Aplikacion
Pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.
Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.
Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.
Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.
Policët kapen duke u puthur në makinë në Vlorë, pezullohen nga detyraView this post on Instagram
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedim disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
Në një njoftim për mediat Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.
VIDEO/ Dhunë pas Tirana-Zrinjski! Tifozët boshnjakë përplasen me policinë, shpërndahen me gazËshtë shoqëruar me incidente ndeshja e mes Tiranës dhe Zrinjskit, e cila u mbyll 0-1.
Pavarësisht se arritën të fitonin në Air Albania, tifozët boshnjake janë përplasur me policinë jashtë stadiumit.
Mësohet se janë plagosuar disa policë si pasojë e përleshjeve me tifozët ultras boshnjak.
Policia përsori gaz lotsjellës për të normalizuar turmën, ndërsa janë shoqëruar rreth 30 tifozë boshnjakë.
Tifozët kanë shkatërruar objekte në lokalet pranë stadiumit ndërkohë që janë thyer shishe e gota.
Masakra e Fushë-Krujës, dalin pamjet e makinës duke u djegur pak pas atentatit me tre të vrarëView this post on Instagram
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme pamjet që treëgojnë makinën me të cilën lëviznin tre viktimat e masakrës së Fushë-Krujës.
Sic shihet edhe në pamje makina tip Volkswagen është duke u djegur në mes të rrugës, ndërsa dy nga viktimat janë brenda saj.
Nga video shihet se makinës i kanë vënë flakën autorët me benzinë dhe nuk ka marrë flakë motori.
Ministria e Mbrojtjes del me njoftim zyrtar: Ja ku është situata më kritike me zjarretPër të dytën ditë me radhë Shqipëria gjendet nën pushtetin e flakëve.
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka bërë të ditur edhe si paraqitet situata këtë të martë.
Ministria bën të ditur se në përgjithësi situate është normalizuar me përjashtim disa vatrave në Lezhë, Tropojë dhe Lushnje.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.
Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.
Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës. Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.
Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Humbja e radhës në “Air Albania”, Tirana zhgënjen edhe në Conference League
Sërish humbje për Tiranën në Europë. Kampionët e Shqipërisë dështuan në “Air Albania” kundër Zrinjskit, sfida e parë e raundit të dytë të Conference League. Kampionët e Bosnjes fituan 0-1 falë golit të Nemanja Bilbija në minutën e 12’. Faull naiv i Vesel Limajt dhe finalizim i saktë i goleadorit boshnjak nga pika e bardhë, edhe pse Visar Bekaj ia kuptoi krahun.
Zrinjski dominoi pjesën e parë të takimit, me “gardianin” Bekaj që shpëtoi në 3 raste portën e Tiranës nga pësimi i golit të dytë. Treshja Redon Xhixha-Taulant Seferi-Florent Hasani nuk ia dolën do të çanin mbrojtjen e fortë të ekipit mik.
Pushimi i bëri mirë Tiranës, që e nisi fraksionin e dytë të takimit me një marsh më shumë. Seferi mori përsipër në minutat e para, por goleadori i bardhebluve nuk mbërriti do te goli. Tensioni nuk mungoi në fushë, Najdovski dhe Jankovic u kapën me duar me njëri-tjetrin, me arbitrin kryesor që i ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë.
Zrinjski uli ritmin, menaxhoi mirë minutat e mbetura, ndërkohë që skuadra e Orges Shehit u lodh, nuk krijoi më raste dhe nuk rrezikoi portën boshnjake. Përfundimisht 0-1 për Zrinjskin, teksa përballja e kthimit do të luhet pas 9 ditësh (28 korrik) “Stadion pod Bijelim Brijegom”, Mostar.
“5 minuta punë është”/Ish-banorja e “Big Brother” sqaron deklaratën e për Dubai Porta Potty”
Ish-banorja e Big Brother, Fjorentina Halili, ka risjellë në vëmendje deklaratën e saj për skandalin ‘Dubai Porta Potty’, të cilin e konsideroi si 5 minuta pune.
