Aplikacion
Renis Gjoka dhe Big Basta janë bashkëautorët e ‘Himnit të protestës’ së 7 korrikut. Me thirrjen ‘Zgjohu’, dhe nën titullin “Një hap përpara”, dy artistët i apelojnë një shoqërie apatike, e cila nuk duhet të presë, por të ngrihet para realitetit të varfërisë, zbrazjes së vendit, mungesës së shpresës etj.
Kënga është një remix (risjellje) e një varianti të mëhershëm të dy artistëve, ardhur me tekst të ri posaçërisht për 7 korrikun. Gjoka, që e ka shpërndarë mbrëmë këngën në Facebook dhe faqen e tij në Youtube, shkruan se kënga është ftesë për “të heshturit që të bëhemi një zë”.
Kënga shënoi edhe nisjen e protestës së kësaj të enjte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
TEKSTI
NJE HAP PERPARA (RIKTHIMI)
Tri fjalë …
U bo m*t!!!
S’përbllohet jeta nëse s’je hajdut.
Vidhet para syve, por askush në burg.
Njerëzit po vetëvriten e po lihen në rrugë.
Nëna po merr borxh!
Po i nxjerrin jashtë shtëpisë me forcë
Nuk e di as ku të protestojë, a e dëgjojnë?
Para se të bjerë nata duhet ta ndihmojnë
Se të nesërmen s’do të ketë më shpirt, por kufomë
Ku mbeti amaneti Ismail Qemalit?
Ku është shkolla e premtuar e ku është spitali?
Pse fëmija im do duhet jashtë shtetit të dale?
Të jetojë në tokë tjetër, se e jotja s’të fal,
Siguri, as oksigjen, por veç lot.
Çmimet shkojnë lart po me të njëjtën rrogë
Erdhi koha që të themi JO nga sot
Zgjohu Shqiptar, hapi sytë shiko!
Refren
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto.
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
Poshtë pallatit Policia, se një bombë ka plas
Dhe një kryefamiljar u vra në atentat
Varfëria qe arsyeja që zgjodhi atë fat
Që veç e bëri lajm të parë dhe la familjen në gjak.
Antivlerat u bënë vlera, po na shijojnë plehrat
Media nuk është më me popullin, jemi n’kohëra tjera.
Argëtimi marramendje për ç’ka fshihet nën tokë.
Ç’ka planifikohet natën, çdo ditë hapet një gropë
Sa me gjakun e ftohtë, ky gjykatës ta thotë
Ai që ta vrau nënën do lirohet që sot
Skënderbeun tatuazh ju po e bëni më kot,
Po shesim të ardhmen e vendit duke shitur një votë
Nëse të ka mbetur shpirt dhe arsye në kokë.
Nëse nuk do që dhe jetën t’japësh me konçesion
Erdhi koha që të themi JO nga sot
Zgjohu Shqiptar, hapi sytë shiko!
Refren
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje, kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto!
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
Refren2
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
VIDEO/ PD nxjerr pamjet me dron: Ja sa qytetarë dolën në shesh kundër Edi RamësPartia Demokratike ka publikuar pamjet me dron nga protesta e zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë.
Siç shihet nga pamjet e kapura nga sipër, pjesëmarrja në protestën e opozitës ka qenë masive, ku me mijëra qytetarë kanë dalë në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protesta zgjati mbi dy orë dhe u mbyll pa asnjë incident, ndërsa në shesh ishin kreu i PD, Sali Berisha, dhe shumë deputetë demokratë, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me nënkryetarin Petrit Vasili.
Partizani drejt turit të dytë, Laçi ngec me Iskra të Malit të ZiView this post on Instagram
Partizani është në rrugë të mbarë për kualifikimin në turin e dytë të Conference League. Të kuqtë fituan 1-0 në Gjeorgji ndaj Saburtalo.
Goli i fitores për ekipin e Dritan Mehmetit e shënua në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në 47’ nga Tedi Cara.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Air Albania”. Partizani shpreson në mbështetjen e fortë të tifozerisë për të kaluar në fazën tjetër.
