zoom

Day Archive100 tonë peshq të ngordhur nxirren nga lumi

Zjarrfikësit polakë raportuan se kanë hequr 100 tonë peshq të ngordhur nga lumi Oder. Shkaku është i paqartë, megjithëse zyrtarët besojnë se peshqit ishin helmuar.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një operacion të kësaj shkalle në lumë më parë”, tha Monika Nowakowska-Drynda nga zyra e medias e shërbimit kombëtar të zjarrfikësve.

“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rreziqeve dhe pasojave”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Mostrat e ujit u dërguan në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani me shpresën për të zbuluar shkakun e helmimit.

 

 

Sa i kushtoi koncerti që mbajti në Tiranë? Noizy zbulon shifrën

Koncertin “Alpha Show” mbajtur dy ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, reperi tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi 500 mijë euro.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.  E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.

Ku ta izoloj vajzën nga këngët e Noizyt dhe pse bashkia e përdor këtë banalitet për propagandë

Sonila Meço

“Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop.

“Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej.

“Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë fjalë të ndyra plot.

Me atë rast këndojmë këngët e tij dhe ju nuk na bërtisni dot”,- dhe qesh, me një lloj revanshi të ëmbël që nënkupton “hidhu përpjetë sa të duash, më ndalo e ndëshko si të të vijë për mbarë, por ja që kshu…”.

“Ja që kshu çfarë?”, -mendoj me zë të lartë dhe e vogla trembet fillimisht e mandej thotë: “Po ç’të bëj moj, të mbyll veshët kur e këndojnë në klasë, apo kur e vënë në festa ditëlindjeje? Apo kur e dëgjoj në lokale e restorante kur ulemi bashkë? Apo ta bllokoj në Youtube? Po edhe Doja Cat kështu i ka tekstet, edhe Cardi B, Drake…Madje ma jep pak celularin…”, -dhe zgjat duart teksa ndesh shikimin tim të zgurdulluar nga tekste në anglisht këngësh që nis t’i shoqërojë me një ritmikë të përsosur. Fjalë nga më të ndyrat, fabula nga më ordineret dhe për të më bindur më tregon se kush kryeson chart-et muzikore në botë e në fund më këput në mes me një këngë adoleshentësh ku akti seksual shpjegohet me një tekst bastard dhe kjo qe një ndër më të klikuara në botë dhe “s’ka nxënës në shkollë e lagje mos ta dijë”.

Nuk kam asnjë dëshirë të relativizoj rap-in e hip-hopin shqiptar në mesazhe të ngjashme me atë botëror (këto ndodhin edhe në Amerikë do thoshin mjeshtrat e propagandës). Aq më pak të rikontekstualizoj një koncert, që shumë syresh e ndoqën live, të tjerë e mbështetën në distancë e ca të tjerë edhe ranë telef të justifikoheshin pse kishin qënë aty, për t’u ndjerë në rregull si me shijet e tyre, por edhe me presionin e gjindjes që nuk gjen as muzikë e as art në atë festival.

E pranoj, u ndjeva keq kur shihja atë vajzë të brishtë, delikate , disi të mbyllur në vete, me shije të rralla estetike e mbi të gjitha ime bijë, të më këndonte pasazhe këngësh me tekste nga më banalet, të ashpra, të ndyra me një melodi e ritëm standard, marinuar me gegnishte për me justifiku rimën dhe trendin. Si ta ndaloja t’i dëgjonte, kur bri nesh buçiste një këngë e ngjashme në një lokal plot me klientë të moshës së tretë. Ku ta izoloj Amarisin, në ç’inkubator? Po shokët e vet? Po lokalet? Restorantet? Po plazhet? Aty do jete ajo lloj muzike, e atij zhanri, e atij teksti, e atij trendi…Se si do merrem unë me time bijë mos traumatizohet nga tekste e pamje është personale dhe çdo prind e ka këtë merak.

Por çfarë më shqetëson përtej “dhunës” së banalitetit (dhe nuk e kam thjesht me sharjet e fjalët e pista, që në muzikën metal që dëgjoja adoleshente kish plot, ama mesazhet, fryma rebele, kundërshtia ndaj sistemeve standardizuese i bënte edhe një strehim të mirë për periudhën kondrapedale që karakterizon adoleshencen)…pra përtej kësaj është investimi reklamues i bashkisë dhe ndonjë institucioni tjetër, zyrtarëve të saj, përfshirja me gjithë stafe, komentet, postimet edhe në faqet publike të drejtuesve i këtyre ngjarjeve muzikore me një tendencë për të përkufizuar e hierarkizuar artistët, këngëtarët, tregtarët, biznesmenët, duke i llokoçitur pa asnjë skrupull në një thes të madh e duke dalë të gjithë prej aty “super artista” që kriter madhor kanë sa njerëz mbledhin në shesh. Ndoshta bashkia i sheh si kontigjent votuesish për veten dhe çuditërisht ata që bëjnë PR fushatash në më të shumtën e rasteve janë ata që marrin edhe më shumë reklamë për “artin” e “koncertet” e tyre.

