zoom

Day ArchiveMe këtë shenjë, mos e merrni mundimin të krijoni lidhje romantike

Kombinimet më të këqija i gjeni në vijim, por nëse fiksimi juaj ka pikërisht këtë shenjë, provojeni, por kini parasysh çfarë do të lexoni këtu.

Dashi & Gaforrja
Dashët impulsivë dhe energjikë kanë nevojë për një partner optimist që të ndjekë rrymën me ta. Gaforrja s’ka asnjë nga këto cilësi dhe bashkë ndonëse në dukje kompesojnë njëri-tjetrin do të formonin një çift goxha dramatik. Gaforrja e ndjeshme ka nevojë për siguri dhe një partner të parashikueshëm që ta bëjë të ndihet mirë, por kjo kërkon shumë durim nga ana e një Dashi i cili është gjithnjë në kërkim të aventurës, tensionit dhe emocioneve të reja.

Demi & Shigjetari
Këta të dy duan gjëra krej të ndryshme nga jeta. Thënë këtë, lidhja bëhet paksa e vështirë për një Shigjetar dhe një Dem. Këta të fundit kërkojnë siguri dhe jetë të rehatshme e ndërsa Shigjetari është lindur për të qenë i lirë, pa zinxhira që do ta mbanin të mbërthyer, qofshin këto edhe të mira materiale.

Binjakët dhe Akrepi
Binjakëve ju pëlqen t’i mbajnë gjërat gjithmonë në dritë dhe interesante. Thënë këtë, s’është surprizë që shpesh interesohen dhe janë të dhënë pas Akrepave që i intrigojnë me pasionin dhe misterin që fshehin. Gjithsesi mes tyre ka një ngërç emocional që shpesh i ndalon të funksionojnë si çift. Ndërkohë që një Binjak do të luajë gjatë gjithë kohës, Akrepi do thellësi emocionale dhe padashur bëhet posesivë për natyrën flirtuese të partnerit.

Gaforrja & Ujori
Siç e thamë, Gaforrja ka nevojë për shumë siguri në një raport romantik, por Ujori duke qenë aq i pavarur sa është e ka të pamundur ta garantojë këtë. Ata janë gjithmonë në lëvizje dhe duke parë përpara se ç’po ndodh me botën. Kjo do t’ja vështirësonte shumë punën një Gaforreje.

Luan & Akrep
Për një Luan dhe një Akrep lidhja ka konflikte, shumë konflikte. Akrepët i shohën Luanët si të përqëndruar vetëm tek vetja kurse nga ana tjetër një Luan e ka thuajse të pamundur të kuptojë qëllimet e Akrepit.

Virgjëresha & Shigjetari
E shohin jetën shumë ndryshe, gjë që do t’jua vështirësonte marrëdhënien. Një shenjë me këmbë në tokë si Virgjëresha, aq e organizuar dhe orientuar ndaj detajeve do ta kishte të vështirë të qëndronte gjatë me një Shigjetar që ka prioritet emocionet, aventurën dhe dëshirën për të mos u mërzitur kurrë.

Peshorja & Bricjapi
Një lidhje mes tyre do të ishte goxha sfiduese. Një Bricjap motivohet nga puna, statusi, arritja e objektivave, e ndërsa Peshorja është shumë e interesuar për marrëdhëniet ndërpersonale dhe ato shoqërore.

Akrepi & Peshorja
Problemi më i madh i Akrepit në një lidhje është natyra xheloze. Nga ana tjetër, Peshorja flirtuese do t’ja nxirrte në pah shumë shpejt këtë tipar dhe ja ku është problemi! Ky kombinim e ka të pamundur të shohë në thellësi të njëri-tjetrit.

Shigjetari & Bricjapi
Shigjetarët e urrejnë të ndihen të ngecur në një lidhje. Ata janë shpirtra të lirë dhe duan shumë liri dhe kohë të kaluar me veten për t’u ndjerë të lumtur. Bricjapi nga ana tjetër vepron me logjikë dhe nderon traditat, gjë që i bën të mos jenë në të njëjtën linjë.

