Aplikacion
Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.
Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.
Gjatë votimit në parim 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit në parim 94 deputetë votuan pro.
Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa sot shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.
“Pusho idiot, qesharak …”, Vasili-Rama përplasen në KuvendDeputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka përdorur një fjalor fyes ndaj kryeministrit, ndërsa ky i fundit e ndërpreu kur ishte duke folur për ligjin për hapjen e dosjeve.
Sipas Vasilit ky ligj i ri nuk i shërben askujt vetëm qeverisë dhe mazhorancës, pasi ligji aktual i jep të gjjithë forcën Autoritetit të Dosjeve për të hapur dosjen e kujtdo, mjafton që Kuvendi ta kërkojë në mënyrë ligjore.
Në momentin që kryeministri Rama po i fliste nga pas, Vasili u kthye dhe përdori fjalë fyese.
“Pusho idiot, budalla. Rri gjithë ditën në shpi dhe vjen tani në darkë për të shtyrë kohën”, iu drejtua Vasili-Ramës.
Berlusconi: Komentet për pushtimin rus janë keqinterpretuar! Ukraina: Ai ka pirë vodka ruseReagimeve të ashpra pas publikimi të disa audiove ku bënte fajtor rezistencën ukrainasi për luftën e Rusisë kundër, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i konsideron të tepruara pasi sopas tij komentet ishin keqinterpretuar dhe “të nxjerra jashtë kontekstit”.
Publikimi i audios ka sjellë një ‘tërmet’ në politikën italiane ndërkohë që ka pasur edhe reagim nga vetë Ukraina.
“Shpresojmë që ky qëndrim, i shprehur më shumë se një herë, të jetë vetëm një opinion privat i zotit Berlusconi, i cili nuk mund dhe nuk do të mbështetet nga partia e tij apo nga personalitete të tjera dhe nga forcat politike të koalicionit të qendrës së djathtë”. Ky ka qenë qëndrimi i ambasadës së Ukrainës në Romë.
Por i fortë ka qenë një reagim i Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Çdo krizë hap rrugën për liderët e vërtetë. Ndërsa zoti Berlusconi është nën ndikimin e vodkës ruse në shoqërinë e ‘pesë miqve të Putinit’ në Evropë, Giorgia Meloni demonstron parimet e vërteta dhe kuptimin e sfidave globale. Secili zgjedh rrugën e vet”, ka postuar në italian ai në Twitter.
Paraditen e sotme, Giorgia Meloni, kryetarja e partisë “Vëllezërit e Italisë” që fitoi zgjedhjet parlamentare në Itali ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj Silvio Berlusconit. Meloni vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainsë, ndërsa në reagimin e saj pas publikimeve të audiove të bisedave të Berlusconit, ajo thotë se Italia është pjesë e Evropës dhe NATO-s, dhe kushdo që është kundra nuk mund të jetë pjesë e qeverisë. Berlusconi rrezikon të humbas ndikimin e çdo përfshirje në qeverinë e re, për shkak të “miqësisë së tij të rivendosur me presidentin rus Vladimir Putin”.
“Komunizmin nuk e rrëzoi non grata juaj”, Rama: E mori lëvizjen studentore si Sekretar PartieKryeministri Edi Rama ishte i ashpër me opozitën mbrëmjen e sotme (e enjte) teksa në Kuvend po diskutohen disa amendamente në ligjin për hapjen e dosjeve.
Sipas tij në kohën kur së bashku me Ardian Klosin dhe Kasem Trebeshinën u kërkuan njerëzve të firmosnin në vitin 1990 peticionin për lirimin e të burgosurve politikë dhe për këtë u etiketua si fashist.
Pjesë nga fjala e Ramës
Ti do më testosh mua? Por për cfarë do më testosh?! Unë testin e parë e kam bërë kur kam nxjerrë bashkë me Ardian Klosin Kasëm Treneshinën nga shtëpia, i pari i burgosur i regjimit komunist që u shfaq në publik. Se deri në atë kohë ishin në hije.
Unë e kam bërë testin e tij kur bashkë me Klosin dhe Trebeshinën në sallën e Institutit të Arteve u kemi thënë njerëzve që para se të ikni firmosni një peticion për lirimin e të burgosurve politik dhe rishikimin e figurës së Enver Hoxhës.
Atë peticion Rilindja e tyre Demokratike nuk e botoi dhe e kam takuar non gratën tuaj para jush edhe para Oertit edhe para teje (Alibeajt) kur kemi qenë me Kasëm Trebeshinën dhe Ardian Klosi tek stadiumin. Mua nuk më thirri partia juaj, se me atë parti i ndava rrugët që në sekondën e parë.
Që kur thanë që Ramiz Aline e kemi konsensual dhe do ta vemë kandidat të përbashkët. Mua më etiketuan të dyja edhe ajo e punës edhe ajo e antikomunistëve komunist fashistë.
Non grata juaj nuk donte të na linte te flisnim. Tha nuk mund ta flasin këtu ata që duan të nxjerrin nga burgjet llumin. Kush ishte llumi? Llumi ishin të parët tuaj dhe që ju u kthyet në llum të atij që i quante llum të parët tuaj.