Por që bashkia të bjerë telef për ditë me radhë për një koncert që s’paska nevojë as për promovim se i mblidhka me mijra në shesh (me gjasë edhe time bijë po të kishte insistuar), të vijojë edhe ditë më pas me “ngjarjen” e papërsëritshme më ngjan më shumë hall votash. Me çdo çmim. Pa kushte.

Tani ata 18.000 që ishin në shesh firmosën diku për votën në 2023? Apo ishin minorenë pjesa më e madhe? Që të bjerë rehat bashkia me gjithë staf se s’po i del koha me promovu as Sunny Hill, që për dreq ia mori Prishtina, se e kishte mbyll me atë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Se me koncertin e Rita Orës do mbyllen vrimat e artikullit të fundit të The Guardian.

“Ja pak tekst nga Doja Cat që është idhull i adoleshentëve”,-më çon mesazh ime bijë nga Ipad-i i saj.

“Doing too muchrelax a bit

Acting like that cause your dad’s a bitch

Must be the ëay that the planets is

Must be your face cause it’s not your dick

I’m a freak, not a masochist

Should’ve knoën you had the baddest bitch

Left on read and can’t give head

Really, you ain’t shit, need a laxative”

U dënua një javë për këtë, megjithëse më tha se po i zbrazem kot asaj, por në mendje më vinte veç një pyetje, në fushatën elektorale të kujt do këndojë kjo Doja? Të demokratëve a republikanëve në SHBA?

Me “Instagram” brenda në burg! Fillojnë hetimet për dy vëllezërit Cala, numrat të regjistruar në …

Tre muaj mbasi Klement dhe Eldi Cala u mbyllën  në 41 biss, prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara.

Tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313, jo vetëm për lehtësinë si kishin depërtuar në qeli sendet e ndaluara por edhe për faktin që secili posedonte rrjete sociale si Instagram.

Për vëllezërit Cala, të burgosur për supergrabitjen brenda areoportit të Rinasit, prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur nga familjarët e tyre.

Dyshimet shtohen më tej në mbyllje të hetimeve, nga prokurorja se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë.

Duke mos u shprehur as me mosfillim hetimesh, as me pushim dhe me as kërkesë per gjykim, në vazhdën e këtyre hetimeve prokuroria ka veçuar hetimet për shpërdorim detyre për oficerët e policisë së burgut 313, mbasi ende nuk ka siguruar prova ndonëse disa policë janë përgjuaer. hetimet për ta do të vijojnë

Vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Kompanitë telefonike kanë kthyer përgjigjje se numrat u përkisnin dy qytetarëve

Por të dyja vajzat nën emrin e të cilave ishin të regjistruar numrat,  dëshmojnë se nuk njohin asnjërin nga të burgosurit. Nuk kemi qenë asnjëherë në burg shtojnë dy vajzat. Prokuroria përmend se çudia mbetet tek numri i tretë me prefiks shqiptar. Ndonëse ky numër rezulton se nuk ekziston, prokuroria dyshon se është numër i qendrës se mesazheve që abonentët i përdorin për të dërguar mesazhe.

Jo pak herë personazhe të krimit qofshin të rëndësishëm ose jo , kanë tentuar që të fusin me mënyra nga më te ndryshmet celularë ne qeli , qe në kuptim te ligjit është send i ndaluar. Shume prej tyre janë dënuar për këtë gjë dhe të tjerë kanë përfunduar në 41 biss. Të tjerë janë nën vëzhgim me urdhër të SPAK.

 

Vdiq nga pickimi i akrepit ne tokën turke, Greqia pritet të marrë në dorëzim trupin e 5-vjeçares

Greqia do të përpiqet të marrë trupin e një vajze 5-vjeçare, e cila vdiq në një ishull në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, ku ajo ishte në mesin e një grupi emigrantësh të bllokuar atje prej disa ditësh, tha të martën Ministri i Migracionit, Notis Mitarachi.

Mitarachi ishte duke vizituar rajonin e Evros një ditë pasi policia gjeti atje 35 sirianë dhe tre palestinezë, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe shtatë fëmijë, të cilët ishin fshehur në territorin grek pasi kishin kaluar lumin nga Turqia.

Agjencitë e ndihmës dhe raportet në media thanë se fëmija, i cili ishte nga Siria po udhëtonte me prindërit dhe motrën e saj, kishte vdekur nga një pickim akrepi.

