Aplikacion
Ish-futbollisti i kombëtares Enkeleid Dobi është trajneri i ri i Kukësit.
Zoom.al mëson ekskluzivisht se Dobi ka gjetur marrëveshjen me presidentin Safet Gjici dhe të dielën do të bëhet zyrtarizim.
“Faleminderit për kontaktin, është e vërtetë që kam komunikar me Kukësin, detajet do tua jap nesër”, tha shkurtimisht Dobi për Zoom.al.
Dobi prej vitesh jeton në Poloni, ndërsa ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare si futbollist.
Ai do të zëvendësoj në këtë post Skënder Gegën, i cili vendosi të largohet pas startit negativ. /zoom.al/
A e dini çfarë është seksi tantric?Seksi tantric mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për t’u lidhur thellë me partnerin tuaj dhe një mënyrë e sigurt për shumë orgazma! Ekspertja Cheryl Fraser, Ph.D. , është psikologe dhe terapiste seksi dhe ajo na shpjegon gjithçka për botën e seksit tantric!
Tantra është një fjalë sanskrite që do të thotë “të endura së bashku”. Praktikuesit e meditimit hindu dhe budist përdorin bashkimin seksual të seksologjisë tantra si një metaforë për bashkimin e fizikës dhe shpirtërores: thurjen e njerëzimit me hyjnoren. Forma perëndimore e këtij seksualiteti të shenjtë të quajtur Tantra mëson marrëdhënie të ngadalta dhe joorgazmike.
Çiftet që kanë provuar seksin tantric zbulojnë se kultivojnë kënaqësi të madhe sensuale dhe gjithashtu një ndjenjë të “shpërbërjes në njëri-tjetrin” që është e thellë dhe e dashur. Qëllimi është të ndizet mendërisht pas marrëdhënies seksuale!
Sigurohuni që po merrni frymë në mënyrën e duhur. Më pas, sinkronizoni frymëmarrjen tuaj me atë të partnerit tuaj: Merrni frymë së bashku, nxirrni frymën së bashku. Pastaj kaloni në shkëmbimin e frymëmarrjes: Merrni frymë kur ai merr frymë, pastaj nxirrni frymë kur ai merr frymë, sikur të jeni duke marrë frymë në njëri-tjetrin. Praktikoni këtë për të paktën 10 minuta.
Provoni të njëjtin proces, por me rroba, uluni në prehrin e partnerit tuaj dhe mbështillni këmbët rreth belit të tij. Bëni shkëmbimin e frymëmarrjes, por vazhdoni me puthjen dhe përkëdheljen. Me kalimin e kohës, filloni kontakte të ngadalta, por vazhdoni me përkëdheljet dhe puthjet. Mbani kontaktin me sy.
Këtu gjërat bëhen interesante, ju mund të zhvilloni aftësinë për të pasur një orgazmë të zgjatur. Si për gratë ashtu edhe për burrat, ky është një variant i orgazmave të shumëfishta, qëndroni në krye të kënaqësisë pa kulm. Ka të gjitha ndjesitë e një orgazme tipike, por ajo zgjat disa minuta, pa një orgazmë tradicionale. Kjo çon në kënaqësi të thellë seksuale dhe emocionale./ Zoom.al
“Bizneset nuk po gjejnë profesionistë”, VOA: Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmitNjësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipëri po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë sezonalë si rezultat i nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve. Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura nga mungesa e fuqise punëtore ndërsa turizmi është gjithnjë e në rritje.
Operatorët vendas thonë se veçanërisht profesionistët që kualifikohen largohen gjithnjë e më shumë jashtë vendit duke sjellë sfida të reja për sektorin turistik.
Vikjana Nakaj është udhërrëfyese për një grup turistësh që vizitojnë tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.
Studente në ekonomi, Vikjana thotë se e nisi vullnetarisht këtë angazhim dhe tani ndihet mirë që është përfshirë nga Bashkia e Gjirokastrës në grupin e rreth 10 të rinjve që punojnë në mënyrë sezonale si udhërrëfyes turistik.
“Kam më shumë se 5 vjet që merrem me guidën turistike. Ka qenë një dëshirë e imja për t’i njohur turistët e huaj me qytetin tim, Gjirokastrën. E fillova si guidë vullnetare dhe më pas u pranova nga Bashkia në grupin e guidave sezonale të qytetit”.
