Day ArchiveDyshime për Metën si bashkëpunëtor? Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve zbulon detaje mbi dosjen
Kreu i Autoritetit të Dosjeve Genta Sula ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” mënyrën se si u ndikua hapja e dosjes në të cilën doli në diskutim dyshimi për emrin e Ilir Metës si një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Sula tha se indicja ka ardhur nga një e-mail informal, por që ka rezultuar se në lokacionin e treguar ndodhej një dokument.
“Ka qenë një e-mail informal i dërguar jo vetëm tek, por edhe në adresa ambasadash, ndoshta dhe mediash. Dhe ky e – mail nuk ka dalë nga ne. Ky e -mail na tregonte lokacionin ku mund të gjendej dokumenti dhe emrin e dosjes ku mund të gjendej dokumenti”, tha Sula.
Megjithatë Sula pohoi se e maili nuk kishte emër, por disa indicje dhe një IM.
Sula tha se dërguesit të e mailit nuk i është kthyer përgjigje, por ndërkohë autoriteti kishte kërkuar në vendin e ndikuar për ta verifikuar rastin.
“Informacioni ishte i rëndësishëm. Dy nga anëtarët shkuan në fond për të verifikuar rastin. Autoriteti prej 5 vetësh ka autoritet të plotë në të gjitha arkivat e rrjetit, ka fuqi të bëjë verifikime. U konstatua prania e një dokumenti, u konstatua fakti që personi është i mbrojtur dhe për këtë arsye nga një person u kthye në fenomen”, tha Sula.
Çfarë ndodh me trurin nëse hani ëmbëlsira në mëngjes?
Shkencëtarët në Universitetin e Sirakuzës në Nju-Jork kanë kryer së fundmi një hulumtim shkencor në shkallë të gjerë, ku morën në studim zakonet ushqimore të 968 njerëzve të moshës 23 deri në 98 vjeç.
Eksperimenti tregoi se njerëzit që pëlqenin të ëmblat e çokollatën e zezë kryesisht, ishin më të shëndetshëm se njerëzit që preferonin ushqimet e kripura. E gjitha kjo lidhej me çokollatën, e cila ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivelin e inteligjencës.
Nëse e konsumojmë atë rregullisht, çokollata mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën dhë të zhvillojë të menduarin në mënyrë abstrakte.
Reforma Territoriale/ Grupi Parlamentar i PD propozon 92 bashki dhe 6 rajone!
Anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale dhe ekspertët e PD kanë bërë sot prezantimin e draftit të Reformës Territoriale në Grupin Parlamentar të PD, ku kanë marrë pjesë vetëm deputetët që nuk janë rreshtuar me Sali Berishën. Në mbledhje është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 Rajone.
Sipas diskutimeve mësohet se disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë: Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq.
Ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz.
Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë; Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Mësohet se deputetët kanë bërë disa propozime shtesë dhe sugjerime për ndryshime të cilat pasi të rishikohen nga ekspertët, secili prej deputetëve deri javën e ardhshme do të finalizojnë draftin që do ti propozojë zyrtarisht Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
6 RAJONE
Ndërkohë që nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.
Deputetët do të vijojnë diskutimet edhe gjatë kësaj jave dhe pritet që drafti final të miratohet nga Grupi Parlamentar të martën e javës së ardhshme, për të kaluar më pas në diskutimet publike dhe politike deri në 30 Shtator.
Zhdukja e Ervis Martinaj, Çuçi: Ja ku po hetohet, nuk flasim pa pasur prova
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sot lidhur me një nga çështjet më të komentuara të ditëve të fundit, ajo që ka të bëjë me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Një ditë pasi Rama i kërkoi publikisht drejtorit të ri të policisë që të deklarohet për këtë rast, Çuçi ka thënë se po hetohet në disa pista.
“Policia nuk mund të flasë pa prova, ai është një person i shpallur në kërkim. Po hetohen disa pista. Shoqëruesin policia e zbuloi. Unë nuk jam i sigurt, jam dyshues edhe për ty nëse shoh një shenjë, por pa parë shenjë nuk dyshoj tek ty. Është policia që ka identifikuar këtë person. Reforma që bëmë ne në AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë, ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thenë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin”.
