zoom

Day ArchiveRama del blof me Velipojën/ Shezlongët pushtojnë plazhin, asnjë cm rërë publike për pushuesit

Me qëllimin për të reklamuar turizmin në Velipojë, kryeministri Edi Rama publikoi sonte një pamje nga ajri të vijës bregdetare të këtij plazhi.

Por pa e kuptuar, Rama i dha zë një tjetër realiteti, atë që tregon se si pronarët e shezlongëve kanë shfrytëzuar çdo centimetër të rërës, madje thuajse prekin ujin, duke mos lënë asnjë hapësirë publike, qoftë edhe për fëmijët e vegjël që të luajnë.

Edhe pse një nga plazhet më të mira të vendit, duket se Velipoja është privatizuar e gjitha dhe qytetarët detyrohen të paguajnë çmimet e vendosura sipas dëshirës nga pronarët e shezlongëve. /Zoom.al/

U qëllua me armë në Kuçovë, 45-vjeçari tentoi të vriste dy persona në 2007-ën

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku një 45-vjeçar i identifikuar si Admir Bejo ka mbetur i plagosur.

Por emri i Bejos nuk është i panjohur për policinë, pasi në vitin 2007, së bashku me të vëllanë kanë tentuar të vrasin vëllezërit Ardian Kundja, 25 vjeç dhe Saimir Kundja, 27 vjeç, duke i qëlluar me 8 plumba pistolete tip “Berete”.

Vëllezërit Ilija Bejo, atëherë 23 vjeç dhe Admir Bejo, 30 vjeç u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N, duke menduar se i kishin eliminuar shënjestrat.

Në lidhje me ngjarjen e vitit 2007, policia ka raportuar se bëhej fjalë për një konflikt të nisur për shkak të një femre, me të cilin Ilia Bejo bashkëjetonte prej një viti./ Zoom.al

Rama nuk ndalet, jep me koncension edhe programet për dhënien e shtetësisë shqiptare

Qeveria heq dorë nga dhënia e shtetësisë shqiptare dhe e gjithë procedura që duhet dikujt për ta marrë atë kalon me koncension. Është ky vendimi më i fundit i Qeverisë Rama i cili saktëson se vendimi ka të bëjë me programet e dhënies së shtetësisë shqiptare. Vendimi në fjalë pritet të shkaktojë reagime të forta pasi ky koncensionka të bëjë me dhënien koncension te privati, të procedurave të shtetësisë e cila në vetvete është një e drejtë kushtetuese dhe e pa delegueshme nga shteti.

Dhënia e shtetësisë shqiptare do të jepet me koncension. Kjo përcaktohet në një prej vendimeve të firmosuara nga kryeministri Edi Rama dhe që mban datën 29 korrik dhe në të thuhet se koncensioni ka të bëjë me “zbatimin e procedurave të koncensionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë”.Deri më tani dhënia e shtetësisë shqiptare, e drejtë Kushtetuese, ishte një proces i gjatë, ku përfshihen disa institucione, madje edhe ato të sigurisë, ndërsa gjithçka formalizohej me një dekret që mbante firmën e Presidentit të Republikës.

Procesi përfshin një seri hallkash, dhe sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, ai zgjat deri në 3 muaj.

Por duket se një vendim me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Ccucci zhbën gjithë procesin dhe shërbimi kalon me koncension.Në vendimin e firmosur nga Rama nuk jepen detaje se si mund të aplikohet, apo se si do të veprohet, kjo pasi shtetësia shqiptare fitohet me lindje; origjinë; lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë; natyralizim dhe birësim.

Nuk dihet se sa mund të përfitojë koncensionari nga ky proces, por deri më sot shteti shqiptar për çdo aplikim arkëtonte 30 euro.

Kryeministri Edi Rama kohë më parë ka hedhur idenë e përfitimit të shtetësisë shqiptare, kundrejt investimit që mund të bënte në Shqipëri personi i interesuar. Kjo solli reagime në atë kohë edhe nga organizma ndërkombëtare, çka duket se detyroi Kryeministrin të tërhiqej.

Por siç duket ishte një tërheqje e përkohshme, përderisa ai po jep me koncension procedurën e dhënies së shtetësisë.

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Kuçovë

KUÇOVË – Një person është plagosur me armë zjarri në Kuçovë. Burime bëjnë të ditur se i plagosuri është një 45-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji”. Personi i plagosur është gjetur nga qytetarët i plagosur dhe i shtrirë në rrugë. Nga këqyrja paraprake rezulton se ai është plagosur me armë zjarri.

Çfarë u fsheh në tragjedinë e Himarës? Zbardhen fakte tronditëse

Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze.

Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

Por, çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes.

Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarq veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme. Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës. Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjarë. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”./BW

VIDEO/ Aktorja ngec në ashensor: Policia dhe zjarrfikësja refuzuan të më ndihmojnë

Aktorja Hajat Toçilla, ka përjetuar një ngjarje aspak të këndshme ditën e sotme. Aktorja ka mbetur e bllokuar në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Ka qenë vetë aktorja e cila ka ndarë për ndjekësit e saj situatën në të cilën u ndodh.


Toçilla ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë.

Aktorja u shpreh se në ashensor ka mbetur brenda më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka hapur ashensorin.

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosoves, zjarrfikesit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike.

Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambullanta në qendër, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e pergjëgjsi i liftit e mohonte pergjëgjsinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjareve (që per fat i kisha aty) se do të lajmerohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku celsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat në postimin e saj në Facebook.

