Aplikacion
Moderatorja Armina Mevlani ka treguar së fundmi disa detaje lidhur me dasmën e saj me Shkëlzenin. Ajo tha se dasma do të organizohet në fund të shtatorit.
Gjithashtu tha se e zgjodhën këtë muaj pasi së bashku me Shkëlzenin, e duan shumë vjeshtën.
Më tej, Armina ka treguar se kunata e saj Argita Malltezi e ka ndihmuar lidhur me organizimin e dasmës.
Prezantuesja simpatike shtoi se me kunatën ka marrëdhënie të mira si dhe lidhur me dasmën, nënvizoi faktin se do të ketë më pak se 300 të ftuar dhe pa diskutim që menu tradicionale.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- theksoi Armina Mevlani.
Më herët, Arminën e kanë pyetur ndjekësit edhe për ‘sekretin’ e jetëgjatësisë së lidhjes së saj me Shkëlzenin. Pa ngurrojë, bukuroshja e ekranit tha se të dy ata ndajnë të njëjtat këndvështrime për jetën, janë ëndërrimtarë dhe shumë romantikë.
U konfirmua/ Aktorja nga Shqipëria do të drejtojë “Big Brother Vip Kosova”
Së shpejti pritet që të startojë dhe spektakli i madh “Big Brother Vip Kosova”.
E ndërsa nuk janë zbuluar emrat e banorve që do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, dimë që programin do ta prezantojë moderatori i njohur Alaudin Hamiti. Por ai nuk do të jetë vetëm…

Burime për “Prive.al” kanë zbuluar se krah Alaudinit do të jetë dhe moderatorja Jonida Vokshi ku do të drejtojnë së bashku netët ‘live’.
Madje disa ditë më parë, Jonida ngriti dyshimet se do të ishte pjesë e formatit pasi publikoi në Instagram një telefonatë të kryer nga produksioni. Në video shihet si sfond logoja e formatit dhe emri i telefonuesit “Big Brother”. Pasi telefoni hapet dëgjohet një zë që thotë: “A je gati?”
Së fundmi duke folur mbi eksperiencën e re që e pret, Jonida zbuloi më shumë detaje për momentin kur mori propozimin.
“Ftesën për të qenë pjesë e projektit si fillim e mora nga telefoni pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, u shpreh ajo.
Vlen të theksohet se vitet e fundit jeta e saj ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës pasi u martua me producentin nga Kosova, Besnik Krapi me të cili ndan dhe një vajzë.
Ndryshe, përgatitjet janë drejt përfundimit dhe spektakli “Big Brother VIP Kosova” pritet që shumë shpejt të nisë rrugëtimin për audiencën e gjerë kudo ku flitet shqip, përmes Klan Kosova dhe ArtMotion. Surprizat nga ky produksion i cili vjen për të parën herë në Kosovë do të vazhdojnë.
Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.
Teksa Alaudini do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, Arbana do jetë në “Big Brother VIP” në Shqipëri në dhjetor. Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”.
Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se proçesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.
Financimi me 500 mijë $ nga Rusia/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e BashësGazetarja Klodiana Lala risolli në emisionin ‘Open’ dëshminë e ish-kryetarit Lulzim Basha para hetuesve për akuzat mbi financimin rus në PD. Ajo tha se në 6 pyetjet që i ishin bërë Bashës, ai kishte dhënë të njëjtën përgjigje, ndërsa shtoi se për rastin në fjalë s’ka pasur hetim.
“Është dosje e pa hetuar. Më rezulton se është e pa hetuar. Dua të kundërshtoj me përveç atë që tha zoti Noka. Nuk e shoh kështu, Mendoj se ky është një hall i PD. Duket në pamje të parë se është mbrojtje ndaj Bashës, por është hall i PD. Nënkuptoj faktin se po të shohësh dosjen hetimore, thotë: PD, dhe jo zoti Basha. Sot PD ka detyrimin përpara shqiptarëve që të tregojë nëse ka realisht para të marra apo shtetas rusë që kanë lobuar për interes të kësaj force. E keni parë një sulm që ju vinte nga socialistët. Dhe tani thonë: Ky nuk është hall i PD, por i Bashës. Jo që nuk është hetuar dosja, por është e tmerrshme. Mjafton të shikosh dëshminë e Bashës. Kemi 6 apo 7 faqe. Në 6 pyetjet e para hetuesja e çështjes ka marrë të njëjtën fjali të zoti Basha dhe e ka traksiptuar 6 herë. Ai ka dhënë vetëm një përgjigje. Në lidhje me lobimin ku janë marrë 650 mln dollarë nga Muzin. Pyetet Basha për qëndrimin e tij dhe nga fillimi deri në fund.
