Aplikacion
Ndërsa dronët ushtarakë dhe civilë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm, ka shqetësime në rritje se disa prej tyre mund të rrezikojnë aeroportet, burgjet apo rrjetin energjitik.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, njofton rreth një kompanie që prodhon teknologjinë kundër dronëve, e cila mund të identifikojë dhe të ndalë dronët e rrezikshëm.
Në vitin 2013, Kancelarja gjermane Angela Merkel po merrte pjesë në një aktivitet në mjedise të jashtme, kur një dron që po qëndronte mbi zonë u ul papritmas pranë saj, duke ndërprerë shkurtimisht edhe aktivitetin që po zhvillohej.
Askush nuk u lëndua, por incidenti ngriti shqetësime për sfidat e sigurisë nga dronët në zona të ekspozuara, ndërkohë që këto mjete të telekomanduara sapo kishin filluar të zinin vend në treg.
“Nuk ndodhi asgjë, por ishte një dron që tërhoqi vëmendjen. Mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhte në një situatë të tillë pa masat e duhura mbrojtëse”, thotë Mary-Lou Smulders, drejtuese e marketingut në kompaninë “Dedrone”.
Incidenti u bë shkak për krijimin e kompanisë “Dedrone”, e cila është shndërruar tashmë në një ndër kompanitë kryesore për teknologjinë kundër dronëve dhe ka klientë në mbi 35 vende të ndryshme.
“E pikasim dronin kryesisht nëpërmjet sinjaleve të frekuencave të radios që kapen nga sensorët tanë. Mund të mbledhim edhe të dhëna nga sensorë të tjerë, si radarë, sensorë akustikë dhe madje edhe me kamera”, thotë zonja Smulders.
Klientët e kompanisë “Dedrone” instalojnë programe vëzhguese që lajmërojnë personelin e sigurisë kur një dron i dyshimtë ndodhet në hapësirën e tyre ajrore.
Nëse një dron konsiderohet i rrezikshëm, pajisjet monitoruese…i mundësojnë personelit të sigurisë të gjejë edhe vendndodhjen e drejtuesit të dronit.
Në rrethana ekstreme, si në rast lufte, klientët kanë mundësinë që ta çaktivizojnë vetë dronin me një “armë” që bllokon frekuencat.
“Quhet DroneDefender, dhe është një transmetues me frekuenca radiofonike. Kur e kemi pikasur dronin, ia drejtojmë armën, tërheqim këmbëzën dhe kështu ndërpritet sinjali mes dronit dhe kontrolluesit të tij”, thotë John Knag, zëvendëspresident për teknologjinë në kompaninë “Dedrone”.
Industria e teknologjisë kundër dronëve po rritet së bashku me industrinë e prodhimit të dronëve, thonë ekspertët.
“E konsiderojmë teknologjinë kundër dronëve si një pjesë shumë integrale të ekosistemit të dronëve komercialë. Na nevojitet teknologjia kundër dronëve për të mbrojtur objekte të posaçme, dhe që kështu të vazhdojë të rritet edhe industria e dronëve komercialë”, thotë Miriam McNabb, nga kompania “Dronelife”.
Ndërsa vazhdon të shtohet përdorimi i dronëve, po kështu do të rriten edhe përpjekjet për të mbrojtur hapësirat e ekspozuara ndaj atyre që kanë qëllime keqdashëse./VOA
Aktori i “Squid Game” rrëfen se si e kapërceu varfërinë, rriti vëllanë autik dhe u bë një superstarLee Jung-jae, ose siç e njohim ne Seong Gi-hun nga Squid Game, është aktori i parë aziatik që fitoi çmimin e aktorit më të mirë në Emmy. Në fillim të karrierës së tij, të gjithë besonin se ai vinte nga një familje e pasur por siç rezulton, asgjë nuk ka qenë e lehtë për aktorin tashmë të njohur botërisht.
Nuk kishte para për të paguar shkollimin
Lee u diplomua në një nga shkollat e mesme më të famshme në Korenë e Jugut. Shkolla ndodhej në një lagje shumë të njohur të pasur, dhe për këtë në fillim të karrierës së tij profesionale të gjithë mendonin se vinte nga një familje shumë e pasur. Kur luante në shtëpinë e një shoku të klasës, ai ndihej inferior për shkak të vrimave në çorape dhe faktit që nuk mund të përballonte shkollimin.