Por ndërsa turizmi po rritet, sidomos në qendrën historike të Gjirokastrës, nevojat për shërbime turistike bëhen edhe më të mëdha.
Shpëtim Hora, specialist pranë Qendrës së Formimit Profesioanl që mbulon disa kurse përfshirë udhërrëfyesit turistik, thotë se nga janari deri në korrik të këtij viti nga rreth 600 kursantë të regjistruar rreth 170 kanë qenë në fushën e turizmit.
“Pjesa e turizmit zë një nga pjesët më të madhe të kurseve tona. Disa nga kurset që zhvillojmë në fushën e turizmit janë udhërrëfimi turistik, kursi i guzhinës, shërbime në hoteleri- turizëm, shërbime në bujtina, bar restorant . Në total për periudhën nga janari në korrik kemi pasur 600 kursantë të regjistruar nga të cilët 170 të rinj kanë qenë në kurset për turizmin”.
Vetëm në kurset e udhërrëfyesve janë kualifikur 33 të rinj, thotë më tej zoti Hora . Por sipas tij largimi i të rinjve që kualifikohen jashtë vendit sjell probleme për sektorin turistik.
“Fatkeqësisht kjo është një dukuri që po ndodh në kohët e sotme sidomos në Qarkun e Gjirokastrës. Vjen pak nga papunësia, pak nga dëshira për të parë diçka të re, nga pagat e ulta e shumë faktorë të tjerë.”
Zoti Hora thotë se ata bashkëpunojnë me sipërmarrjet sidomos në aspektin e praktikave profesionale.
“Në përgjithësi të gjitha bizneset nuk po gjejnë forcë të kualifikuar jo e jo, por kanë problem të gjejnë forcë punëtore. Ne kemi bashkëpunime të mira me bizneset dhe zhvillojmë edhe praktikat profesionale pranë tyre. Dikush që bën kursin e guzhinës e zhvillon praktikën pranë restaranteve në Gjirokastër dhe përpiqemi në përgjithësi t`i nxisim të rinjtë të qëndrojnë këtu.”
Më të prekur nga nevojat për punonjës në shërbime turistike janë hotelet dhe restorantet. Hysen Kodra, sipërmarrës në dy hotele dhe një restorant thotë se sfida më e madhe po shfaqet me munegsën e punonjësve.
“Tani po kërkojmë thjesht punëtorë, thotë ai dhe po përpiqemi t`i aftësojmë, por edhe me ata ndodh që pasi mësojnë punën largohen jashtë . E kemi ndier mungesën e fuqisë punëtore që në fillim të sezonit që kërkonim e s`gjenim që nga kamarierët, guzhinierët, ndihmësit në proçese të ndryshme shërbimi.”
Zoti Kodra thotë se do të shohin si mundësi edhe punësimin e emigrantëve të huaj sidomos gjatë sezonit turistik, kur nevojat janë të mëdha. Në disa zona turistike në Shqipëri restoranet dhe hotelet po tërheqin fuqi punëtore nga jashtë për të përballuar nevojat.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2021 ishte rreth 9 mijë, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me vitin 2020.
Sipas INSTAT arsyeja për punësim ishte kryesorja e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri gjatë vitit të shkuar me rreth 47,7 % . Ndërkohë që Gjirokastra shënon një rritje të ndjshme të turistëve, këtë vit ajo po shfaq nevojën edhe të fuqisë punëtore sezonale.
Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë në Bashkinë Gjirokstër, Blerim Kore, thotë se mbi 220 sipërmarrje turistike kanë rritur ofertën për punë.
“Prej fillimit të vitit deri në fund të gushtit janë mbi 90 mijë turistë të huaj që kanë vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore si në Gjirokastër edhe në rrethina. Kjo vizitueshmëri ka qenë e rëndësishme jo vetëm për gjallërimin e qytetit, por në veçanti për nxitjen e sektorit të turizmi dhe zhvillimit të sipërmarrjeve që sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës”.
Qarku i Gjrokastrës është më i prekuri në Shqipëri nga emigrimi sidomos i të rinjve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar të këtij viti qarku që përfshin Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën shënonte 55 mijë banorë nga rreth 58 mijë që regjistronte në 2021.
Ndërsa në pesë vitet e fundit qarku ka humbur rreth 11 mijë banorë pjesa dërmuese e të cilëve janë të rinj. Ndryshe nga pesë vite më parë kur të rinjtë emigronin kryesisht në Greqinë fqinje dhe ktheheshin në Shqipëri edhe për punësim sezonal tani emigrimi i tyre është drejt vendeve të Europës Perëndimore dhe Veriore.
