Aplikacion
“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën.
Kreu i qeverisë ka përsëritur përsëri deklaratat e tij rreth mundësisë së fillimit të një lufte në Kosovë.
Një deklarim të tillë e ka bërë për gazetën për gazetën italiane “La Repubblica”, të hënën, ku ka deklaruar se rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Madje, ai tha që do të ishte “i papërgjegjshëm” nëse do të thoshte të kundërtën.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters.
“Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.
“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.
“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova është shtet tani, ky nuk është viti 1998”, tha Kurti. “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.” Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të takohen në Bruksel për më shumë bisedime më 18 gusht. Beogradi dhe Prishtina janë të përkushtuar publikisht për një dialog të sponsorizuar nga BE për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por pak përparim është bërë. Kosova i është bashkuar dënimit të BE-së dhe SHBA-së për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht synimit të saj për t’u bashkuar me BE-në dhe për të harmonizuar politikën e jashtme me bllokun.
Reuters shkroi se Kosova e hodhi poshtë dominimin serb në vitin 1999 pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një kundër-kryengritjeje brutale nga forcat serbe të sigurisë. Por Serbia ligjërisht ende e konsideron Kosovën pjesë integrale të territorit të saj dhe me ndihmën e Moskës e ka bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në institucione të ndryshme ndërkombëtare.
NATO ka rreth 3,700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen e saj të brishtë dhe javën e kaluar tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse rrezikohej stabiliteti, raporton Reuters.
Një thumb ndaj Noizy-t? Mozzik: Dhe Cezari ishte perandor por sot porositet si sallatëDy reperët e suksesshë, Mozzik dhe Noizy prishën miqësinë e tyre vetëm pak muaj pasi sollën një duet të suksesshëm. Ata fshinë duetin “Bonjour Madame” disa javë më parë. Është përfolur se shkak është bërë Loredana, e cila ka bashkëpunuar së fundmi me Noizy-n për Heart Attack.
Megjithatë, Noizy sqaroi se arsyeja e prishjes së miqësisë ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se nuk kishte të bënte aspak me Loredanën. Ndërsa rrjeti “zien” për arsyen që krisi raportin e tyre, Mozzik ka bërë së fundmi një postim thumbues.
“Koha të ngre veshin. Edhe Çezari ishte dikur Perandor. Por, sot porositet si një sallatë”, ka shkruar Mozzik në Instastory, fjalë të cilat duket se i adresohen Noizy-t pasi shpesh ky i fundit i referohet vetes si reperi më i mirë në vend apo si “King”.
Kujtojmë që Noizy, teksa po fliste për Mozzik, tha: ” Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi.
Kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.”, u shpreh mes të tjerash Noizy për raportin me Mozzik.
Po peshkonte në lumin Seman dhe më pas u fut për t’u larë, asnjë gjurmë nga 14-vjeçari në RoskovecNjë 14-vjeçar në Roskovec nuk ka dalë më nga lumi pasi është futur për t’u larë.
I mituri ka qenë fillimisht duke peshkuar buzë lumit Seman në fshatin Suk 1 dhe dyshohet se më pas është futur për t’u larë dhe nuk ka dalë më.
Polumbarët po punojnë për gjetjen e 14-vjeçarit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Kandidatja për kryeministre e Britanisë zbulon planin për emigrantët shqiptarëE preferuara e lidershipit konservator për postin e Kryeminsitrit të vendit, Liz Truss premtoi sonte se do të tregohet tepër ‘e fortë’ me francezët dhe do ‘të merret personalisht’ me gjyqtarët evropianë për të zgjidhur krizën e kalimit të emigrantëve me gomone në kanalin e “La Mansh”.
Sekretarja e Jashtme u zotua të shikojë përmes skemës së qeverisë për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, nëse ajo bëhet kryeministre, si një mjet për të frenuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet britanike me varka të vogla.
“Çështja është, se ajo që po ndodh për momentin është se njerëzit po marrin në telefon avokatët e tyre para se ata të nisen, për t’i nxjerrë nga qendrat e pritjes së emigrantëve azilkëkures. Dhe ata po përdorin Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për ta ndaluar deportimin, kështu që kjo është çështja me të cilën duhet të merremi”, tha Truss.
Ajo përsëriti gjithashtu zotimin e saj për të zgjeruar skemën në më shumë vende, të cilat mund të bëjnë që ata, të cilët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të dërgohen në vende të tjera të ndryshme, përveç Ruandës.
Sipas Truss kjo do të ndihmonte kombet e tjera ‘të ndërtonin ekonominë e tyre’ dhe të shmangin ‘ikjen e trurit të njerëzve’ përtej kufijve të tyre.
