Aplikacion
Shumë herë mund të ndjeni padrejtësi ose të jeni të pakënaqur me sjelljen e disa personave ndaj jush, pasi disa elementë tuajën nuk i njohin, ndërsa të tjerë nuk u shpëtojnë.
Pra peshore, cila është karakteristika juaj që të tjerët zakonisht nuk e shohin, sepse zakonisht e bazojnë në karakteristikat tuaja më të dukshme?
Ju me të vërtetë dini si të ngushëlloheni pas një kohe të vështirë, megjithëse zakonisht janë shenjat e ujit ato që marrin meritën për natyrën e tyre të dhembshur.
Ajo ka një talent të natyrshëm për të kujtuar se çfarë i duhet çdo personi që do për të qenë i lumtur. Kështu, në momentet e këqija të dikujt, do ta inkurajoni, do ta nxirrni jashtë, do ta këshilloni dhe do të bëni gjithçka që duhet për të larguar lotët dhe shqetësimin e këtij personi.
Polonia i kërkon SHBA-së bomba bërthamorePresidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shteteve aleate të pranojnë armë bërthamore amerikane dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato nëse Amerika ua lejon.
“Problemi i parë është se ne nuk kemi armë bërthamore. Nuk ka asnjë tregues se Polonia mund të ketë armë të tilla në një të ardhme të afërt. Gjithmonë ka mundësi që të marrim pjesë në Programin për shkëmbim bërthamor. Ne kemi biseduar me liderët amerikanë nëse SHBA-ja po e shqyrton një mundësi të tillë. Kjo çështje është diskutuar”, tha Duda në një intervistë për gazetën e përjavshme polake, Gazeta Polska.
Presidenti polak tha se kërcënimet ruse për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore tregojnë për mendësinë se “nëse Rusia nuk është e madhe, bota mund të pushojë së ekzistuari”.
“Nëse Rusia nis një luftë bërthamore, përgjegjësit për këtë luftë do të mallkohen në mbarë botën”, tha Duda.
Belgjika, Norvegjia, Gjermania, Italia dhe Turqia janë pjesë e programit për përgjigje bërthamore dhe kanë armë bërthamore në bazat e tyre. Por, ata mund t’i përdorin ato vetëm brenda kornizës së NATO-s për mbrojtje të përbashkët dhe me lejen e SHBA-së.
Në maj, gazeta gjermane FAZ shkroi për mundësinë e ndryshimit të konceptit strategjik të NATO-s dhe për të përfshirë në program edhe disa shtete të krahut lindor të Aleancës.
Chelsea mbyt “Djalli”, Broja e nis nga stoli, fitojnë Juve dhe Real Madrid | VIDEOMilani rrëzohet në “Stafmford Bridge”. Chelsea fitoi 3-0 në Champions League ndaj kuqezinjve, që i japin lamtumirë kreut në grupin E ndërsa londinezët arrijnë në vendin e dytë.
Garë pa histori në “Stamford Bridge”, me blutë që e zhbllokuan lojën me Fofanën në minutën e 24-të dhe vuajnë vetëm në rikuperimin e pjesës së parë për shkak të konkluzioneve të De Ketelaere dhe Krunic.
Në fillim të pjesës së dytë Aubameyang dyfishoi shifrat pasi Tomori doli huq për të larguar topin në minutën e 56′.
Më pas në të 62′ James lëshoi një silur, duke goditur Tatarusanun me të djathtën në shtyllën pingule. Përfundimisht 3-0 dhe feston Chelsea.
Armando Broja e nisi nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 74’ dhe mori vendin e Sterling.
Në krye të grupit është Salzburg me 5 pikë, që mundi 1-0 Dinamo Zagreb.
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:

Schmidt: Nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjën nga ndikimi rus
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, tha se politika e Rusisë është e karakterizuar nga agresioni kundër Ukrainës, megjithatë tha se ndikimi i Moskës aktualisht nuk paraqet ndonjë “rrezik akut” për Bosnjën.
“Ndikimi rus në Bosnjë duhet të vëzhgohet ashtu siç është, dhe duhet të shihet se si do të zhvillohet, por mendoj se aktualisht ne nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjë e Hercegovinën”, tha Schmidt në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Sipas tij, shumë njerëz në Bosnje kanë ndjenja të ndryshme kur e shohin Rusinë, “madje edhe në Republikën Sërpska”, njërin prej dy entiteteve të shtetit.