“Në dijeninë time të gjitha kontratat dhe të ardhurat që ka marrë PD janë deklaruar në KQZ”. Kjo fillon dhe mbaron në 6 përgjigjet. Ajo që nuk pranoj është që të vijë zoti Noka dhe të ma shesë mua këtë histori si histori që është hall i Bashës. Ta ndajë PD nëse ka marrë para nga rusët, apo jo? Apo është sulm nga socialistët.”, tha Lala.
Armina Mevlani: Unë nuk fle dot pa burrin!Armina Mevlani mbetet një nga vajzat më tërheqëse të ekraneve dhe në rrjete. Ajo spikat edhe për lirshmërinë e mendimeve. Mevlani është një nga moderatoret e ‘Goca dhe Gra’.
Armina ka folur edhe për raportet me bashkëshortin e saj Shkëlzen Berisha.
Armina Mevlani: Nuk fle dot pa burrin. Edhe ai më thotë kur s’je ti as unë nuk fle dot… Flasim me kamera, e kështu.
Sherr me thika në Korçë, plagoset 15-vjeçari. Ja çfarë thotë policiaNjë 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në Korçë, pas një sherri me thika.
Polcia kan joftuar se 15-vjeçari është paraqitur në Spitalin e Korçës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Ndërkohë, sherri dyshohet se ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit juglindor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.09.2022, rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
82-vjeçarja nga Vlora në ndjekje penale për kotecin e pulave
Një 82-vjeçare nga Narta është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria.
Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun.
Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin Sot në Euronews Albania tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje.
Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.
FOTO/ Zbulohet një tjetër haker që sulmoi Shqipërinë, kreu i grupit të Gardës Revolucionare
Iran International ka publikuar foton e një tjetër hakeri që thuhet se është pjesë e sulmeve kibernetike të ndërmarra në disa vende të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Teksa më herët u publikuan fotot dhe merat e personave kyç në sulmin kibernetik, tashmë thuhet se bashkëpunues është dhe Reza Salarvand, i cili drejton grupin e hakerave të Gardës Revolucionale.
Ku i fundit është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike të IRGC, Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)
Ekipi i Salarvand ishte përgjegjës për përgatitjen e një baze të dhënash të objektivave për sulmet kibernetike, duke përfshirë anijet e ngarkesave, stacionet e benzinës dhe qendrat e kontrollit detar në SHBA dhe gjetkë.
30-vjeçari ka një diplomë bachelor në inxhinierinë e Teknologjisë së Informacionit nga Dega Jugore e Universitetit Azad të Teheranit me një notë më të ulët se mesatarja prej 13, sipas certifikatës së tij BS.
Të hënën, Iran International publikoi foto të hakerave iranianë që janë përgjegjës në sulmet kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.
Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj, ndërsa forcat e saj të sigurisë hynë në kompleksin e ambasadës duke kërkuar prova.
Djali akuzon babanë: Po abuzonte seksualisht me motrën, është me aftësi të kufizuaraFiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë, të ndodhur brenda një familje në një fshat të Fierit.
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion nga banorët e zonës, të cilat thanë se një vajzë me aftësi të kufizuara dyshohej se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj. “Dua të denoncoj një rast të dyshuar si përdhunim i një vajze me prapambetje mendore nga babai i saj. Bëhet fjalë për një ngjarje në një fshat të Fierit.
