zoom

Day ArchiveE RËNDË NË KAMËZ/55-vjeçarja vetëvaret në shtëpi, policia arreston burrin

Policia e Kamzës ka arrestuar një 56-vjeçar pasi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë, teksa një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur.

Policia bën të ditur se nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Depresion pas pushimeve? Ndiqni këto hapa që rikthimi në punë të jetë më i lehtë

Pas pushimeve të verës, kthimi në shtëpi mund të jetë vërtet i vështirë.

Ka shumë njerëz që përjetojnë depresion pas udhëtimeve të verës.

Sot, data shënon 5 shtator dhe shumica prej jush me siguri i kanë mbyllur pushimet e kësaj vere. Nëse për ju kthimi në punë dhe në rutinën e përditshme është paksa i vështirë, po ju tregojmë disa hapa se si ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë:

Dilni me miqtë

Miqtë janë zgjidhja në çdo situatë. Sa herë ndiheni të mërzitur, por edhe në rastin kur ktheheni nga pushimet, miqtë janë personat e duhur që duhet të telefononi. Mos qëndroni në shtëpi, por dilni sa më shumë me miqtë, derisa humori juaj të stabilizohet.

Kujdesuni për veten

Zakonisht, njerëzit me pushime qëndrojnë të lirë nga “pispillosja” e tepërt: pra, janë më natyralë, vishen me thjeshtë dhe vajzat preferojnë të qëndrojnë pa grim. Mirëpo, kur të ktheheni në jetën e përditshme duhet të filloni sërish të kujdeseni për pamjen tuaj.

Mos u ktheni direkt në punë

Shumica e njerëzve, menjëherë pas pushimeve kthehen në punë. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të pushoni qoftë edhe 2 ditë në shtëpi, pas kthimit nga udhëtimi. Këto dy ditë do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se pushimet kanë mbaruar dhe duhet t’i riktheheni jetës së përditshme.

Planifikoni pushimet e radhës

Nëse ka diçka që na bën të ndihemi mirë është: planifikimi i pushimeve të radhës. Sapo të ktheheni nga pushimet, mendoni se cilin vend do të vizitoni më pas. Kjo gjë do t’ju gëzojë dhe t’ju motivojë që të riktheheni në punë më me vullnet.

Policia zbarkon në Elbasan, kontrolle për kapjen e Talo Çelës

Policia e Elbasanit ka zhvilluar pasditen e sotme kontrolle në pika të ndryshme të qytetit dhe në disa akse rrugore.

Aksioni i radhës ka pasur si synim kapjen e personave në kërkim apo të implikuar në vepra të ndryshme penale, persona që qarkullojnë me armë apo mungesë dokumentacioni.

Dyshohet se në Elbasan apo periferinë e tij mund të fshihen persona mjaft të kërkuar nga drejtësia si Talo Çela apo persona të implikuar në vrasje të ndryshme.

Ndaj dhe kontrollet e sotme të policisë kanë patur për qëllim kapejne  këtyre elementëve.

“Do i dëbojmë shqiptarët nga vendi ynë”, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme Britanike

Priti Patel ka thënë se po jep dorëheqjen nga posti i Ministres së Brendshme të Britanisë.

Në një letër drejtuar Boris Johnson, Patel thotë se është zgjedhja e saj të shërbej nga radhët e pasme.

Ajo shton se është jetike që Liz Truss të mbështesë të gjitha aspektet e politikave të saj për të trajtuar imigracionin e paligjshëm.

“Ka qenë nderi i jetës sime t’i shërbej vendit tonë si sekretare e Brendshme për tre vitet e fundit dhe të përmbushim angazhimet tona për të mbështetur dhe reformuar policinë tonë, për t’u ngritur për të vështirën. Reformoni sistemin tonë të imigracionit dhe azilit dhe luftoni terrorizmin”, shkruan ajo në letrën e dorëheqjes.