“Politika ruse është e karakterizuar nga agresioni kundër Ukrainës dhe siç e shoh unë Rusinë dhe të gjithë atë që ka të bëjë me [presidentin rus, Vladimir] Putinin, dhe përreth tij, ka shumë probleme. Ata nuk e kanë pritur se do të hasin në një rezistencë të tillë të njerëzve që po luftojnë për lirinë e tyre. Mendoj se shumë njerëz këtu [në Bosnje] kanë ndjenja të ndryshme kur e shohin Rusinë, edhe në Republikën Sërpska. Njerëzit këtu nuk duan luftë. Njerëzit nuk duan që jeta apo ekzistenca e tyre të varet nga kjo, të vuajnë nga çfarëdo lloj dhune apo force dhe mendoj se këtë e di [lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad] Dodik”, tha Schmidt.
Sipas marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate, që kanë dhjetë kantonte, në Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe në qarkun e vogël vetëqeverisës të Bërçkos.
Dodik, udhëheqës i serbëve të Bosnjës, prej kohësh gëzon mbështetjen e Rusisë. Lideri i serbëve të Bosnjës ka kërcënuar se Republika Sërpska mund të shkëputet nga shteti.
Përfaqësuesi i Lartë foli edhe për ndryshimet që ka bërë në Ligjin zgjedhor në natën e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 2 tetor.
Ndryshimet që Schmidt bëri në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ndërkaq zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se ishte “vendim personal” i përfaqësuesit të Lartë.
“Qëllimi im është që të përmbush detyrat e mia që dalin nga Marrëveshja e Dejtonit, të nisin proceset, dhe të kujdesem që fryma e vetë marrëveshjes të mos shkelet. Prandaj, vendimet që marr janë vendime të mia dhe i ndërmarr ato nga kjo perspektivë. Unë nuk mund të pres pajtim për çdo gjë”, tha Schmidt.
Vendimi i fundit i Schmidtit përfshin rritjen e madhësisë së Dhomës së Popujve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, për të “korrigjuar mbipërfaqësimin” në këtë institucion nga disa prej grupeve etnike. Ky ndryshim nënkupton se secili nga kombet konstituive (serb, kroat dhe boshnjak), do të ketë nga 23 delegatë, në vend të 17 siç kishin më herët.
Në vendimin e 2 tetorit, Schmidt deklaroi se masat e ndërmarra synojnë përmirësimin e funksionalitetit të entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe sigurimin e zbatimit në kohë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 2 tetor.
Kjo ishte pakoja e tetë e masave për përmirësimin e funksionalitetit në shtet, qëkur Schmidt mori mandatin e përfaqësuesit të Lartë në gusht të vitit 2021. Ai i ka marrë këto vendime në bazë të Fuqive të Bonit, që i lejojnë atij të ndryshojë ligjet, Kushtetutën e entiteteve ose të ndryshojë zyrtarët në këto entitete. Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë ka autoritetin final sa i përket interpretimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
Protesta e pedagogëve, Zëri i Amerikës: Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik në ShqipëriNë Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike zhvilluan sot një tubim proteste, ku kërkuan nga qeveria kushte më të mira pune dhe rritje page 50 për qind për pedagogët.
Ata njoftuan që nuk do të nisin vitin akademik më 17 tetor, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Qeveria nga ana e saj miratoi sot një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë për një rritje 8 për qind të tjera me fondet e tyre.
Organizatorët e protestës para ndërtesës qendrore të Universitetit të Tiranës pohuan se peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë e kanë nënshkruar mbi 85 për qind të pedagogëve në Tiranë dhe në rrethe.
Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagës, me dy faza 30 për qind një vit dhe 20 për qind vitin tjetër.
Pedagogët pohuan se pagat e tyre janë akutalisht më të ulta se në Kosovë e Maqedoni të Veriut, dhe se praktikisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni.
“Ne kemi qysh në 2019, që i kërkojmë qeverisë këto të drejta tona me shkresa, derisa në shtator nisën peticionet, po ashtu u bë më 15 shtator ia kemi çuar mesazhet, me takimin e ministers më 23 shtator, si dhe protesta e sotme, që siç e shihni janë të pranishëm mbi 700 pedagogë dhe punonjës të tjerë të universiteteve”, thotë profesor i asociuar Klodian Dhoska, drejtues i Sindidaktës së Universitetit Politeknik.