Zhdukja e Vis Martinaj/Hoxha: Aleanca që e eliminoi ka lidhje shumë të fuqishme me autoritetet
Çështja “Ervis Martinaj” vijon të jetë e mbushur me mister dhe të mbetet kryefjala e ditës në Shqipëri, kjo edhe pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të zbuluar medoemos nëse e kanë vrarë ose është gjallë.
E teksa policia pritet të hidhet në “sulm” për të gjetur të shumëkërkuarin e drejtësisë, gazetari Artan Hoxha vijon të këmbëngulë se Martinaj nuk ka qenë një njeri i zakonshëm, pasi sipas tij ai evoluoi botën e krimit dhe krijoi një miksim mes biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm, me botën politike.
Por, sipas Hoxhës sado të fuqishme dhe me financa të shëndosha të ketë qenë aleanca e ndërtuar nga Martinaj, ajo e grupit rival, për të cilën gazetari pretendon se e ka rrëmbyer dhe eleminuar ka lidhje më të forta me autoritetet shtetërore.
“Vis Martinaj është rrëmbyer në momentin që ishte njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Aleanca e krimit është një aleancë mes grupeve të fuqishme. Vis Martinaj nuk ishte një personazh i zakonshëm i botës së krimit, ai evoluoi botën e krimit, miksoi biznesin e ligjshëm me atë të paligjshëm, botën politike. Ai bëri një miksim të strukturës së krimit të organizuar në Shqipëri. Aleanca që e ka kryer këtë atentat kanë dëshmuar që kanë lidhje shumë më të fuqishme me autoritetet. Tani do të jetë shumë e vështirë të rikthehet kontrolli i rendit dhe sigurisë. Nuk kemi të bëjmë me organizata që merren me krim ordiner, por me organizata që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë, autoritete nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur”, tha Artan Hoxha për ABC.
E ëma e Rita Orës na tregon një anë tjetër të artistes: Kur vjen në shtëpi lan enët, pastron …
Vera, e ëma e këngëtares Rita Ora ka zbuluar një anë tjetër të vajzës së saj.
Në një intervistë, ajo ka treguar brenda mureve të shtëpisë, Rita Ora nuk është më superylli që ndiqet nga miliona fansa nëpër botë, por një person i zakonshëm.
“Unë si nënë e ka përjetuar në një mënyrë më specifike sepse kam parë se Rita ka një talent. Mirëpo thosha se si çdo fëmijë, këndon bukur, është shumë e gjallë dhe kishte shumë dëshirë për të performuar. Por unë mendoja ‘Ok, mjaft Rita’. Pastaj e morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve.
Kishte marrë një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova.
Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllanë dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj. Rita është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë.
Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”, tha nëna e Ritës.
VIDEO/Të rinjtë sherr për marrjen e turistëve në Sarandë
Një sherr mes disa personave është regjistruar ditën e sotme në Sarandë.
Të rinjtë goditen me gushte dhe më pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve, konflikti ka nisur mes personave që ofrojnë shërbime për pushuesit në Sarandë. Referuar të dhënave të deritanishme, arsyeja e sherrit ka qenë konkurrenca për marrjen e pushuesve.
Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Rama dhe Berisha e njohin shumë mirë Ervis Martinajn
Ditën e djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit ka përmendur edhe emrin e Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Në fjalën e tij, Rama fajësoi Policinë e Shtetit që ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse është vrarë apo jeton, pasi hipotezat pas zhdukjes së tij kanë qenë të shumta.
Gazetari Artan Hoxha, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Radari Informativ”, ritheksoi dhe një herë se të gjitha të dhënat flasin për një eleminim fizik të të shumë kërkuarit të drejtësisë. Për Hoxhën, zhdukja e Martinajt është një ngjarje e rëndësishme e cila ka shënuar vijën mes dekadës që lamë pas dhe asaj që fillon.
Gjatë intervistës, gazetari deklaroi se do të donte që Berisha bashkë me Ramën, në cilësinë e statusit politik që kanë të ushtrojnë presion mbi agjencinë e zbatimit të ligjit për të zbardhur të vërtetën lidhur me këtë ngjarje. Sipas Hoxhës, ish-kryeministri dhe kryeministri Rama e njohin mirë Martinajn.
