Aplikacion
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Tahsim Shehu“.
Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur as rrethanat e ngjarjes./Zoom.al
“S’janë spiunë”/Një rus tregon si ka hyrë në Gjadër dhe Poliçan: Personat e ndaluar i njoh dhe…Shqipëria ditët e fundit është përfshirë nga disa zhvillime, në Gramsh dhe Poliçan, ku shtetas të huaj, rusë, ukrainas dhe çekë janë futur në uzinat e armëve. Por kjo sipas autoriteteve është e ndaluar. Ata akuzohen për spiunazh, edhe pse nuk ka ende prova.
Por këta nuk janë të vetmit që kanë hyrë në këto uzina. Një vitë më parë, një tjetër rus, Sleva nga Shën Peterburgu në Rusi është futur në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit dhe në Poliçan.
31-vjeçari rus ka postuar në rrjetet sociale çfarë pa dhe gjeti në këto dy objekte. Në një intervistë për Top Channel nga Finlanda ku ndodhet momentalisht, Sleva fillimisht tregon se përse kaq shumë interes për të dhe të tjerë persona në të vizituarin e ish bazave ushtarake të kohës së komunizmit.
“Sepse është histori. Shumë prej të rinjve nuk e njohin historinë. Nuk i bëhet vonë për historinë. Ndërsa disa si unë pëlqejnë të vizitojnë objekte të tilla ta braktisura për ta parë me sytë e tyre. Kjo të jep një ndjesi të jashtëzakonshme të shkosh në vende ku është bërë histori, tashmë të braktisura dhe shumë njerëz nuk e dinë që ekzistojnë”, deklaroi ai.
INTERVISTA
Ju vizituan ish fabrikën e Poliçanit. Sa e vështirë ishte për të hyrë?
Sleva: Në fakt ishte shumë e lehtë. Nuk kisha plan të shkoja në Poliçan . Po shkoja për tek kanionet e Osumit. Kalova afër Poliçanit dhe dëgjova për këtë fabrikë. Nuk dija që ekzistonte apo si të hyja. Ndalova dhe pyeta disa banorë lokal. Të gjithë më thonin. Shiko, atje është fabrika por është e mbyllur dhe e braktisur. Shkova atje. Nuk pash asnjë njeri. Ishte një ushtar. Kur u futa pash me sytë e mi shumë arka me fishekë. Ishte e pabesueshme. E vështirë ta besoje se këto arka qëndronin ende atje. Kushdo mund të futej e të bënte ctë donte. Unë s’kisha ndonjë qëllim të lig. Thjesht po eksploroja por nëse ndonjë person me qëllime të këqija do të kishte informacion për këtë vend, atëherë ju mund të nisni një luftë. Kishte shumë fishekë. Fishekë kallashnikovi, pluhur me ngjyrë të zezë, mina tokësore, granata, veshje anti plumb, shumë gjëra. Armë të vërteta.
Po ashtu vizituat edhe ish aeroportit ushtarak të Gjadrit. Çfarë vështirësi ndeshët të hynit atje?
Sleva: Pash që jashtë ishte një ushtar me një kallashnikov. Kur pash ushtarin atëherë e kuptova se isha në vendin e duhur. Tentova të futem nga njëra anë e derës por ishte e mbyllur ndërsa tjetra ishte e hapur. Askush nuk më pa. Hyra brenda dhe u trondita nga ajo që pashë. Numri i madh i avionëve parkuar atje për shumë dekada. Bëra fotografi dhe u largova. Askush nuk kishte pritshmëri për të tillë vizitorë si unë. Atje nuk është asgjë për të vjedhur. Këto vende kanë interes për persona si unë. Eksploratorë urban.
Ushtari a ju tha diçka?
Sleva: Jo. Natyrisht jo. Askush besoj se do të jepte leje të hyja atje.
Pra ta qartësojmë këtë. Ju nuk morët asnjë leje për të hyrë në Poliçan dhe Gjadër. A është kjo korrekt?
Sleva: Jo. Jo. Natyrisht jo. Unë nuk e kam bërë të gjithën këtë vetëm.
Çfarë mendoni për tre personat dy rus dhe një ukrainas të arrestuar në Shqipëri nën dyshim se u përfshinë në aktivitete spiunazhi?