Pedagogët pohuan se presin një trajtim dinjitoz nga qeveria, e cila nuk po i shqyrton seriozisht këkresat e tyre dhe se ende nuk gjetën mirëkuptim.
Ministrja e arsimit, Evis Kushi, deklaroi sot se pas një mbledhje qeverie se për universitetet u vendos një rritje pagash 15 për qind, nga të cilat 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, ndërsa universitetet mund të rritin pagat e pedagogëve 8 për qind të tjera me ardhurat e veta.
“Deri në 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, pasatj janë vet universitetet me autonominë, që gëzojnë, me vendimmarrjen e tyre në senatet akademike dhe bordet e administrimit, që mund të miratojnë rritje edhe përtej këtij niveli minimal dhe këtë rritje do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, thotë zonja Kushi.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ndërtime të reja në kampusin studentor dhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku gjatë një veprimtarie atje theksoi se qeveria do t’u njohë universiteteteve të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet.
Universitetet duhet të shfrytëzojnë më mire, sipas tij, hapësirat e gjera të autonomisë së tyre si në kërkimin shkencor ashtu edhe në përmirësimin e kushteve dhe të pagave, me fonde të vetfinancimit, me fonde europiane dhe financimeve me projekte.
“S’mund të ketë për botën akademikët një pagë uniforme, të gjithë njësoj. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom, jeton, punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme midis shtetit si ndërmjetës dhe tregut si ofertues”, thotë zoti Rama.
Por sindikatat e pedagogëve janë të vendosur në kërkesat e tyre, që mbështeten nga pjesa dërrmuese e punonjësve të arsimit të lartë.
Ata pohojnë se shumica e universiteteve kanë si burim të ardhurash vetëm pagesat e studentëve dhe nuk mund të ngrejnë me paratë e studentëve pagat e tyre.
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në UT, Enkelejda Olldashi, thotë se në kërkesat e pedagogëve bëhet fjalë për të rritur pagën bazë, që e jep shteti, dhe që lidhet me titujt dhe punën e tyre shkencore, por kjo nuk duhet ngatërruar me fitimet e disa universiteteve, të cilat mund të shpërndahen si shpërblime e jo si paga.
“Perfomanca e universitetit nuk duhet të lidhet me pagën bazë. Paga bazë duhet të jetë njëlloj në të gjithë universitetet dhe ajo lidhet me titullin e profesorit. Një profesor në Korçë a Elbasan e kudo është njëlloj professor si unë në Tiranë. Performance e universiteteve mund të ndikojë tek shtesat mbi pagë, të cilat universitetet në varësi të të ardhurave mund të stimulojnë stafet e tyre për një produkt akoma më të mirë. Por këto shtesa nuk duhet të lidhen me pagën bazë”, thotë zonja Olldashi.
Në peticionin me 9 pika pedagogët kërkojnë rritje të pagave të tyre dhe për administratën e universiteteve, rritje të financimit për kërkimin shkencor, pagesën e orëve shtesë për pedagogët e jashtëm, e cila tani është 5-8 euro, pagesën e vjetërsisë në punë mbi 15 vjet karrierë, shpërblime për laborantët gjatë procesit akademik, mosfrenimin e procedurave për tituj shkencorë, si dhe transparencë financiare në universitet. VOA
Rama: Shqipëria vendosi të mos i kërkojë NATO-s zbatimin e Nenit 5 pas sulmeve kibernetikeKryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Politico, ka folur mes të tjerash për sulmet kibernetike shënjestër e të cilave ka qenë vendi ynë muajt e fundit.
“Në fillim të këtij viti Shqipëria u godit nga sulem kibernetike, pasoja e të cilave ishin aq të dëmshme sa qeveria mendoi të kërkonte zbatimin e Nenit 5 në NATO që mund të tërhiqte të gjitha vendet anëtare në konfrontim me Iranin”, tha kryeministri Edi Rama.
Kjo do të ishte hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s përdori një sulm kibernetik për të thirrur Nenin Pesë – i cili e trajton një sulm kundër një anëtari si një “sulm kundër të gjithëve”, që kërkon mbrojtje kolektive.
“Në fund, Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim në vend që rrezikonte përshkallëzimin dhe të antagonizimin e aleatëve të fuqishëm”, tha Rama.
Ai ka treguar se sa seriozisht u konsiderua opsioni për të ndezur Nenin Pesë apo për sa kohë.
“Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona”, tha Rama.
Diskutimi brenda qeverisë shqiptare mbi nxitjen e Nenit 5 nënvizon debatin e vazhdueshëm nëse një sulm kibernetik do të jetë ndonjëherë serioz mjaftueshëm për të shkaktuar me të vërtetë një përgjigje të plotë të mbrojtjes kolektive të NATO-s, e cila mund të përfshijë hakmarrje kibernetike kundër vendit sulmues nga të gjithë anëtarët e NATO-s ose sanksione.
Dispozita është vënë në veprim vetëm një herë, vetëm disa ditë pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, dhe pasojat nuk janë përcaktuar plotësisht për një sulm kibernetik.
Vendet anëtare të NATO-s duhet t’i vijnë në ndihmë kombit që thirret në Nenin 5, por secili vend anëtar mund të përcaktojë masën e përgjigjes së tyre.
Për Ramën, sulmi i korrikut, i cili e detyroi vendin të mbyllte faqet e internetit në të gjithë qeverinë që përdoreshin për gjithçka, nga pagesa e shërbimeve komunale deri te marrja e patentës – ishte i rëndë.
“Është njësoj si të bombardosh një vend. 95 për qind e shërbimeve qeveritare të Shqipërisë ofrohen në internet, që do të thotë se operacionet e përditshme u ndërprienë në zyrat qeveritare në të gjithë vendin. Hakerët gjithashtu u përpoqën të fshinin të dhënat e ndjeshme të qeverisë, por nuk ishin të suksesshëm”, tha Rama për sulmin kibernetik, i cili i atribuohej gjerësisht hakerëve iranianë.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje, që besohet se është hera e parë që një komb e ndërmerr këtë hap për shkak të një sulmi kibernetik. Por Rama vendosi të mos e çonte incidentin në NATO.
“Ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të zbatojë Nenin Pesë”, tha Rama.
Si hakmarrje e mundshme për ndërprerjen e marrëdhënieve, hakerat iranianë sulmuan sërish Shqipërinë në fillim të shtatorit, duke çaktivizuar disa sisteme të përdorura në përpunimin kufitar dhe doganor. Rama paralajmëroi se kombi i tij pret më shumë sulme nga Irani dhe po punon për të forcuar mbrojtjen kibernetike.
Sulmet kibernetike iraniane mund të kenë shkaktuar probleme me spektër të bgjërë, por nuk çuan në ndonjë shoutdoën ose shkatërrim të përhershëm të sistemeve. Këto fakte, të shoqëruara me faktin që Shqipëria është një vend i vogël, e bënë edhe më të pamundur aplikimin e Nenit 5.
Pushtimi rus i Ukrainës i ka intensifikuar këto diskutime, duke pasur parasysh paralajmërimet e fundit se Rusia po përgatitet të intensifikojë sulmet kibernetike kundër Ukrainës me afrimin e muajve të dimrit dhe se një sulm kibernetik kundër Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje që i përkasin NATO-s.
Shumë anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Shqipërinë, kanë ofruar mbështetje për sigurinë kibernetike për Ukrainën.
“Ne kemi bërë pjesën tonë, por ajo që ka ndodhur me Iranin imponon një shpejtësi tjetër”, tha Rama për ndihmën e Shqipërisë.
NATO dhe vendet anëtare të saj morën veprime për të mbështetur Shqipërinë pas goditjes së korrikut. NATO lëshoi një deklaratë duke dënuar sulmin dhe duke u zotuar të ofrojë mbështetje për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë. Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi agjencinë e inteligjencës iraniane dhe udhëheqësin e saj, dhe Departamenti i Drejtësisë paditi hakerat e dyshuar iranianë për sulme të përhapura kundër infrastrukturës kritike globale.
FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës lëshuan një deklaratë të përbashkët në shtator, duke detajuar se si hakerët iranianë fituan akses në rrjetet shqiptare 14 muaj përpara se të kryhej sulmi, duke vjedhur periodikisht emailet e lidhura me qeverinë e Shqipërisë.
Qeveria britanike vuri alarmin se emailet e Ramës ishin ndër ato të aksesuara.
Rama vuri në dukje ndihmën e SHBA-së pas sulmit, e cila përfshinte dhënien e ekspertizës për të hetuar incidentin, si një “mbështetje të madhe” dhe vuri në dukje se Shqipëria aktualisht është në pritje të ndihmës financiare të SHBA për përpjekjet e mbrojtjes kibernetike.