Po firmoste dokumentet, Mbreti Charles III irritohet me stafinCharles III u shpall sot Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar dhe teksa ishte duke nënëshkruar disa dokumente një veprim i tij tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.Ai u shfaq i irrituar për shkak se nuk kishte mjaftueshëm hapësirë në tyrëzë, teksa i shqetësuar i këkon stafit menjëherë që të largojë kutinë e stilolapsit.
Kompleti i stilolapsit që ai përdori për të nënshkruar dokumentin e rëndësishëm ishte një dhuratë nga djemtë e tij, princat Harry dhe William.
Lidhur me këtë moment të sikletshëm ,shikuesit bënë shaka se Mbreti i ri ‘vodhi’ stilolapsin pasi e panë se e vendosi në xhep përpara se ta nxirrte përsëri.
E jashtëzakonshme, portieri lë portën dhe i shpëton jetën tifozit në Cadiz-BarçaNdeshja Cadiz – Barcelona u ndërpre në minutën e 81’ për shkak se një tifoz pësoi arrest kardiak.
Tifozi pati nevojë për ndihmën e mjekëve të klubeve, të cilët shkuan menjëherë për ta shpëtuar.
Pasi shkuan në tribunë, mjekët kërkuan një deflibator dhe në këtë moment portieri i Cadiz, Ledesma, me shpejtësinë e erës shkoi drejt pankinës për ta marr dhe më pas ua dha mjekëve.
Cádiz man José Marí helping out by bringing the board into the stands to help out during the dramatics scenes #fcblive #flamengo #cadiz pic.twitter.com/oj161zJ27K
— Juan Arango (@JuanG_Arango) September 10, 2022
Tifozi që pësoi urgjencën mjekësore është dërguar në spital.
Ndërkohë lojtari i Cádiz, José Mari, u fotografua duke ndihmuar stafin mjekësor të ngjitet me barelë në tribunë ku tifozi pësoi një urgjencë mjekësore. /zoom.al/
Kujdes! Këto shenja të Horoskopit janë armiqtë më të këqij të njëri-tjetritSigurisht që jo të gjithë janë të pajtueshëm me të gjithë, por çdo shenjë ka një kombinim të ndaluar, sipas yjeve. Prandaj është mirë të tregoheni shumë të kujdesshëm nëse përfshiheni emocionalisht ose në ndonjë fushë tjetër me atë shenjë që konsiderohet “armiku juaj më i keq”.
Dashi-Virgjëresha
Mund të jetë e vështirë të besohet, por këto dy shenja nuk duhet të përzihen kurrë, sipas astrologjisë. Arsyeja është natyra kokëfortë dhe këmbëngulëse e të dyve që e bën komunikimin mes tyre të padurueshëm.
Demi- Ujori
Ujori dëshiron të veprojë i pavarur në çdo gjë dhe Demi vjen për ta lidhur atë. Çfarë duhet t’ju themi më shumë që të dini se është kombinimi më i keq?
Luani-Akrepi
Luani dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe nga natyra është një shenjë dominuese, ndërsa Akrepi është shumë i pasionuar dhe e projekton egon e tij në një shkallë të ekzagjeruar. Pra, si mund të përputhen këto dy shenja me njëra-tjetrën?
Bricjapi-Peshorja
Bricjapi është një nga shenjat më të shoqërueshme, ndërsa Peshorja dëshiron hapësirën e saj personale, si rezultat i së cilës kufizon dhe mbyt.
Gaforrja-Shigjetari
Kanceri, si një shenjë e mbindjeshme, analizon dhe mërzitet për çdo gjë, si dhe lidhet lehtësisht. Nga ana tjetër, Shigjetari, natyra udhëtues dhe i pavarur, nuk do të ndihet kurrë në të njëjtën gjatësi vale me të.
Peshqit- Binjakët
Binjakët janë shenja komunikuese dhe “shpirti i grupit” ndërkohë që nuk mbajnë asgjë brenda. Peshqit konsumohen lehtësisht dhe shqetësohen për një kohë të gjatë me çdo gjë që i shqetëson, ndaj komunikimi mes tyre është padyshim i vështirë.