Sleva: Unë i njoh ata. Janë eksplorues urban, njësoj si unë , njësoj si ata që pëlqejnë vende të braktisura. Mund të isha unë në pozitat e tyre sot. Ata nuk kanë ardhur atje të bëjnë spiunazh siç edhe ju e thatë. Ata s’kanë bërë asgjë të keqe. Nuk e di çfarë ka ndodhur me incidentit që patën me ushtarët. Nuk janë spiun. Janë turist. Eksploratore.
A e njihni personalisht Svetlana Timofoeva? Çfarë mund të na thoni rreth saj?
Sleva: Unë kam njohje personale me këta njerëz.
Njëri nga tre të arrestuarit Mikhail Zorin besohet se ka pranuar përfshirjen e tij në aktivitet spiunazhi për Rusinë. Si e shikoni këtë zhvillim?
Sleva: Unë nuk e besoj këtë. Nuk është e vërtetë. Ai donte të hynte të bënte foto dhe të largohej. Kjo nuk është çështje e Rusisë. Ai thjesht është një eksplorues urban. Kjo nuk sjell asgjë të keqe. Unë mendoj se nëse Rusia synon të futet fshehurazi diku ata do të përdorin njerëz shumë shumë të trajnuar krahasuar me këta të tre. Rusia nuk ka mungesa për të tillë njerëz.
“Alo Peruxhia”/ Kokaina si porosi pice, Antimafia zbulon “call center” droge Shqipëri-ItaliNjë shqiptar i arrestuar së fundmi në Itali akuzohet për pjesëmarrje në “organizatë transnacionale që synon trafikun e paligjshëm të drogës”, me bazë në Shqipëri.
Sipas drejtorisë së Peruxhias, e cila ka organizuar operacionin për kapjen e shqiptarit, nisja daton në janarin e vitit 2022, ku është bërë e mundur zbardhja e qindra rasteve të shitjes së kokainës në periferi të këtij rajoni, nga duart e shumë shqiptarëve.
Sipas hetuesve, tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”, ndërsa më pas largoheshin për të qëndruar me muaj në vendin e origjinës.
Por ajo çka bie në sy në këtë rast të shitjes së kokainës, është fakti se porosia e klientit në Itali trajtohej drejtpërdrejte nga Shqipëria, njësoj si në një call center.
“Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal, me vendndodhje në Shqipëri, i cili më pas ia komunikonte porosinë shpërndarësve të ndryshëm që mund të kishte të pranishëm më afër klientit në Itali. Në rastin konkret shpërndarësi i kokainës kishte një apartament dhe një automjet, ndërsa qarkullimi i lëndës narkotike përllogaritet në rreth 10 mijë euro në muaj”, sqarojnë agjentët e Antimafias së Peruxhias.
Sipas dosjes së gjykatës, rezulton se “kontrolli i shtëpisë pas arrestimit të shtetasit shqiptar bëri të mundur gjetjen e disa dozave të paketuara të kokainës, një peshore preçize dhe rreth 6000 euro para cash të fshehura”.
Për më tepër, i arrestuari u konstatua se ishte dëbuar dy herë më parë nga territori i shtetit italian. Për këtë arsye, shqiptari u arrestua edhe për posedim droge dhe shkelje të ligjit të konsoliduar për emigracionin dhe u burgos në Perugia-Capanne.
Eksperti i Sigurisë Ervin Karamuço: Të pathënat e ngjarjes së GramshitNga Ervin Karamuço
Përmenda dje si metaforë dhimbjet e kokës së Kremlinit, por pak kush e kuptoi. Kur ata i konsiderojnë asete ndërhyjnë menjëherë për ti liruar. Dhe në fakt me gjasa ajo po ndodh. Me dhjetra emaile po shkëmbehen dhe disa takime diplomatike po planifikohen, me synimin për të liruar Lanën.
Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi, Gledisi vajti dje urgjentisht në Elbasan dhe rriti masat e sigurisë në qytet, se ekziston edhe rreziku i ndonjë operacioni nga njësia 29155 e GRU për ti liruar me pahir ose për ti eleminuar.
Disa prej tyre vërtiten lirisht në Mal të Zi dhe nuk e kanë të vështirë të penetrojnë në territorin tonë. Kanë tentuar ta bëjnë në 2 raste në Poloni dhe një rast në Lituani. Historia e Qerretit është një ngjarje nga e cila duhet të nxjerrim të gjithë mësime. Çdo opsion është i mundshëm. Nisur nga këto analiza, për arsye sigurie “Pakot” po mendohet të sillen në Tiranë, ku i presin për hetime të mëtejshme” ustallarët”.