Rasti është mbajtur i fshehur për momentin si nga spitali i Fierit dhe nga policia. Babai i vajzës është paraqitur në spital javën e kaluar me damarë të prerë, pasi ka tentuar vetëvrasjen kur djali i tij i ka gjetur në flagrancë dhe i ka thënë se do të denoncoj në polici” ishte informacioni, që vijonte se vajza nuk ishte marrë në mbrojtje dhe vazhdonte të jetonte me babain abuziv, pasi vëllai i saj është gjithë ditën në punë.
“Dhe nëna e vajzës nuk jeton, ka vdekur dy vite më parë. Jemi të shqetësuar për këtë person abuziv, pasi është akoma i lirë dhe mund të vazhdojë të abuzojë si me vajzën e tij, por dhe mund të abuzojë dhe me dikë tjetër të dobët apo të pafuqishëm të mbrohet. Duhet të vihet para drejtësisë” vijonte informacioni.
Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan drejt këtij fshati, ku fillimisht pyetën në Ambulancë. Infermierja kishte dijeni për ngjarjen në fjalë, pasi kishte dëgjuar shumë persona që flisnin për një gjë të tillë. Por, ajo u mjaftua se “nuk kam parë vetë gjë”. Të gjithë në fshat kishin informacion, ndërsa gazetarët pyesin edhe në lokalin e lagjes. Ashtu si infermierja, edhe banorët e tjerë përmendin abuzimin e të atit ndaj vajzës me aftësi të kufizuara.
Pas denoncimit dhe informacionit nga fshati, gazetarët e Fiks Fare shkojnë në shtëpinë ku dyshohej se ndodhi abuzimi. Bisedojnë me vajzën dhe vëllanë e vajzës, të cilët pranojnë se ka pasur një tentativë të babait të tyre për të abuzuar. “Unë njoftova 127 dhe më thanë që po nuk erdhi policia nuk vijmë. Mora 112 më thanë po dërgoj postën më të afërt. Më pyeti edhe mua, ti kur hape derën çfarë po bënte babai? I thashë po tentonte të kapte cepin e divanit që të ngrihej se nuk kishte pikë fuqie më. Po çfarë t’i bëjmë ne atij, ai gjithmonë pi” thotë vëllai i vajzës. Nga ana tjetër, vetë vajza thotë se “kam frikë se mos e bën prapë, do ta ruaj”.
Fiksi bisedon edhe me inspektorin e policisë së zonës, z.Ferrik Hoxha, të cilin e gjen në një lokal shumë afër shtëpisë ku dyshohet se ndodhi edhe abuzimi. Fillimisht, inspektori bën të paditurin, pasi “e kam marrë vesh nga të tjerët, se si është muhabeti aty unë nuk kam marrë kontakt fare as në ngjarje”. Por më pas thotë se “është një veprim shumë i ulët”. Më tej pranon se “vajza ka të drejtë dhe duhet të mbrohet dhe duhet të mbrohet se s’bën”. Madje, ai i thotë gazetarëve të Fiks Fare se “di edhe disa raste më përpara që i dinte e ëma”. “Ma tregoi me kunatën e parë, dikush ka abuzuar . I thashë përse nuk erdhe të bësh denoncim që kanë abuzuar me vajzën. Mi tregoi disa persona, por nuk e di. Seksualisht ka një rast më parë nga kunata”. I pyetur se nëse mund të ndodhë sërish një gjë e tillë, ai thotë se “edhe mund t’i ndodhi, në atë familje po. I ati është qen bir qeni burrë për mua. Hajde shkojmë bashkë. Për të bërë veprime e për t’ia kaluar tjetrit është njësh ai zagari”.
Inspektori kishte informacione se ngjarja ka ndodhur. Madje, e ëma e vajzës i ka treguar edhe emrat e disa personave të tjerë që kanë abuzuar. Por, gjithmonë, ngjarjet nuk janë referuar në prokurori. Bashkë me inspektorin, gazetarët e Fiksit rikthehen te shtëpia. Vajza pranon se babai ka qenë sipër saj. “Unë po flas të vërtetën. Kur hap derën, i thashë çfarë po bën? Ja do ta shikosh ti më tha. Ishte sipër motrës dhe po kapte cepin e divanit që të ngrihej” thotë vëllai i vajzës, ndërsa pohoi se babai “pantallonat kishte veshur, po bluzë dhe kantiere jo”.