Keni vite që jeni zhytur dhe jeni bërë pjesë e atij llumi saqë nuk kuptoni cfarë po bëni.
Dhe më thua ti mua test, po pse nuk i hapët ju dosjet. Pse i hapëm ne dosjet. Ti flet për 30 pleq 80 vjecare nuk duhet të dalin me disa foto?! Për mua ata janë turizëm politikë, elementë turistik. Kurse ju ata ju japin punë Enver Hoxha ju jep punë. Ju ju japin punë drejtorët e kampeve që as i keni takuar dhe as i keni parë kurrë. Pa ata ju do ishit të papunë. Pa ata nuk do ekzistonte non grata juaj. Ai është pjella e asaj partie dhe atij barku. Ai mori dhe e importoi të gjithë mënyrën tinzare, të pabesë dhe e bëri frymë dhe germë të PD, prandaj jeni katandisur kështu”, tha Rama.
22 vende kërkuan blerjen e dronëve ushtarakë të IranitRreth 22 vende kanë paraqitur kërkesa zyrtare për blerjen e dronëve ushtarakë të prodhuar nga Irani, tha ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe ndihmësi i lartë ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit, gjeneralmajor Yahia Rahim Safavi.
“Vendet aktuale kandidate për të blerë drone iraniane janë Armenia, Taxhikistani, Serbia, Algjeria, Venezuela dhe vende të tjera”, tha Safavi dje.
Ai shtoi se para Revolucionit Islamik, Irani importonte 80 për qind të nevojave të tij ushtarake nga jashtë, por tani i prodhon ato.
Të hënën, mediat izraelite raportuan se droni i prodhuar nga Irani Shahed 136 ishte përdorur nga Rusia në Ukrainë.
Faqja e internetit Walla e Izraelit tha se Izraeli po e ndjek nga afër këtë zhvillim pasi mund të ndikojë në çdo konflikt të ardhshëm me Iranin.
“Ju jep punë Enver Hoxha”, Rama akuza demokratëve: “Non grata” juaj pjellë e atij barkuNë Kuvend, Edi Rama akuzoi demokratët se janë punësuar nga Enver Hoxha.
Duke iu përgjigjur deputetit Oerd Bylykbashi, Rama tha se Sali Berisha “është pjellë e komunizmit” dhe mori “peng lëvizjen studentore.”
Rama: Juve ju jep punë Enver Hoxha, drejtorët e kampeve, xhahilat që as nuk i keni takuar, por pa ata do ishit të papunë. Pa ata nuk do ekzistonte “non grata” jua. Ai është pjella e atij barku. Prandaj jeni katandisur kështu. Do të më testosh mua, por në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt. Si i tingëllojnë fjalët e tua non gratës? Jeni rrahur që të vegjël dhe nuk mund të bëni prokopi tani që ju doli mjekra. Nuk ka nevojë të thoni s’është Pazar, kur njeriu vendos të bëjë diçka nuk pyet se çfarë thonë të tjerët. Por ju pyesni çfarë do thonë ata. ata që duhet të ishin këtu dhe ta votonin atë. ai non grata juaj ishte aty jo për të rrëzuar komunizmin, por për të marrë peng atë lëvizjen studentore dhe e mori. Shyqyr që e mor, se po mos e merrte ku do ju vinte radha ju të vinit këtu? Për herë të parë për diktaturën, komunizmin dhe për vetë Shqipërinë ka publikuar agjencia telegrafike japoneze bunkartin. Ju thoshit u bë për të ringjallur këtë e atë. frikë nga ringjallja e armikut kanë ata që jetojnë me hijen e armikut, jo ata që e kanë vrarë.
Deputeti i PD-së u shpreh se në seancën e Kuvendit teksa po flitet për dosjet, është thjesht një truk për të marrë 84 vota. Nuk bëhet drejtësi me to, sipas tij.
‘Këtu dëgjova po bëhet drejtësi me dosjet. Jo! Nuk është e vërtetë. Shikoni amendimin, pra kur të dojë institucioni e hap dosjen. Ne kemi pr/ligj që jo vetëm i hap dosjet, por ndalon kandiminim, ndalon emërimin dhe largon nga detyra nëse janë ish bashkëpunëtoret. Duhet një mur turpi për këtë kategori njerëzisht, kjo do ishte drejtësi. Nuk po i ndalojmë kriminelët e sistemit të marrin institucion. Kjo që po bëhet sot është një tentativë për të marrë 84 vota, që do duhen edhe për ndryshimet në reformën ën drejtësi që po bëhen pa komision në tryeza okulte.’- tha Bylykbashi.
“Lustracioni për të mos hapur dosjet”, Rama: Pse nuk është këtu “non grata” dhe “PL”?Kreyministri Edi Rama ka folur sot nga salla e Kuvendit në lidhje me ligjin për dosjet e ish-sigurimit. Rama akuzoi PD se kishin 8 vjet për të hapur dosjet por nuk e bënë një gjë të tillë.
