zoom

Day ArchiveE PLOTË/ Nga konflikti për agjencinë te vrasja e dyfishtë. Beteja e vëllezërve që përfundoi në …

Tragjedi e dyfishtë në Tiranë! Vëllai vret me pistoletë vëllanë dhe kunatën. Shkak i ngjarjes duket se është bere konflikti për biznesin e përbashkët që kanë pasur dy vëllezërit Muskurti. Ngjarja ndodhi pranë qendrës se Tiranës në një prej rrugicave që lidh ‘Rrugën e Kavajës’ me Rrugën ‘Myslym Shyri’, ku të martën pasdite Arsen Muskurti 38 vjeç ka qëlluar më pistoletë drejt vëllait të tij Dritanit, 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurtit, duke i lënë të dy të vdekur në vend brenda agjencisë turistike që ishte kthyer në ‘mollë sherri’ prej vitesh, e cila menaxhohej nga dy viktimat.

Policia beri me dije se vrasja e dyfishte dyshohet se krye për shkak të konfliktit familjar që ka kulmuar me ndarjen pak vite me parë të dy vëllezërve nga biznesi i krijuar bashkë në 2009, dhe më pas agjencia i kishte kaluar në pronësi viktimës, Dritan Muskurtit. Por kjo ndarje, siç duket si ka pëlqyer autorit, dhe këtu nisi konflikti mes tyre. Ndërkohë, autori kishte në pronësi një dyqan me produkte të ndryshme, mes tyre dhe produkte kozmetike.

Në një këqyrje në faqen zyrtare të Qendrës së Biznesit, dy bizneset e sipërcituara janë në emër të vëllezërve Meskurti, (agjencia në emër të viktimës, dhe dyqani tjetër në emër të autorit).

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të populluar ku u pa nga shumë dëshmitarë të cilët u pyeten nga policia e Tiranës.

Autori i dyshuar Arsen Muskurti është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit ndërsa arrestuar pas dy orësh nga policia.

Grupi hetimor nën drejtimi e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit, duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes së rëndë.
Mësohet se Dritan dhe Nora Muskurti janë prindër te tre fëmijëve të mitur, ndërsa autori Arsen Muskurti baba i shtatë fëmijëve rezulton mjaft agresiv në rrjetet sociale kundër vëllait të tij dhe kunatës.

Nga policia ai është cilësuar fondamentalist, pasi në datën 13 gusht ai shkruan ne llogarinë e tij ne ‘Facebook’ se vëllai i tij Dritani është i mallkuar nga nëna me shpirt, duke paralajmëruar në një farë mënyrë tragjedinë.

“Ti DRITAN MUSKURTI i njohur si ALBAN MUSKURTI pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në UMRA, pra ne Meke në ARABI je mallkuar nga NËNA me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, etj…Çështjen tuaj ja kemi lënë ZOTIT të LARTËMADHËRUAR dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do t’ju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë”, ka paralajmëruar tragjedinë vrasësi i dyshuar Arsen Muskurti.

I dha fund Luftës së Ftohtë/Vdes ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev

Agjencitë e lajmeve ruse raportojnë vdekjen e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik në spitalin qendror klinik në Moskë.

Mikhail Gorbachev, i cili i dha fund luftës së ftohtë, por nuk arriti të parandalonte rënien e Bashkimit Sovjetik, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, cituan agjencitë ruse të lajmeve, shkruan “The Guardian”.

Gorbaçov më herët ishte i shtruar në spital për dializë.

Gorbaçovi, presidenti i fundit sovjetik, lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.

2 nga 10 makina në Shqipëri janë Mercedes, ja kur lindi ky “pasion”

Kushdo që viziton Shqipërinë, do të befasohet kur do të zbulojë se shumica e automjeteve në qarkullim mbajnë stemën Mercedes.

Pasioni i shqiptarëve për makinat e kompanisë nga Shtutgarti konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave Shqiptare (INSTAT) të cilat tregojnë se në vitin 2020 nga gjithsej 540 mijë makina që qarkullojnë në rrugët shqiptare, rreth 98,000 ose 18.2% ishte Mercedes, me VW në vendin e dytë (17%).

Me rënien e komunizmit në Shqipëri në fillim të viteve 1990, makinat e para që “derdhen” në vend ishin disa Fiat të vjetra të shkatërruara nga Italia.

