zoom

Day ArchiveSerbia do të marrë dronët turq Bayraktar TB2

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se Serbia do t’i bashkohet listës së gjatë të klientëve për dronët turq, Bayraktar.

Njoftimi u bë pas takimit të tij me homologun turk, Recep Tajip Erdogan në Beograd për të diskutuar bashkëpunimin në projektet e mbrojtjes dhe ekonomike.

Sipas Vuçiçit, Serbia është e gatshme të ndajë “disa qindra milionë euro” për të blerë dronët sulmues, që konflikti në Ukrainë i ka bërë të shumëkërkuar.

Arilena Ara prezanton “binjaken” e saj

Miriam Cani dhe Arilena Ara kanë një shoqëri të mirë me njëra-tjetrën, e cila ka nisur që në hapat e parë të karrierës së kësaj të fundit. Ata kanë treguar shpeshherë se janë shumë të afërta dhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Janë të shumta rastet ku ata shfaqen bashkë.

Së fundmi, ka qenë Arilena e cila ka ndarë një video teksa shfaqen së bashku tërësisht pa make-up. “Binjakja ime”, ka shkruar Arilena krahas videos. Kujtojmë që Arilena nuk ka qenë aktive në muzikë këto kohët e fundit. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo solli albumin të titulluar “Pop Art”.

 

Eksperti Karamuço deklaratë “bombë”: Persona të financuar nga Irani shantazhuan sot Edi Ramën!

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në lidhje me kërcenimin nga Irani.

Karamuço tha për Absnews lajmin se kryeministri Edi Rama është shantazhuar drejtpërdrejtë nga persona të paguar nga Irani, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ai tha se jo vetëm Rama por i gjithë populli shqiptar është kërcënuar se do të kemi fatkeqësi.

“Ka persona shqiptarë të cilët paguhen nga Irani për të hapur panik. Jo më larg se dy orë më parë në media, është shantazhuar drejtpërdrejtë kryeministri i Shqipërisë. Unë nuk e di se kush janë këto media që u japin hapësirë këtyre personave.

Ndërkohë që edhe grupi “Homeland Justice” ka kërcënuar popullin shqiptar duke thënë se do të kenë fatkeqësi si dhe kanë paralajmëruar se Shqipëria është “count down” nga ne”, tha Karamuço.

 

“Nuk do të ketë njohje të Kosovës”, Vuçiç i prerë: S’ka diskutim për të ardhmen e…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës. Me anë të një Instagram, Vuçiç shkruan se ka biseduar sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak, duke theksuar i prerë se nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç.

Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, kanë qëndruar sot edhe në Kosovën, ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Domethënia/Ja pse Kate dhe Camilla përdorën perla të bardha në vajtimin e Mbretëreshës

Kombi britanik ka hyrë në një periudhë zie pas njoftimit se Mbretëresha Elisabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare pasditen e djeshme.

Familja mbretërore ka të ngjarë të shihet e veshur me të zeza gjatë kësaj kohe në shenjë respekti për monarken, ndër të cilat edhe Kate Middleton dhe Camilla Parker të cilat janë parë të veshura me perla të bardha për një arsye shumë të rëndësishme.

Ditën e sotme Camilla dhe Mbreti Charles III u përshëndetën nga një turmë jashtë Pallatit Buckingham , dhe bashkëshortja e Mbretit të ri u pa duke veshur gjerdanin e saj me katër fije me kapëse diamanti të rrumbullakët.

Nga ana tjetër Kate Middleton e veshur me vathët e saj me perla 18 karatësh u pa për herë të parë që nga vdekja e Madhërisë së Saj teksa merrte fëmijët e saj nga shkolla.

Perlat e bardha janë stolitë që mbahen zyrtarisht gjatë periudhës së zisë nga familja mbretërore.

Ato shpesh quhen “bizhuteri zie” dhe kjo daton që nga periudha e Mbretëreshës Victoria.

Pas vdekjes së burrit të saj, Princit Albert, mbretëresha Victoria veshi të zeza për 40 vite në shenjë nderimi. Të vetmet stoli që ajo vishte ishin të zeza ose pa ngjyrë.