Ndërsa në “Elbasan Arena” Laçi përballë një rivali modest si Iskra e Malit të Zi, nuk arriti të shënojë. Ndeshja perfundoi në barazim pa gola.
“Sa herë shkonte te busti, thoshte gjyshi!”, Rudina tregon si e ka njohur të bijën me Azem Hajdarin
Rudina Hajdari i ka prezantuar tashmë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me vajzën e saj Sihana.
Por ditën e sotme ajo është shfaqur për herë të parë me të bijën në një intervistë. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri. Ajo tha se arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që ajo bën.
Teksa gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.
“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi.Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”- tha Rudina.Ndërkohë, Sihana shtoi: “Edhe unë thoja është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.”
Hajdari në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhënien e saj me bashkëshortin. “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Është e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- u përgjigj Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.
Rudina ka treguar se është një nënë e rreptë dhe ‘pengu’ i saj është se nuk kalon shumë kohë me të bijën. “Disiplina i bën mirë një fëmije. Sepse i tregon kufirin. Kur them jo, jo nuk e lë vajzën t’më ndryshojë mendjen”.
Pronari i televizionit bën deklaratën e fortë: Kastriot Myftarajn e kanë vrarëGazetari i njohur dhe publicisti Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Në njoftimin e dhënë për mediat policia bën të ditur se Myftaraj dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi, por nuk dihet nëse e ka parë si ka ndodhur ngjarja.
Ndërsa policia vijon hetimet mbi ngjarjen, pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV Aristotel Petro ka ngritur dyshime të forta se Kastriot Myftaraj mund të jetë vrarë.
“Një lajm i kobshëm për fjalën e lirë po qarkullon këto momente kur po flitet se Gazetari (nga të paktët që mund të quhen të tillë) Kastriot Myftaraj ka bërë vetvrasje duke u hedhur nga kati 4rt i një ndërtese .
Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvrasje dhe pa asnjë dyshim mund të themi në se lajmi që ka vetëm pak minuta që ka dalë nga ky moment është i vërtetë kuptohet se Kastriotin e kanë vrarë. Kastioti shkruante të vërteta që pak i kuptonin dhe nuk kishte ngjyrime politike ! Në se nuk zhvillohen hetime serioze për këtë krim përgjegjësia më e madhe e këti krimi i bie Qeverisë aktuale në pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama ! Një tjetër gjë edhe më e keqe akoma është kur shikojmë komente fyese për të ndjerin ku komentues pa asnjë lloj lidhje me të e fyejnë edhe pse pretendohet se ai nuk është më mes nesh. Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për ti hapur sytë këtij populli të shumë vuajtur e të mari pas tëre ato fyerje edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë ! Për kë duhet të përpiqet e punojë një Gazetar sot ? E kuptoni o njerëz që fatkeqësia juaj jeni vet ju që nuk dini kujt ti kërkoni llogari e kë të mbëshesni me veprimet tuaja? Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë për gazetarinë e vërtetë që edhe kështu në shqipëri të tillët janë aq pak sa mund të numërohen me gishtat e një dorë”, shkruan ai.
Dorëzohet Baton Haxhiu: Berisha s’më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën!Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu me sa duket është dorëzuar në qëndrimin e tij kundër Sali Berishës, duke u shprehur i befasuar nga protesta e sotme e opozitës.
Ai tha në “Opinion” se nuk e pëlqen Berishën si politikan, por sot nuk ka çfarë t’i thotë më dhe i jep dorën, pasi është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.