“Çdo dollar që do të vijë do të vlerësohet shumë. Unë mendoj se ata duhet dhe do të tregojnë se na mbështesin në këtë situatë”, tha Rama.
Britney Spears nis pushimet drejt vendit tropikal, “ngacmon” fansatBritney Spears po shijon momentet e saj të fundit të verës duke nisur një tjetër arratisje tropikale.
Ditën e djeshme, ylli i popit ka shpërndarë një video ku shihet duke pozuar në një plazh. Në klip, Spears mban një kapele ngjyrë rozë, bikini, syze dielli të zeza dhe asgjë tjetër.
Këngëtarja e famshme ngacmon përsëri. Nën kapelën e saj, flokët biondë të Spears duket se janë të prera deri në gjatësinë e shpatullave. “I preva të gjitha flokët, nuk dua ta tregoj akoma”, ka shkruar ajo në komente.
Spears së fundmi bëri një rikthim në krye të listës duke bashkëpunuar me Elton John për një cover të “Hold Me Closer”, kënga e saj e parë e publikuar në gjashtë vjet.
Në një video të postuar në Instagram, Spears festoi publikimin. “Përshëndetje Sir Elton John ne jemi nr. 1 në 40 vende, unë jam në vaskë tani dhe jam gati të shkoj të kaloj ditën më të mirë ndonjëherë dhe shpresoj që të jeni mirë.“” tha ajo në atë kohë.
Në një intervistë John foli për punën me Spears, duke zbuluar se ajo regjistroi pjesën e saj për “Hold Me Closer” korrikun e kaluar, duke e mbyllur performancën në “më pak se dy orë”.
“Ajo këndoi në mënyrë fantastike,” tha John për median. “Të gjithë thoshin se nuk mendojnë se ajo mund të këndojë më. Por unë thashë, ajo ishte e shkëlqyer kur filloi, kështu që mendoj se mundet. Dhe ajo e bëri atë, dhe unë isha shumë i emocionuar me atë që bëri.”
Ukrainë, përpjekje për të rindërtuar shkollat e shkatërruaraMiliona nxënës ukrainas po rikthehen në shkolla, ndërsa sirenat që paralajmërojnë për sulme ajrore ndërpresin orët e mësimit.
Më shumë se 2 mijë shkolla janë shkatërruar në të gjithë vendin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze ishte në fshatin Bohdanivka pranë Kievit, ku forcat ruse shkatërruan shkollën dhe kopshtin e fëmijëve.
Fshati Bohdanivka në Ukrainë ishte nën pushtimin rus për 20 ditë. Forcat ruse e kthyen shkollën dhe kopshtin e fëmijëve në një bazë ushtarake dhe spital. Kur ushtria ukrainase erdhi për të çliruar fshatin, rusët i vunë zjarrin objekteve duke i shkatërruar plotësisht.
Duke ecur mes rrënojave, aty ku ka punuar për shumë vite, drejtoresha e shkollës kujton kohën kur iu desh të largohej së bashku me vajzën për të shpëtuar nga forcat ruse.
“Shkolla dhe kopshti i fëmijëve në një fshat, është zemra e gjithçkaje. Pra, kjo ishte gjëja më e dhimbshme që ka ndodhur në fshatin tonë. Kur mësuam se shkolla kishte marrë flakë, shpresuam se disa pjesë të saj do t’i shpëtonin zjarrit. Por shpejt mësuam se nuk kishte mbetur asgjë nga shkolla”, tregon për Zërin e Amerikës, Ludmyla Deyko, drejtoresha e shkollës.
Duke qëndruar në vendin ku dikur ishte zyra e saj, ajo tregon se sa e zhvilluar ishte shkolla që drejtonte dhe se ëndërron t’i rikthejë nxënësit e saj. Ajo mezi pret që shkolla të rindërtohet sa më shpejt.
Më shumë se 300 nxënës të këtij fshati janë kthyer për vitin e ri shkollor dhe autoritetet lokale po përpiqen të krijojnë normalitet për jetën e këtyre fëmijëve.
Olexandr Kutzenko, i cili mbikëqyr sisitemin arsimor, thotë se të gjithë fëmijët e këtij fshati kanë rifilluar shkollën në objektet e tjera që janë afër.
“Në këtë kohë jemi duke punuar në rindërtimin e objektit. Ne e kuptojmë se vendi është në luftë dhe nuk ka para të mjaftueshme, ndaj shpresojmë në ndihmë nga investitorët për të rindërtuar shkollën”, thotë ai.
