Aplikacion
Sezoni i Juventusit në Champions League nis me një disfatë.
Në turin e parë të Grupit H, skuadra e Allegrit humbet 2-1 nga PSG.
Në Parc des Princes, parisienët dalin në skenë me një paraqitje të nivelit të lartë, veçanërisht në pjesën e parë.
Kylian Mbappé është protagonisti i madh i mbrëmjes me një dopio të shkëlqyer (5 ‘dhe 22′).
Francezi zhbllokon menjëherë ndeshjen pas një asist të lezetshëm nga Neymar, më pas dyfishon duke bërë një kombinim spektakolar mes Verrattit dhe Hakimit dhe prek tripletën në disa raste.
Në pjesën e dytë McKennie (53’) shkurton distancën dhe tenton të rihapë ndeshjen, por në fund pritjet e Donnarumma dhe Perin ngrijnë rezultatin.
Në ndeshjet e tjera Real Madridi, mposhti 3-0 Celtic, Milan barazoi 1-1 ndaj Salzburg, Manchester City mposhti 4-0 Sevilla-n në Spanjë.
Shakhtar mposhti 4-1 në transfertë Leipzig, D.Zagreb mundi 1-0 Chelsea-n, Dortmund fitoi 3-0 me Copenhagen, ndërsa Benfica mundi 2-0 Maccabi Haifa. /zoom.al/
Manchester dhe Real të frikshëm në startin e Champions League, Milan zhgënjen në Austri
Real Madrid ia doli të mundë 0-3 Celtic, duke e nisur me këmbën e mbarë Champions League.
Madrilenët vuajtën në pjesën e parë, teksa në pjesën e dytë shënuan me Vinicius, Modric dhe Hazard.
Manchester City nuk fal, me “qytetarët” që nuk diskutuan për asnjë moment fitoren me Sevillian (0-4). Golat u realizuan nga Haaland (X2), Dias dhe Foden.
Gola dhe emocione pati në Austri, në sfidën Salzburg-Milan u mbyll 1-1. Golit të Okafor iu përgjigj Saelemaekers. Pjesa e dytë dhuroi raste mjaft raste, por pa konkretizime me gola.
Gjesti i Monikës për bebushin e Einxhelit dhe Dj Dagz është i paparë!Monika Lubonja është një prej personazheve më të përfolura në mediat rozë.
Së fundmi ka bërë edhe “çmendurinë” e radhës.
Ajo i është gëzuar shumë lajmit të pritjes së ëmbël të Einxhelit dhe Dj Dagz.
Monika edhe pse nuk ia qëlloi për gjetjen e gjinisë, gjeti një mënyrë tepër origjinale për t’i uruar ata.
Ajo i ka uruar me një lëshim nga një rrëshqitëse spektakolare në pishinë.
“Një fluturim i çmendur për bebin tuaj”- shkruan aktorja.
Zbardhet sherri Çuçi-Nano. Vis Martinaj paguante 12 drejtorë policie?Arrestimi i ish-efektivit, Jeton Lami si personi që shoqëronte shumë të kërkuarin e policisë Ervis Martinaj për t’iu shmangur kontrolleve policore, ka qenë edhe zanafilla e një konflikti të hapur mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano, çka çoi edhe në shkarkimin e këtij të fundit.
Burime të mirëinformuara të Zoom.al bëjnë të ditur se Lami ka qendruar për rreth 2 orë në zyrën e Gledis Nanos, ku mes të tjerave ka treguar edhe shumë gjera për përfshirjen e emrave të lartë të Policisë së Shtetit në dekonspirimin e aksioneve të policisë për kapjen e Vis Martinajt.
Ndër të tjera, gjatë këtij rrëfimi, Lami i ka treguar Nanos se 12 drejtorë policie paguheshin rregullisht nga Vis Martinaj, jo vetëm për t’u informuar për çdo lëvizje të uniformave blu ndaj tij, por edhe për mbrojtjen e tij, bizneseve dhe rrjetit kriminal që kishte ndërtuar.
Kjo ka shokuar, Gledis Nanon, i cili këtë informacion ka vendosur ta ndajë edhe me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, të cilit i ka propozuar edhe largimin e 12 drejtorëve sa më parë nga radhët e policisë.
Por ndryshe nga sa priste, Nano nuk gjeti mbështetjn e ministrit të tij për këto propozime.
Blendi Çuçi ka refuzuar. Burimi i tha Zoom.a se Çuçi i është përgjigjur se “nuk do bëhet asnjë lëvizje në radhët e policisë”.