“Një fjalë e kam. Ia jap dorën Berishës. Ia jap dorën për organizimin. Nuk e prisja këtë pjesëmarrje. Berisha ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, ka kohë që është person i gabuar, por sot ia jap dorën. Sot vështirë që dikush të organizojë tubime të tilla. Domethënë, njeriu i gabuar, i cili para vetes ka non-gratën, fjalimet e ambasadës dhe Departamentit të Shtetit, gjithë njerëzit përreth, një pjesë të analistëve, një pjesë të mediave dhe të bëjë një gjë të tillë… S’kam çfarë i them më! Ka shumë shpjegime. Unë po flas për tubimin, kam analizën time. Por sot njeriut që politikisht nuk e dua, e ka gjithë gabim, ia jap dorën për atë që ka bërë sot.
Në korrik, në temperaturë kaq të lartë, gati të pashpresë se mund të ketë një tubim të tillë. Askush nuk ka besua. ke pas 2-3 paralajmërime se do të bëhet një tubim. Nuk ke pasur një promo, spot etj., disa parametra që tregonin se nuk do të ishte e tillë. S’di çfarë them, mendoj se as vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë menduar se do të jetë diçka e tillë. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim dhe vetë stafi i kryeministrit nuk do duhet ta bënte për arsye se kjo ngjarje nuk mbulohet me lajm. Kjo është ngjarja. Politikani i gabuar që s’ka shpresë në të me kriju shpresë në të është…ia jap dorën”, tha analisti Baton Haxhiu.
Qeveria miratoi një ditë më parë vendimin për rritjen me 6% të pagave të punonjësve arsimor në gjithë vendin.
Por nga kjo rritje janë përjashtuar universitetet, të cilat nuk janë përfshirë në kategorinë e arsimit në vend.
Nisur pikërisht nga kjo, sindikata e punonjësve të universiteteve në Shqipëri ka dalë me një deklaratë publike, ku shpreh indinjatën për përjashtimin nga kjo rritje e pedagogëve dhe ndihmësve mësimor.
Sindikata i ka paraqitur disa kërkesa qeverisë që kanë të bëjnë me një trajtim më të mirë financiar për pedagogët.
Në të kundërt ajo thotë se kjo do të detyrojë pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteve publike të vendit që, në përputhje me të drejtat që u jep Kushtetuta dhe ligji, së bashku me studentët e tyre, të përshkallëzojnë aksionin e tyre sindikalist deri në bojkotim të fillimit të vitit të ri akademik.
Deklarata:
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), shpreh indinjatën e thellë të saj për faktin që pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteteve publike nuk janë përfshirë në rritjen e pagave të miratuar ditën e djeshme (6 korrik 2022) nga Qeveria, megjithë kërkesat e saj të vazhdueshme, si në Këshillin e Ministrave, Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Megjithëse kjo rritje për punonjësit e arsimit parauniversitar prej 6 % është thuajse tallëse, sepse nuk kompenson as masën e inflacionin prej 6,7% që deklaroi po dje guvernatori i BSH, injorimi i kërkesave të pedagogëve dhe punonjësve ndihmës mësimorë për rritjen e pagave është tërësisht i papranueshëm. Me këtë rritje galopante të inflacionit, të çmimeve të ushqimeve bazë dhe produkteve të tjera bazë të jetesës, edhe pedagogët po zhyten në varfëri, për shkak të pagave të ulëta që marrin, të cilat janë më të ultat në Rajon dhe gati 40 % më të ulta se në universitetet publike të Republikës së Kosovës. Pandjeshmëria e qeverisë për të plotësuar kërkesat minimale të profesoratit të paraqitura nga ne në Kuvendin e Shqipërisë në nëntor 2021, si:
– Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës shkencor e administrativ;
Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare;
Rivlerësimi i orës mësimore të leksionit;
Zbutja e tatimit prej 23% mbi realizimin e ngarkesës mësimore suplementare apo Rivendosja e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”, do të detyrojë pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteve publike të vendit që, në përputhje me të drejtat që u jep Kushtetuta dhe ligji, së bashku me studentët e tyre, të përshkallëzojnë aksionin e tyre sindikalist deri në bojkotim të fillimit të vitit të ri akademik. Ne i kërkojmë edhe njëherë MAS dhe Këshillit të Ministrave të shqyrtojë menjëherë edhe kërkesat e pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve publike për përmirësimin real të pagave.
