zoom

Day ArchiveBesi ka besim vetëm te një person për trajtimet e fytyrës, tek …

Bes Kallaku është një prej personazheve më të pëlqyera të publikut.

Përveç karrierës së suksesshme, ai tregon edhe anën tjetër të tij, përkushtimin ndaj familjes.

Vajza e tij Ajka është natyrisht qendra e botës së tij.

Ai ndan me ndjekësit shumë momente me të bijën. Së fundmi ka publikuar një foto të tijën me Ajkën ku shihet ajo duke i bërë maskë fytyre.

“Ehhhh kush ka goca, botën ka”, ka shkruar krahas fotos në “Instastory”.

 

Zelensky bisedë telefonike me Biden: Mbrojtja ajrore është prioriteti numër 1

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Tëitter.

Temë e bisedës ka qenë ndihma amerikane për forcimin e mbrojtjes ajtore të Ukrainës.

“Bisedë produktive me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden. Mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër 1 në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes. Ne gjithashtu kemi nevojë për udhëheqjen e SHBA-së me qëndrimin e ashpër të G7-ës dhe me mbështetjen për rezolutën tonë të GA-së të OKB-së”, tha Zelensky.

Shqipëria “mposht” Rusinë në OKB, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë tashmë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në favor të propozimit të Shqipërisë, për një proçes votimi transparent lidhur me dënimin e aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia.

Më herët, përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka kërkuar që votimi, i cili me gjasë do të mbahet javën e ardhshme të kryhet me votë të fshehtë.

Por 107 shtete votuan në favor të propozimit të Shqipërisë, për regjistrimin e votës, 13 kundër dhe 39 abstenuan.

Kjo do të thotë që gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën që dënon aneksimin e katër territoreve ruse, vota e çdo shteti do të jetë publike.

 

MAKABRE/ Infermierja “monstër” akuzohet për vrasjen e shtatë foshnjave të porsalindura në Britani

Një infermiere në Britani akuzohet për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për vrasjen e 10 të tjerëve.

Lucy Letby, e cila kishte trajnime të specializuara për t’u kujdesur për foshnjat e  porsalindura të sëmura në Konteshën e Chester-it, dyshohet se i ka kryer vrasjet gjatë një viti ndërsa punonte atje.

Letby, nga Arran Avenue, Hereford, mohon 22 akuzat që kanë të bëjnë me 17 foshnja, sipas Sky News.

Ajo mohon vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativën për të vrarë pesë djem dhe pesë vajza të tjera midis qershorit të vitit 2015 dhe qershorit 2016.

Në seancën gjyqësore u tregua se ajo gjithashtu ishte fajtore për vrasjen edhe të foshnjave binjake.

Pasi shkalla e vdekshmërisë foshnjore pa një “rritje të konsiderueshme”, konsulentët gjetën “një emërues të përbashkët”, që ishte prania e Letby.

Gjykatës iu shfaq një grafik që përshkruante të gjithë infermierët në turn në kohën kur ndodhën incidentet dhe doli në përfundim se vetëm Letby ishte në turn kur të gjitha foshnjat ndërruan jetë.

Letby gjurmoi familjet e viktimave në Facebook

Prokuroria tha se Letby shfaqi interes të pazakontë për familjet e viktimave.

Ajo tha se nuk mbante mend ta bënte këtë, por kishte prova nga kompjuteri i saj.

Letby, i veshur me një xhaketë blu mbi një bluzë të zezë me kopsa, më herët ishte deklaruar i pafajshëm për shtatë akuza për vrasje dhe 15 akuza për tentativë vrasjeje. Ende nuk ka një dënim për të, ndërsa gjyqi vijon të martën.

Gruaja i pret organet gjenitale të dashurit, e gjeti duke tentuar të përdhunonte të bijën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Lakhimpur.

Sipas mediave të huaja mësohet se një nënë e tërbuar raportohet se i ka prerë me thikë penisin të dashurit të saj kur e gjeti duke tentuar të përdhunonte bijën e saj 14-vjeçare.