Vala e madhe e emigracionit shqiptar në kërkim të punës dhe kushteve më të mira të jetesës ndryshoi rrënjësisht peizazhin automobilistik të vendit.

Dërgesat e dërguara nga emigrantët shqiptarë për të afërmit në vendlindje i lejuan këta të fundit të mbijetonin dhe në të njëjtën kohë të bënin realitet ëndrrën për të pasur një makinë.

“Fundi i luftës nuk duket”, Borell: Furnizimi me armë i Ukrainës po shteron rezervat e BE-së

Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në Pragë për një takim jozyrtar për të diskutuar për Rusinë dhe luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në sigurinë e shteteve anëtare të BE-së. Në takimin në kryeqytetin çek morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të OKB-së, NATO-s dhe Parlamentit Evropian.

Takimi pritet të trajtojë çështjen e rritjes së prodhimit të armëve, trajnimit të ukrainasve dhe mundësinë e ndalimit të vizave turistike për shtetasit rusë.

Në diskutimet që po mbahen në kryeqytetin çek, ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes të BE-së diskutuan mbi mënyrat për të rritur prodhimin e armëve, për të shtuar trajnimin ushtarak të forcave ukrainase ndërsa fundi i luftës në Ukrainë, që ka nisur në shkurt, nuk duket në horizont.

“Ne po i shterojmë rezervat tona,” të armëve u tha gazetarëve në Pragë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne po i ofrojmë Ukrainës aq shumë kapacitete ushtarake sa duhet të rimbushim rezervat tona. Ukraina ka nevojë për mbështetje. Por, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me më shumë iniciativa si misionet e trajnimin që do të diskutojnë ministrat”, tha zoti Borell.

Ministrat evropian do të diskutojnë se çfarë roli mund të luajë BE-ja në trajnimin e rekrutëve të rinj ukrainas në tokën evropiane, pasi numri i ushtarëve të vrarë po rritet ndërsa oficerët që normalisht mund të ofrojnë trajnime janë të angazhuar në betejë.

“Ne po trajnojmë ushtarë ukrainas në Britani dhe po punojmë me Gjermaninë për një trajnim të ri mbi çminimin. Ne mendojmë se ky është hapi i duhur për të ndërmarrë tani”, tha Kajsa Ollengren, ministrja holandeze e mbrojtjes.

Ministrat e jashtëm gjithashtu do të diskutojnë nëse do të vendosin kufizime të mëtejshme vizash ndaj rusëve, një përpjekje për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin, pasi lufta që ai filloi gjashtë muaj më parë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për gjithë botën.

Kremlini reagoi duke kritikuar thirrjet e disa udhëheqësve evropianë për ndalimin e vizave për turistët rusë, duke thënë se propozimet ishin “jorracionale” dhe manifestimi i fundit i agjendës anti-ruse të Perëndimit.

Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters” raporton të ketë parë një memorandum ku dy vendet kryesore të BE-së, Franca dhe Gjermania janë shprehur kundër propozimeve për të kufizuar vizat për rusët.

“Ne e dimë se ka këndvështrime të ndryshme midis evropianëve për këtë çështje. Këto janë vendime shumë serioze që kanë në shënjestër veçanërisht qytetarët tanë. Natyrisht, vendime të tilla nuk mund të kalojnë pa përgjigje. Por në çdo rast, kur të përgjigjemi, do ta bëjmë në atë mënyrë që i përshtatet më së miri interesave tona dhe mbron interesat e qytetarëve tanë”,tha zoti Peskov.

Vendet anëtare lindore dhe nordike të BE-së janë ato që kanë argumentuar fuqishëm për një ndalim të plotë të vizave turistike për rusët, duke thënë se udhëtimi në Evropë është një privilegj, jo një e drejtë./VOA

 

Intervistë e re, “bombë” e re! Meghan Markle-it nuk i del e keqja me familjen mbretërore!

Në një intervistë të re për “The Cut”, Meghan Markle ka shpjeguar sërish arsyet pse ajo dhe princ Harry u larguan nga familja mbretërore. Mes të tjerash, dukesha e Sussex-it vuri në dukje rregullat e rrepta për publikimin e fotove familjare si një shembull të asaj që e bëri jetën në mbretëri kaq të vështirë.