“Siç e dimë, nuk ka asnjë zgjidhje të vetme për këtë sfidë të madhe dhe qeveria duhet të trajtojë spektrin e plotë të çështjeve për të ndaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar”, vijon Patel.

Patel ishte ndër figurat më të zëshme në qeverinë e Boris Johnson kundër emigracionit të paligjshëm.

Madje, muajin e kaluar ajo foli qartë për emigrantët shqiptarë që duan të shkojnë në ishull me gomone, duke thënë se do të dobohen, teksa përmendi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.

Lexo edhe: Anglia bëhet gati për operacionin “fshesa” ndaj emigrantëve, çfarë ndodhi që i çoi britanikët në këtë vendim

“Një numër i madh shqiptarësh po bien në kurthin nga trafikantët dhe bandave të krimit të organizuar, duke i detyruar ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me gomone të shkatërruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaronte  Priti Patel pas një takimi me homologun e saj, Bledi Çuçi.

“Falë niveleve tona të shkëlqyera të bashkëpunimit me Shqipërinë, ne do të përdorim çdo mundësi për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të jenë në vend tonë”, kishte thënë ajo.

“Më sulmoi, ka patur momente dhune!” Ish-e dashura e Don Xhonit vjen me deklaratën bombë

Don Xhoni dhe modelje ruse Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë, Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet dhe marrëdhënia e tyre mori fund.

Modelja ka bërë një deklaratë bombë në Instastory, ku ka rrëfyer më tepër për lidhjen e dyshes, teksa ka sqaruar edhe arsyet e ndarjes.

Sipas saj, reperi e ofendonte dhe kishte sjellje agresive, sjellje të cilat ai i konsideronte si diçka normale. Ajo ka shtuar se reperi ka probleme shëndetësore, të ardhura si pasojë e stilit të tij të jetesës dhe përdorimit të substancave narkotike.

“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot. Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe qëndroj për veten time, nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”, ka shkruar modelja.

Beniada Nishani puthet në buzë me modelen italiane në ‘Festivalin e Venecias’

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani është mes të ftuarve në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Sot gjatë parakalimit në tapetin e kuq ajo është shoqëruar me modelen dhe spikeren Gloria Fregonese.

Vajzat kanë marrë vëmendjen duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Beniada kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë gold me detaje dhe me shkëlqim. Flokët i mbajti lëshuar me onde ndërsa grimi dukej shumë i lehtë.

Ndërsa Fregonese kishte veshur një fustan ngjyrë vishnje dhe flokët i kishte kapur.

Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë Lekë të mbyll çështjen

Një qytetar shqiptar që jeton në Angli, i quajtur Alban, tregon per “Stop” se si është zhvatur nga OPGJ-ja.

Historia fillon kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës.

Çështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Çifliku.

Jetoj në Angli, kam pasur disa probleme me drejtësinë shqiptare. Kam pasur divorc me ish-bashkëshorten time dhe kemi pasur ngatërresë për punën e fëmijës. Në sherr e lartë humba kontrollin dhe bëra diçka që nuk duhet ta kisha bërë kurrë, duhet të kisha ruajtur gjakftohtësinë. Oltiana Çifliku ishte prokurorja që ka pasur çështjen time për dhunë ndaj ish-bashkëshortes time. Ajo më akuzoi për shumë gjëra, më akuzoi sikur unë doja të vrisja një polic, më akuzoi sikur unë kisha hedhur tritol diku edhe kjo çështje vazhdoi shumë keq me atë. Kishim ca mosmarrëveshje nëpër telefona me të, edhe i pata çuar rreth 30 mesazhe Oltiana Çiflikut. Edhe në një nga mesazhet unë i thashë o zonjë kërkove lekët, pse u tërhoqe”, tregon denoncuesi.

Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer mesazhe në celular për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë ai informohet se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.