Ish-banorja e BB9 bëri bujë të madhe pak kohë më parë me komentin e saj për ‘Dubai Porta Potty’. Duke sqaruar deklaratën e saj, ajo tha se nuk gjykon njeri për veprimet që bën, dhe sipas saj se një gjë të tillë e bëjnë vazjat në moshën 20 vjeçare pasi sipas saj ato nuk e dinë se si funksionon puna.
“Nuk ka asgjë të keqe, 5 minuta punë është ajo. Unë kam thënë që pjesa e asaj vajzës që ka ndodhur në Dubai, është që vajzat që janë në moshën 20 vjeç tani, e kanë më të thjesht tani është sepse nuk e dinë punën se si funksion. Ndërsa ne që jemi brez tjetër jemi rritur me frymën e punës dhe e kemi të vështirë ta pranojmë një gjë të tillë.
Unë nuk gjykoj njeri. Se gjykoj të tjerët se ça bëjnë. Unë nuk njoh vajza që bëjnë një gjë të tillë. Dubai është si gjithë vendet e tjera. Është thjesht ajo ideja e Dubait sheikë dhe njerëzit knë atë imagjinatën që po ike atje, do shkosh të bësh atë gjë”– tha ajo për “Ora Verore.”
“Mafia italiane riciklon paratë e drogës në Shqipëri”, HuffPost: Në lojë dhe politikanëMedia prestigjoze HuffingtonPost në versionin italian të saj ka publikuar një artikull ku i bën jehonë faktit se organizata mafioze italiane “Ndrangheta” dhe eksponentë të mafias pulieze janë duke i pastruar paratë e tyre në Shqipëri.
DIA e Barit pak më shumë se një muaj më parë (më 8 qershor 2022) ndërmori njëmbëdhjetë masa paraprake në arrest shtëpie (pesë shtetas italianë, përfshirë pulianë dhe kalabrezë, dhe gjashtë shqiptarë) për krime të ndryshme, si prodhimi dhe shitja e drogës, apo mbajtja dhe shitja e armëve.
Hetimet e koordinuara nga DDA Bari kanë konstatuar se pas arrestimeve të viteve të fundit që kanë prekur trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggias. Këtu u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë marijuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi dhjetë mijë doza droge për t’u hedhur në treg.
Hetimet u zhvilluan në territoret e Cerignola, Bisceglie, Barit dhe dokumentuan furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi. Prokuroria Antimafia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e mbi 100 personave (gjithnjë italianë dhe shqiptarë) dhe sekuestrimin e rreth gjashtë tonë drogë.
Pas këtyre operacioneve nuk është e komplikuar të mund të nxjerrim disa të dhëna të natyrës logjike dhe shkencore. Duket e arsyeshme që edhe grupet kriminale puliane dhe kalabreze të përdorin Shqipërinë si bazë për pastrim parash. Nuk është për t’u habitur që të arrestuarit në këtë operacion të fundit policor përfshinin puljezë dhe kalabrezë.
Gjithashtu, mediat shqiptare publikuan të dhëna të zbuluara që tregonin se këto banda mafioze po planifikonin të investonin paratë e tyre të paligjshme në vend, veçanërisht në operacionet e turizmit të pasurive të paluajtshme.
Marrëdhëniet e mafias puliane dhe kalabreze me ato shqiptare në fushën e drogës italiane janë vërtetuar tashmë prej disa kohësh dhe nga hetime e gjykime të shumta, disa prej të cilave sot me dënime përfundimtare. Përgjimet e kryera në Shqipëri do të nxirrnin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të sferave më të larta të pushtetit të përfshirë në sistemet e ndryshme të riciklimit në vend.
Është e pamundur të mos pranohet që dy mafiet nuk e përdorin Shqipërinë si një territor të përshtatshëm dhe të favorshëm për pastrim parash. Marrëdhëniet midis mafias pulieze, kalabreze dhe shqiptare janë gjithnjë e më intensive duke pasur parasysh se tregjet e klaneve po zgjerohen çdo ditë që kalon.
Operacioni që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale.
