u kap në flagrancë prej tyre me vajzën e shtëpisë.

“Nuk e mbaj mend mirë nëse ishim ne që ja thyem gjymtyrët. Ne e gjetëm me vajzën tonë në krevat dhe gjendja doli nga kontrolli. I thamë merre tani por ai refuzoi. Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e mia, e kishte ditur gjithë fshati.”

I biri në polici sipas agjentit që u mor me këtë çështje dha një version tjetër.

“Ishte hajdut dhe hyri në banesë për të vjedhur. Ne e qëlluam me çfarë gjetëm mbasi po ruanim jetën dhe pronën tonë”.

Disa herë Gazetasi.al ka raportuar për ngjarje dhe incidente të rënda që praktikisht kanë në fokus ndezjen e sherrit për nderin e një gruaje, ashtu si quhet midis palëve.

“Më ekstremi është ai i mungesës së virgjërisë së një të reje ( i raportuar disa muaj më parë nga Gazetasi.al) , që pas solli dhunë mes palëve dhe kthim të të resë në familje.

Më pas ajo iu nënshtrua edhe dhunës nga babai që i kërkoi informacion se kush kishte qenë i dashuri i saj i parë” – kujton oficeri i policisë gjatë përshkrimit të situatës që vazhdon të jetë prezente në zonat rurale dhe jo vetëm. Mjafton të udhëtosh në zonën e Paskuqanit dhe të Kamzës dhe aty gjen ndërmjetës që hyjnë për të siguruar martesa me vajza të virgjëra.

“Jam njëra prej këtyre vajzave që kisha si garanci martese virgjërinë. Hyri burri i hallës për një djalë që jeton në Angli dhe tani kam mbetur duke e pritur. U fejuam dhe në verë marrëdhënia u konsumua midis nesh. Frika më e madhe është nëse i fejuari më braktis dhe s’jam më e virgjër. Familja më fejoi me dëshirën time, me një djalë nga zona ime i cili tregoi që ndërkohë është i martuar për dokumenta. Kjo do zgjasë, por babai dhe vëllezërit e kanë të rëndësishme nderin tim” rrëfehet për Gazetasi.al e reja që bën një jetë shtëpiake dhe në pritje të momentit të duhur për t’iu bashkuar të fejuarit.

Nëse kjo nuk ndodh ajo parashikon me pesimizëm “dihet, do ta gjejnë e do ta dhunojnë. Më e pakta” . Kur Gazetasi.al e pyet pse, ajo përgjigjet : “Sepse më mori nderin.”

World Population Review e ka renditur Shqipërinë midis vendeve me koeficient të lartë vrasjesh për 100 mijë banorë. Megjithatë policia e shtetit këmbëngul se pjesa dërrmuese e vrasjeve janë ato për motive të dobëta,ku hyjnë edhe krimet e nderit dhe krimet për larje hesapesh./ Gazeta “Si”

Polici kufitar përplas me makinë për vdekje një fëmijë 12-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër, një makina ka përplasur një fëmijë 12 vjeç.

Mesohet se makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një polic kufitar.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

“Ulu dhe mos më bëj numra”/ Rama “kritikon” fëmijën në Fier

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Fier një takim me të rinjtë.

Teksa po fliste për arsimin dhe mundësitë që u ofrohen të rinjve për tu zhvilluar në Shqipëri, Rama nuk kurseu batutat me një fëmijë, që ishte prezent në takim.

Fëmija, teksa duartrokiti pas fjalës së Ramës, kthehu kokën mënjanë dhe qeshi, duke mbuluar kokën me kapuç.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Ramës, i cili nuk i kurseu “kritikat” ndaj fëmijës

Pjesë nga batutat e Ramës me adoleshentin:

“Mos më duartrokit mua dhe më kthehesh andej duke qeshur, mos ma fut kokën në kapuç, sepse po të erdha të kap është më keq. Hajde, hajde. Nejse ik ulu atje dhe mos bëj më numra. Me siguri e ka dhe ai një talent, por sa ta zbulojë.”

Një paketë financiare prej një miliard eurosh për rajonin nga Komisioni Evropian

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhei, në takimin e sotëm në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka shpallur një paketë financiare për rajonin në vlerë prej një miliard eurosh për zbutjen e pasojave të krizës energjetike. , njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Takimi mes Osmanit dhe Varheit u zhvillua në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të procesit të Berlinit.

Osmani shprehu mirënjohjen e tij për punën e Komisionit Evropian në lidhje me planin për t’u përballur me krizën energjetike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të propozojë fonde financiare për të adresuar çështjen urgjente. , nevojat afatshkurtra dhe afatmesme të rajonit tonë.