I pakënaqur nga qëndrimi i shefit të tij, Gledis Nano mësohet se u është drejtuar për ndihmë partnerëve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët i ka informuar mbi situatën.
Ky fakt është mësuar nga Çuçi dhe Rama.
Dhe në vend që të reagonte pozitivisht ndaj shqetësimit të ngritur prej Nanos, Çuçi i kërkuar dorëheqjen duke i lënë vetëm dy ditë afat.
I gjendur përpara një kërkese të tillë, Gledis Nano ka informuar edhe një herë partnerët ndërkombëtarë, të cilët i kanë rekomanduar që të mos e japë dorëheqjen.
Në skadim të afatit të lënë, me pëlqimin edhe të kryeministrit, Çuçi ka propozuar në qeveri shkarkimin e tij, duke e bërë kështu të parin drejtor policie nën qeverisjen e Edi Ramës që largohet nga detyra me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave.
Një ditë më parë mediat franceze publikuan një intervistë të dhënë nga Nano para shkarkimit ku ai deklaronte se të paktën 14 kriminelë shumë të rrezikshëm kishin mundur t’i shpëtonin policisë si pasojë e dekonspirimit të opoziracioneve të uniformave blu nga brenda rradhëve të tyre.
Gledis Nano e kishte dhënë këtë intervistë përpara shkarkimit.
Ai e kishte kuptuar skemën se si policia ishte “blerë” nga grupet kriminale, se si drejtues të lartë të saj merrnin “rroga” të majme nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, se si ata jetonin një jetë luksi përtej kapaciteteve të tyre financiare që u siguronte puna në polici.
Ajo që nuk kishte kuptuar ishte propaganda e Edi Ramës se krimi duhej luftuar me çdo kusht. Kur ai kërkoi t’i priste krimit lidhjet me policinë, e pa veten me shpejtësi si rrezik për pushtetin, gati si Dritan Zaganin, që u shpall i padëshiruar dhe kriminel vetëm se denoncoi lidhjet e Saimir Tahirit me grupin e Habilajve./Zoom.al
Justin Bieber anullon turneun botëror për shkak problemeve fizike dhe mendoreKëngëtari i njohur, Justin Bieber ka anuluar turneun e tij ‘Justice World Tour’ për shkak të problemeve të shëndetit fizik dhe mendor, vetëm disa javë pasi e rifilloi atë pasi u shërua nga paraliza e fytyrës. Superylli kanadez 28-vjeçar ka postuar një shkrim në Instagram Story, ku falenderoi fansat e tij për mbështetjen e tyre gjatë betejës së tij me sindromën Ramsay-Hunt dhe deklaroi se duhet të përqendrohet te vetja përpara se të performojë përsëri.
Ai performoi në Brazil gjatë fundjavës dhe u tregua i sinqertë duke shkruar: “Pas zbritjes nga skena, lodhja më pushtoi dhe e kuptoj se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që unë do të bëj një pushim nga turneu për momentin. Do të jem mirë, por më duhet kohë të pushoj dhe të përmirësohem”, raporton Daily Mail.
Justin kishte rifilluar turneun e tij botëror në Itali më 31 korrik pas një pauze gati dy mujore për shkak të problemeve të tij shëndetësore dhe kreu shtatë koncerte që kulmuan me Rock In Rio më 4 shtator përpara se të merrte vendimin për t’u larguar.
Ai tha: “Pas pushimit dhe konsultimit me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar me turneun. Kam realizuar gjashtë shfaqje live, por më ka marrë shumë. Këtë fundjavën e kaluar performova në Rock In Rio dhe u dhashë gjithçka që kisha njerëzve në Brazil”.
Justin foli gjithashtu edhe për betejën e tij me paralizën e fytyrës, e cila ishte arsyeja pse ai anuloi takimet me javë më parë këtë verë. Ai ka shkruar: “Në fillim të këtij viti, unë dola publikisht për betejën time me sindromën Ramsay-Hunt, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar. Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk isha në gjendje të përfundoja pjesën e turneut të drejtësisë në Amerikën e Veriut”.
Ish-prokurori për Gledis Nanon: Në rast se do ishte dorëhequr a do kishte përmbushje objektivash?Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beçi thote se vendimi për shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është politik.
Ai shpjegoi në News24 se pse ky shkarkim përbën një paradoks ligjor dhe e lidh policinë që duhet të jetë e depolitizuar me maxhorancën dhe politikën.
