Aplikacion
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Arianiti”.
Drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar me fjalë fillimisht dhe më pas kanë përplasur mjetet me njëri tjetrin.
Në vendngjarja kanë shkuar uniformat e policisë të cilat kanë qetësuar situatën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.
Chelsea triumfon në Milano, Real ndalen nga Shakhtar, PSG dhe Benfica “i lënë targën” JuvesChelsea fiton 0-2 në Milano ndaj Milanit, në ndeshjen e vlefshme për grupin E (Champions League, ndeshjet e katërta të grupeve).
Kampionët e Italisë e nisën si mos më keq ndeshjen. Kartoni i kuq i Tomorit dha efekt të menjëhershëm në lojë, me Blutë e Londrës që shënuan 2 gola me Jorginho dhe Aubameyang. Në pjesën e dytë, ekipi i Potter nuk e pati të vështirë të ruajë rezultatin, duke marrë kështu një triumf të çmuar. Skuadra e Piolit renditet e 3-ta, ndërsa anglezët janë të parët.
Befasi e madhe në Grupin F. Kampionët në fuqi të Real Madrid barazuan 1-1 në Varshavë me Shakhtar Donetsk. Goli i ukrainasve erdhi nga Zubkov, ndërsa Rudiger vendosi ekuilibrat. Gjithsesi, ky barazimnuk pritet t’i hapë probleme ekipit të Ancelottit, që vijon të kryesojë grupin.
Në Grupin H, PSG vuajti jo pak nga Benficas në shtëpi, në ndeshjen që u mbyll 1-1. Golit të Mbappe iu përgjigj ish-interisti Joao Mario. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat shkojnë në kuotën e 8 pikëve, duke u larguar 5 pikë kështu nga vendi i 3-të që mbahet nga Juve.
Vrasja e mikut të Vis Martinajt, Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja çfarë më tha babai i tijGazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për vrasjen e Klisman Preçit, i cili humbi jetën pas një atentati më 22 korrik në Milot.
Preçi mbeti viktimë e një atentati i cili kishte si shënjestër Ylli Ibrahimin, i cili mbeti i plagosur. Hoxha, i cili sapo ishte kthyer nga familja e Klisman Preçit, tha se atentati u realizua nga 6 persona.
Ai tregoi edhe skemën që kanë përdorur autorët, të cilët kanë kontrolluar trafikun të veshur me jelekë policie. Ata kanë qëlluar nga 3 kallashnikov, ndërsa kanë ndërruar edhe karikatorët, duke vepruar të veshur me uniformat e forcave speciale.
“Ai djali s’ka asnjë lidhje, ka dalë për të pirë një kafe, ka dalë Ylli Ibrahiami i ka thënë hajde më ço pak në shtëpi se kam pirë në momentin që e ka çuar ka qenë në një vendngjarje. Në një vend të mbyllur kishin qëlluar 3 kallashnikov, kishin ndërruar edhe karikatorët. Viktima është vrarë pasi ka hapur derën e blindit. Mjeti është i një shtetasi të Shkupit. Kur është hapur zjarr kanë qenë dy armë në krah, predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit, për fat të mirë fëmijët e motrës që rrinin aty nuk ishin atë ditë. Shenjat e plumbave ishin akoma aty. Babai më tha se i kishte kërkuar që mos ta parkonte më blindin aty.
Sipas informacionit që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, atentati ishte realizuar nga 6 persona. Dy nga ata kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullimin, nuk lejonin makinat të futeshin që të mbanin rrugën hapur, me jelekë. Njëri nga ata, më i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën e makinës hapur. Tre të tjerët ishin të veshur me uniforma të forcave speciale dhe me gjoksore ku mbahen mjetet taktike.
Kjo ngjarje ka ndodhur 5 ditë mbas masakrës së 17 korrikut mbi urën e Fushë Krujës. Ajo parulla e famshme që thotë kryeministri “kokat hëngshin” ka marrë dy njerëz të pafajshëm.
Sigurisht që ka pasur një informacion për lëvizjet e mjetit të Ylli Ibrahimit. Ata kanë qëlluar fillimisht shoferin, që ka qenë ky i pafajshmi që kishte bërë teshat gati për të ikur në Angli. Shtegu që kanë zbritur pranë banesës së Klisman Preçit, nuk e dinin 80% e banorëve.
Ata persona aty kanë komunikuar me njëri-tjetrin, babai i Klismanit kishte shkuar për të ndihmuar Ylli Ibrahimin, se dinte që i biri ishte aty. Autorët kishin pasur një pajisje që kishte bllokuar kamerat dhe Yllli Ibrahimi i kishte kamerat në celularin e vet por ngaqë kishte pirë se kishte kuptuar.
Një ngjarje e tillë si mund t’ia lësh një prokurori në Kurbin. Pas kësaj ndodhi ngjarja e 9 gushtit.
Ata kanë komunikuar, jo me radio, me këto pajisjet e tjera. Asnjë gjë nuk ishte bërë për këtë gjë dhe prandaj ngjarjet ndodhën zinxhir. Familjarët e kishin humbur besimin, informacionin që kishin nuk ia çonin më as policisë.