34-vjeçari shqiptar humb kontrollin e “Ferrarit” dhe godet 4 makina të tjera në ItaliITALI- Dëme mijëra euro të shkaktuara pasi një makinë luksoze “Ferrari” u përplas me katër makina të parkuara përgjatë në rrugën “Viale XXI Aprile” në Romë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së premte, ku një 34-vjeçar shqiptar teksa ishte drejtuar makinën “Ferrari” për shkaqe ende të pa qarta humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë goditi 4 makina të tjera të parkuara në rrugë.
Një makth” për drejtuesin e “Ferrarit”, pasi nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme dhe e majtë e makinës dhe dëmet llogariten në një shumë të madhe parash.
Nga aksidenti nuk iu shkaktuan dëme vetëm mjetetit të tij, por dhe të katërta makinat e tjera që përplasi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave janë shënuar në Lezhë.
Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë. Një motorr ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Një çift gjerman të cilët po udhëtonin me motorr kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.
Tradita e çuditshme, bletët mbretërore njoftohen për vdekjen e Elizabeth IINjë traditë e lashtë thotë që bletërritësi mbretëror duhet t’iu thojë bletëve të pallatit se Mbretëresha ka vdekur, raporton “The Mirror”.
Mes pëshpërimave, insektet janë lajmëruar se kanë një sovran të ri, Mbretin Charles III. Lajmi i trishtë iu dha bletëve në pallatin Buckingham dhe Clarence House.
Shirita të zinj u lidhën si fjongo në kosheret e bletëve, ku jetojnë mijëra prej tyre. Pas informimit të bletëve për ngjarjen e trishtë, ato u inkurajuan për sjellje të mirë ndaj Mbretit Charles III.
Tradita e pazakontë vjen nga besimi se nëse bletët nuk vihen në dijeni të ndryshimit të monarkut, nuk prodhojnë mjaltë, braktisin kosheren ose ngordhin.
Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar për showMinistri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e djeshme konfiskimin e një sipërfaqeje pa leje në një kompleks ndërtimi në Farkë, që po kryhet nga kompania e Pellumb Salillarit. Sot, puna në kantier vijon normalisht.
“Sekuestro preventive” ishte tabela e ngjitur në kolonën e një pallati tetë-katësh në ndërtim në Vlorë, që u sekuestrua në muajin Korrik me një vendim të gjykatës së Apelit.
Shiritat e verdhë të policisë u vendosën po ashtu nga efektivët që ekzekutuan vendimin për godinën, që sipas një njoftimi zyrtar të policisë, kishte një leje ndërtimi të falsifikuar. Puna në kantier u ndërpre.
Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi jo sekuestro, por konfiskimin e një sipërfaqeje prej 1200 m² shtesa kati në një kompleks ndërtimi në Farkë nga kompania e Pëllumb Salillarit. Aksioni, siç tha, vjen pas një “vendimi qeverie” të njoftuar fillimisht tre ditë më parë nga zëvendësministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, por ende të pazbardhur. Shirita nuk u panë të vendoseshin në ndërtimin pa leje, ndërsa i vetmi polic që u shfaq ishte Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj. Ky i fundit, bashkë me drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici, krijuan sfondin për komunikimin e ministrit.
Çuci, me një qëndrim të vendosur, njoftoi se ndërtuesi (edhe pse konstatohen kushtet ligjore për tu arrestuar për “ndërtim pa leje”) mund ti shpëtojë përgjegjësisë penale nëse parablen shtesën me çmimin e tregut të indeksuar ose ia dhuron shtetit.
Video u filmua, u montua në një ndër zyrtar e shumta të propagandës së “Rilindjes” dhe u transmetua. Si ambient filmimi për ‘videoklipin’ e ministrit shërbeu kantieri i ndërtimit të Salillarit.
Më pas, jeta vijoi normalisht… të paktën në kantierin e ndërtimit ku u konstatuan katet pa leje.
“Boldnews.al” sjell një video të filmuar ditën e sotme, që tregon se puna atje vijon këtë të Shtunë paradite, të pashqetësuar nga aktorë të jashtëm, si policia, drejtues të IKMT apo ministra. Madje nga zhurmat e makinerive që përdoren, krijohet përshtypja se po kryhet në mënyrë të zellshme.
Mesa duket, kapja në paligjshmëri e ka motivuar Salliarin, i cilësuar si një ndër oligarkët më të dashur për udhëheqësin e vendit Edi Rama, që të vijojë ta lartësojë godinën./Boldnews.al/