Sipas Ramës, lustracioni ishte “truk” për të mos hapur dosjet. Kryeministri Rama u ka bërë thirrje PD dhe PL se përse nuk vijnë të votojnë.
Rama: Më i ziu i komunistëve është komunisti antikomunist. Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi, mu kujtua At Zef Pëllumbi, i cili me tha: Padre, do me dit se kush ka bashkëpunu me ta, dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre”. Kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëristësin nr.1 që mungon sepse nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe të kujtosh se sa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit, duke pasur 8 vjet rresht për të hapur dosjet. Dhe nuk e bëri. Ai lustracioni nuk është asgjë vetëm një manovër për të mos i hapur dosjet. Ai është një akt barbari anti-kushtetuese dhe antieuropiane që është rrëzuar kohë përpara se ta tentonte o pjella antikomuniste e komunizmit. Domethënw Partia e lavdishme Demokratike nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Ai lustracioni është njësoj si klithmat per të mbrojtur Kosovën.
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshime në lidhje me vdekjen e të riut, Lear Kurti pas arrestimit nga policia. Për Hoxhën, nuk duket i besueshëm versioni i policisë policisë se ai ka gëlltitur qesen me drogë, ndërkohë që sipas tij në orët e vona të natës, ai mund ta hidhte qesen pa u pikasur.
I ftuar në emisionin “Të Pakezpozuarit”, Hoxha ngriti gjithashtu dyshime për mënyrën se si është çuar në spital viktima dhe faktin se ka patur një kohë të konsiderueshme nga momenti i ndalimit deri në çuarjen në komisariat.
Ai deklaroi se ngjarja ka nevojë për hetim, por se këtë hetim nuk mund ta bëjë policia.
“Në momentin e parë u tha që vdekja ka ardhur për shkak të epilepsisë. Nuk vjen vdekja prej epilepsisë. Raporti i mjekësisë ligjore nuk ka dalë sepse nuk është koha e mjaftueshme.
Patrulla thotë kemi parë një person dhe i kemi kërkuar ID, pastaj e kanë ndjekur me vrap. Kur e kanë kapur, pretendojnë se ka gëlltitur një dozë kokaine. Policia thotë kemi gjetur qese plastike 5×5. Dozat janë 0.3gram dhe 0.6gram. Pyeta toksikologët, si duhet që të humbë jetën një person? Ata thanë, nëse ka marrë një qese dhe është çarë në stomak, është shumë e rrezikshme dhe mua t’ja humbë jetën.
Pashë në Kolumbi se si trafikantët ua fusin në trup grave, por policia i çonte direkt në spital.
Në rast se ka patur një dozë 0.3gram ose 0.6 gram dhe ka vrapuar 200 metra, ai ka patur mundësi që ta flakte, ta hidhte. Natën te Don Bosko kush do ta gjente?
Po e marrim të mirëqenë se e ka gëlltitur, sepse i ka ardhur keq për lekët… Aty thotë është gjetur qesja, por nuk dihet çfarë lënde ka brenda. Për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e personit. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, të vijë patrulla pa një motiv.
Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person? Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu?
Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta. Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca. Policia thotë e kemi çuar vetë. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur.
Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim.
Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë”, tha Hoxha.
SHBA ka prova të pranisë së forcave iraniane në KrimeShtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-ja ka prova se trupat iraniane janë “të angazhuara drejtpërdrejt në terren” në rajonin e Krimesë duke mbështetur sulmet ruse me dronë mbi infrastrukturën e Ukrainës dhe popullsinë civile.
Zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një “numër relativisht të vogël” personeli në Krime, në gadishullin e aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rusia në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në 2014-n, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani kundër Ukrainës.
“Informacioni që kemi është se iranianët kanë vendosur staf dhe ofrojnë mbështetje teknologjike në Krime, por janë rusët ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”, tha Kirby.
Shtetet e Bashkuara zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte mjete ajrore iraniane (pa pilot) për të sulmuar Ukrainën. Irani i ka mohuar pretendimet që i ka shitur municionet e saj Rusisë.
Zyrtarët amerikanë besojnë se Irani mund të ketë dislokuar personel ushtarak për të ndihmuar rusët pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive të rusëve me dronët e prodhuar nga Irani. Informacione të inteligjencës treguan se rusët u përballën me probleme teknike me dronët iranianë menjëherë pas dorëzimit të armëve në gusht.
“Vetë sistemet nuk po performonin sipas standardeve që me sa duket klientët prisnin,” tha Kirby. “Kështu që iranianët vendosën të transferojnë disa teknikë për t’i ndihmuar rusët t’i përdorin ato me një rezultat më të mirë.”
Administrata Biden publikoi detaje të mëtejshme në lidhje me përfshirjen e Iranit në luftën e Rusisë në Ukrainë. Administrata ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit lidhur me shtypjen brutale të qeverisë ndaj protestës antiqeveritare në javët e fundit, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgimin e sigurisë iraniane.