Unë s’kam ditur fare gjë që kane hapur gjyq, i bëri letrat vetë dhe nuk kam qenë në dijeni që kam pasur gjyq në Shqipëri. Gjykata britanike vendosi që të më kthejë në Shqipëri të bëj dënimin 6 muaj. E bëra dënimin 6 muaj dhe pastaj kur erdha në Angli policia britanike më mori në telefon dhe më thanë që ti do të denoncosh Oltiana Çiflikun dhe Vjosa Zaimin sepse çdo gjë që ti ke folur këtu në Angli që na ke treguar për ato të dyja, kanë dalë të vërteta. Ne kemi marrë informacione që të dyja janë të korruptuara”, vijon qytetari në denoncimin e tij për gazetarin e Stop.

Pas përfundimit të dënimit, Albani u rikthye në Britani, por iu kërkua nga autoritetet angleze që të bënte denoncim për prokuroren Oltiana Çifliku dhe gjyqtaren Vjosa Zaimi.

Në Shqipëri ai kontaktohet nga OPGJ Ibrahim Saliko, ku bëri kallëzim për dy zyrtaret e drejtësisë në Durrës. Por kur kuptoi, se asgjë nuk po lëvizte, u tërhoq nga kallëzimi dhe rinisi jetën e tij në Angli.

“Më thanë do flasim me kolegët tanë në Tiranë edhe do shkosh të bësh denoncimin. Kështu vazhdoi. Shkova në Tiranë. Pata një telefonatë nga Ibrahim Saliko edhe më tha që më ka autorizuar SPAK që të marr denoncimin tënd. Erdha një herë për intervistë, m’i bëri gjërat shumë të vështira. Me tha do vish 2-3 herë këtej. I thashë nuk kam më terezi, dua të jem pa stres, nuk mund të merrem me këta lloj njerëzish. I thashë do ta lemë këtë muhabet fare, do tërhiqem nga kjo çështje se nuk kam më nerva”, thotë Albani.

Pak kohë më vonë mori një telefonatë nga OPGJ Ibrahim Saliko, i cili e informoi se ndaj tij ishte hapur një tjetër çështje për deklarim të rremë. OPGJ sugjeroi që dënimin t’ia kthente në dëm monetar dhe i kërkoi 700 mijë Lekë të vjetra, për të mbyllur çështjen. Të tjera para duheshin për avokat, ndaj Albani i dërgoi OPGJ-së në total rreth 2 milionë Lekë të vjetra.

“Kur kam ardhur në Angli, më ka thënë prokurori Bajram Breçani ka hapur një çështje ndaj teje për dëshmi të rreme. I thashë po unë nuk kam rrejt. Ato që kam thënë, i kam thënë të vërteta. E di si është puna tha? I fusim një gjobë? Hajt po e paguaj këtë gjobë e të rri i qetë se nuk kam më nerva, nuk kisha më nerva, isha stresuar nga koka, i thashë do ta paguaj unë gjobën. Dhe më ka çuar një letër, ta ngritur gjykata atë gjobën, ta ka bërë 700 mijë Lekë. I thashë nuk kam t’i paguaj lekët se kam fëmijë të vogël. Më tha m’i ço mua lekët, më ço dhe ca lekë për avokaten, të vijë në gjyq. Ok i thashë. I çova 1 milion Lekë. Edhe u paguajt gjoba. Thashë tani jam pa stres”.

Pasi mori 1 milion Lekë nga Albani me banim në Britani, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.

Vendimi i OPGJ-së rezulton që të jetë i falsifikuar, e për këtë arsye vetë ai, pra Ibrahim Saliko e udhëzon Albanin se çfarë duhet të thotë.

“Ore do të marrin ata dhe do të pyesin, kush ta dërgoi këtë letrën,  eee ktej-andej . Ti do ti thuash atë, që m’a ka dërguar një person, që m’u prezantua si ai, por pasi kam komunikuar me atë, nuk ishte numri i telefonit të atij. Numrin e telefonit, që më ka ardhur ajo letër nuk e mbaj mend, se kam ndërruar telefon dhe kaq! Për të tjerat kam marrëdhënie shoqërore me atë. Se çfarë bëj unë me atë, se si ia nis unë, e si ia dërgoj unë, janë punë të miat familjare. Kaq…”, i thotë OPGJ-ja, Albanit në një bisedë telefonike.