“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që vende si Ruanda duan që qytetarët në vendin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e ekonomisë së tyre. Ata nuk duan një ikje masive të trurit të njerëzve, por ne duhet të punojmë me ta për ta bërë këtë dhe për të siguruar se ka diku ku mund të shkojnë emigrantët e paligjshëm”, deklaroi ajo.
Sekretarja e Jashtme tha se do të nxiste një ‘Projekt të të Drejtave’ të propozuar për të reduktuar ndikimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila më parë ka vendosur një bllokim ligjor për emigrantët që dërgohen nga Britania në Ruandë.
Duke folur me votuesit e “Red Ëall” në Leigh, Greater Manchester, ajo u sfidua nga një anëtar i audiencës që i tha se qeveria franceze është “plotësisht jo bashkëpunuese”, pasi në Britani është rritur inati me faktin që roja bregdetare përtej kanalit i lejon bandat e trafikantëve të njerëzve të lëvizin lirshëm.
“Kam pasur një bisedë shumë të ashpër me ministrin e Jashtëm francez dy javë më parë, sepse francezët nuk po vendosin staf të mjaftueshëm në kufijtë në Dover për t’u marrë me radhët e gjata. Do të jem shumë e qartë dhe e fortë në negociatat e mia me francezët. Unë mendoj se ju keni parë në Protokollin e Irlandës së Veriut, se kur nuk morëm atë që na nevojitej për të ndryshuar Protokollin dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Irlandën e Veriut, unë e mora Projektligjin e Protokollit përmes Ëhitehall dhe çova në Dhomën e Komunëve. Kështu që unë jam e përgatitur të ndërmarr veprime të fuqishme me francezët dhe me BE-në për t’i kryer gjërat si duhen’, theksoi Truss.
Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa jep njoftimin: Bileta juaj e Prishtinës, e vlefshme në TiranëSunny Hill Festival për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.
“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, Ekipi i Festivalit Sunny Hill” – thotë mes të tjerash Dukagjin Lipa.
Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur. Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.
Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez. Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.
/zoom.al/
Partnerja e akuzoi se e kërcënoi me kaçavidë, flet 34-vjeçari shqiptar: Ajo ka problemeNjë 34-vjeçar ka dalë para drejtësisë greke, pasi partnerja e tij e denoncoi për dhunë në familje dhe se e kishte kërcënuar me kaçavidë në sy të fëmijës së tyre të mitur.
Sipas mediave greke, 34-vjeçari me inicialet T.L. tha se pas denoncimit të partneres së tij kishte mbetur i shokuar.
Nga ana tjetër, partnerja e tij ka deklaruar se ai e ka kërcënuar edhe më parë në sy të të fëmijës, por 34-vjeçari i mohon akuzat, duke shtuar se 26-vjeçarja po përballet me probleme psikologjike.
“Kam mbetur pa fjalë dhe nuk e di për çfarë është e gjithë kjo. Çfarëdo që të them është pak. E kam paditur edhe për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më fusë helmin e miut në ushqimin tim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog”, tha ai.
I pyetur nëse do të tentojë të kthehet në shtëpi në të ardhmen, ai përgjigjet: Nuk po kthehem më në shtëpi. Po kërkoj një shtëpi tjetër. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj dhe të mos ketë frikë për jetën dhe fëmijën. Të kthehet në shtëpi me fëmijën e saj, sepse fëmija po vuan. Por kur ajo të ‘përmendet’, do të jetë tepër vonë për të gjithë ne. Unë punoj që në moshën 14 vjeç dhe jam 34. Nëse do të shkoja në burg a do të ishte e lumtur ajo? Nëse do të hyja brenda a do të humbiste paratë që hynin në shtëpi. Tani do të kërkoj ta shoh fëmijën tim përmes sistemit gjyqësor”, deklaron ai.
Hakerat: Qeveria shqiptare bën gjithçka që të fshehë korrupsionin!Grupi i hakerave homelandjustice.ru ka nisur të publikojë pasditen e sotme materiale nga e-mail i ambasadave të Shqipërisë në Shkup, Athinë dhe Moskë, duke njoftuar në faqen e tyre se është Ministria e Jashtme “zgjedhja e popullit në sondazhe” për t’i bërë publik databazën që e disponojnë pas sulmit kibernetik të ditëve më parë.