Ai u rrah para syve të shokëve të klasës sepse nuk e paguante dot. Lee më vonë zbuloi se ai në fakt vjen nga një sfond shumë i varfër. Në një intervistë të veçantë, Lee zbuloi se prindërit e tij kanë kaluar shumë peripeci, veçanërisht financiarisht. Financat e tyre u tensionuan më tej si rezultat i përpjekjes për të gjetur kujdes shtesë për vëllain e tij. Prindërve iu desh të bënin disa punë për të siguruar jetesën e tij dhe të vëllait.
Shndërrimi në një yll
Në atë kohë, Koreja e Jugut po përjetonte një krizë financiare dhe nuk kishte shumë mundësi performancash. “Karta ime e kreditit ishte ndalur, makina ime ishte zhdukur dhe nuk kisha para me vete. Kur isha i dëshpëruar, shkova në kompaninë e produksionit për t’i kërkuar që të parapagojnë pagesën e 3 filmave për të shlyer borxhin tim.”, tha ai. Jung-jae filloi si model para aktrimit në vitin 1994. Ai është shfaqur në filma dhe shfaqje televizive të panumërta koreane.
Përpara “Squid Game”, Lee ishte tashmë i famshëm në Korenë e Jugut. Vëmendjen më të madhe e mori nga një dramë e vitit 1995 me titull Sandglass, dhe pas këtij roli, karriera e tij në aktrim mori hov të jashtëzakonshëm. Dy javë pas premierës së serialit të Netflix “Squid Game”, ai u bë një fenomen masiv i mediave sociale dhe seriali nr. 1 në 90 vende.
Sipas Today Online, Jung-jae fitoi më së shumti nga i gjithë kasti. Ai u pagua rreth 253,637 dollarë për episod. Me 9 episode, Jung-jae u largua me mbi 2.2 milionë dollarë, duke e bërë atë aktorin e dytë më të paguar korean.
Kujdesi për vëllain autik
Pas 20 vitesh karrierë të suksesshme, Lee u hap në një intervistë për një aspekt shumë privat të jetës së tij. Për herë të parë dhe të fundit, ai foli për anëtarin autik të familjes së tij, për të cilin u kujdes për pjesën më të madhe të rinisë, veçanërisht kur prindërit e tij nuk ishin aty pranë. Kur Lee u pyet për familjen e tij, ai qëndroi i heshtur për disa sekonda, më pas tha: “Unë kam një vëlla të madh”.
Në intervistë, Lee ndau më shumë për të gjitha sfidat që iu desh të kalonte kur jetonte me vëllain e tij. Shpesh i duhej t’i jepte ushqim sepse nuk hante në tavolinë. Kishte gjithashtu shumë raste kur vëllai i tij endej dhe Lee kalonte orë të tëra duke e kërkuar atë. Ai e përfundoi intervistën duke thënë: “Mendoj se e kam pranuar që kur isha i vogël që kjo është jeta ime dhe kjo është ajo që ka familja ime.
Unë nuk jam djali më i madh, por më duhej të luaja rolin e më të madhit, dhe gjithashtu duhej të sillesha si vajzë dhe të kujdesesha për çështjet familjare, kështu që mendoj se u rrita më shpejt në krahasim me të tjerët.”
Dënimi i ish-truprojës së Tahirit/ SPAK kërkon 12 vite burg për Hekuran MarkunFranca aprovoi kërkesën e SPAK për t’i dorëzuar sa më shpejt drejtësisë shqiptare Agustin Dedën, një nga bodyguardët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që po vuan dënimin për shpërdorim detyre në burgun e Kosovës.
Deda është njëri nga oficerët që kishin si kompetencë mbrojtjen e zyrtarit të lartë, por që ndërkohë bazuar në rrëfimet e dy dëshmitarëve të mbrojtur në Itali, ata dyshohet se kultivuan parcela me drogë në zonën e Tepelenës.
Kur kanë kaluar pesë muaj nga ekstradimi prej gjermanëve i ish-truprojës së Saimir Tahirit, SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për Hekuran Markun.
Hetimet e SPAK që ndërveproi me italianët e lidhin ish-truprojën me akuzat e trafikut të narkotikëve dhe të grupit kriminal dhe kryerjes së këtyre veprave në kuadër të grupit. Megjithatë, gjatë pretencës, prokurorët theksuan se për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtuar, edhe Marku duhet të fitojë nga ligji e dënimi duhet t’i zbresë në tetë vjet burg. Prokuroët kërkuan që ish-truproja ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Ish-truproja ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së SPAK që thotë se grupi kultivoi përmbi 1 mijë rrënjë kanabis dhe më pas i trafikoi.
Në një çështje tjetër të veçuar, SPAK ka hetuar edhe ish-zyrtarë të tjerë policie si Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.
Sondazhi/ Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonëShqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.
Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.
Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. Ndërsa vetëm 6.7% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.
Jashtë kësaj liste nuk është as ish-kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativishë, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.
Basha pasohet nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili për pak kohë mbajti drejtimin e PD, ku për të, 73.6% e të targetuarve kanë mendim negativ dhe vetëm 17.7% e tyre kanë mendim pozitiv.
Qasjen më negative në rradhët e qeverisjes në krahasim me kryeministrin, e ka kryetari i Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj është vlerësuar negativisht nga 60.4% e të pyeturve dhe 33.9% e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj nuk ka marrë shifrën më ta lartë as negative e as pozitive, pasi 39.7% e të targetuarve nuk kanë një mendim të qartë për figurën e tij. Ndersa 34.6% e kanë vlerësuar negativisht dhe 25.7% e kanë cilësuar si pozitiv presidentin e ri.
Matur në 1 vit e gjysmë, kryeministri ka shënuar këtë shtator pëlqyeshmërinë më të ulët me 40.6% dhe muaj i tij më i artë, ka qenë qeshori i vitit 2021 me 52.4%.
Ndërsa për liderin e PD, Sali Berisha, muaji më i keq është janari i 2022 me 21.2%, ndërsa muaji më i mirë ka qenë qeshori i po këtij viti me 28.5%.
Një ndryshim drastik ka pësuar figura e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në prill të 2021 kishte 45.4% të pëlqyeshmërisë, ndërsa vlerën më të ulët e ka shënuar në qershor të 2022 me 8.2%.
Vlerësimi aktual për qeverinë është 45.8% negativ dhe 24.4% e të pyeturve mendojnë pozitivisht.
Por vlerësim edhe më negativ nga të pyeturit, ka marrë opozita, PD dhe PL, ku 66.3% e tyre e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa vetëm 8.3% e kanë vlerësuar si të mirë.
Aktori i njohur nuk është më i interesuar për politikën: Më mirë të jem babaDwayne Johnson nuk po mendon më për të kandiduar për president i SHBA-ve pasi preferon të luajë rolin e “babait”. Aktori dhe ish-ylli i WWE tha gjatë një interviste për “CBS Sunday Morning”, se ideja e një gare presidenciale është “jashtë tavolinës” dhe se për momentin prioritet janë vajzat e tij.
“Unë jam jashtë tavolinës. Dua ta them këtë sepse kërkon një plan B. Unë e dua vendin tim dhe të gjithë në të por më pëlqen të jem baba më shumë” , tha ai në një intervistë për CBS Sunday Morning. Ai tha se puna e një politikani kërkon shumë kohë dhe nuk dëshiron ta sakrifikojë atë nga familja.
Dwayne Johnson is no longer thinking about running for president: "The number one thing I wanna be is daddy." https://t.co/XvItcsBuPs
— Variety (@Variety) October 7, 2022
Unë e di se si është të jesh në rrugë gjatë gjithë kohës. Isha aq i zënë, saqë isha larg për “vite” ndërsa vajza ime e parë po rritej”, thotë ai. “Epo, prioriteti im numër një janë vajzat e mia. Sigurisht që titulli i CEO tingëllon mirë, por ajo që dua më shumë se çdo gjë është të jem baba”, shtoi aktori.
Zyrtare, caktohet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 67-të të Eurovision, pas një gare të ngushtë me Glasgow. Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 maj ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën më 9 maj dhe të enjten më 11 maj.
BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të festivalit. Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Österdahl u shpreh pas njoftimit:
“Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle.”

Members of the band “Kalush Orchestra” pose onstage with the winner’s trophy and Ukraine’s flags after winning on behalf of Ukraine the Eurovision Song contest 2022 on May 14, 2022 at the Pala Alpitour venue in Turin. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)
Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. Këngëtari Sam Ryder që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar arriti të renditej në vendin e dytë dhe BBC ofroi mundësinë e mbajtjes së konkursit.
Orkestra Kalush tha: “Jemi shumë të kënaqur që Eurovizioni do të zhvillohet në Liverpool. Megjithëse nuk e kemi pasur ende privilegjin ta vizitojmë, trashëgimia muzikore e qytetit njihet në të gjithë botën. Të luash në të njëjtin vend ku filluan The Beatles do të jetë një moment që nuk do ta harrojmë kurrë!”
Qeveria në mandatin e tretë, Berisha: Kemi dhe ne përgjegjësi, do bëjmë çdo gjë për ndryshiminKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet e tij në Gjirokastër, nga ku është shprehur se PD do të bëjë çdo gjë për ndryshimin.