Berisha betohet para flamurit kuqezi dhe i drejtohet prerë Ramës: Kurrë s’do ta fal
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua me mesazhe të forta kryeministrit Edi Rama.
Me flamurin kuqezi në duar dhe i buzëqeshur, Berisha tha se ndodhet në shesh për t’u betuar se nuk do t’ia falë kurrë votën Ramës.
Më tej, kreu i PD premtoi se do të garantojë fjalën e lirë për shqiptarët, duke shtuar prerë se askush nuk do të guxojë ta prekë atë, pasi në të kundërt do të mjerohet.
“Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar për këtë flamur, se votën kurrë nuk ta falim. Mos luaj me votën, sepse jemi të vendosur të mos frenojmë kurrë. Jemi të vendosur të bëjmë cdo sakrificë, që burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, të votojnë me dinjitet, të votojnë të lirë. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë, armik i egër i fjalës së lirë, ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për t’iu mbyllur gojën shqiptarëve. Jam këtu pë të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motua jonë, do të jetë beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalën, do të mjerohen. Në këtë shesh, disa oratorë folën”, u shpreh Berisha.
Mijëra në shesh, protesta e opozitës në fotoOpozita po mban në këto moment protestën e sa j të parë që pas ardhjes në krye të partisë Demokratike të Sali Berishës.
Ndonëse protesta mbahet në një kohë të nxehtë dhe kur shumica e njerëzve janë me pushime, opozita ka mundur të ndjerrë në shesh me mijëra protestues.
Turma e qytetarëve nis që nga kryeministria ku ndodhet podium e vazhdon deri në afërsi të Ministrisë së Brendshme.
Pjesë e protestës janë edhe të gjithas partitë opozitare, ndërsa pjesë e saj janë bërë edhe shumë qytetarë me fëmijët e tyre.
Si rrallë herë në këtë protestë, Sali Berisha shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij.
Mehmeti kritikon egoizmin e tepruar të Carës dhe Skukës: Ja si mund të kualifikohemiPartizani ia ka dalë që të fitojë në transfertë kundër Saburtalos në shifrat 0-1.
Trajneri Dritan Mehmeti, analizoi ndeshjen, ndërsa kritikoi egoizmin e tepruar të Skukës dhe Carës.
“Mendoj se duhet të rrimë me këmbë në tokë. Asgjë nuk ka përfunduar. I gjithë problemi që kemi pasur ka qenë ajo që kemi shprehur gjithmonë, që skuadra kundërshtare ka ritmin e lojës. Zbritëm pak poshtë në pjesën e dytë për mungesë alternativash. Në dy momente me Skukën dhe Cvetanovskin dolëm para portës. Dolëm në fund dhe u futëm pak në panik dhe skuadra duhet të ketë më shumë zotërim topi dhe personalitet që janë gjërat për t’u rregulluar.
Qetësia duhet të transmetohet te lojtarët, jam unë ai që mbaj përgjegjësi, jam unë kryesori dhe duhet të jem ai që transmeton qetësi te skuadra dhe ata ma shpërblejnë me këtë impenjim që kanë. Kam vetëm falënderim për çunat dhe duhet të punojmë bashkërisht që t’ia dalim.
Rastet e humbura? Normalisht jo vetëm altruizmi por duhet të theksoj që Xhulio dhe Tedi e kanë natyrën e tillë, kur vijnë në ato pozicione nuk mendojnë shumë për të shërbyer. Nuk e kuptojnë pozicionin. Janë shumë çuna të mirë në karakter, por duhet të rriten shumë më tepër se ky është momenti ku duhet të bëjnë diferencën. Ka disa momente kur kemi humbur disa topa për panik dhe sidomos kur ne jemi superiorë duhet të jemi në zotërim topin, ndoshta ndikuan edhe emocionet, por duhet të jemi me këmbë në tokë se asgjë nuk ka mbaruar.