Lajmi është raportuar nga rrjeti Times of India.

“Nuk jam penduar për atë që bëra,” tha gruaja 36-vjecare duke iu referuar “drejtësisë së shpejtë” të kryer, e duke shtuar se e kishte bërë “për t’i dhënë një mësim”.

“Unë po punoja në fermë kur ndodhi incidenti. Për fat u ktheva në shtëpi në kohën e duhur dhe e kapa me presh në duar”, shpjegon ajo.

Nëna e paidentifikuar publikisht kujtonte sesi kishte luftuar me të dashurin e saj teksa mbronte të bijën.

“Ai më sulmoi teksa isha duke u përpjekur të shpëtoja time bijë, kështu që mora thikën nga kuzhina dhe i preva pjesët private për t’i dhënë një mësim”.

Sipas rrjetit Daily Mail, policia e Lakhimpur tha se i dashuri 32-vjeçar do të akuzohet për përdhunim, por për momentin është në gjendje të rëndë nga plagët e prerjes së organeve gjenitale.

Episodi i tmerrshëm ndodhi në zonë e Uttar Pradesh, në lindje të New Delhi jo larg kufirit mes Indisë e Nepalit.

“Kutia e pandorës është hapur”- Hakerat nxjerrin në treg të zi të dhënat sekrete të policisë!

Hakerat kanë në dorë një databazë me të dhënat sekrete të Policisë së Shtetit “Deep Sea” që përmban informacione për 100 mijë individë të ndryshëm të regjistruar në këtë sistem.

Mbrëmjen e sotme ata kanë nxjerrë në shitje databazën në këmbim të 0.5 bitcoin duke bërë një njoftim në kanalet e tyre të komunikimit në telegram.

Në deklaratën e tyre thuhet se kjo databazë ka të dhëna për çdo person me histori kriminale duke përfshirë informacione specifike dhe kontakte aktuale të tyre.

Njoftimi i shpërndarë nga hakerat

Kutia e Pandorës është hapur.

Qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën.

“Deep Sea” përfshin të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale. Ai përfshin informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë.

Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu.

Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda.

 

 

 

Zhdukja e Vis Martinajt/Detaje të reja për shoqërimin e Dokles dhe Muratit, dyshohet se…

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me shoqërimin në policinë e Tiranës mbrëmjen e së shtunës të Endrit Dokles, Gentjan Reçit dhe ndalimin e Fatjon Muratit.

Të tre personat po lëviznin me një automjet të blinduar dhe sipas policisë gjatë kontrolleve blic, u ndalua ky automjet pasi kishte informacione se aty ishte personi i shpallur në kërkim Fatjon Murati, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, pasi dyshohej se ishte bashkëpunëtor i Kristian Gjinit i cili u arrestua në korrik të këtij pasi u zbulua një arsenal armësh në Tiranë.

Por Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje edhe për masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Policia e Tiranës pas ndalimit mbrëmjen e së shtunës ka marrë në pyetje Muratin për masakrën e Fushë-Krujës dhe i pranishëm gjatë marrjes në pyetje ka qenë edhe një prokuror i SPAK. Sa i përket shoqërimit të Dokles dhe Gentjan Reçit, policia e Tiranës thotë se shoqërimi i tyre ishte thjesht procedurë pasi gjendeshin me personin tjetër që ishte në kërkim.

Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin nuk e kanë marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, por kanë kryer vetëm procedurën e shoqërimit siç ndodh në të gjitha rastet kur shoqërohen personat që janë me një person të shpallur në kërkim.

Ndërkohë më parë Dokle është marrë në pyetje nga policia e Lezhës dhe prokuroria e Kurbinit lidhur me zhdukjen e Ervis Martinaj, ku Dokle ka deklaruar se emrin e tij e ka dëgjuar vetëm në media dhe se nuk e di as çfarë ka punuar dhe as me çfarë merrej Ervis Martinaj dhe se asnjëherë nuk ka pasur konflikt me të.