Operacioni bëri të mundur arrestimin jo vetëm të mafias, por edhe të jakave të bardha, duke demonstruar edhe një herë sesi mafia ka ndryshuar dhe sa të thella janë rrënjët e infiltrimit mafioz në infrastrukturat politike, ekonomike dhe financiare.
Në bisedat e regjistruara, dalin gjoja anëtarë të Ndranghetës, të cilët do të kishin diskutuar për investime të mundshme me një biznesmen shqiptar, të cilin e cilësuan si “i afërt me kryeministrin, është i afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është person i rëndësishëm”. Një tjetër përgjim tregoi se mafiozët flisnin për investime në sektorin e shëndetësisë të qytetit të Shkodrës, në veri të Shqipërisë.
Sistemi i ri i riciklimit Shqipëri-Itali, Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Është e nevojshme që menjëherë të ndërgjegjësohemi për këtë fakt dhe të veprohet shpejt për të parandaluar që ai të bëhet realitet i konsoliduar.
“Rama gënjeu, opozitën nuk deshi ta merrte në Bruksel”, Mustafaj: Nuk u çelën negociatat
Shqipëria ka nisur sot zyrtarisht bisedimet me Brukselin për hapat që do të ndërmerren në vijim në rrugën drejt integrimit të Bashkimin Evropian. Megjithatë, Besnik Mustafaj, deklaron se nuk mund të themi që janë çelur negociatat porse është çelur rruga drejt këtyre negociatave.
Mustafaj tha në ABC se procesi është i kthyeshëm dhe nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, proceset euro-integruese mund të mbesin në vend.
“Jemi në paradhomë, por ndryshimi është që dera nuk është e mbyllur. Procesi është i kthyeshëm. Nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, si demokracia, të drejtat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kthim mbrapa.”
Analisti solli në vëmendje se vullneti i secilit shtet anëtar mund të ndalojë në çdo moment ecurinë e negociatave.
“Kthimi pas do të thotë që mund të humbësh edhe të drejtën e negociatave. Serbia e ka mbetur te 4 kapitujt. Lufta kundër korrupsionit do të jetë që në fillim. Brukseli negociatat i ka kryesisht teknike. Mund të bindet një shtet, por të del një vend, cilido që thotë se kam të dhëna të tjera. Avancimi është kur nuk është më me gënjeshtra nga ana e qeverisë.”
Tashmë në këtë stad, BE nuk do të jetë thjeshtë vëzhguese apo këshilluese për procese dhe reforma të rëndësishme në vend. Një shembull është edhe qëndrimi i mbajtur deri më tani për amnistinë fiskale.
Duke u kthyer tek dërgimi i delegacionit shqiptar në Bruksel, kujtojmë se përfaqësues të opozitës nuk ishin mes tyre. Kryeministri Edi Rama e justifikoi mosprezencën e tyre me faktin se “ende nuk dihet kush është kush në radhët opozitare.” Ky problem sipas kreut të qeverisë nuk kishte pse të çohej në selinë e BE-së.
Analisti Besnik Mustafaj u shpreh se përkundër asaj që u deklarua, Brukseli nuk kishte caktuar asnjë format.
“Nuk ka detyrim nga Brukseli kush do të vijë. Ftohet qeveria dhe pastaj vendoset se kush do të shkojë. Rama mund të mos shkonte as vetë. Gënjeu, nuk e ka caktuar Brukseli formulën.” Formatin e kemi caktuar ne në Tiranë. Mandaton kë të dojë qeveria. Ajo që thotë Rama është gënjeshtër. Ai gënjen. Kush e pengonte të merrte nënkryetaren e parlamentit, kryetaren e komisionit të integrimit.”
VIDEO/Vijon zjarri në Lezhë, rrezikon edhe shtëpitë
Prej dy ditësh disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Lezhë.
Situata më e vështirë paraqitet në Balldre, ku flakët kanë përfshirë një masiv pyjor me pisha e shkurre.
Situata bëhet edhe më problematike për shkak se flakët janë pranë banesave të banuara, ndërsa zjarrfikësit dhe forcat e emergjencave civile vijojnë punën për izolimin e tyre.