Arbnora Ademaj na surprizoi me deklaratën e saj: “Netflix do të flasë shqip”

Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare po merr një vëmendje të jashtëzakonshme së fundmi. Ajo tashmë është konkurrente në “Dance With Me”, ku në puntatën e parë të spektaklit të kërcimit dha një lajm të rëndësishëm.

Bukuroshja e cila po merr një vëmendje të madhe në fushën e aktrimit në Turqi, ka thënë se ka anuluar 2 projekte për të qenë pjesë e “Dance With Me”.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli, kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu”, theksoi ajo.

Madje, ajo foli edhe turqisht në skenë. Bukuroshja bëri si fillim një përshëndetje e më pas tha se “në këtë skenë do të bëhet tërmet”.

Arbnora foli paksa edhe për karrierën e saj. Madje, ajo zbuloi se së shpejti Netlifx do të flasë shqip.

“Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix, do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj” – theksoi ajo.

Arbnora Ademaj ka marrë pjesë në serialin e njohur turk “Kirik Hayatlar” dhe menjëherë mori një famë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, suksesi i saj vijon edhe në projekte të tjera e jo vetëm.

Lamtumira e fundit! Mbretëresha Elisabeth II varroset pranë Dukës Philiph

Mbretëresha është varrosur pas një ceremonie private në Windsor, thotë Familja Mbretërore. Një deklaratë në faqen e tyre të internetit Familja Mbretërore thotë se ajo u varros së bashku me Dukën e Edinburgut, në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë familja e saj e ngushtë.

Funerali shtetëror për madhërinë e saj, Mbretëreshën u zhvillua në Westminster Abbey të hënën më 19 shtator në orën 11:00.

Shërbimi Funeral dhe organizimet ceremoniale shoqëruese i bënë homazhe mbretërimit të jashtëzakonshëm të Mbretëreshës dhe jetës së jashtëzakonshme të shërbimit të Madhërisë së Saj si Kryetar i Shtetit, Kombit dhe Komonuelthit.

Tërmeti 7.6 ballë godet këtë shtet, jepet alarm për tsunami

Një tërmet i fortë ka goditur ditën e sotme Meksikën, konkretisht Michoacanin.

Autoritetet njoftojnë se tërmeti ishte me magnitudë 7.6 ballë, ndërkohë është dhënë alarmin për një tsunami të mundshëm.

Deri në këto momente në mediat ndërkombëtare nuk raportohet për lëndime në njerëz, por dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Shqiptari dhunon gruan në Greqi, dëshmia: E bëra se nuk kishte pastruar shtëpinë

Një grua në Volos, e cila nuk mund të duronte më kërcënimet dhe sulmet ndaj saj, i dha fund torturave që po përjetonte nga bashkëshorti i saj.

Ngjarjet kulmuan të premten, kur 40-vjeçari shqiptar e ka goditur me grusht dhe ka tentuar t’i thyejë krahun.

Një fqinj ka dëgjuar viktimën duke bërë thirrje për ndihmë dhe ka lajmëruar Policinë, si pasojë e të cilit burri dhunues është arrestuar pak më vonë. Siç tha gruaja në dëshminë e saj, burri i saj i dhunshëm shkoi në shtëpi i dehur, i bërtiti dhe më pas e goditi me grusht, ndërsa në inat e ka kapur për krahu dhe ka tentuar t’i thyejë kyçin e dorës.

Pas këtij episodi, gruaja mori një fëmijë të saj dhe u largua nga shtëpia.

Viktima ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht ishte i dehur, sipas mediave greke.

40-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Rrethit të Volosit, u procedua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe lëndim trupor në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo.

Mirëpo ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij nuk pastron shtëpinë!