Më tej vajza thotë se “isha kështu unë shtrirë, ai ishte këtu lart mbi mua në brinjë. Ishte hera e parë dhe më tunde mua. Unë kam frikë se do ta bëj prapë. Do ta ruaj” tha vajza.
Banorët e zonës thanë se ngjarjet në atë banesë kanë ndodhur në mes të muajit gusht 2022. Ndërkohë, grupi i Fiks Fare ka shkuar sërish në atë familje, për të pyetur nëse policia e Fierit kishte bërë apo jo ndonjë veprim. Por, sërish asnjë veprim nuk ishte kryer, megjithëse inspektorët e zonës deklaruan se e kanë referuar materialin në organin e akuzës.
Fiksi interesohet në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku pas disa ditësh na vjen një përgjigje se kanë pasur informacion vetëm për tentativën e vetëvrasjes nga T.K., 65 vjeç. “Në asnjërën nga strukturat e Policisë së Fierit nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë denoncim, indicie apo pretendim, nga asnjë shtetas, se një shtetase me aftësi të veçanta ngacmohet seksualisht nga babai i saj. Duke qënë se nuk kemi pasur asnjë indicie për një rast të tillë ngacmimi, shërbimet e Policisë nuk kanë pasur asnjë bazë/motiv ligjor përse të njoftojnë shërbimet mbështetëse sociale apo të Bashkisë, apo të ngrenë pyetje për familjarët, me objekt ngacmimin seksual të shtetases”.
Më tej pohojnë se për sa i përket pretendimit se 65-vjeçari ngacmon seksualisht të bijën me aftësi të veçanta, “ju bëjmë me dije se me marrjen e kësaj kërkesë për informacion, janë pyetur familjarët e shtetases dhe asnjëri prej tyre nuk ka pasur asnjë pretendim për një rast të tillë”.
Pra, policia thotë se s’ka asnjë informacion apo denoncim për ngacmim seksual. Por, nga ballafaqimi që bëri Fiks Fare, rezultoi se inspektori i policisë kishte informacion. Madje, edhe vëllai i vajzës pranoi se ka pasur tentativë dhe ngacmim të tillë. Në gjithë këtë histori, vetëm policia s’ka informacion. E gjithë familja e di, madje i gjithë fshati dhe polici i zonës. Por sërish, vajza vijon të jetojë me babanë, siç denoncuan edhe banorët e këtij fshati.
Fiksi – Mesa jemi të informuar që nga spitali në Tiranë etj, etj ka pasur një ka pasur një tentativë përdhunimi.
Infermierja e fshatit – Po e kemi dëgjuar. E kemi dëgjuar, por gjë konkrete më shumë nuk dimë.
Fiksi – Ky fakti që ka tentuar të vrasi veten, pres damarët i ati, sepse i vëllai i ka gjetur….
Infermierja e fshatit – Po kështu kemi dëgjuar. Kështu kam dëgjuar nga koleget e mia, që ka tentuar ta përdhunojë.
Fiksi – Po më parë keni dëgjuar që të ketë pasur tentativa të tjera i ati?
Infermierja e fshatit – Unë vetë kam asistuar kur ka pasur kriza nervore, por gjë konkrete nuk di. Vetëm tani kemi dëgjuar që doli kjo e të atit.
Fiksi – Unë po kërkoj shtëpinë e …. E di ku është?
Punonjësja – Ja ajo shtëpia e dytë.
Fiksi – Është e vërtetë kjo ngjarja që ndodhi?
Punonjësja – Po nuk pashë gjë me sytë e mi nuk di çfarë të them.
Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në shtëpinë e vajzës.
Fiksi – Kam marrë vesh rastin e babait që ka prerë damarët dhe është në spital.
Vajza – Jo babin e kam këtu e kemi nxjerrë dje nga spitali.
Fiksi – Më fal që të shqetësoj, mund të flasim pak?