Në takim, siç informojnë nga MPJ, Osmani ka përshëndetur edhe Raportin e sapo publikuar të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

“Ministrja e informoi komisionerin evropian për procesin e shqyrtimit, si fazën e parë dhe veçanërisht të rëndësishme në procesin e negociatave me BE-në, si dhe për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për ta përfunduar atë në kohën e duhur në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa duke u ndalur te detyrimet e brendshme që presim deri në hapjen e klasterit themelor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Eksperti: Vis Martinaj është gjallë, bëri operacion plastik

Prej më shumë se dy muajsh nuk ka asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj. Bosi i lojërave të fatit u zhduk pa “nam dhe nishan” në 10 gusht. Gjallë apo vdekur? Kësaj pyetje ende nuk i ka dhënë përgjigje policia shqiptare.

Skenarët dhe hipotezat janë të shumta duke e kthyer këtë ngjarje në një telenovelë. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për “5pyetjet.al” u shpreh se beson se Ervis Martinaj është gjallë dhe lëviz i qetë, pasi ka bërë operacion plastik për të shpëtuar nga rivalët dhe shteti.

Skenarin që sipas tij ka përdorur Martinaj është i njëjtë me atë të biznesmeni italian Davide Pecorelli, që inskenoi vrasjen në Pukë dhe u gjet pas disa muajsh në Itali.

“Unë vazhdoj të besoj se ai është gjallë. Ajo që unë dyshoj është se ai mund të ketë bërë operacion plastik. Një njeri që e do jetën aq shumë dhe ka aq para dhe që u ka shpëtuar kaq operacioneve të policisë, nuk ka mundësi të bjerë në grackë.

Pra ka qenë gjithmonë i mbrojtur për shkak të njohjeve brenda dhe jashtë strukturave dhe pagesave. Shkojnë për ta kapur dhe gjithmonë është lajmëruar….Ai me aq para sa ka me një operacion plastik i shpëton, jo vetëm policisë, por edhe armiqve.

Ka dy kundërshtarë. Ai është një thesar, që nëse kapet mund të nxjerrë emrat e personave që thonë se mund të ketë pasur një listë që ka paguar drejtues të lartë. U ka dhënë “shukun” me lekë. Unë besoj se është gjallë. Ai është mes nesh dhe na dëgjon për ta gjitha lajmet dhe çdo gjë që themi.

Nuk ka mundësi të jetë zhdukur. Ai jetonte afër gardës. Jetonte nëpër hotele. Ju kujtohet historia e italianit (Davide Pecorelli), që dogji makinën dhe u zhduk. Është e njëjta histori. Vajti nga Puka në Itali, Vlorë. Prite kur të dëgjosh kur të dalë diku.

Unë mendoj se këta përfundojnë me operacione plastike. Kjo mund ta kthejë atë në jetë normale. Ai ka pasaportë të Kosovës dhe nënshtetësi të tjera për të lëvizur lirisht” tha ai.

Del fotoja e vrasësit në Fushë Krujë: Indritin e lamë gjallë, jam penduar

Dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri 39 vjeç dhe 18 vjeç të arrestuar nga policia në Fushë Krujë për vrasjen e të riu Indrit Ndoji 34-vjeç dy ditë më parë kanë rrëfyer si ndodhi krimi. Ata deklaruan para policisë së u takuan për t’u sqaruar, por situata agravoi dhe sipas tyre u doli nga kontrolli.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Indriti ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër.
Saimir Miri

Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova.

Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor.

Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, deklaruan vëllezërit Miri.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive ende të paqarta me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.
Në konflikt e sipër, dy vëllezërit e kanë goditur “me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar”.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në një kanal pranë shtëpisë. Por policia nuk ka arritur që të zbulojë se ku ka ndodhur ngjarja. Ende nuk dihet nëse dy vëllezërit e ndoqën të riun drejt shtëpisë, apo i dolën në pritë?

Ishte vetë 34-vjeçari që shkoi i plagosur drejt shtëpisë apo dy vëllezërit e qëlluan diku tjetër dhe e dërguan aty?

Dhe në fund kush e hodhi në kanal? Në trupin e viktimës kishte një plagë në këmbën e djathtë dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

Basha me familjen në Prizren! Diell, buzëqeshje dhe shëtitje

Në muajt e fundit që pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka qenë larg parlamentit, debateve dhe ekraneve. Kohën e ka shfrytëzuar për të qenë pranë familjes.

Këtë fundjavë ish-kryetari i PD-së ndodhet në Kosovë. Ndalesa e parë ka qenë në Prizren. Është vetë Lulzim Basha që ka postuar fotot me familjen në rrjetet sociale.

“Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore” shkruan ai.