Nuk kemi ndodnjë qejf të flasim për Ervis Martinajn. Si është e mundur që këto ngjarje që kanë goditur, t’ia lësh një prokurori më të mirë, por është prokurori i Kurbinit. Atij prokurori shkresa e parë me shkrim dore i doli në media. Si mund të ketë besim ai familjari atje”, tha Hoxha.
Meshkujt më të gjatë se 1.75 cm kanë 3 rreziqe më shumë për shëndetinNë të kaluarën, disa studime kanë argumentuar se të qenit më i gjatë se mesatarja duket të jetë i lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, hipertensionin dhe kolesterolin e lartë. Një lidhje kurioze midis gjatësisë dhe shëndetit, e cila tani rikthehet, por në të kundërt.
Një studim i publikuar së fundmi thotë që meshkujt më të gjatë se 1.75 metra kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore, që synojnë sistemin venoz dhe ekstremitetet.
Studiuesit nga Programi “VA Million Veteran”, një nismë e qeverisë amerikane e krijuar për të kuptuar faktorët që ndikojnë mbi shëndetin, ekzaminuan të dhënat gjenetike dhe mjekësore të më shumë se 280.000 të rriturve, kryesisht meshkuj (91%) dhe femra (73%).
Në fund u zbulua se gjatësia mbi mesataren duket se lidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore për trupin, por edhe me disa rreziqe.
Të qenit më i gjatë se 1.75 m do të sillte (kushtëzimi është i domosdoshëm) një rrezik më të lartë për të qenë viktimë e çrregullimeve të tilla si neuropatia periferike (dëmtimi i nervave të duarve ose këmbëve).
Kjo, sipas studiuesve, mund të jetë për shkak se më shumë masë trupore përfundon duke ushtruar më tepër presion mbi kockat, muskujt dhe këmbët. Por, në realitet duhen më shumë studime për të treguar se kjo është pikërisht arsyeja.
Jo vetëm kaq: gjatësia mbi mesataren duket gjithashtu e lidhur me një rrezik më të madh të problemeve të qarkullimit, të tilla si mpiksja e gjakut ose venat me variçe.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, infeksionet e lëkurës dhe kockave duke përfshirë celulitin, ulcerat e këmbëve dhe kërpudhat e thonjve do të gjenin gjithashtu më shumë prova te njerëzit më të gjatë.
“Merrnin para”, Karamuço: Para se të ikte, Nano i dërgoi SPAK një listë me policët e korruptuarEksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se pak ditë para largimit nga posti i kryepolicit, Gledis Nano i ka dërguar SPAK një shkresë për hetim.
Karamuço tha se Nano ka kërkuar hetim për disa persona në Policinë e Shtetit që dyshohet merrnin pagesë me listë nga krimi i organizuar.
“Para se të largohej Gledis Nano ka dërguar një shkresë në SPAK. Ka kërkuar hetim për persona të policisë së shtetit që marrin listëpagesa nga krimi. Ajo shkresë është një kuti pandore. Kjo do të thotë që ai ka pasur një dedikim të madh për luftën kundër korrupsionit që nuk duhet ta bënte vetëm ai.
Tani ne kemi 100 policë të certifikuar por kemi të tjerë që flenë me bandat. Disa prej tyre që janë druri i shtrembër i policisë së shtetit na kanë humbur besimin në publik te policia e shtetit. Duhet vetting për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gledis Nano është një viktimë e situatave në Policinë e Shtetit”, pohoi ai për Abc.
“Ç’më duhet mua”! Artan Hoxha tërhiqet nga deklarimet nëse e ka parë videon e Ervis Martinajt
“Nuk di gjë’! Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk po qarkullon asnjë video e Ervis Martinajt. I ftuar sot në emisionin “Log”, Artan Hoxha tha se nuk ka parë asnjë video për të cilën përflitet se ekziston dhe se janë pamje të të shumëkërkuarit.
Madje kujtoi se po të pranonte që kishte parë një pamje të tillë filmike, ndryshe do të duhet të shkonte në Prokurori për të dëshmuar.
PJESË NGA BISEDA:
Xhafo: Hoxha ke thënë që ke parë një video?
Hoxha: Ku e ke dëgjuar ti këtë? Nuk po të them as e kam parë e as nuk e kam parë. Nëse dikush thotë se e kam parë ti duhet të shkosh tek Policia Gjyqësore, unë nuk kam plan të shkoj atje sot. Nuk qarkullon asgjë më. Unë e kam provuar që të më vijnë dhe më marrin, e kam provuar. Nuk e kam më atë qejf unë tani. Ti po deshe ta provosh…
“E kanë hedhur në det”/ Zbulohen bisedat telefonike të Ervis Martinajt, ç’gjeti RENEA në Shijak?
Disa biseda telefonike të Ervis Martinajt, ose që e përmendin këtë të fundit duket se do t’i japin fund telenovelës së tejzgjatur për fatin e 40-vjeçarit.