“Ekziston në fakt një strukturë që nëse doni të publikoni foto të fëmijës suaj, si anëtar i familjes, së pari duhet t’ia jepni Royal Rota-s,” tha ajo.

“Royal Rota” është grupi i shtypit në Mbretërinë e Bashkuar që mbulon familjen mbretërore, por Meghan-i ka qenë e hapur për marrëdhënien e tensionuar që ajo dhe i shoqi kishin me mediat britanike.

“Pse duhet t’u jap njerëzve që janë treguar racistë ndaj fëmijëve të mi një foto të fëmijës tim përpara se ta ndaj me njerëzit që e duan fëmijën tim?” pyeti Meghan. “Më thuaj a ka kuptim?!”

Ajo tha gjithashtu se ajo dhe Harry fillimisht nuk donin të largoheshin nga familja mbretërore, por donin thjesht të vazhdonin punën e tyre si pjesëtarë të saj pa përdorur financimin e taksapaguesve. Ata gjithashtu kërkuan të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe të zhvendoseshin në një vend tjetër, si Kanadaja ose Afrika e Jugut.

“Gjithçka thjesht … sepse vetëm duke ekzistuar, ne po prishnim dinamikën e hierarkisë. Kështu që ne thamë, ‘Ok ,mirë, le të ikim nga këtu. të lumtur,’ shpjegoi Meghan. “Kjo nuk është diçka që na lejohej ta bënim, edhe pse disa anëtarë të tjerë të familjes bëjnë pikërisht atë gjë”, ka shtuar ajo.

Vrasja në e dyfishtë në Lezhë, ish-drejtuesi i policisë: Deri kur do…?

Agron Sulshabanaj ish drejtues policie ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku ish-dhëndri Besnik Pjetri vrau me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë divorci me vajzën e tij.

Sulshabanaj thotë se ka ngelur i shtangur nga këto ngjarje që ndodhin brenda familjes, ndërsa shtron disa pyetje që sipas tij duhet me patjetër të marrin përgjigje.

Ai thotë më tej se nëse do të zgjidheshin të gjitha pyetjet e shtruara atëherë babë e bir do të ishin në plazh dhe ish-dhëndri i tyre nuk do të ishte në kërkim.

Statusi:

 

Tronditet Lezha!

Po degjojme çdo dite ngjarje te renda ? Deri kur!

Lexoj ne titra qe ne mengjes pa u zgjuar mire vrasje e dyfisht ne Lezh!

Ngjarje shume e rend ne Gryk zeze , dy viktima babe e bire, shkaku sipas midiave shummmm i rend, ndodhin te tilla ngjarje; por mund te shmangen!

Ngjarjet brenda familjes e per pasoja te saj shume te renda ne cdo kohe, por edhe mund te shmangen, te minimizohen! Çdo qytetar qe lexon titrat sot ne tv, tronditet por ka te drejt te bej disa pyetje!

A do kete pergjegjsi per mos veprime nga ata qe garantojne jeten, pronen, rend e qetesi per qytetarin qe paguhen me taxat e tij!

Deshiroj te jete Fake neës, nese jo i shpreh ngushellime familjes & si qytetar kam keto pikepyetje:

nese motivi eshte siç shkruajne mediat:

A kishte informacion policia lokale, njerezit qe detyre funksionale kane te menaxhojne konflikte te tilla te m’prehta deri ne parandalin te ngjarjeve kaq te renda?

A behet analize pse ndodhi vrasja?

A ishte konflikt qe ndiqej nga policia? Ç’fare veprimesh jane bere, a Jane te dokumentuara?

A mund te shmangen kjo vrasje?

Autori a  eshte mbajtur nen mbikqyrje per shkake te konfliktit pas divorcit?

A ka kerkuar ai mbeshtetje tek permbarimi gjyqesor, tek policia per te takuar femijet e tij?

E veprime te tjera ne dukje te thjeshta por qe duan kohe, perkushtim,  deshire e ne fund te fundit, ti don detyra, puna qe kryen!

Qofsha i gabuar por  nese do ishin zgjidhur pikepyetjet e mia sot babe e bire te kthyer nga Italia do ishin ne plazh, ish dhendri tyre nuk do ishte ne kerkim!

Ngjarje te tilla me karakter te mos veprimeve per permbyshjen e detyres kane ndodhur dhe do ndodhi por deri kur!