Në pyetje më parë për Martinaj janë marrë edhe Gentjan Reçi dhe tre persona nga Nikla dhe Fushë-Kruja, por pritet të merren në pyetje edhe shumë personazhe të botës së krimit./bw

“Në prapaskenë ndodhin shumë gjëra”, Miss Universe sqaron deklaratën

Një deklaratë Ina Dajçit, e shpallur “Miss Universe Albania” ku thotë se eksperienca në këto konkurse është e tmerrshme është shpërndarë në rrjetet sociale.

Dajçi ishte e pranishme ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku sqaroi këtë deklaratë dhe tregoi se çfarë gjërash të tmerrshme nënkuptonte.

Ajo u shpreh se presioni bëhet nga njerëzit që komentojnë, ata që janë të brendshëm në staf si dhe ata që shikojnë nga jashtë.

“Vajzat në konkursin në Miss Universe në Izrael ishin shumë të shqetësuara për pamjen e tyre. Disa ishin me plagë të freskëta të ndërhyrjeve. Atyre u ushtrohet një presion shumë i madh, për të qenë perfekte. Presioni bëhet nga njerëz që komentojnë, por dhe njerëzit që janë aty. Ushtrojnë presion në mënyrë shumë të dhimbshme. Një nga eksperiencat e para, pasi fitova në Shqipëri. Një nga gjërat që na kërkuan në fillim ishte një video ku ti tregon si do ta përdorësh platformën e Miss Universe. Jam pjesë e një misioni humanitar në New York. Kisha bërë një video ku isha veshur me një kostum me motive shqiptare. Kostumi im ishte i mbyllur dhe në momentin që ua tregova këtë video, një nga organizatorët më tha je shumë e zgjuar, por je shumë e mbyllur në videon tënde, nuk po na tregon asgjë”- tregoi modelja.

“O Luana, o unë”, Ermal Mamaqi vendos kushte për t’u rikthyer në median ku ka moderuar

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi ka vendosur disa kushte për rikthimin e tij në Tv Klan. Mbrëmjen e sotme, në “Dance Albania” ai u shpreh se në atë televizion, mund të rikthehet vetëm nëse largohet Luana Vjollca, e cila sapo është bashkuar medias.

Alketa Vejsiu: Edhe ty Ermal. Ty të dua në Oscar. Ty të dua në vend të Jimmy Fallon.

Alketa Vejsiu: Në vend të Jimmy Fallon se ke shkuar ke parë dhe “live” programin e tij.

Ilir Shaqiri: Manifestet e Ermalit kanë dalë edhe në Romë.

Alketa Vejsiu: Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin”. Nuk e di pse ike nga Klani. Ishe dhe komshi shumë i mirë të betohem.

Ermal Mamaqi: Tashmë është tepër vonë, Alketa.

Alketa Vejsiu: Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë.

Ermal Mamaqi: Tani, o unë o Luana këtu.

Alketa Vejsiu: Po pse, Klani është i madh, ka vend për të gjithë.

Ermal Mamaqi: E di, po nuk më pëlqen shumë parkingu.

Vdekja e turistëve rus në Qerret, Karamuço zbulon detaje të pathëna më parë për vdekjen e tyre

Vdekja e turistëve rusë në një hotel ne Qerret vitin e kaluar mbetet ende mister, ndërsa detajet që kanë dalë në dritë herë pas here, kanë hedhur dyshime se ata mund të jenë vrarë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin karamuço tregoi në “Radar Informativ” se pavarësisht se dukej sikur turistët ishin asfiksuar, në fakt e vërteta qëndron ndryshe.

Ai zbuloi se helmet që janë përdorur kanë qenë të tilla, që bënin të dukej sikur në organizmin e këtyre personave kishte dioksid karboni.

“Po e zbuloj për herë të parë këtu, helmet që janë përdorur aty kanë qenë të tilla që inskenonin në organizëm dioksidin e karbonit”, tha Karamuço.