Ai tha se fakti që qeveria është në mandatin e tretë edhe pas skandaleve të shumta, bën përgjegëjse edhe opozitën.
“Gjirokastra ka qenë dhe mbetet një qendër e ndritur kulture, një universitet i vërtetë i bashkëjetesës të shqiptarëve, grekëve, vllehve që i bën nder mbar kombit shqiptar. Gjirokastra me trashëgiminë e saj, me atë që baballarët, gjyshërit tuaj kanë krijuar, qëndron në kurorën e trashëgimive kulturore të botës.
Ne këtë kontekst, mbetem gjithnjë frymëzues, veprat krijimet e paraardhësve tuaj. PD është një parti e traditës, konservatore do të thotë traditë. Dhe ne respektojmë shumë traditën tonë më të mirë.
Sot, unë jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj, për të diskutuar me ju, por edhe për të kërkuar nga ju, nga mbarë demokratët dhe demokratet e këtij qyteti, nga PD-ja, një shumëfishim të përpjekjeve tona, për të përmbushur misionin e rëndësishëm, misionin jetik që ne kemi sot, si demokrate e demokratë. Mision në një kohë kritike.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se fakti që ne ndodhemi në mandatin e tretë të një qeverie që kalon nga skandali në skandal, në një mënyrë ose në një tjetër, na bën përgjegjës dhe ne.
Në një mënyrë ose tjetër na vë para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare.
Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është, të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin. Të bëjmë gjithçka për realizëm, që në çdo akt dhe veprim tonë të jemi të vërtetë, real”, tha Berisha.
Babai vret djalin pasi ish-gruaja gjen të dashur, e mbyt dhe i dërgon pamje të kufomësNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku babai ka vrarë djalin e tij 5 vjeç.
Pasi ka mbytur djalin, ai i ka dërguar ish-gruas së tij foto nga kufoma.
Gabriel Enrique Gonzales Cubillos la trupin e djalit të tij, Gabriel Esteban, në një dhomë hoteli në Departamentin e Cundinamarca, në Kolumbinë qendrore pas vrasjes që stafi ta zbulonte, ndërsa më pas është kapur nga policia.
50-vjeçari u arrestua në një pikë kontrolli, ndërsa u raportua se ai ishte përpjekur të korruptonte policinë që ta linin të kalonte.
Policia tha se ata besojnë se ai kreu vrasjen, sepse nuk pranoi faktin që gruaja e tij gjeti një partner të ri.
Cubillos dyshohet se rrëmbeu djalin e tij të dielën më 2 tetor, përpara se të akuzohej për vrasjen e tij në mënyrë të tmerrshme në orët e para të mëngjesit të nesërm.
Në mesazhin në WhatsApp shkruhej: “Ai nuk vuajti. Tani mund të kënaqeni vetëm me Edilson dhe Wesly pa Tricitico dhe pa mua. Urime.”
Identitetet e personave të tjerë të përmendur në mesazhin e tij janë aktualisht të paqarta.
Pasi mori këtë mesazh, nëna telefonoi policinë për të ndjekur vrasësin.
Dyshohet se ai i ka lënë një USB ish-gruas së tij duke detajuar planin e tij të sëmurë.
Partizani feston në Shkodër, Da Silva dhe Skuka përmbysin Vllazninë dhe rimarrin kreunPartizani mori një fitore tepër të rëndësishme në “Loro Boriçi”, duke mundur me përmbysje 2-1 Vllazninë për llogari të javës së 7-të të Superiores.
45’ e para u mbyllën me vendasit në avantazh, pasi Ardit Hoxhaj, mposhti portierin Rexhepi me një gjuajte të bukur.
Në pjesën e dytë Da Silva, ndëshkoi ish skuadrën e tij duke vendosur ekulibrin 1-1 në minutën e 67’.
Për t’i dhënë fitoren “Demave të Kuq”, mendoi i zakonshmi Skuka, që tundi rrjetën në minutën e 86’.
Me këtë fitore Partizani u ngjit në kuotën e 15 pikëve, +3 nga Tirana që ndjek nga pas. /zoom.al/
Në ditën e lindjes, Irkenc Hyka zbulon se do të bëhet baba
Irkenc Hyka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale. Artisti ka ndarë një fotografi me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit më shumë se ju të dy”, ka shkruar ai.
Artisti është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale. Gjatë një interviste televizive pak kohë më parë, ai pranoi se është prej disa vitesh në lidhje. Vajza që i ka vjedhur zemrën Irkencit është Abi Fregjaj dhe duket se i kanë dhënë fund beqarisë pasi është parë me një unazë në gisht.