zoom

Day ArchiveNënë për herë të tretë? Alketa Vejsiu flet hapur

Alketa Vejsiu është një nga personazhet më me influencë të ekranit shqiptar. Ajo është shembull për të gjitha moshat, nga vajzat e reja deri te nënat me fëmijë.

Si pasojë, moderatorja jep herë pas here këshilla në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zgjedhur të bëjë një mini-intervistë në Instastory dhe padyshim pyetjet kanë qenë të shumta.

Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse do të kishte dëshirë për një fëmijë të tretë dhe përgjigja ka qenë pozitive.

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”, ka shkruar Alketa duke i befasuar të gjithë.

 

Ndalimi i spiunes së Putinit në Kosovë/ Çitaku: Ajo po mbahet në Polici

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi sot iu ndalua hyrja në Kosovë, Daria Aslamova e cila akuzohet si spiune e intelegjences ushtarake ruse.

Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se Aslamova tani po mbahet në paraburgim, duke shtuar se dihet qëllimi i hyrjes së saj në Kosovë, informon Express.

“Daria Aslamova u arrestua sot teksa tentoi të kalonte kufirin nga Serbia për në # Kosovë . Ajo është apologjete e Putinit dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj Aslamova tani është në paraburgim të autoriteteve të Kosovës”, shkroi Çitaku.

Ndërsa ndalimin e saj në kufi e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit

 

Policia e Kosovës arreston gazetaren ruse Daria Aslamova/ Njihet si spiune

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se autoritetet e sigurisë kanë arrestuar rusen, Daria Aslamova, në veri të vendit.

“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”.

Në disa fotografi që ai ka shpërndarë përmes postimit të tij në Facebook, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.

“Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017.

Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.

Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, ka raportuar atëbotë se shërbimet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen “pasi ajo nuk ka mundur të arsyetojë arsyen e vizitës”.

Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, pati thënë se gazetarja ishte nisur për ta intervistuar atë dhe pati kritikuar autoritetet e sigurisë për një vendim të tillë.

Dodon është njohur po ashtu për qëndrimet e tij pro-Rusisë.REL

“Gjithmonë do ta pres një urim nga ty”, vajza e Bujar Nishanit, rrëqeth me dedikimin e ndjerë

Vajza e ish-Presidentit të ndjerë bujar Nishani ditën e sotme ka ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë asaj i mungon urimi i të atit, i cili u largua nga jeta më 28 maj.

Përmes një fotoje nga fëmijëria, ku Fiona duket me të atin teksa ky i fundit e mban në krahë, shkruan se gjithmonë do ta presë një urim nga ai.
“Gjithmonë do ta pres një urim nga ty”, shprehet Fiona.

Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj.

Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Brenda avionit privat 500 milionë dollarësh të Princit Al Saud, me 2 dhoma gjumi e fron floriri
Saudit, biznesmen miliarder, investitor, filantrop dhe mbret… Bëhet fjalë për Al Waleed bin Talal Al Saud , i cili në vitin 2008, ishte pjesë e listës së 100 njerëzve më me ndikim në planet. Pasuria e tij arrin shifra marramendëse e në këto rrethana ia ka lejuar edhe vetes që të ketë jo një, po 3 avion privat,  Boeing 747 , Airbus 321 dhe Hawker Siddeley 125.
Boeing 747 fillimisht ishte projektuar për të transportuar më shumë se 400 pasagjerë, mirëpo në 2003 ai u ble nga princi dhe më vonë u modifikua për t’iu përshtatur kërkesave të tij. Ky avion tashme ka 2 dhoma gjumi luksoze, një dhomë ngrënie për 14 persona dhe një fron në qendër.

Elon Musk sfidon Twitter-in: Debat publik mbi llogaritë e rreme

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal, duke i kërkuar një debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.

Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë!”, shkroi në rrjetin Twitter zoti Musk.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, po ashtu nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë.

Kompania Twitter hodhi poshtë të enjten një pretendim të zotit Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Zoti Musk ngriti një kundërpadi ndaj rrjetit Twitter më 29 korrik, duke përshkallëzuar kështu betejën e tij ligjore kundër kompanisë, lidhur me ofertën e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja për blerjen e firmës Twitter.

Zoti Musk tha të shtunën se nëse kompania Twitter ofron të dhëna rreth metodës që përdor për të konfirmuar se llogaritë janë reale, atëherë marrëveshja e tij për të blerë kompaninë do të vazhdojë në bazë të kushteve fillestare./VOA

Majk thumbon përsëri kolegët e tij!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin dhe një me Ghetto Geasyn.

Së fundmi reperi ka postuar në Instastory bashkëpunimin e publikuar së fundmi të artistëve botëror Drake, Dj Khaled dhe Lil Baby dhe ka treguar se ky projekt muzikor  ka arritur 3 milion klikime në YouTube për vetëm një ditë, ndërsa këngëtarët e vendit tonë arrijnë më shumë klikime se kaq për një ditë, duke nënkuptuar dhe akuzuar kështu se kolegët e tij i blejnë klikimet.

 

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në vetëm 2 muaj nga publikimi i saj ka arritur 12 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.

Familja Avdia do të kërkojë drejtësi në Britani, e afërmja e tyre: Policia ka fshehur detaje

Pak ditë më parë, në plazhin e Potamit, polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila ishte duke u larë në det bashkë me babain e saj. Ilirjana Kuçana, e afërme e familjes Avdia gjatë një interviste për mediat ka deklaruar se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia. Sipas saj, familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme,” thotë ajo.

Më tej ajo shtoi se në prokurori do të depozitohen edhe foto e video të tjera nga ngjarja e rëndë, pasi në vendngjarje ka patur shumë dëshmitarë

Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

Një krim tragjik brenda një familje shqiptare ka ndodhur në New York.

Mësohet se burri ka hedhur nga pallati ku jetonin bashkëshorten e tij, e për pasojë kjo e fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Krimi i rëndë është ndërmarrë nga shqiptari në ditën e ditëlindjes së gruas së ndjerë. Bëhet fjalë për një çift të moshës 35-vjeçare

Dy shqiptarët janë prindër të fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar shqiptarin të ndërmarrë aktin ekstrem të hedhjes së bashkëshortes së tij nga pallati.

Ndërkohë nga autoritete në New York ende nuk është bërë publikimi i emrave të plotë të familjes fatkeqe.

 

FOTO/ Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipa, sot do të nderohet zyrtarisht nga Posta e Kosovës, pasi ë do të promovohet pulla postare me emrin e saj Dua Lipa. Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja shumë e dashur nga publiku.
Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.

Kujtojmë që dje, ajo u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, ku Presidentja Vjosa Osmani e priti në Presidencë së bashku me familjen.