Mitarachi tha javën e kaluar se ishulli në lumin Evros ishte territor turk dhe se autoritetet greke kishin kontaktuar homologët e tyre për këtë çështje.

“Mjerisht, duket se një vajzë 5-vjeçare humbi jetën në tokën turke”, u tha Mitarachi gazetarëve gjatë një vizite në Evros.

“Ne do të koordinohemi me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe për të siguruar që trupi i kësaj vajze të sillet në Greqi për t’u varrosur me dinjitet nga familja e saj.

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Vlorë, plagosen dy persona

Një aksident i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, një mjet ka goditur nga pas një makinë tjetër, e cila ka përfunduar në kanal.

Të lënduar mbetën dy persona, të cilët janë dërguar në spital me ambulancë.

 

Pa ndërhyrje e pa filtra.. një yll si Rajmonda Bulku, fotot që tregojnë se vitet për të “nuk ecin”

Padyshim që një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar ka qenë dhe mbetet aktorja Rajmonda Bulku, e cila e bëri publikun për vete me talentin dhe tiparet e spikatura në fytyrën e saj.

Sot duket se aktorja është kthyer pas në kohë, për të na treguar edhe një herë se bukuria natyrale nuk ka nevojë për ndërhyrje estetike dhe filtra Instagrami.

“Si ka ndryshuar koha e cilësia e gjërave. Foto të thjeshta pa ndërhyrje, tani filtrat bëjnë çudira”, shkruar aktorja.

Në këto foto, aktorja shihet duke pozuar ndër vite për disa revista të kohës… e ajo që shihet qartë është se vitet nuk kanë ndikuar aspak në bukurinë e saj.

“Nuk na jep njeri mikrofonin”, mësuesja nga Lezha “përplaset” me Floriana Garon, ndërhyn Berisha

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Ai ka zhvilluar një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit dhe mësues nga gjithë vendi, të cilët i kanë shprehur shqetësimet që kanë në punë.

Gjatë bashkëbisedimit, një mësuese nga Lezha është “përplasur” me Floriana Garon, pasi ka thënë se nuk u jepte njeri fjalën, ndaj dhe mikrofonin e mori “me forcë”. Për të zbutur disi debatin ndërhyri vetë Sali Berisha.

Më poshtë, “përplasja” mes mësueses nga Lezha dhe Garos:

Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti, por desha  të them diçka se desha të marr mikrofonin në formë pak të dukshme jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësim në javë,ne që gjithë pasditen korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim.

Floriana Garo: Më falni nëse mund të perezantoheni.

Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha.

Floriana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet sipas radhës që po kërkohet.

Ndërhyn Sali Berisha:  Florjana e ka në mënyrë figurative.

Floriana Garo: Shumë mirë që e morët fjalën, po kështu i bie që e morën të gjithë…

“Babit e kisha të vështirë t’i tregoja”, Einxhel tregon si e pritën familjarët lajmin e ëmbël

Çifti më i dashur i “BBVIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Dyshja kanë folur së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top”  se si e kanë pritur lajmin e shtatëzanisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.

“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë” u shpreh Dagz.

“Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më radhë në Kosovë”- shtoi Einxhel.

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vaja që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja”– përfundoi ajo.

Përsa i përket gjinisë së fëmijës, Einxhel tha se kanë dëshirë që se gjininë e fëmijës ta zbulojnë një një festë me të afërmit e tyre.

“Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushmet po presim sa tëlirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime por do të ketë sërish”.

Përsa i përket çiftit ata treguan se e morën me sportivitet situatën dhe nuk janë shqetësuar aspak madje bënin shaka me njëri-tjetrin. Einxhel tregoi se fansat duket se ia kanë manifestuar këtë gjë pasi të gjithë i shkruanin  që të bënin një fëmijë dhe kjo gjë dukej e pamundur për dyshen.

Ata treguan se edhe brenda shtëpisë së BBV e kishin diskutuar një gjë të tillë dhe Dagz i kishte thënë Einxhelit se do të bënte një tatuazh për të kur ta bënte baba.

“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzanë”– tha moderatorja.

“Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës”- tregoi artisti.

“Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë I marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit I thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë.

 Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba”– u shpreh Einxhel.

 

“Ballkani i Hapur nuk ka pronar”, Begaj flet edhe për Traktatin e Mbrojtjes: E mirëkuptoj Osmanin

Presidenti Bajram Begaj e quajti Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët e për pasojë është e mirëpritur.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin.

Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë.

Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Sa i takon deklaratës së Presidentes së Kosovës për Traktatin e Mbrojtjes, ai tha: Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani  dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon.