Aplikacion
Komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i ka dhënë ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve.
Angela Merkel u kritikua gjerësisht për politikën e saj ndaj refugjatëve në 2015 dhe 2016 – veçanërisht për fjalinë e saj “Ne do t’ia dalim”. Komisariati i Lartë i Refugjatëve UNHCR, nga ana tjetër, e nderon rolin e saj gjatë kësaj kohe me çmimin Nansen. Në atë kohë – “në kulmin e luftë së Sirisë” – Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.
Merkel “tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët veprojnë në mënyrë korrekte dhe punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat e botës në vend që t’ua kalojnë përgjegjësinë të tjerëve,” argumentoi UNHCR. Politikanja e partisë gjemrane të qendrës së djathtë, CDU, dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Gjermanisë si një vend partner i rëndësishëm humanitar, i besueshëm dhe aktiv, thuhet në deklaratën e UNHCR.Duke parë prapa, kancelarja e atëhershme shpjegoi: “Ishte një situatë që si rrallë herë më parë vuri në provë vlerat tona evropiane. Nuk ishte asgjë më shumë dhe asgjë më pak se një imperativ humanitar.”
“Tregoi guxim moral dhe politik”
Filippo Grandi, Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, vlerësoi vendosmërinë e ish-lideres për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të përkrahur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare. “Duke ndihmuar mbi një milion refugjatë të mbijetojnë, Angela Merkel dëshmoi guxim të madh moral dhe politik”, tha Grandi.
Çmimi i përvjetshëm Nansen u themelua në vitin 1954 për nder të Komiart të parë të OKB-së për Refugjatët, eksploruesit norvegjez të Arktikut, Fridtjof Nansen. Ai nderon angazhimin e jashtëzakonshëm për refugjatët. Çmimi përfshin edhe një shpërblim prej 150 000 dollarësh (rreth 152 000 euro). Grandi do t’ia dorëzojë çmimin Merkelit në një ceremoni që do të zhvillohet më 10 tetor në Gjenevë.
Vitin e kaluar, çmimi Nansen iu dha një organizate humanitare në Jemen, Shoqatës Jeel Albena për Zhvillim Humanitar (JAAHD), e cila ka ndërtuar strehimore emergjente për dhjetëra mijëra viktima të konfliktit. Në vitin 2020 me këtë çmim u mësuesja kolumbiane Mayerlín Vergara Pérez, e cila prej vitesh lufton për të drejtën e arsimimit të fëmijëve refugjatë./DW
Pse të lindurit në muajin tetor janë kaq të veçantë!Të lindurit e muajit tetor janë të veçantë për shumë arsye dhe më poshtë do shkruajmë të gjitha karakteristikat unike të tyre.
Janë natyra të paqta e miqësore
Kanë një personalitet simpatik që i bën të dëshiruar në çdo rreth shoqëror. Njerëzit e lindur në muajin tetor dinë si të shuajnë konfliktet dhe kurrë nuk i nxisin këto të fundit. Janë tejet tërheqës dhe personaliteti i tyre tërheq si një magnet. Kanë aftësi të përshtaten mjaft mirë dhe zor se bëjnë armiq !
Optimist
Të jesh me një person që ka lindur në muajin tetor do të thotë ta shohësh gjithnjë gotën gjysmë plot. Ata janë optimistë dhe e shohin jetën gjithë ngjyra. Nuk e humbasin shpresën dhe kanë aftësinë të të ngrenë moralisht.
Njerëzit e lindur në tetor shquhen për natyrën e tyre romantike. Bëjnë çmos për të fituar dashurinë e njeriut që duan dhe kur e fitojnë, nuk e marrin të mirëqenë, por gjithmonë përpiqen ta surprizojnë e ta bëjnë të lumtur.
Empatikë të lindur
Ata që festojnë ditëlindjet e tyre në tetor janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale. Njerëzit e lindur gjatë këtij muaji janë të vetëdijshëm për emocionet e tyre dhe aftësitë e tyre shoqërore dhe ndjeshmëria janë njësoj të jashtëzakonshme.
Njerëzit e lindur në tetor krijojnë balancë dhe stabilitet në çdo gjë që bëjnë dhe kanë një pikëpamje pozitive për jetën. Nuk i pëlqejnë përballjet dhe i shmangin ato sa herë të jetë e mundur.
Kanë gjithashtu një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë deri në perjetesi. Janë sharmantë dhe fjalëshumë dhe edhe pse ju pëlqen të keni njerëz përreth, janë gjithashtu edhe shumë të pavarur.
Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur turk, refuzoi të performonte 1 këngëKëngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë, një grup prej disa personash të cilët ndodheshin në ambientin ku këngëtari turk po këndonte, i kanë kërkuar atij që të performonte një këngë, por Onur Şener ka refuzuar kërkesën e tyre. Pasi refuzimit, ata kanë filluar të debatojnë me muzikantin.
Më pas debati agravoi aq shumë saqë Şenerin e plagosën me copa xhami në fyt. Pas ngjarjes, artisti u dërgua në spital, por me gjithë ndërhyrjet mjekësore nuk mund të shpëtonte.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar 3 nga 5 personat e dyshuar për vrasjen e muzikantit Onur Şener i cili gjeti vdekjen si pasojë e sherrit në një ambient argëtimi në lagjen Çankaya të Ankarasë.
Calhanoglu ringjall Interin, Barcelona bie në San Siro, fitojnë Napoli e Liverpool | VIDEOInter mposhti ekipin e Barcelona 1-0 në Champions League, duke fituar tri pikë shumë të rëndësishme për rrugëtimin në Grupin C.
Në San Siro, zikaltrit e Simone Inzaghi-t luajtën një ndeshje kompakte të përbërë nga mbrojtja e hekurt dhe kundërsulmi.
Në fund të pjesës së parë, Inter kaloi në avantazh me mesfushorin Calhanoglu me një goditje kirurgjikale nga hyrja e zonës.
Në pjesën e dytë, reagimi i katalanasve çoi në shtyllën e Dembélé dhe një gol të anuluar nga Pedri, për prekje me dorë nga Fati.
Me fitoren e marr Inter ngjitet në kuotën e 6 pikëve në Grupin C, 3 më shumë se Barça e treta dhe 3 larg Bayern në krye që mundi 5-0 Plzen në “Allianz Arena”.
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:

Twitter do kalojë ne pronësinë e Elon Musk, kjo pasi kompania aktuale pranoi ofertën e tij prej 44 miliardë dollarësh. Madje, marrëveshja pritet të përfundojë në javët në vijim, me zgjidhjen e procedurave.
Në një letër drejtuar kompanisë të hënën mbrëma, njeriu më i pasur në botë e informoi atë se planet e tij për marrjen e kompanisë do të realizoheshin. Pas publikimit të informacionit, çmimi i aksioneve të Twitter në bursën e Nju Jorkut u rrit me 18%, duke detyruar autoritetet të pezullojnë tregtimin e aksioneve.
Musk kishte propozuar në prill blerjen e rrjetit social për 44 miliardë dollarë. Megjithatë, ai ndryshoi shpejt mendjen dhe tërhoqi propozimin e tij, duke përmendur ndër të tjera informacionin e pamjaftueshëm që Twitter i dha atij për llogaritë e rreme.
Twitter e çoi atë në gjykatë në përpjekje për të detyruar marrjen e kontrollit.
Gjyqtarja Kathaleen McCormick kohët e fundit mohoi kërkesën e Musk për të shtyrë procedurat. Burimet e cituara nga Bloomberg thanë se Musk kishte frikë se McCormick do të anonte me Twitter dhe do të detyrohej të blinte kompaninë pas një padie jashtëzakonisht të sikletshme.
Hakerat treguan lëvizjet e policisë, gazetarja: Publikimi i të dhënave rrezikon hetimetGazetarja Dorjana Bezat thotë se të dhënat që dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit venë në rrezik hetimet që janë në vijueshmëri në vend.
“Një njeri që sheh aty se është nën hetim, do veprojë. Mund të prishë provat ose mund të largohet nga Shqipëri”, thotë ajo.
1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor u publikua sot nga hakerat Home Land Justice.
Ndërkohë, sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në punë plorësisht. Në 10 shtator sistemi TIMS u sulmua nga hakerat iranianë.
Gazetarja Dorjana Bezat thotë se përtej të dhënave që hakerat kanë publikuar falas për të gjithë, ata kanë ofruar dhe mundësinë e blerjes se komplet sistemit TIMS.
Rita Ora zbulon tatuazhin që nuk e kishim vënë re më parëRita Ora ka publikuar një set fotosh ku ka zbuluar tatuazhin e saj si rrallë herë.
Këngëtarja hyri në Instagram për të treguar pamjen e saj të fundit teksa pozoi për foton e saj të guximshme teksa punonte në një studio në Zelandën e Re.
Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi belin e saj të hollë në pantallonat e prera, të cilat zbuluan tatuazhin e saj.
“Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë“, përkthehet tatuazhi i saj i cili shkruhet mes ijeve të saj duke shkuar deri nën bark.
Rita zbuloi gjithashtu barkun e saj të tonifikuar teksa veshi një bluzë xhins, duke i lënë flokët e saj bionde të bjenë në shpinë si valë deti.
Rita, e cila është larguar nga Britania e Madhe për një jetë në Australi.
Ajo mbajti një filxhan kafe ndërsa u tha fansave të saj: “Pushim kafeje – dhe zmadhim”, ndërsa pozonte përpara dhe mbrapa, duke lënë të kuptohej se të gjithë do zmadhonin foton e saj për të parë me imtësi tatuzhin që mori gjithë vëmendjen.
Rita njihet për fotot e saj mahnitëse në rrjete sociale duke na surprizuar herë pas here me poza si seti fotografik para pak kohësh nudo në vaskë.

Iranianët kanë protestuar për të shtatëmbëdhjetën ditë me radhë, protesta anti-qeveritare që u nxitën nga vdekja e një gruaje të re në kohën sa ishte në paraburgim. Ndërkaq, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka bërë thirrje për unitet.
Universitetet dhe shkollat e mesme iu bashkuan protestave, duke i zgjeruar demonstratat që po mbahen pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo shamisë së kokës.
Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën protestat në Teheran, Karaxh, Shiraz dhe Isfahan, teksa pjesëmarrësit brohorisnin slogane, sikurse “Vdekje për diktatorin”.
Gjatë një seance parlamentare, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, pranoi “dobësitë dhe dështimet” e shtetit, por në të njëjtën kohë përsëriti deklaratat e zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe ato të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar armiqtë e Iranit për trazirat.
Madhësia e trazirave në Iran ka qenë e vështirë të verifikohet, pasi Qeveria ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale dhe internet. Dëshmitarët kanë raportuar se ka tubime spontane në mbarë vendin, përfshirë edhe protesta të vogla, me qytetarët që po protestojnë edhe në katet më të larta të ndërtesave, dhe gratë po prenë flokët e tyre dhe po djegin shamitë.
Në Teheran, lagjet Tehranpars dhe Ekbatan, kanë qenë qendra e protestave, teksa të shtënat me armë po ashtu janë dëgjuar në sfond.
Studentët e mjekësisë në Universitetin e Gilanit, më 4 tetor protestuan për të kundërshtuar përdorimin e ambulancave nga forcat e sigurisë që po shtypin protestat.
Videot e publikuara më 4 tetor po ashtu shfaqën dyqanet e mbyllura në rrugën Talagani në qendër të Isfahanit. Mbyllja e dyqaneve ishte pjesë e një greve.
Ka raportime se mësuesit në Sagez, vendlindjen e Mahsa Aminit, kanë hyrë në grevë, ndërkaq nxënësit po protestojnë në rrugë.
Vdekja e Aminit më 16 shtator shkaktoi një valë të madhe zemërimi mbi rregullat që autoritetet aplikojnë ndaj grave, sa i përket bartjes së detyrueshme të hixhabit. Gratë në Iran thonë se kjo masë thekson mungesën e të drejtave të tyre në Republikën Islamike.
Aksident fatal në punë ka ndodhur pasditen e sotme në Gironico, një fshat i Colverde, në zonën e Como në Itali.
Një punëtor 40-vjeçar, i cili po kryente një gërmim për punime rrugore rreth tre metra të thellë, është groposur për shkak të një defekti në rrugë.
Shpëtimi nga zjarrfikësit dhe 118 punonjësit ishte i padobishëm pasi viktima pati vdekje të menjëhershme.
Karabinierët po kryejnë hetimet e kompetencës dhe Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kapen 30 kg kanabis në një banesë në Krujë, një i arrestuar (EMRI)Një sasi prej 30 kg kanabisi është kapur nga policia e Krujës.
Burime bëjnë me dije se droga është kapur në banesën e Elgan Martinit në banesën e këtij të fundit.
Sipas informacioneve mësohet se sasia e lëndës nadkotike ka qenë në proces tbarjeje, ndërsa një pjesë e saj ishte ndarë në doza gati për shitje.
Pas kostatimit të drogës, policia bëro të mundur arrestimin e Martinit, ndaj të cilit rëndon akuza prodhimit dhs shitjeve të lëndëve narkotike.