Ku eshte ShKB-ja me emer te ri!

Kete e them jo per te ndeshkuar arbitrarisht punonjes te ndershem te policise!

E them qe te minimizohen ngjarje te tilla kaq te renda e me pasoja ne vite!

Deri kur boll me ish koleg; me te pergjegjshem, me sensibel, me kreative per ngjarje te tilla qe mund te parandalohen.

Kjo eshte detyra juaj nr 1.Parandalimi, mandej zbulimi e goditja!

Uroi te jete fake news, nese jo duhet te zgjoheni, te vleresoni konflikte te tilla qe degradojne kaq rend, siç ishte ngjarja e mbrendshme qe tronditi Lezhen dhe tjere opinionin publik!

 

 

 

 

 

Keni dëgjuar për sindromën Marilyn Monroe? 9 në 10 gra vuajnë seriozisht

Marilyn Monroe është një nga ato femra që dyshohet se i ka bërë meshkujt të “humbasin” kokën. Biondja kryesore e Hollivudit kishte shumë fansa, ajo ishte e martuar tre herë, por kjo nuk i solli lumturinë. Pra, kishte një sindromë të quajtur pas saj, sindroma Marilyn Monroe.

Pse sindroma mban emrin e bjondes së famshme? Po, sepse jeta e sajishte shumë larg asaj që fshihej pas maskave. Dyshimi për veten, mosshoqërueshmëria, tendenca për depresion dhe frikë, e gjithë kjo e përhumbi Marilyn gjatë gjithë jetës së saj. Ndërsa ajo qeshte dhe bënte shaka me kokë, askush nuk mund ta imagjinonte se kjo vajzë i mbijetoi alkoolizmit dhe tradhtisë nga prindërit e saj.

Monroe thjesht nuk e kuptoi se si ishte të jesh e lumtur, kështu që në kokën e saj u krijua një instalacion: “Unë nuk jam e denjë për dashuri”. Aktorja u përpoq me aq sa mundi që ta meritonte, por në imazhin e saj për botën, çdo “e mirë” duhej kalitur me vuajtje dhe dhimbje.

Kjo është arsyeja pse sindroma Marilyn Monroe është një gjendje shpirtërore në të cilën një grua nuk e pranon, e do dhe nuk e vlerëson veten. Njerëzit me këtë sindromë janë të bindur për pavlefshmërinë dhe dështimin e tyre. Ata vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët, u mungon plotësisht mbrojtja e kufijve personalë. Sindroma Marilyn Monroe nuk është problem.

Ai prek absolutisht të gjitha sferat e jetës, por mbi të gjitha ndikon në jetën personale. Partnerët e papërshtatshëm, varësia nga njëri-tjetri, zhgënjimi dhe vetëshkatërrimi janë ato që ndjekin një grua në një marrëdhënie me sindromën Marilyn Monroe.

Pioli i mërzitur: Na mungoi qartësia, ndaj Interit do jetë Milan tjetër

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Sassuolon në Reggio Emilia. Menjëherë pas 90 minutëshit ka folur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli. Tekniku i kampionëve të Italisë tha se sot mungoi qetësia ndërsa për derbin ndaj Interit premtoi se ekipi do jetë ndryshe.

“Do të kisha preferuar të pranoja një gol dhe të fitoja ndeshjen. E nisëm shumë mirë, luajtëm futboll të mirë, të shpejtë dhe me situata të mira. Sot na mungoi qartësia, e nisëm mirë, por më pas Sasuolo u mbrojt shumë dhe nuk kishte hapësira të lira. Ishim shumë statik në fushë kishte pak lëvizshmëri nga ana e skuadrës. Djemtë e dinë se ku kanë gabuar. Ndaj Interit do të shihni një Milan tjetër. I njohim mirë zikaltërit ata kanë një mënyrë loje të ndryshme nga ajo që kishte Sassuolo. Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme” – tha ai.

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, dorëhiqet Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë, ku 5 persona përdhuan një 11-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, i cili shkruan se ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.

 

Postmi i Sveçlës:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

I kontaktuar nga gazeta Express, Meheti ka theksuar se pas këtij rasti të rëndë të ndodhur në Kosovë, dorëheqja është një akt profesional.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, tha Mehmeti për Express.

 

Babai përplas aksidentalisht me makinë djalin 6-vjeçar në Korçë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar.

I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.