Fiksi – Ishe ti personi që erdhe në shtëpi dhe gjete babin në tentativë për ta përdhunuar motrën?
Fiksi – Pse e njoftove policinë?
Vëllai – Unë njoftova 127 dhe më thanë që po nuk erdhi policia nuk vijmë. Mora 112 më thanë po dërgoj postën më të afërt.
Vëllai – Posta këtu, se nuk janë polica këta, se po të vije para dy orësh i kishe të gjithë tek ai lokali.
Fiksi – Aty janë se unë aty pyeta për shtëpinë.
Vëllai – Të gjithë janë aty, policat që i mban Roskoveci. Të gjithë pinë dhe nuk vejnë re se çfarë flasin. Unë kërkova ndihmë, ata më morën mua dhe më çuan brenda.
Fiksi – Me thikë ka prerë damarët?
Vëllai – Me thikë, i ka marrë policia, ai shefi i Roskovecit.
Fiksi – Po ti çfarë bëre në atë moment?
Fiksi – Të kane marrë në polici ty?
Vëllai – Jo erdhi ai shefi këtu dhe mori një deklaratë.
Fiksi – Çfarë të pyeti?
Vëllai – Nuk tregon kjo. Më pyeti edhe mua, ti kur hape derën çfarë po bënte babai? I thashë po tentonte të kapte cepin e divanit që të ngrihej se nuk kishte pikë fuqie më. Po çfarë t’i bëjmë ne atij, ai gjithmonë pi.
Vajza – Jam e tronditur, shumë nga makina plus kjo…
Fiksi – Kjo që ndodhi me babin?
Fiksi – Sa vjeç është babi?
Fiksi – Po ti sa vjeç je?
Fiksi – Po vëllai ishte këtu kur i bëri të gjitha veprimet?
Vajza – Po, po vëllai këtu ishte. Këtu ishte vëllai
Fiksi – Vëllai i tha, që unë do thërras policinë çfarë ke bërë kështu dhe pastaj i preu damarët?
Vajza – Po, se vajti te policia vëllai.
Fiksi – Domethënë ti ishe vetëm me babin në shtëpi, babi u shtri sipër teje dhe kur erdhi vëllai e gjeti mbi ty?
Fiksi – Pastaj vëllai i tha çfarë po bën do marr policinë në telefon?
Fiksi – Kështu ndodhi?
Vajza – Po kështu ndodhi. Po more policinë unë do pres damarët. Po kështu nuk më bëri gjë babi.
Fiksi – Ti ke frikë ta tregosh?
Vajza – Kam frikë se mos e bën prapë. Do ta ruaj.
Fiksi – A mendon se unë mund ta gjej atë Ferrikun (policin) këtu tek lokali ta takoja pak ?
Vëllai – Aty duhet të jetë. Në qoftë se janë me uniformë policie aty duhet të jenë.
Shkojmë takojmë inspektorin e zonës Ferrik Hoxha
Fiksi – Ndjesë për shqetësimin.
Inspektori i zonës – Nuk ka problem.
Fiksi – Për ngjarjen në fjalë më thanë që ti je inspektori i zonës dhe ke asistuar?
Inspektori i zonës – Jo nuk kam qenë.
Fiksi – Çfarë ka ndodhur realisht?
Inspektori i zonës – Nuk e di. E kam marrë vesh nga të tjerët. Drejt muhabeti. Se si qysh tek nuk e di.
Fiksi – Sa kohë keni ju që jeni inspektor i kësaj zone?
Inspektori i zonës – Po kam nja dy tre vjet. Fole me vajzën ti?
Inspektori i zonës – Se si është muhabeti aty unë nuk kam marrë kontakt fare as në ngjarje.
Fiksi – Kush e ka marrë kontaktin?
Inspektori i zonës – Për situatën më thotë këtu që gjeta babin sipër motrës .I thashë bëj kallëzim. Le të merret OPGJ për ngjarjen që ka abuzuar babai ndaj fëmijës.
Inspektori i zonës – Më tepër …. unë kaq.
Fiksi – Për ngjarjen në fjalë çfarë është bërë?
