zoom

Direct tv
DirectKërko
Direct Radio
Radio
  • Aktualitet
  • In Zoom
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Stil
  • Tech
Lajmet e fundit
Keir Starmer largohet nga Numri 10, Andy Burnham merr sot postin e kryeministrit
Drake vendos bast 1.5 milionë dollarë për Argjentinën, rikthehet frika nga “mallkimi i këngëtarit”
Parlamenti miratoi ndryshimet në ligj për shkarkimin e tij, Presidenti i Hungarisë pranon të japë dorëheqjen
7 netë bombardime në Iran, plagosen disa ushtarë amerikanë në Jordani
  • Politikë
  • Aktualite
  • Sport
  • LifeStyle
  • Teknologji
Radio Une
Radio One
  • Aktualitet
  • In Zoom
  • Troç
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Ide & Blog
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Art & Kulturë
  • Stil
  • Kinema & Netflix
  • Tech
Rrjetet Sociale
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • Yotube
Aplikacion
  • zoom Business
  • zoom
Day Archive“Albanian king”, Rama uron Florian Markun për triumfin përballë meksikanit

Kryeministri Edi Rama ka uruar boksierin shqiptar, Florian Marku i cili triumfoi përballa meksikanit Miguale Parra Ramirez.

Gjithashtu një koment ka pasur edhe nga boksieri shqiptar pas ndeshjes i cili ka falënderuar të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur në “Air Albania”.

Baba i dy fëmijëve/ 45-vjeçari në Gjirokastër i jep fund jetës me fotoksinë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Gjirokastrës.

S.H., i cili ishte divorcuar nga bashkëshortja, i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Ai u transportua në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

I ndjeri ka lënë pas dy fëmijë.

Florian Marku realizon ëndrrën në sirtar, bëhet kampion bote në Tiranë në WBC Silver

Florian Marku ka ngritur peshë “Air Albania”-n mbrëmjen e sotme, duke realizuar ëmdrrën që kishte në sirtar.

Boksieri nga Lushnja ka mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve Miguel Parra Ramirez.

Sportisti shqiptar fitoi me vendimin e gjyqtarëve pas 10 raundeve duel në ring.

Marku dominoi përballjen dhe në fund arriti të merrte titullin WBC Silver Interim Welterweight.

Një arritje e madhe për boksierin shqiptar që tashmë është gati të ndeshet edhe me emra më të mëdhenj të arenës së boksit. /zoom.al/

VIDEO/ Dera e “Audi-t” ende e hapur, pamjet nga vendi ku u qëllua me armë në Shkodër

Mbrëmjen e sotme në Shkodër u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të Alban Bruçit.

Nga pamjet e siguruara prej Zoom.al shihet se dera e makinës është ende e hapur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, të cilat kanë rrethuar edhe zonën.

Po ashtu në derën e makinës shihen edhe shenja të plumbave.

https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/08/WhatsApp-Video-2022-08-25-at-9.41.23-PM-2.mp4
LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Mallakastër, djali vret babanë me sende të forta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër.

Djali ka vrarë babanë e tij me sende të forta. Mësohet se ai kishte problem të shëndetit mendor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet për zbardhjen e këtij krimi.

Fansja kërcen topless, “çmend” mijëra vetë në koncertin e reperit të njohur

Reperi xhamajkan, Sean Paul është mjaft i njohur në të gjithë botën.

Së fundmi, autori i hitit “She Doesn’t Mind” ka publikuar një video nga koncerti më i fundit që ka mbajtur, ku shfaqet një fanse duke kërcyer topless.

Ajo është komentuar si një “shpirt i lirë”, duke mos u shqetësuar për njerëzit përreth.

Këngëtari i “Mad Love” po zhvillon turneun e tij Scorcha në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar këtë verë, në qytete duke përfshirë Londrën, Mançesterin, Glasgoun, Leeds dhe më shumë.

DETAJE TE REJA/ Ja kush ishte objektivi i atentatit sot në Shkodër

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga ngjarja e sotme në Shkodër, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një makine tip “Audi”.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se plumbat e kanë kapur makinën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Një prej plumbave ka kap[ur edhe në xhamin anësor të makinës.

Ndërkohë që dyshohet se objektiv i këtij atentatit ka qenë pronari i automjetit, Alban Bruci.

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një makine

Të shtëna me armë janë rregjistruar para pak momentesh në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në lagjen Rus, teksa objektiv ka qene nje makine tip Audi.

Deri më tani konfirmohet se nuk ka të lënduar.

Policia mbërriti në vendjgjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

VIDEO/ Momente paniku në “Air Albania”, boksieri shqiptar humbet ndjenjat në ring

Një nga duelet më të shumëpritura të mbrëmjes së sotme në ringun e improvizuar në “Air Albania” ishte dueli mes talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe bullgarit Borislav Velev të cilët duelonin për brezin WBC “Youth Intercontinental’.

Por dueli në fjalë në fakt ka prodhuar momente paniku pasi Velev që në sekondat e parë vuri përpara boksierin shqiptar dhe pasi e mbylli në një kënd, me një breshëri grushtesh e hodhdi KO në atë që ishte fitorja e 11 e tij, të gjitha me KO.

Goditjet e bullgarit e lanë pa ndjenja në tapet boksierin shqiptar, duke alarmuar të  pranishmit, me stafet mjekësore që hynë me shpejtësi për ta ndihmuar. Pas pak minutash panik, Vraja u përmend dhe u largua vetë nga ringu, i përlotur për një ndeshje ku shpresonte të bënte shumë më mirë, por që e mbylli pas pak sekondash.

 

 

Zbulohet dokumenti, ja me çfarë motivacioni është shkarkuar Robert Zhvarc

Përkthyesi Robert Zhvarc prej së martës që lamë pasë nuk është më punonjës i Presidencës.

Kjo pasi Kreu i Shtetit, Bajram Begaj vendosi ta largojë atë nga stafi I tij.

Dhe për këtë urdhëroi sekretin e tij të përgjithshëm të nxjerrë një urdhër të posaçëm me anë të cilit bëhet edhe shkarkimi i përkthyesit të njohur.

Në shkresën e bërë publike thuhet se shkak për ndërprerrjen e marrëdhënieve të punës është bërë mosnjëhesimi i diplomës.

Shkresa mban datën 23 gusht dhe efektet e saja shtrihen po prej asaj dite.

Arkiva
  • 2020
  • 2021
  • 2022
  • 2023
  • 2024
  • 2025
zoom
Lajme, investigime, analiza e dosier. Gjithçka e trajtuar me profesionalizëm!
  • Facebook
  • Twitter
Apilkacion mobile
  • Apple
  • Android

Kontakt

© Copyright 2020-2026 Zoom.al