Day Archive“Florindi e vrau bashkë me fëmijën”/ Flet motra e 28-vjeçares: E paralajmëruan…
Detaje tronditëse dalin pas ngjarjes tragjike dy ditë më parë në Bronx, New York ku humbën jetën 35-vjeçari shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij 28 vjeçe Ornela Belliu, duke lënë pas dy fëmijë të mitur.
Ngjarja ishte mister dhe për hetuesit, të cilët po hetonin si në pistën e vetëvrasjes, ashtu dhe në atë të vrasjes. Kjo pasi burrë e grua ranë nga kati i 6 i pallatit ku jetonin. Por sot motra e 28-vjeçares, gruas së aktorit Belliu akuzon këtë të fundit për vrasjen e saj dhe të fëmijës që do të vinte në jetë pas pak muajsh.
Ajo tregon se Florindi vuante nga çrregullimet mendore dhe ishte shtruar dhe në klinikë psikiatrike në Nju Jork.
“E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa i shkruar dy fjalë për motrën time, për engjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork. Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ‘engjëll’, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme…”, shkruan ndër të tjera motra e 28-vjeçares.
Kishin konflikte prej kohësh/ Vrasja mes fqinjëve në Maliq, reagon Policia
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Maliq, ku një person u vra me thikë.
Mësohet se krimi ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku viktima Nesti Sotiri dhe autori Velo Hazisllari janë konflikuar me thika
Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Fqinjët kanë pasur mes tyre konflikte të vjetra.
Këtë mbrëmje, ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës, ku është arrestuar nga policia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Maliqit mbrëmjen e kësaj të hëne. Një person është goditur me thikë nga një tjetër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se janë përfshirë në konflikt dy fermerë në fshatin Rrëmbec në Maliq. Njëri prej tyre, Velo Azisllari goditi me thikë bashkëfshatarin Nesti Kusari.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.
Konflikti që përfundoi me vrasjen e 60-vjeçarit dyshohet se ka ardhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori ishin komshinj në fshat dhe kanë pasur konflikte të vjetra.
Vrasje në Maliq
Një krim ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Rrëmbec në Maliq të Korçës.
Një person ka marrë disa goditje me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Vrasja ka ndodhur në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Nuk dihet ende identiteti.
Policia është nisur për në vendin e ngjarjes.
1 milion turistë në javë, Greqia rikthehet në ‘kohët e arta’
Greqia po bëhet gati të presë deri në 1 milion vizitorë në javë në këtë sezon turistik. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Vassilis Kikilias, i cili në një intervistë për mediat greke e ka cilësuar industrinë e turizmit një faktor kyç në rritjen ekonomike të vendit, sidomos kur po afron dimri i ardhshëm.
“Këtë vit sektori i turizmit ka treguar rolin e tij thelbësor; jo vetëm duke forcuar ekonominë kombëtare, por edhe duke ofruar një mbështetje domethënëse në rrethana shumë të vështira”, deklaroi Kikilias.
Ai ia atribuoi meritat e “performancës së jashtëzakonshme” punës së palodhur të dikasterit të tij dhe shoqatave për promovimin e turizmit helen.
Sipas ministrit, Greqia do të presë rreth 1 milion pasagjerë në javë gjatë gushtit, më shumë se në korrik, kur numri i vizitorëve arriti mbi 900 mijë në rang javor.
Kikilias tha se rajoni i Egjeut të jugut kishte kaluar tashmë nivelet e para pandemisë së vitit 2019 me mbi 20 për qind, me 17 mijë e 500 fluturime ndërkombëtare dhe mbi 3 milionë vizitorë.
Ministri shtoi se “kthimi dinamik” i turistëve nga Britania, Gjermania, vendet skandinave dhe Shtetet e Bashkuara, numri i të cilëve në qershor u rrit me 50 për qind ndaj së njëjtës periudhë të 2019-s, erdhi si pasojë edhe e më shumë fluturimeve direkte.
E afërmja e Jonadës telefonon Ramën live, ai…
E afërmja e Jonada Avdisë, pedagogia Ilirjana Kuçana ka kërkuar edhe një herë nga Kryeministria largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
“Dua t’i them kryeministrit që kjo cëshje nuk është politike, është humane, njerëzore dhe shpirtërore. “- u shpreh ajo.
Më pas e afërmja e Jonadës ka telefonuar kryeministrin Edi Rama, live nga protesta para kryeministrisë, por ai nuk e ka hapur. Kuçana tha se hapi tjetër i protestuesve është ndërmarrja e një peticioni në gjithë Shqipërinë, ku do të kërkohet shkarkimi i ministrave të Ramës nga duart e shqiptarëve.