Inspektori i zonës – E di që OPGJ para dy tre ditësh ka ardhur dhe i ka marrë një deklaratë, ajo se çfarë i ka thënë nuk e di.
Fiksi – Ekspertizë mjeko – ligjore i është bërë vajzës?
Inspektori i zonës – Jo, nuk e di.
Fiksi – Në të gjitha rastet kur dyshohet për një abuzim seksual bëhet kërkesë për të parë nëse ka pasur abuzim seksual mbi vajzën apo jo. Sepse ngjarja ka 2 javë që ka ndodhur.
Inspektori i zonës – Për mua është një veprim shumë i ulët.
Fiksi – Gjithsesi ju komisariat i vogël jeni dhe gjërat i merrni vesh me njeri – tjetrin. I dini ngjarjet që ndodhin këtu dhe se çfarë bëjnë kolegët tuaj.
Inspektori i zonës – Dëgjo, vajza ka të drejtë dhe duhet të mbrohet dhe duhet të mbrohet se s’bën. Unë e di edhe disa raste më përpara që i dinte e ëma. Ma tregoi me kunatën e parë, dikush ka abuzuar. I thashë përse nuk erdhe të bësh denoncim që kanë abuzuar me vajzën. Mi tregoi disa persona, por nuk e di. Seksualisht ka një rast më parë nga kunata.
Fiksi – Frika ime më e madhe është se vajzës mund t’i ndodhi diçka .
Inspektori i zonës – Edhe mund t’i ndodhi në atë familje po. I ati është qen bir qeni burrë për mua. Hajde shkojmë bashkë. Për të bërë veprime e për t’ia kaluar tjetrit është njësh ai zagari.
Shkojmë sërish në shtëpinë e vajzës me inspektorin.
Inspektori i zonës – Shpjegoja kësaj si është arsyeja në këtë banesë.
Fiksi – Atë ditë çfarë ndodhi? Ku i she ti kur erdhi djali?
Fiksi – O … ku ishte babi kur erdhi …?
Vajza – Aty te divani sipër meje.
Inspektori i zonës – Ja se gënjen ai. Ti … je në rregull?
Vëllai – Unë po flas të vërtetën. Kur hap derën, i thashë çfarë po bën? Ja do ta shikosh ti më tha. Ishte sipër motrës dhe po kapte cepin e divanit që të ngrihej.
Inspektori i zonës – Me çfarë veshje ishte?
Vëllai – Pantallonat kishte veshur, po bluzë dhe kantiere jo.
Inspektori i zonës – Po motra ishte shtrirë?
Vëllai – Po ai ishte i shtrirë me kokë siç ishte motra.
Inspektori i zonës – Divani ishte i hapur apo i mbyllur?
Vëllai – Ja ashtu siç është.
Inspektori i zonës – Tregoja fije për fije si është muhabeti dhe flasim pastaj bashkë .
Vajza – Ja isha kështu unë shtrirë, ai ishte këtu lart mbi mua në brinjë.
Vajza – Po hera e parë dhe më tunde mua. Unë kam frikë se do ta bëj prapë. Do ta ruaj.
Vëllai – Unë kam frikë nuk kam ku ta çoj.
Pas disa ditësh, shkojmë sërish te shtëpia e vajzës
Fiksi – Si është motra?
Vëllai i vajzës – Mirë.
Vëllai i vajzës – Mirë.
Fiksi – E rikuperoi, e kaloi pak atë?
Vëllai i vajzës – E kaloi.
Fiksi – Ça është bërë ndonjë gjë që kur isha unë herën tjetër, këta të komisariatit?
Vëllai i vajzës – Presim, sipas asaj që tha shefi i Roskovecit presim nga prokuroria tha ai.
Fiksi – E ka dërguar çështjen në prokurori?
Vëllai i vajzës – Po, po. E kanë dërguar andej dhe presim andej tha ai.
Fiksi – Me motrën ka folur njeri?
Vëllai i vajzës – Jo, jo. jo.
Fiksi – S’e kanë marrë për asgjë?
Vëllai i vajzës – Jo, jo.
Fiksi – Ku është ta takoi pak?
Vëllai i vajzës – O …?