VIDEO/ Momenti më i ëmbël në ceremoninë e varrimit të mbretëreshës Elizabeth

Mes momenteve  të trishta në funeralin e mbretëreshës Elizabeth, ka pasur edhe një episode shumë të bukur mes princeshës Charlote dhe xhaxhait të saj, Harry. Ky i fundit ka zgjedhur që t’i japë një buzëqeshje të ëmbël teksa Charlote po i dhuronte një shikim.

Çfarë bizhuterish mbajtën anëtarët e familjes mbretërore në funeralin e monarkes

Anëtarët e familjes mbretërore, në ditën solemne të funeralit të mbretëreshës Elizabeth II, kishin vendosur bizhuteri për të përfaqësuar edhe pasionin e monarkes për kuajt.

Edhe princesha Charlotte, iu përshtat protokolleve, duke u veshur me të zeza, me një kapele, ndërsa mbante edhe një karficë në pallto. Bizhuteria ishte në formë patkoi e mbushur me diamante dhe ishte një dhuratë që mbretëresha i kishte bërë stërmbesës së saj.

Lady Louise Windsor, vajza e Princit Edward dhe Sophie of Wessex, për funeralin e gjyshes mbajti një gjerdan me formën e kokës së kalit.

Kate, Princesha e Uellsit, zgjodhi të mos vishte karfica, për të theksuar gjerdanin: katër rreshta me perla japoneze të lidhura së bashku nga një kapëse diamanti, ishin pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Elizabeth II, e cila vendosi t’ia jepte Kate.

Kate i ka veshur edhe më parë varësen me perla, ndërsa këtë koleksion bashkë me vathët e ë mbajtur edhe Lady Diana.

Për Meghan Markle, Dukeshën e Sussex-it, zgjedhja është e qartë: asnjë bizhuteri tjetër përveç një palë vathësh që mbretëresha i dhuroi, me rastin e takimit të tyre të parë publik të realizuar së bashku, pa asnjë anëtar tjetër të familjes mbretërore të pranishëm.

Ndërsa Camilla, duket se nuk ka preferuar që të jetë në qendër të vëmendjes për pamjen e jashtme. Ajo ka huazuar një karficë nga Thesari i Kurorës: Është karfica Jubilare e Mbretëreshës Viktoria, në formën e një zemre me numrin 60 brenda (pikërisht numri i viteve të mbretërimit ), me tre safirë.

Konjufcka nesër në Tiranë, Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi 

Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë më 20 shtator një marrëveshje bashkëpunimi, në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcka do të do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve.  Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00. ​ Pas nënshkrimit të memorandumit, Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Në mbledhjen e 8-të të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovë më 20 qershor, dy qeveritë nënshkruan 19 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.

Në këtë mbledhje, kryeministri Rama propozoi që me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, në nëntor të mbahet në Tiranë mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve.

Sulmet kibernetike, Meta “kthehet” në kohën kur ishte president

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta sqaron se ka marrë garanci se nuk do të kishte asnjë problem, ndërsa ngre pyetjen nëse mban dikush përgjegjësi që sekretet e shtetit dhe qytetarëve janë zbuluar.

‘Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem. Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?’ shkruan Meta.

Referuar disa të dhënave sekrete që po qarkullojnë në mediat online, prokuroria ka është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat prej gati 4 javësh mbetën të bllokuara. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

Meta nis nga puna për organizimin e PL-së, takim me shtabin e njësisë 5 në Tiranë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me shtabin e njësisë 5 në Tiranë, ku ai është edhe i deleguar. Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se vendimtare për të fituar betejën është organizimi.

Ish-Kreu i Shtetit, shprehet i bindur se me përkushtimin e të gjithë anëtarëve të partisë do të behën ndryshime të forta për qytetarët dhe interesat e tyre.

Me shtabin e Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës. Kur vizioni politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.

Jam i bindur se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre”, shkruan Meta.