Por që prej datës 8 në faqen e këtij grupi hakerash, emri i të cilëve do të thotë “Drejtësi për Atdheun” është publikuar një njoftim, ku thuhet se në datë 10, pra ditën e sotme do të bëhen publike materiale me kontent që nxjerr në pah skandale të qeverisë shqiptare.
“E mërkurë: Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i tyre të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme nga ana jonë…”, thuhet në njoftimin që është shoqëruar me një timetable.
Dhe pikërisht ora që ecën tregon se kanë mbetur edhe pak minuta nga ekspozimi i surprizës që grupi i hakerave ka parashikuar të zbulojë sot për shqiptarët.
Meta shpërthen ndaj Ramës: More vagabond, ti bën si i fortë?!Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e ka quajtur si “vagabond”, “hajdut” dhe “mashtrues”, ndër të tjera.
Meta tha se Rama s’mund të bëjë si i fortë, ndërsa nuk ngurroi t’i kujtojë atij disa episode nga rinia.
“Ai ka edhe hallin e identitetit tim”, tha Meta gjatë takimit me strukturat e partisë, duke shtuar “Unë s’e kam ndryshuar asnjëherë emrin”.
Pjesë nga deklarata e Metës:
O vagabond, ne jemi popull i Mujo Ulqinakut, jemi popull i Vojo Kushit! Ore vagabond, ti ke idhull Pablo Eskobarin dhe gjithë të tjerët. More vagabond që të dhunonin të gjithë të fortët e lagjes, dhe sot i ke vënë në poste të gjithë të fortët. Në gjithë Shqipërinë këta komandojnë, intelektualët janë kthyer në kukulla.
Edhe prokurorëve dhe gjykatësve u ka vënë patronazhistë. Kush është ky? Ky bën si i fortë? Meqënëse ka dhe merakun e identitetit tim. Ka hallin e kam unë mbiemrin Meta apo Metaj. Unë asnjëherë se kam ndryshu as emrin, as mbiemrin as babën nuk e kam denoncu. Dhe unë jam Ilir Rexhep Metaj, dhe jam krenar që kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit.
Shqiptari me 50 pako kokainë në makinë, si e zbuloi policia në AngliNjë shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia në Britaninë e Madhe dhe do të dalë në gjykatë sot pasi akuzohet për përfshirjen e tij të dyshuar në shitjen e kokainës nga një grup i krimit të organizuar në zonën e Bournemouth.
Oficerët ndaluan një automjet në Rushton Crescent rreth orës 20:50 të së hënës më 8 gusht si pjesë e iniciativës Op Viper.
Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte shqiptari janë zbuluar gati 50 pako me kokainë, me një vlerë të mundshme të përllogaritur në treg, prej më shumë se 4,000 £.
Ai do të paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës Poole për një vepër penale të posedimit të një droge të klasit A me qëllim furnizimin.
Policia e policisë John Upsher, nga NET, tha: “Përmes Op Viper ne po punojmë në mënyrë proaktive për të trajtuar bandat e dyshuara të përfshira në furnizimin e drogës së klasit A në zonën tonë, pasi ne e njohim ndikimin që kjo ka në komunitetet tona. Ne do të ndërmarrim veprime të fuqishme për të penguar aktivitetet e tyre dhe për të ndjekur penalisht ata që besohet se janë të përfshirë, si dhe do të përpiqemi të mbrojmë njerëzit e cenueshëm që mund të shfrytëzohen nga këto banda”.
A mund t’i bllokohet “Instagram”-i? Modelja e kolme poston shumë poza seksi në më pak se 24 orëModelja e famshme, Demi Rose, i ka tërbuar miliona ndjekësit me disa “selfie” që nxirrte në pah gjoksin e saj të madh. Me këto foto, ajo kujtoi ngjyrën e saj të mëparshme të flokëve.
E reja, e cila njihet për përmbajtjet e saj seksi dhe postimet e saj janë vlerësuar me X, nuk e ka aspak problem që të ekspozojë trupin. Madje ajo herë pas here ka postuar edhe poza ku shfaqet totalisht nudo.
“E çmendur sa bionde isha, apo jo?”, ka shkruar ajo në postimin e parë ku shfaqej e ulur në një tavolinë teksa vështronte nga larg.

Më pas Demi ka postuar edhe disa poza të tjera mjaft provokuese, ku sërish gjithë vëmendjen e merrte gjoksi i saj. Por fotografia e radhës ishte më e ‘rrezikshmja’, pasi ajo pozoi me gjoksin e saj plotësisht të ekspozuar.

Me gjithë këto postime kaq seksi dhe provokuese brenda 24 orëve, Rose mund të ketë probleme me “Instagram”-in./zoom.al/