zoom

Day ArchiveKush është burri misterioz që i bën fotot hot Era Istrefit në pishinë

Kur (zgjedh të) të tradhtojnë syzet– Kështu duket se ka ndodhur me këngëtaren Era Istrefi, në një prej postimeve të saj të fundit në Instagram.


Teksa publikoi disa fotografi me bikini buzë pishinës, përpos linjave të saj, vëmendja s’mund të mos përqendrohej te reflektimi i xhamave të syzeve.


Me një zmadhim të shpejtë të fotove do të mund të dalloni siluetën e një burri. Për kë bëhet fjalë? Kjo mbetet ende enigmë, ashtu sikurse pakujdesia ose jo e Istrefit në shpërndarjen e tyre. Mos artistja po përpiqet të thotë se dikush është tanimë në jetën e saj?/ Zoom.al

 

Tronditet Saranda! Nëna hidhet nga materniteti së bashku me fëmijën e sapolindur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune.

Bëhet me dije se rreth orës 22:00, një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit.

Gruaja është identifikuar si Mandolina Jashari, 35 vjeç nga Durrësi.

Ajo është transportuar, së bashku me foshnjën në urgjencën e spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Det, bikini dhe Armina Mevlani

Armina Mevlani, një prej ndikueseve (influencer) më në zë të vendit, veçanërisht kur flitet për modë dhe shije të hollë.

Blogerja ka publikuar disa shkrepje fotografike nga bregdeti, ku shfaqet teksa mban veshur një palë bikini prerje e thjeshtë, klasike.

Ditët e plazhit janë bekime të pastra”,– ka shkruar blogerja Mevlani./ Zoom.al

Berisha: Rama me një foto e bëri Kosovën pjesë të Serbisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e Diasporës, komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’, duke thënë se është një projekt që ka në thelb influencën ruse.

“U themelua në Novisad para tre vitesh si mini-shengen nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia, aleancë trelaterale. Harta që u paraqit atë ditë, nga kjo trojkë, Vuçiç-Rama-Zaev, paraqiste Kosovën haptaz pjesë të territorit të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në Facebook-un e tij edhe Rama. Më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët.

Ky projekt sipas Vuçiç disa ditë pas samitit të Novisadit, u quajt Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë, rikthim te doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb. Hegjemonizëm që u vendos në dekadën e dytë të shekullit të shkuar dhe përfundoi me luftërat më të përgjakshme të përsëritura në rajon. Për më tepër ky projekt me influencë ruse. Në Novi Sad Vuçiç deklaroi se bëhej fjalë për një traktat 720 faqe. Ju garantoj se asnjë faqe nuk është publikuar në asnjë media zyrtare apo private. Këta zotërinj, Vuçiç bashkë me ndihmësit e tij e trajtojnë traktatin dhe problematikën e tij si diçka personale të tyre, sikur nuk ka të bëjë me qytetarët, prodhimin apo ndikimin politik.

E kam thënë , një tregti e lirë në BE dhe sipas atij modeli ka në themel kuotat respektive. Këta nuk kanë asnjë lloj standardi dhe norme, kanë strikt hegjemoninë serbe, kërcënimin se nëse nuk ka Ballkan të Hapur do të ketë luftë, paçka se Kosova është e mbrojtur nga NATO. Deri tani Kurti ka rezistuar në mënyrë të vendosur. Ne si opozitë do qëndrojmë fuqishëm kundër këtij projekti që është në interes të vendosjes së mbizotërimit serb në rajon dhe influencës ruse”-tha Berisha.

Berisha: Droga është krim, të bëhemi bashkë kundër regjimit

Në bashkëbisedimin e tij me përfaqësues të diasporës, kreu i PD-së Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës duke theksuar se vitet e fundit kombi ynë është kthyer në atë që rrit fëmijët për emigracion.

Berisha u shpreh po ashtu kundër legalizimit të kanabisit në vend dhe bëri thirrje që diaspora të bëhet bashkë me PD-në për të rrëzuar regjimin e kryeministrit aktual.