Fiksi – Po babi ku është?
Vëllai i vajzës – Ja këtu, andej matanë.
Fiksi – Po ai inspektori i zonës erdhi përsëri?
Vëllai i vajzës – Që atë ditë.
Fiksi – Që atë ditë! Nuk u duk më?
Vëllai i vajzës – Jo. E kuptove, si ishte ai?
Fiksi – E atë ditë që e takova unë te lokali kishte pirë.
Vëllai i vajzës – E kuptove, ja! Atij i thua polic ti?! Policët rrinë kështu, pinc.
Fiksi – Ti ke vajtur te Komisariati i Roskovecit?
Vëllai i vajzës – Jo. Që atë ditë që mua më çuan që mjekova gishtërinjtë, në datën 17 gusht dhe s’kam vajtur më.
Fiksi – Po ku e more vesh ti që presin përgjigje nga prokuroria?
Vëllai i vajzës – Kur erdhi shefi, ky i Roskovecit, që e mori në pyetje të motrën…
Vëllai i vajzës – Që atëhere.
Fiksi – Si ke qenë këto ditë?
Fiksi – Në shtëpi çdo gjë mirë?
Fiksi – Mirë, është qetësuar?
Vëllai i vajzës – Mirë është, këto ditë ka dalë ka vajtur ka pyetur për dritat.
Vajza – Jam mërzitur, ku të vetë, s’kam ku shkoj. Shkoj nganjëherë të kushërira, vij prapë këtu.
Vëllai i vajzës – I ka thënë byrazerit tim ai (inspektori i policisë se zonës) që janë 87 denoncime të familjes tënde.
Vëllai i vajzës – Për çfarë bëhen këto këtu. Deri tani janë 87 denoncime.
Vëllai i vajzës – Për atë që mendon Ferriku (polici).
Fiksi – Ça mendon Ferriku?
Vëllai i vajzës – Atë që, janë gjë të luajtur që bëjnë një më dy denoncime.
Fiksi – Po më bën shumë çudi që s’kanë bërë asnjë gjë nga ana e policisë për rastin konkret.
Vëllai i vajzës – Këta asgjë!
Sulmi ndaj Putin/ Zëdhënësi i tij shfaqet me shenja në fytyrë, ja pse dyshohet për atentatMediat e huaja raportuan pak më herët se makina e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është sulmuar ditën e sotme.
Kanali anti-Putin General SVR Telegram, raporton se ndaj Presidentit të Rusisë është bërë një atentat me bombë, por që ka rezultuar i pasuksesshëm.
Sipas asaj që raporton “Dailystar” disa nga truprojat e Putin janë zhdukur pas ngjarjes, dhe kjo ngre dyshime të forta se ndaj makinës me të cilën udhëtonte presidenti rus mund të jetë bërë atentat.
Burime të pakonfirmuara theksojnë se një shpërthim i fortë ka ardhur nga pas limuzinës me të cilën udhëtonte Putin dhe dyshohet se ka qenë një “sulm me bombë”. Të njëjtat burime theksojnë se menjëherë pas kësaj ngjarjeje janë shkarkuar disa nga truprojat e Putinit të cilët edhe janë arrestuar.
Ndërkohë sipas asaj që rarporton General SVR Telegram zëdhënësi kryesor i Putinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në emisionin e tij televiziv me prerje misterioze dhe mavijosje në fytyrë. Ndërkohë që nga Kremlini ende nuk ka asnjë reagim.
Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një datë që ende nuk është bërë publike, ndërsa ka qenë i frikësuar.
Zgjedhjet parlamentare, kryeministrja e Suedisë pranon humbjen dhe jep dorëheqjenKryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, ka pranuar humbjen e së majtës dhe fitoren e koalicionit të së djathtës dhe të djathtës ekstreme në zgjedhjet parlamentare, pasi numërimi i votave në vend thuajse është drejt përfundimit.
Rrjedhimisht, kryetarja e socialdemokratëve ka njoftuar gjatë një konference për media dorëheqjen e saj, të cilën do ta dorëzojë zyrtarisht nesër, të enjten.