Sipas The Telegraph , perlat mendohet se janë simbol i lotëve. Tradita ka vazhduar në familjen mbretërore ndër vite, duke përfshirë funeralin e bashkëshortit të Mbretëreshës , Princit Philip , në prill 2021.

Mbretëresha i bëri homazhe burrit të saj me një gjerdan me perla me tre fije dhe vathë të ngjashëm. Madhëria e saj zgjodhi gjithashtu të vishte perla në funeralet e Princeshës Diana, Princeshës Margaret dhe Mbretit George VI.

Leslie Field, autori i ‘The Queen’s Jewels’, tha për ‘PEOPLE’: Perlat janë tradicionale për mbretëreshat, nuk ka pasur kurrë një që nuk i ka veshur.

VIDEO/ Po festonte vdekjen e Mbretëreshës me shampanjë, gruaja sulmohet nga turma

Në video gruaja shfaqej duke pirë shampanjë dhe duke kërcyer teksa mbante në duar një tabelë ku shkruhej “Lizard Liz ka vdekur dhe Ura e Londrës ka rënë.”

Një turmë e tërbuar u mblodh shpejt jashtë dyqanit Jaki Fish and Chip Shop dhe e shau dhe qortoi zonjën Pickett.

U raportua se në vitrinën e dyqanit u hodhën vezë dhe policia u thirr për të shpërndarë turmën.

Pas vdekjes së Madhërisë së Saj të enjten pasdite, kombi është në zi, me lule dhe mesazhe ngushëllimi të vendosura jashtë rezidencave mbretërore nga Pallati Buckingham deri në Kështjellën  Balmoral.

 

Kim Kardashian u kthehet kritikuesve: Kam 1 milion talente, por më i miri është marketingu

Fotot e fundit të Kim Kardashian për “American Dream” kanë shkaktuar polemika dhe kritika.

Piers Morgan, një personalitet i njohur anglez, në një shkrim të gjatë për “The New York Post” shkruante se Kim nuk ka lidhje me “ëndrrën amerikane”, duke e quajtur atë madje “makth”.

“Kim Kardashian, një grua pa asnjë talent të dallueshëm, e gjithë karriera e së cilës u bazua në pjesëmarrjen e saj në një kasetë të çuditshme seksi”, shkroi ai.

Nuk vonoi përgjigjja e Kardashian pas kësaj deklarate:

“Unë mund t’ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu dhe biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arritshëm”, tha Kim Kardashian për revistën Interview.

 

I ngacmoi të dashurën, sherr me gurë dhe shkopinj mes italianëve dhe shqiptarëve

Një sherr mes italianëve dhe shqiptarëve në San Felice a Cancello në zonën e Casertës ka përfunduar me 4 të arrestuar.

Sipas medieve italiane, një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.

Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë.

Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediet italiane. 

Karabinierët arritën me vështirësi t’i bllokonin. Dy shqiptarët dhe dy italianët u arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit.

 

Beatrix Ramosaj merr një propozim nga aktori i njohur spanjoll

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka tërhequr së fundmi vëmendjen e aktorit spanjoll, Victorio DAlessandro.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shkruan sesi një person mund të ndryshojë botën.

Por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është komenti i aktorit: “Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”.

Mesa duket dyshja ka folur në privat dhe nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Bashkia e Tiranës përfundon listën me 600 fitues për kreditë e buta, ja kur do shpallet

Listat e fituesve që kanë aplikuar për kredi të butë do të kalojnë në këshillin bashkiak brenda muajit shtator.

Kandidatë fitues janë 600 e pak qytetarë, të cilët do të marrin dhe lajmin e mirë që të shkojnë ne bankat e nivelit të dytë për të parë gjithë elementët dhe normat e interesit.

Në fazën e parë kanë qenë 2419 aplikantë, ne fazën e dytë 1600, të cilët plotësuan dokumentacionin e saktë.

Për shkak se aplikimet për të kërkuar kredi të butë kanë pasur interesim të madh, është vendosur që në fund të këtij viti të bëhet thirrja e re për t’u dhënë mundësi më shumë qytetarëve që të jenë përfitues në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, por edhe vështirësitë ekonomike që vitin  e fundit erdhën si pasojë e ndikimit nga lufta e Ukrainës, kanë qenë shkak që të rritet interesi për kreditë e buta.