Berisha: Pas zgjedhjes së Presidentit pak javë më parë PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së Presidentit unë do përpiqem t’ju paraqes ju një grafik nëse teknologjia e bën të mundur të arrij tek ju.

Ky grafik tregon se nga viti 2013, ku një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri.

Të ketë më shumë seç kishte Partia e Punës në Shqipëri më 1991. Pas zgjedhjes së presidentit kjo shkon në 99.9%. Së dyti në vitin 1991 kur Shqipëria hapi kufijtë, shqiptarët u dyndën nga deti, toka ajri, për të shpëtuar nga dhimbjet e tiranisë së mjerimit që trashëguan jashtë vendit të tyre. Nga viti 2007 deri në vitin 2014 pati lëvizje të popullatës, por popullata rritej çdo vit pa një politikë specifike demografike.

Kurse pas viti 2014 pothuajse u rishfaqën eksodat e shqiptarëve. Por kësaj here për fatin më të keq të vendit, shtresa e mesme më së shumti. Viti që kaloi në rrafshin demografik është një kthesë dramatike. Për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak sesa vdekje. Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion. Në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj. Së treti nuk dua t’u bëj një analizë të hollësishme por do ndalem vetëm në diskursin e këtyre javëve në Shqipëri.

Cili është ky diskurs?

Legalizimi i drogës dhe amnistia fiskale për paratë e drogës. Unë e di se edhe në vende të tjera ka debat për legalizimin e drogës dhe ndofta edhe votojnë por nga eksperienca shqiptare u them ju me bindjen më të plotë, së pari droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në mënyrë apo tjetër krimin që sjell ajo.

Në Shqipëri, kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në Amerikën Latine dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues i kanabisit në kontinent por edhe një hap drejt kokainës dhe drogave të tjera. Ka prej jush që jeni mjek dhe unë kam qenë mjek, por në të gjitha ato çka kam lexuar nuk ka një studim përfundimtar për efektet e dobishme, përveç qetësimit të dhimbjeve.

“Sot shqiptarët blejnë vezën, qumështin, djathin , vajin më shtrenjtë se mesatarja e BE. Nafta është dy herë më shtrenjtë se në SHBA. Për të gjitha këto kemi thirrur protestë më datën 7 dhe jemi të vendosur që të përdorim protestën si kusht për të çmontuar këtë regjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. PS përjashtoi këtë vit votën e lirë brenda saj. Kryetarët e degëve nuk votohen më nga anëtarësia, por nga Kryesia dhe Rama njësoj si dikur nga Byroja politike dhe Enver Hoxha. Unë vlerësoj angazhimin e diasporës dhe emigracionit. Duhet të braktisim idenë ç’më duhet mua. Duhet të marrin pjesë në betejë për të rikthyer votën e lirë në shoqërinë shqiptare”,

Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës, mes tyre emra të njohur

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me diasporën, ndërsa ka komentuar edhe protestën e thirrur më 7 korrik.

“Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj. Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re në orën 20.00 do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre se si e shohin ata situatën politike, ekonomike dhe migrimin masiv në Shqipëri.

Mes tyre janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si;

Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.
Zekri Palushi – Mjek, Australi
Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA
Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër
Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë
Erisa Bajaziti – Belgjikë
Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe
Big Basta – Artist – Zelandë e Re

Kryeministria bosh ditën e protestës, ku do të jetë Rama në 7 korrik?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar protestë kombëtare në datën 7 korrik, në orën 19:00 para kryeministrisë.

Berisha dhe kryesia e PD kanë ngritur gjithashtu grupe pune, ku deputetëve iu janë dhënë detyra për organizimin e protestës.

Në konferencën për shtyp të ditës së premte, ish-kryeministri Berisha tha se mijëra qytetarë do të bashkohen në protestë dhe ironitoi krzeministrin Rama, për të cilin tha se të enjten “do ia mbathë nga Tirana”.

Nuk dihet sa kjo deklaratë do të rezultojë e vërtetë, por kryeministri duket se ka axhendë të zënë më 7 korrik.

Ai mund të jetë në Vlorë ditën e enjte, pasi mund të inaugurojë hapjen e Bypassit të kësaj zone.