Megjithatë, një problem i madh që duhet zgjidhur në këtë vend janë mendjet e skeptikëve dhe gjumashëve të palexuar. Nëse thellohesh në qindra libra dhe informacione publike ndriçohesh më shumë të kuptosh kërcënimet reale të sigurisë kombëtare. Thashethemet e kafeneve dhe sinmdroma kombëtare ” ti sdi gjë kur as unë nuk e di” po na dëmtojnë shumë.
Le të presim përfundimin e hetimeve. Deri atëherë të mundohemi të lexojmë sa më shumë për të kuptuar nga po na vjen e keqja më e madhe……
P.S ..Në pushim të leximit ngrini kokën nga qielli për të shplodhur sytë, sepse një B52 po ju përshëndet …
Dogji gjyshe dhe nip për të grabitur 780 mijë euro, shqiptarin e tradhëtojnë gjurmët e gishtave
Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë nga autoritet malteze pwr llogari të autoriteteve greke pasi akuzohet se në vitin 2018 dogji gjyshe dhe nip për t’ju grabitur 780 mijë euro.
Pas arrestimit avokatët e Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek.
Për të mos patur aludime të tjera, autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të Brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi.
Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015.
Sipas dosjes hetimore greke, viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë.
Ndërkohë, gjatë seancës të së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se Urdhri i Arrestit Evropian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.
Konflikt në Vlorë, plagoset me thikë një 19-vjeçar, dërgohet në spitalNjë i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rrufeja i vrau 165 dele, blegtori në gjendje të rënduar. Ekspertët bëjnë groposjenDitën e djeshme, moti i keq në Gramsh rezultoi fatal për një prej blegtorëve të zonës, i cili humbi 165 krerë dhenë nga tufa e tij, pasi u goditën nga shkreptima e rrufesë.
E gjithë tufa ngordhi, por fatmirësisht shpëtoi çobani i saj Skënder Shuli, i cili me lot në sy bëri apel për ndihmë nga qeveria, pasi tha se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.
“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, tha blegtori Shuli.
Ditën e sotme banorët e zonës si dhe ekspert nga Ministria e Bujqësisë kanë bërë groposjen e deleve, ndërsa blegtori, i cili ka kaluar gjithë jetën me mbarështimin e tyre nuk mundi t’i bashkohej bashkëfshatarëve, pasi gjendja e tij psikologjike është tepër e rënduar.
Ndërkohë, sipas banorëve shiu ka qenë shumë i rrëmbyeshëm dhe i shoqëruar me vetëtima të fuqishme, aq sa në zonë prej vitesh nuk mbahej mend një stuhi e tillë.
Reperi i njohur kapet me mijëra euro të padeklaruara në kufirin Shqipëri-Kosovë, ja gjoba e majmeReperit të njohur shqiptaro gjerman, Azet i sekuestrohen 18 mijë euro të padeklaruara në kufi.
“Gjujna me pare, na gjujna me pare. Veç një fjalë e ta blej krejt mahallën”, ky është një prej refreneve me të famshme të reperit.
Por, pasuria e tij që pretendon se vlen për blerjen e një komplet një lagjeje është dëmtuar dje nga Doganat e Kosovës. Atij i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.
Gazeta Insajderi raporton se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit.
Personat që ndodheshin në makine me te kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur paratë e padeklaruara, plotë 18 mijë e 250 euro.
“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Makina me të cilën po lëviznin paratë ishte me targa të Kosovës.
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Një dashuri më vete”, Ilir Meta poston foton me Monika Kryemadhin nga JalaLideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një foto nga bregdeti i Jalës së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
“Jala – Një dashuri më vete”, shkruan Meta.
Partia e Lirisë ka organizuar si çdo vit kampin veror me të rinjtë e kësaj force në Jalë nga ku dje deklaroi se nga 25 korriku ka hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve.

Kalimi me gomone i kanalit të “La Manshit” nga ana e emigrantëve shqiptarë, nuk është problemi i vetëm që shqiptarët i shkaktojnë Britanisë së Madhe, pasi frika më e madhe është konvertimi i tyre në kontingjent kriminal.
Media britanike TheTelegraph raporton se edhe kriminelët shqiptarë të akuzuar dhe dënuar kryesisht për trafik droge, të çilët deportohen nga Britania e Madhe, rikthehen sërish aty fshehurazi.