“Ku kam qenë pa ty jeta ime”, Marina Vjollca ndan fotot e ëmbla me të bijën

Marina Vjollca ndodhet prej disa ditësh me pushime.

Siç bëri me dije vetë moderatorja pak ditë më parë, këto janë pushimet e para që po shijon me të bijën.

Krahas një fotoje të ëmbël me Marget nga bregdeti, moderatorja shkroi: “Pushimet e para të mrekullisë sime”.

Ndërkohë, moderatorja ka ndarë disa fotografi të tjera ku shihet duke mbajtur vogëlushen në krahë.

“Ku kam qenë pa ty jeta ime Marget”, shkruan Marina krahas fotove.

Vdekja e Thoma Konomit, i vëllai: E rrahën keq policët grekë e më pas e hodhën si kafshë

Vdekja e 57 vjeçarit Thoma Konomi pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër, vijon të mbetet mister.

Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”.

I vëllai i viktimës, Adi Konomi pretendon se policët e kanë rrahur Thomain dhe më pas është shoqëruar në komisariat, në gjendje të rëndë.

Ai tha se vëllai është mbajtur për 5 ditë në komisariat në gjendje të rëndë dhe nuk i është dhënë ndihma e nevojshme. Vëllai i tij ka thënë se sipas autopsisë ai ka ndërruar jete per shkak te goditjeve te marra dhe çarjes se zorrëve.

“Dua që të zbardhet ngjarja dhe ata që kanë bërë këtë krim të dalin para drejtësisë. Vëllain në momentin që e kanë kapur këtu e kanë qëlluar mbas shpine dhe ka rënë më gjithë motor. Lerë se ca thonë që është hedhur me motor. Ata e kanë dhunuar. Pse e kanë dhunuar në këtë mënyrë kaq të tmershm? Unë kam letrën që e kanë dënuar me 100 euro gjobë. E rrahën e gjakosën, pse nuk e çuan në spital vëllain tim ta shpëtonin. E mbajtën 5 ditë në komisariat, doktori i ka bërë gjilpëra, e kanë hedhur si kafshë në fshat. Vëllai im po jepte shpirt. Nuk ishte në gjendje të fliste.

5 netë në komisariat? Po 5 netë, e kishin dëmtuar shumë keq, pastaj e çuan në spital. Vëllai im vdiq nga çarja e zorrës dhe shumë goditje. Doktoresha më tha se ka vdekur, e kanë dhunuar, e ka dhunuar policia greke.

Një fshatar e ka çuar rastësisht, kur e ka marr fshatari ka qenë me të vjella, kishte dhimnbje, çdo gjë ishte e vonuar”– u shpreh ai për Fax News.

Thoma Konomi ishte vëllai i “të fortit” të Tiranës, Franc Konomi, i vrarë më 8 Korrik 2010.

Rriten me rreth 15 % çmimet e apartamenteve në kryeqytet, ja zonat më të shtrenjta

Apartamentet në kryeqytet janë shtrenjtuar me rreth 15%.

Ekspertët imobiliarë shpjegojnë se kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit por edhe prej rritjes së të gjitha çmimeve të tjera.

Eksperti Lefter Sila shprehet se pavarësisht shtrenjtimit kërkesa për blerje vijon.

Përsa i përket zonave, qendra vijon të jetë më e kushtueshmja ku çmimi në disa objekte të reja shkon deri në 4000 mijë euro m2.

Për të shtuar transparencën për shitjet në këtë sektor, ekspertët i kërkojnë qeverisë të hartojë një databazë me të gjitha trasaksionet.

Agjentët imobiliarë bëjnë thirrje që të ripërsëritet rivlerësimi ose të rishikohet taksimi prej 15 % në shitjen e apartamenteve.