Datën për hapjen e Bypassit Rama e bëri vetë me dije sot, në hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë.

Vetëm nëse hapja e Bypassit shyhet, është shumë pak e mundur që Rama të mungojë në inaugurim.

 “Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama sot në inaugurimin e aksit Kardhiq-Delvinë.

“Oran 2022”, Erkand Qerimaj merr medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare

Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Shtangisti Erkand Qerimajn ka marrë medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshën 73 kg, në një garë që nuk kaloi pa polemika, ku sërish u bënë protagonistë gjyqtarët.

Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg, duke shpërthyer në festë.

Por çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt.

Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza.

Më  pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.

Ky rezultat i jepte momentalisht të artën shkodranit, por në provën e fundit italiani Mirko Zanni ngriti 150 kg, duke e marrë ai vendin e parë. /zoom.al/

Prindërit shqiptarë bëjnë synet djalin/ Autoritetet zvicerane arrestojnë babain

Një çift shqiptar po përballet me një problem të madh në Zvicër, pasi autoritetet u kanë marrë djalin 6-vjeçar, duke i akuzuar për dhunë.

Gjithçka ka ndodhur pasi prindërit kishin bërë synet djalin, dhe ai i tregoi për këtë gjë mësueses së tij. Pas deklaratës së djalit, mësuesja e alarmuar lajmëroi policinë, të cilët arrestuan babin.

30- vjeçari, babi i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë.

Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë dhe për shkak se ai ishte me profesion infermier, e kishte mjekuar në kushte shtëpie.

“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si infermier që jam. Jemi të tronditur”, akuzon prindi, i cili pretendon se marrja e fëmijës është e padrejtë.

Sipas raportit të autoriteteve në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë” që do të thotë se nuk ka infeksion. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar dhe një plagë e vogël në shpinë që që i ka bërë autoritetet zvicerane të dyshojnë se fëmija dhunohej. 6-vjeçari deklaroi për plagën se e kishte marrë pasi e kishte rrahur kushëriri i tij, ndërsa nëna tha se ishte shkaktuar teksa të dy luanin.

Java e ‘tmerrit’ godet vendin me temperatura ekstreme, ja zonat ku termometri do arrijë rekorde

Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se kjo fundjavë parashikohet të jetë shumë e nxehtë.

Sipas sinoptikanes, kjo është vala më e gjatë e të nxehtit, e cila pritet të vijojë edhe javën që vjen, deri ditën e enjte. Ndërkohë, nga e premtja pritet të ketë ulje temperaturash, por edhe reshje shiu apo rrebeshe, kryesisht në zonat malore.

“Kjo javë konsiderohet si valë e të nxehti relativisht të gjatë. Vala ka vijuar shumë e gjatë dhe do ta kemi prezentë deri nga dita e premte. Parashikohet që fundjava të shënojë temperatura shumë të larta, deri në 40 gradë, që nga Shkodra, Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati. Nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë vlere mbi 40 gradë. Edhe mëngjeset kanë qenë me temperatura shumë të larta, ku më të larta janë në zonat jugore e kryesisht në bregdet. Parashikohet që deri ditën e enjte do të vazhdojë i nxehti.

E hëna dhe e marta do të sjellin një shtim të lagështirës, duke bërë që i nxehti këto dy ditë të nxihet shumë, megjithëse do të ketë edhe vranësira. Do të presim deri nga data 6-7 korrik, dhe do të kemi një rënie temperaturash. Reshjet do të jenë kryesisht pas të enjtes, do jenë në sasi të pakta, ku nuk përjashtohen dhe rrebeshet. Kjo valë e të nxehti parashikohet si më e gjata në kohë, megjithatë është e ngjashme me valën e vitit të kaluar në gusht, ku patëm një valë 18-19 ditë, por jo me vlera ekstreme. E tillë do të jetë edhe kjo, valë e gjatë, ku edhe në Korçë, që është zona më e freskët, temperaturat shënjojnë 35 gradë celsius”, u shpreh sinoptikania Porja.