Si zgjidhje e përkohshme, një qendër kulturore do të kthehet në shkollë. Disa organizata të shoqërisë civile, të drejtuara nga ish-ministrja e Arsimit Hanna Novosad, po ndihmojnë me këtë projekt dhe në projekte të tjera në mbarë vendin.
“Rusia po bën luftë, jo vetëm kundër popullit ukrainas, por edhe kundër sistemit arsimor. Nëse shikoni shkallën e shkatërrimit, është e madhe dhe është vërtet e vështirë të mos shikoni se ata po shkatërrojnë qëllimisht shkollat tona. Më shumë se 2000 shkolla në mbarë vendin janë dëmtuar dhe ka qindra fshatra si ky, ku nuk ka mbetur asnjë shkollë dhe nuk ka akses në arsim. Dhe ata e bëjnë këtë në mënyrë shumë të qartë për arsye ideologjike gjithashtu”, thotë ajo.
Pavarësisht shkatërrimit, mjediset ku do të zhvillohet mësimi për fëmijët po rindërtohen.
“Ne po punojmë edhe në të ashtuquajturën hapësirë mësimore dixhitale. Por kjo këtu do të jetë një hapësirë për fëmijët që jetojnë në këtë fshat, ku do të kenë qasje në pajisjet që vijnë brenda javës së ardhshme, ku do të kenë qasje në internet dhe do të mund të punojnë vetëm ose të kenë mësimet e tyre online .”
Mjeku Artan Çomo thirrje të fortë shtetit: Duhet të jetë një hap para, jo 5 pasMjeku onkolog Artan Çomo, gjatë takimit të zhvilluar sot në Elbasan me kreun e PD, Sali Berisha, në kuadër të fushatës “Tetori rozë” ka dhënë disa mesazhe të forta.
Ai tha se nuk mjaftojnë vetën mesazhet sensibilizuese, por duhet të punohet për kapjen në kohë të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij.
Sipas mjekut, në SHBA dhe në shtete të tjera europiane që kanë një standard të lartë mjekësie, tashmë ky kancer quhet plotësisht i shërueshëm, por shtete të tjera ku futet edhe Shqipëria, ende jo.
Sipas tij është më rëndësi të veçantë që qeveria të punojë më shumë në këtë drejtim, duke pasur parasysh politika të caktuara, ku është thelbësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë kontrollin e mamografisë në mënyrë të rregullt, ndërsa për grupmoshën që janë më të rriskuara duhej të gjendet mundësia që mamografia të bëhet e detyrueshme.
Brad Pitt reagon pas akuzave të Angelina JolieAktori i famshëm Brad Pitt akuzohet për sjellje abuzive ndaj Angelina Jolie dhe fëmijëve të tyre.
Menjëherë pas akuzave Brad Pitt mohoi të gjitha deklaratat e saj, dhe e quan ‘shpifëse’ dhe këto pretendime se ai është dhunues jane të pavërteta.
“Akuzat e saj janë krejtësisht të pavërteta”, thotë përfaqësuesi i 58-vjeçarit.
Burimet pranë Pitt thanë se: ‘Angelina Jolie është në një fushatë shpifëse kundër Brad Pitt, duke përsëritur të njëjtat pretendime që ajo ka bërë për vite me radhë.
Gjithashtu burimet u shprehen se Pitt ka një marrëdhënie të tensionuar me fëmijët dhe ata janë krejtësishtë të larguar nga babai i tyre.
Sipas Jolie, në vitin 2016 në një udhëtim familjarë ai ka derdhur alkool mbi të dhe fëmijët. Njëri prej tyre, në fakt, “pothuajse e ka mbytur”, siç ka deklaruar në denoncimin e saj.
Në atë periudhë është bërë dhe një hetim nga FBI por çështja u mbyll për mungesë provash, dhe nuk u ngritë asnjë akuzë ndaj Pitt.
Në një deklaratë për CNN, përfaqësuesi i Brad tha: Brad ka pranuar përgjegjësinë për atë që ka bërë, por jo për gjërat që nuk i ka bërë. Këto akuza të reja janë krejtësisht të pavërteta.
Burimet thonë se është e qartë se “gjithçka që Angelina dëshiron është hakmarrja ndaj Brad” dhe se ajo ka helmuar fëmijët kundër Brad. Ai kurrë nuk ka thënë publikisht një fjalë të keqe për Angelinën, për hir të fëmijëve të tyre”.