“Nuk e hap telefonin, nuk është kryeministri i vendit. Por ne do të vazhdojmë drejtësi për Jonadën. Ne do të kërkojmë drejtësi në çdo institucion ndërkombëtar. Të dashur qytetarë ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë Çuçin dhe Kumaron.”-tha ajo.
Përfundon protesta për Jonadën, hapi i radhës peticion në gjithë Shqipërinë
Është mbyllur protesta e dytë për të kërkuar drejtësi për Jonadën 7 vjeçarja që humpi jetën pasi u godit nga skafi në Himarë.
Ka qenë një protestë ku është kërkuar dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Turizmit. Protestuesit kanë vendosur që lufta apo përpjekja të kryehet përmes një peticioni që do të zhvillohet në të gjithë Shqipërisë.
Protesta ka zgjatur për rreth një orë e 45 minuta.
“Drejtësi për Jonadën”, protestuesit ulen para Kryeministrisë
Protestuesit nga Ministria e Brendshme janë zhvendosur drejt Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për Jonadën.
Ata janë ulur të gjithë së bashku në shenjë protestë.
Dhe në pankarta ata shkruajnë “Drejtësi për Jonadën”, “Mbrohemi Bashkë dhe e vrasim frikën”.
“Drejtësi për Jonadën . Heshtja është bashkëpunim në vrasje”
“Drejtësi për Jonadën . Të marshojmë pro jetës, të marshojmë për vete.”
Të gjithë protestuesit kërkojnë të vendoset drejtësia për ngjarjen e rëndë. Gjithashtu, fëmijët janë ulur në shkallët e Kryeministrisë me pankarta në duar, në një formë proteste.



I afërmi i familjes Avdia: Jonada është amaneti i të gjithë shqiptarëve!
Mes dhjetëra protestuesve që u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme kishte dhe të afërm të familjes Avdia.
Njëri prej tyre falenderoi qytetarët për solidaritetin e treguar në lidhje për vrasjen e vajzës së tyre të vogël 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.
Ai tha se tashmë Jonada është amaneti i gjithë shqiptarëve.
“Unë jam i afërm i vajzës, kushëri i dytë i Jonadës dhe kushëri i parë i nënës së Jonadës. Pas kamerave keni dhe dajën e Jonadës, nuk vjen të flasë se atë që mban shpirti i atij është vështirë ta mbani ju. Asnjë këtu nuk ka asgjë as me policinë dhe as gazetarët. Ju falenderojmë të gjithë familjarët. Tani Jonada i ka të gjithë shqiptarët prindërit, është amaneti juaj në daç mbajeni në daç jo. Kjo protestë duhet të rritet për Jonadën dhe për të gjithë fëmijët dhe të rintë që rriten të pasigurt, të vjedhur dhe të kërcënuar që presin ti hipin gomones për të vrarë veten deteve dhe oqeaneve të botës. Kush të dojë të marshojë para Kryeministrisë, do të vijmë prapë” tha ai.
Më pas qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë me thirrjet:
“Rama ik! Drejtësi për Jonadën! Rama në burg!”
Protestuesit lyejnë me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme
Qytetarët në protestën e zhvilluar për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë së Brendshme.
Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve u shpreh se kjo ngjyrë e kuqe simbolizon gjakun e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama si dhe ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
“Sot këtu me ne po shikohen disa protestues që nuk po lënë asgjë pa sharë këtë qeveri. A mund t’i vëmë faj këtyre, kur qeveria nuk merr asnjë përgjegjësi. Si mund të mos i shajmë nga familja.Po i paguajmë me gjak krimet e këtij shteti, vjedhjet që po na bëjnë çdo ditë, shtypjet dhe arrogancën. Sot prindërit shqiptarë keni frikë të kaloni rrugët. Sa prej jush kanë guxim të lënë fëmijët e vegjël që të luajnë në lagje. Po na shkatërrohet jeta të gjithëve nëse nuk reagojmë. Kush e ka rradhën, unë apo ndonjë tjetër, ndonjë fëmijë tjetër. Po na vrasin fëmijët, u kërkojmë ndjesë gazetarëve, motrave për përdorimin e një fjalori të caktuar. Ky është gjaku që ka shkaktuar Edi Rama, ministrja Kumbaro” – tha një qytetar.
Në ditën e dytë të protestës për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, qytetarët kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme duke thënë: “Është gjaku i Jonadës”. Ndër të tjera kërkojnë nga qeveria që të shkarkojë dy ministrat Çuçi dhe Kumbaro si dhe drejtorin e policisë Gledis Nano.