Armand Bajrami, gazetar: I është kërkuar të japë dorëheqjen, nuk ka pranuar dhe kjo është pasuar me një vendimmarrje të qeverisë. Kjo mund të jetë patjetër dhe një nga pikat e tjera që e bëri më të shpejtë shkarkimin e tij. Mosbindja e Gledis Nanos ndaj ministrit të brendshëm dhe direktivave të qeverisë.
Ermal Vija, gazetar: Kjo nuk do kuptohet asnjëherë, ne nuk do ta marrim vesh asnjëherë i është kërkuar dorëheqja, ka pasur ndonjë motivacion sa i përket mënyrës si do largohej Gledis Nanos. .Ajo që kemi zyrtarisht, në komunikimin zyrtar të ministrit Çuçi, ai nuk ka realizuar objektivat.
Beçi: Këtu fillon dhe paradoksi ligjor sepse gjithçka ka lidhje me ligjin. Të dalësh dhe të thuash se shkarkova drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kur ka 10 vjet që nuk quhet më drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të thotë që nuk konsultohesh shumë mirë me ligjin dhe mbi të gjitha të dalësh dhe të nxjerrësh idenë që mund të ketë dorëheqje…në rast se do kishte dorëheqje a do kishte përmbushje objektivash? Kjo është dhe pyetja që duhet të bëjnë gazetarët. Ditën e hënë që doli ideja e dorëheqjes së tij.
Sikur të kishte ndodhur dorëheqja do kishte një relacion nga ana e Ministrisë së Brendshme që do të shoqëronte vendimin e këshillit të ministrave për mungesë të realizimit të objektivave. E gjitha kjo duhet parë në kuadrin e asaj çfarë i është referuar, çfarë është informuar, asaj çfarë është shkruar.
Kemi të bëjmë me heqjen e një drejtorit të policisë së shtetit në bazë të ligjit, në bazë të nenit 15, pika 2, germa b, ku thuhet mospërmbushje e objektivave. këtu fillojmë dhe me problemin e përgjithshëm të policisë së shtetit, problemin e kësaj pike të nenit 15 të ligjit për policinë e shtetit. Ky nen është pothuajse antikushtetues. Të thuash që do shkarkosh drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për mospërmbushje të objektivave dhe rezultate në punë është më shumë se subjektive. Kjo e ngarkon tërë organizatën e Policisë së Shtetit me një lidhje organike me maxhorancën dhe politikën, duke mos pretenduar kurrë më depolitizim. Në bazë të kësaj pike, të këtij neni që citova, çdo drejtor i Policisë së Shtetit është i anatemuar dhe është i gatshëm për t’u larguar menjëherë nga policia nëpërmjet kësaj strukture.
Ky nen bie ndesh me frymën e ligjit të policisë së Shtetit, është neni 5 i ligjit të Policisë së Shtetit ku thuhet shprehimisht që policia e shtetit është e depolitizuar, është e pavarur operacionalisht në përmbushje të misionit të saj në të të tëra format që e përjashtojnë nga politika. Në rast se politika nuk ndërhyn atëherë neni 15 nuk duhet të ishte në këtë formë sepse propozimi që bën ministri i Brendshëm ndaj kryeministrit për të shkarkuar drejtorin e policisë së shtetit është një propozim tej e tej politik, jo vetëm në rezultate, por edhe në konkluzionin sepse ne duhet të shohim si publik ku janë këto objektiva që nuk janë përmbushur, cilat janë këto objektiva të përcjella nga lidershipi politik në policinë e shtetit dhe që nuk janë përmbushur. Kjo ishte pjesa e përgjithshme.
Në pjesën individuale të shkarkosh drejtorin e policisë së Shtetit në 10 muaj, brenda 10 muajve janë hequr dy drejtorë policie nga një drejtues politik sepse brenda këtyre 10 muajve kemi dhe dorëheqjen e një drejtori të parë dhe më pas shkarkimin e drejtorit tjetër të policisë. Vetë analizat nuk bëhen 10 mujore, por 1-vjeçare.
Është i rrezikuar çdo drejtor policie me atë nen. Është shumë subjektive të thuash ke rezultate, s’ke rezultate. Për mua kjo është çështje politike, mospërmbushje e rezultateve të pritshme politike. Nga një drejtues policie që është i aftë, nga një drejtues policie që është i aftë të menaxhojë; unë kam punuar disa vite rresht me të si oficer policie dhe më pas drejtor i antiterrorist dhe ka pasur rezultate të jashtëzakonshme për Shqipërinë, jo vetëm policinë e shtetit dhe të thuash që nuk janë përmbushur rezultatet duke mos dhënë asnjë rezultat do të thotë që ka një përplasje më të madhe, qoftë dhe politike, qoftë dhe brenda operacionale për të realizuar ato detyra që duhet të ishin më të përmbushura. Vendim politik.