Sipas Report, kontrollet e Policisë së Shtetit dhe të Forcave Speciale RENEA, kanë zbuluar gjurmë të reja që duket se do na çojnë drejt zbardhjes së “misterit”.
Të gjitha të dhënat, nga kontrollet në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u zbuluan nga “kontrollet” në bazat e miqve të tij, por edhe në zonat e kundërshtarëve e tij.
RENEA, pak ditë më parë ka qenë në banesën e fisit Avdylaj në Shijak, ku u kryen kontrolle e u morën disa sende të dyshimta. Por këto të fundit nuk janë përcaktuar.
Pak kohë më parë, në emisionin “Inside Story” thuhej se Policia dyshonte se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.
Por kishte burime të tjera se 40-vjeçari mund të ishte shitur te grupet rivale.
Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.
“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë. Ka festuar se i kanë nis fotot. Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”, thuhet nw njw nga pwrgjimet e policisw tw njw elelementi criminal.
Por edhe këto biseda, janë duke u verifikuar nga Prokuroria dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta.
Por është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ndryshe nga çfarë u raportua zyrtarisht nga Policia, Report Tv raporton se disa net më parë Endrit Dokle u shoqërua për të dëshmuar edhe njëherë për konfliktin e tij me Martinajn, të cilin ish-anëtari i bandës së Durrësit e mohon.
Pas zhdukjes së Martinajt, Dokle u pyet edhe më parë për masakrën e Fushë Krujës, ku vdiq kushëriri i Martinajt, por mohoi çdo gjë.
Edhe pse Nuredin Dumani, pretendon se Martinaj i kishte dhënë porosi vriste Doklen për 500 mijë euro, ai sërish nuk e bëri, madje shtoi se donte t’i fuste edhe vetë në konflikt të dy palët.
Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij.
Por vetëm një javë para se të ndaloheshin nga Policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në Komisariatin e Fushë-Krujës. Dëshmuan dhe më pas u lanë të lirë.
Turpërimi në Izrael, Agneli: Më vjen turp, s’ka dyshime për të ardhmen e AllegritHumbja përballë Makabi Haifa ka bërë që të shpërthejnë rrjetet sociale pasi tifozët e Juventusit kërkojnë në kor shkarkimin e Masimiliano Alegrit.
Për këtë arsye menjëherë pas ndeshjes është shfaqur i pari para kamerave të “Sky Sport” presidenti i klubit, Andrea Anjeli, i cili ka treguar vendimin e klubit.
“Kjo e sotmja është një natë e vështirë, por është një periudhë ë vështirë. Është një prej periudhave më të vështira dhe është momenti që të merren përgjegjësi dhe jam këtu për këtë. Ndjej turp për atë që po ndodh, jam i inatosur, por di edhe që në futboll luhet me 11 vetë, humbet me 11 vetë dhe fitohet me 11 vetë.A qëndron Alegri? Në një situatë si kjo, nuk është çështja e një personi të vetëm, është një çështje grupi, duhet të ndjehet turp. Tifozët tanë e kanë të vështirë të dalin në rrugë në këto momente.
A ndikon kontrata te qëndrimi i Anjelit? Jo, jo, jeni krejtësisht jashtë linje. Unë flas për grupin, nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse nuk fitojmë një dyluftim. Juventusi gjithmonë ka bërë verifikimin në fund të sezonit, e kam pasur gjithmonë të vështirë të mendoj për ndërrimin e trajnerit në vazhdimësinë e sezonit te Juventusi dhe kështu është ende. Ky është një grup prej 80-90 personash dhe duhet të ketë aftësinë që të gjejë vetën për t’i mundësuar ekipit të hedhë në fushë cilësitë që ka”, tha ai.
Policia kontrolle “blic” për armë në banesa në LazaratForca të shumta policie kanë zbakuar në Lazarat pasditen e sotme, ku janë kryer kontrolle rutinë, pasi ka patur informacione për armatime në banesa.
Uniformat blu kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në banesat e këtij fshati për të rënë në gjurmët e armatimeve. Ende nuk dihet se çfarë kanë konstatuar efektivët e Policisë gjatë këtij aksioni “blic”.
Kujtojmë se tre ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Lazaratit, ku u shpreh se “ata që përdorën terror ndaj jush, do të marrin përgjigjen e merituar”.
“SHBA-të mund të vrasin Putin”/ Shokon ish-këshilltari amerikan: Është në listën tonë“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vrasin Vladimir Putin!” Kjo ishte deklarata e fortë e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, duke folur në një intervistë për LBC-News.
Ai theksoi se SHBA-të do bëjnë gjithçka për të mbrojtur botën, nëse Rusia përdor armë bërthamore në konfliktin e saj me Ukrainën.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se lideri rus duhet të kuptojë se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
“Nuk jam dakord që nuk mund ta kapim dhe mendoj se ai e di këtë. Ju mund të pyesni Qasem Soleimani në Iran se çfarë ndodh kur ne vendosim se dikush është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Putini është një objektiv legjitim ushtarak… ai duhet të dijë se ai është në listën tonë të synimeve në këtë pikë”- tha ai.