Hoxha: Unë kam theksuar që ngjarja e cila ka përfunduar me rrëmbimin dhe deri tani të dhënat flasin për një eleminim fizik të Martinajt, më bën përshtypje sepse nga data 9 deri në datën 24 kur kam folur për këtë ngjarje, si Rama, ashtu dhe opozita nuk kishin bërë asnjë lloj deklarimi. Kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të madhe që unë e kam cilësuar si ngjarje që shënon vijën mes dekadës që lamë dhe dekadës që vjen. Më bëhet qefi që edhe Rama dhe Berisha më në fund vendosën të flasin për këtë ngjarje, pavarësisht se çfarë kanë thënë. Më në fund vendosën të flasin për një personazh që e njohin të dy shumë mirë. Martinaj është një njeri që e ka mbështetur të djathtën. Unë prisja një tjetër reagim nga kryeministri, por së paku ai foli dhe u përpoq që të jepte një mesazh, ai nuk mbajti një qëndrim por i kërkoi policisë të thotë se çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn. Berisha linte të kuptoje se Vis Martinaj ishte i rrëmbyer dhe fati i tij nuk dihej. Berisha i referohej një personi i cili nuk jetonte më. Unë do të doja që të dy këta personazhe në lartësinë e statusit politik duhet të ushtrojnë të gjithë autoritetin dhe të bëjnë presion mbi agjencinë e zbatimit të ligjit që kjo ngjarje të zbulohet.
“Çfarë zonje madhështore dhe e bukur ishte ajo”, mesazhet e ngushëllimit të liderëve botëror
Ndarja nga jeta e mbretëreshës Elizabeth II ka tronditur jo vetëm Mbretërinë e Bashkuar, por edhe mbarë botën.
Reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë botërorë, edhe pse kanë kaluar vetëm pak minuta që nga vdekja e monarkes.
Joe Biden
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden thanë se Madhëria e saj ishte më shumë se një monarke.
“Ajo përcaktoi një epokë. Në një botë me ndryshime të vazhdueshme, ajo ishte një prani e qëndrueshme dhe një burim ngushëllimi dhe krenarie për brezat e britanikëve. Një admirim i vazhdueshëm për Mbretëreshën Elizabeth II bashkoi njerëzit në të gjithë Commonëealth-in. Shtatë dekadat e mbretërimit të saj historik dëshmuan një epokë përparimi të paparë me dinjitet njerëzor. Ajo ishte monarkja e parë britanike me të cilën njerëzit në mbarë botën mund të ndjenin një lidhje personale dhe të menjëhershme – pavarësisht nëse e dëgjuan në radio si një princeshë e re duke folur me fëmijët e Mbretërisë së Bashkuar, ose u mblodhën rreth televizorëve të tyre për kurorëzimin e saj. , apo shikuan Jubileun Platinum në telefonat e tyre. Dhe ajo nga ana e saj ia kushtoi gjithë jetën shërbimit të tyre”, tha Biden.
Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian
Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka postuar këtë mesazh homazh në Tëitter:
“Mendimet tona janë me familjen mbretërore dhe ato që vajtojnë për mbretëreshën Elizabeth në Britani e kudo në botë. Sapo u emërua si monarkë, ajo kurrë nuk dështoi të tregonte rëndësinë e parimeve në një botë moderne, me anë të shërbimeve të saj dhe përkushtimit.
Emmanuel Macron
Mesazh homazh për mbretëreshën Elizabeth ka ndarë edhe presidenti francez Emmanuel macron.
“Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E kujtoj si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një emër të qendrueshëm në vendin dhe shekullin e saj”, tha Macron.
Boris Johnson
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson postoi një deklaratë në Tëitter pas njoftimit se Mbretëresha Elizabeth II kishte ndërruar jetë, duke thënë se kjo është dita më e trishtuar e vendit.
“Në zemrat e secilit prej nesh ka dhimbje për vdekjen e mbretëreshës sonë, një ndjenjë e thellë dhe personale e humbjes, shumë më intensive, ndoshta nga sa prisnim”, shkroi ai.
Ish- presidenti i SHBA-së, Barack Obama
“Michelle dhe unë ishim me fat që njohëm Madhërinë e Saj dhe kjo do të thoshte shumë për ne. Kur sapo kishim filluar të kuptonim jetën si Presidente dhe Zonjë e Parë, ajo na priti në skenën botërore me krahë hapur dhe bujari të jashtëzakonshme. Ne u mahnitëm nga ngrohtësia e saj, mënyra se si i qetësonte njerëzit dhe se si ajo solli humorin dhe sharmin e saj.
Si shumë të tjerë, Michelle dhe unë jemi mirënjohës që kemi qenë dëshmitarë të udhëheqjes së përkushtuar të Madhërisë së Saj dhe jemi të mahnitur nga trashëgimia e saj e shërbimit të palodhur dhe dinjitoz publik. Mendimet tona janë me familjen e saj dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë kohë të vështirë”, thuhen në reagim.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump
“Melania dhe unë do çmojmë kohën tonë së bashku me Mbretëreshën dhe kurrë nuk do të harrojmë miqësinë bujare të Madhërisë së Saj, mençurinë e madhe dhe sensin e mrekullueshëm të humorit. Çfarë zonje madhështore dhe e bukur ishte ajo—nuk kishte asnjë si ajo!
Mendimet dhe lutjet tona do të mbeten me popullin e madh të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa ju nderoni jetën e saj më kuptimplote dhe shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj njerëzve.
Zoti e bekoftë Mbretëreshën, ajo mbretëroftë përgjithmonë në zemrat tona dhe Zoti e mbajttë atë dhe Princin Philip në kujdes të përhershëm”.
Ish- president i SHBA, George W Bush
George Ë Bush, ish-presidenti amerikan, ka thënë se ai dhe gruaja e tij Laura “ishin të nderuar që kishin njohur Madhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeth II”.
“Ajo ishte një grua me intelekt, sharm dhe zgjuarsi të madhe. Të kalosh kohë në Pallatin Buckingham dhe të pish çaj me Madhërinë e Saj – dhe Corgis-in e saj – është ndër kujtimet tona më të bukura të presidencës. Mbretëresha Elizabeth e udhëhoqi Anglinë në momente të errëta me besimin te populli i saj dhe vizionin për një të nesërme më të ndritshme. Bota jonë përfitoi nga vendosmëria e saj dhe ne jemi mirënjohës për dekadat e shërbimit të saj si sovrane. Amerikanët në veçanti vlerësojnë miqësinë e saj të fortë dhe të palëkundur. Laura dhe unë bashkohemi me bashkëqytetarët tanë për të dërguar ngushëllimet tona të përzemërta familjes mbretërore dhe popullit britanik”, thuhet në reagim.
Ish- presidenti i SHBA Bill Clinton:
“Hillary dhe unë vajtojmë për ndarjen nga jeta të mbretëreshës dhe bashkohemi me qytetarët në Britani e Commonuelth, dhe në të gjithë botë, në falendrimet për jetën e saj të jashtëzakonshme. Gjatë mbretërimit të saj 70-vjeça, ajo drejtoi Britaninë. Përmes trasformimeve të mëdha me hijeshi dinjitet dhe përkujdesje për popullin. Do të jemi përjetësisht mirënjohës për mirësinë që na ka treguar ndër vite, veçanërisht gjatë vizitës sonë në Buckingham në 1995 dhe 2000.
Mendomet dhe lutjet tona janë për familjen mbretërore dhe të gjithë njerëzit që madhëria e saj ka frymëzuar gjatë një jete të tërë shërbimi.”
Kryeministri belg Alexander De Croo
“Belgjika i dërgon ngushëllimet e saj familjes mbretërore britanike dhe popullit britanik. U prehtë në paqe Mbretëresha Elizabeth II. Për më shumë se 70 vjet, ajo ishte një fener stabiliteti dhe dinjiteti për popullin britanik”, thuhet në reagim.
Tony Blair
Sir Tony Blair, ish- kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar midis 1997 dhe 2007, tha: Ne kemi humbur jo vetëm monarkun tonë, por edhe matriarkun e kombit tonë, figurën që më shumë se çdo tjetër e bashkoi vendin tonë, na mbajti në kontakt me natyrën tonë më të mirë. Personifikoi gjithçka që na bën krenarë që jemi britanikë.
EMRI/Ndërron jetë tragjikisht shqiptari në Greqi
Një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në ishullin e Lesvos.
Bëhet fjalë për Erzen Mazellin, automjeti i të cilit pasi ka dalë nga rruga prej shpejtësisë së madhe është përplasur në një pemë në zonën Polihnitou të ishullit,pranë aeroportit.
Në vendgajrje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43 vjeçarit nga makina komplet e shtypur pasi përplasja ka qënë shumë e fuqishme.
Ai është çuar në fillim në qëndrën shëndetsore të ishullit e më pas spitalin e Mitilinit për proçedurat e mjekut ligjor.