Skema 3D/ Si e përplasi për vdekje Komisari Tase vogëlushen 7-vjeçare në Himarë

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, babë e bijë po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rëndë.

RRËFIMI TRONDITËS I DËSHMITARIT:

Një skaf u afrua në bregdet, ku aty po laheshin shumë pushues, skafi u ankorua në breg duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg dhe në det. Aty mori disa persona dhe më pas bëri një lëvizje shumë të shpejt, të beftë pas, pak metra, duke u munduar që helikat e skafit mos t’i takonin në gurë, dhe në atë moment pushuesit u alarmuan, shumë njerëz i bërtitën skafistit që të ndalonte, momenti i dytë ishte kur autori tentoi dhe e nxori skafin me një lëvizje shumë të fuqishme motorike paralel me bregun e detit, aty pamë shumë njerëz të cilët ishin në det, le të themi u ndikuan nga kjo lëvizje, u alarmuan edhe më shumë. Pamë që babi i vajzës u godit nga skafi, ku shihnim kokën e tij që u fut poshtë skafit, edhe pse ne të gjithë si pushues bërtitëm, munduam ta ndalonim autorin, autori na shpërfilli të gjithë ne, nuk denjoi të na përgjigjej ose të bënte një veprim ku mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi. Autori me këtë dalje paralele me bregun, merr drejtimin e skafit për nga jugu, i dha më shumë gaz për t’u nisur nga bregu dhe në atë moment pamë tek pjesa e helikave të motorit shumë gjak… Në atë moment u alarmuan të gjithë, i thamë, i bërtitëm autorit të ndalonte, ai tentoi të ikte edhe pasi e pa këtë skenë, me vetëdije të plotë, autori ishte i qetë, nuk pamë ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe të gjithë ne shkuam të kapnim skafin dhe me duart tona e tërhoqëm atë në breg. Në atë moment pamë dhe trupin e vajzës që e kishte nxjerr dikush, trupi i vajzës ishte i copëtuar nga helikat e skafit, dikush i hodhi peshqir sipër trupit të aj… ishte një situatë shumë shumë e rëndë”.

POR, ÇFARË THANË PËR NGJARJEN NË DEKLARATAT ZYRTARE POLICIA DHE AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE (AMP)?

Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes. Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP. Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes.

Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarë veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme. Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

1 1234567

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës. Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjarë. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”. /BW

 

 

 

VIDEO/ Burri tenton të mbysë gruan në shatërvan, ndërhyjnë kalimtarët për ta ndaluar

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një shatërvan publik në Valencia të Spanjës, ku një burrë ka tentuar të mbysë partneren e tij.

Në fillim, çifti hyri në shatërvan për t’u freskuar dhe një kalimtar iu ofrua t’i fotografonte, por ai i mori celularin dhe u zhduk duke ia vjedhur 52-vjeçarit. Si pasojë, burri fajin ia hodhi partneres dhe e kapi prej flokësh. Ai tentoi ta mbysë duke i futur kokën në ujë.

Menjëherë, disa kalimtarë janë afruar për ta qetësuar burrin dhe i kërkonin ta linin. Madje, njëri prej tyre e ka goditur që ta lëshonte. Pas disa minutash, ai largohet nga gruaja, e cila ishte në gjendje tepër të rënduar

VIDEO/ Vetëm pak centimetra larg kokave, avioni i “Wizz Air” rrezikon njerëzit

Aeroporti më viral në Greqi nuk është askush tjetër veçse “Alexandros Papadiamantis” i Skiathos ku avionët kalojnë shumë pranë njerëzve duke qenë se pas pistës ka një plazh.

Ka disa tabela që paralajmërojnë njerëzit të mos qëndrojnë atje për shkak të rrezikut, megjithatë nuk janë të paktë ata që mblidhen çdo ditë në plazhin që ndodhet pranë aeroportit për të parë pikërisht një avion që ulet pranë tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Siç shihet edhe në video, avioni ndodhet vetëm disa metra mbi tokë. Kalimtarët të cilët po filmonin uljen me celularët e tyre u detyruan që të përkuleshin në momentin kur avioni u afrua drejt tyre.

Aeroplani Airbus A321neo i kompanisë hungareze “Wizz Air”, një nga kompanitë me kosto të ulët, por së fundmi i kthyer në shërbimin më të keq për klientët ishte aq afër tokës dhe botës sa që vetëm duke parë videon nuk mund të mos trembeni.

Nuk janë të pakta aksidentet që kanë ndodhur në aeroportin e Skiathos. Pak javë më parë, një turiste u tundua të regjistronte në video ngritjen e një avioni të Transavia-s nga shumë afër dhe si pasojë ajo përfundoi në det.

Më herët në fillim të korrikut, një 61-vjeçare britanike ra përtokë nga tarraca në të cilën ishte ngjitur për të filmuar nga një pozicion më i mirë, ngritjen e një avioni.

Prindërit lënë 8-vjeçaren brenda në makinë, e mitura ndërron jetë nga temperaturat e larta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 8-vjeçare ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në diell, si pasojë e temperaturave të larta.

Mediat helene shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga një person i komunitetit rom.

Më pas ajo u transferua në spitalin Gennimatas, ku u konstatua e vdekur. Punonjësit e Policisë së Sigurisë Chalandrio, të cilët po hetojnë rastin, arrestuan babanë dhe nënën e vajzës, 29 dhe 27 vjeç, nën akuzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës./ Zoom.al