Sipas qeverisë dhe policisë britanike të paktën pesë shqiptarë të njohur si kriminelë të rrezikshëm, të çilët janë deportuar nga Britania e Madhe pasi ishin dënuar si të përfshirë në përplasje me armë, janë rikthyer sërish në ishull.
Megjithatë, ata janë arrestuar sërish dhe janë dënuar për të dytën ose më shumë herë nga Britania e Madhe.
Njëri prej tyre mbetet i lirë ndërsa ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti pas një përplasje me armë që rezulton se e ka kryer në Shqipëri.
Rikthimi i kriminelëve shqiptarë në Britani, vjen pak kohë pasi ministrja e Brendshme angleze Priti Patel, nënshkroi një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për deportimin e kriminelëve të rrezikshëm dhe emigrantëve të paligjshëm.
Ndërkaq, një numër në rritje i shqiptarëve po i drejtohen kontrabandistëve për të hyrë për në Angli, ku në ccdo 10 emigrantë që hyjnë në Angli, katër prej tyre janë shqiptarë.
Kriminelët shqiptarë përfaqësojnë grupin më të madh të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1500 të burgosur.
“Kriminelët e huaj të deportuar që tentojnë të kthehen në Britani nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të përballen me peshën e plotë të ligjit. Tani përmes Aktit të Kombësisë dhe Kufijve, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, ata do të përballen me një dënim maksimal prej pesë vjetësh, nga 6 muaj”, shprehet një zyrtar i ministrisë së Brendshme.
Një kriminel shqiptar i çili u kthye fshehurazi në Britaninë e Madhe pas dëbimit, jetoi i lirë për vite të tëra, por më në fund u kap me dy armë të mbushura si dhe me kanabis në vlerë 70 mijë paund.
Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe përplasje me armë si dhe për trafik droge.
Kur policia bastisi shtëpinë e tij, gjetën gjithashtu 40 fishekë, municione të tjera dhe 20 mijë çash.
Myftaraj u deportua në vitin 2015 dhe iu ndalua kthimi pasi u burgos tre vjet më parë për përplasje me armë zjarri.

Ai arriti të kthehej ilegalisht dhe vazhdoi të bënte pjesë në krimin e organizuar.
Një tjetër shpërndarës droge në krimin e organizuar shqiptar, si Xhenson Duka, u kap me kokainë në vlerë prej më shumë se 10 mijë paund si dhe një thikë me vete.
Ai u burgos për tre vjet në Maidstone Crown Court dhe pas dënimit ai është deportuar.

Flogert Farruku, i çili u gjet u kap duke punuar në një fermë kanabisi prej 60 mijë paund ishte deportuar më parë pasi ishte kapur duke bërë saktësisht të njëjtin aktivitet.
Ai tani është burgosur edhe një herë dhe sërish përballet me deportim pas lirimit të tij.
Arjan Kikija, një emigrant i paligjshëm i përfshirë në trafikun e drogës, i çili tashmë ishte deportuar u rikthye për të jetuar në Basildon.
Ai u përpoq të mashtronte policinë me një letërnjoftim fals teksa mbante fshehur një Taser në xhepin e palltos së tij.
Ai u burgos për më shumë se dy vjet pasi u kap me dokumente dhe armë paralizuese.
Ai u deportua për herë të dytë.

33 vjeçari Gramos Tota i çili u arrestua në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 2020 pasi kërkohej nga Shqipëria për përplasje me armë.
Ai u la i lirë në Mbretërinë e Bashkuar pasi magjistratët e Londrës vlerësuan se Tota kishte vuajtur dënimin ndërsa ishte në paraburgim për çështjen e ekstradimit.

Bandat shqiptare që kanë dominuar tradicionalisht në trafikimin e kokainës po merrem kryesisht edhe me tregun e fermave të kanabisit.
Ata shfrytëzojnë ligjet e Britanisë së Madhe mbi skllavërinë moderne për të shmangur ndjekjen penale.
Hetuesit thonë se shqiptarët kanë arritur një shkallë të lartë profesionalizmi në kultivimin e kanabisit duke zhvendosur vietnamezët si burimin kryesor të drogës të prodhuar në vend.
Kur policia bastis ndërtesat e papërdorura ose pronat e banimit që kultivojnë fermat e kanabisit, rojet e shtëpive të barit shpesh pretendojnë se janë viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.