A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Ilir Meta jep përgjigjen përfundimtare
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është përgjigjur nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.
Ai fillimisht e ka pritur me të qeshur këtë pyetje, ndërsa ka treguar se ka ambicie të tjera.
“Së pari gjthë angazhimi im nuk ka patur lidhje me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit. Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin. Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë askion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë”, tha Meta.
FOTO/ Kush është vajza shqiptare që tërhoqi vëmendjen e reperit me famë botëroreAnisa Muka, ish-velinë në emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare”, i ka rënë në sy reperit të njohur, Tyga, i cili ka qenë edhe i dashuri i Kylie Jenner.
Modelja shqiptare realizoi një video me këngën e yllit botëror në sfond dhe ky i fundit e shpërndau atë në InstaStory.
Fiziku i saj mesa duket tërhoqi vëmendjen e Tygas, i cili ka filluar ta ndjek shqiptaren në Instagram.


Gazetari Flamur Vezaj thote se zhdukja e Ervis Martinaj është inskenuar.
Në një lidhje me Skype në EuroNews, Vezaj tha se Martinaj është një person intrigant, dinak dhe që arrinte të dilte i ‘pastër’ nga çdo ngjarje kriminale në të cilën i lakohej emri.
Ai shtoi se fakti që nuk ka asnjë pamje filmike, trup apo ndonjë provë tjetër, tregon që Martinaj as nuk është rrëmbyer dhe as nuk është vrarë. Vezaj shtoi se zhdukja e inskenuar është e vetmja mënyrë që ai të kthehet për të marrë hak.
“Nuk kemi asnjë provë, asnjë pamje filmike që Ervis Martinaj është rrëmbyer, nuk kemi trup dhe në mungesë të të gjithë këtyre, ne jemi thjesht në aludim se Ervis Martinaj është rrëmbyer. Duke e njohur si ishte, ai ishte shumë dinak, një kontigjent kriminal që dilte i papërlyer në çdo ngjarje që përfshihej. Duke qenë që është prej shumë vitesh, asnjëherë nuk është ekspozuar vetë për të kryer një krim, duke njohur intrigat dhe se çfarë ishte në gjendje të bënte ai, unë mendoj që është inskenim. E vetmja mënyrë që ai mund tu përgjigjet armiqve është që të zhduket njëfarë kohe dhe të lihet i qetë. Nuk kemi prova as për këtë, por duke iu kthyer backgroundit të tij kriminal, unë dyshoj. Ervis Martinajn nuk e gjetën dot armiqtë për vite me radhë, realisht janë grupe kriminale shumë të fuqishme”, tha Vezaj.
Alarm sigurie në “Tik Tok”, të dhënat përfundojnë në rrjet? Ja çfarë deklarojnë ekspertëtProbleme të mëdha sigurie në shtëpinë “Tik Tok”. Të dhënat personale të disa përdoruesve kanë përfunduar në rrjet: nga informacioni mbi llogaritë e PayPal deri te statistikat e llojeve të ndryshme.
Studiuesit nga grupi BeeHive CyberSecurity po hetojnë cedimet e mundshme në sistemin e nënshkruar nga një grup që e quan veten “Kundër Perëndimit”.
Grupi i hakerëve dyshohet se kishte akses në një strukturë për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve të Tik Tok dhe ËeChat. Të njëjtët hakerë më pas informuan BeeHive CyberSecurity për sulmin e tyre kibernetik.
“Informacioni që ata na dërguan do të ishte i vështirë për t’u falsifikuar: për momentin ata ende po eksportojnë të dhëna, kështu që nuk është e mundur të thuhet se sa kanë qenë në gjendje të gjejnë,” thanë studiuesit.
Përgjigja e TikTok me kthimin e postimit. “Stafi i sigurisë nuk gjeti asnjë defekt në sistem. Zbulimi i të dhënave nuk lidhet me një defekt në ‘Tik Tok’”, tha një zëdhënës i platformës kineze për të siguruar kështu përdoruesit e saj. Sipas kompanisë, pas historisë fshihen “palë të treta që nuk kanë lidhje me rrjetin social”.