Aplikacion
Nëpërmjet një statusi në Twitter Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kreut të PD Sali Berisha.
Ndërsa është shprehur kritik, Alibeaj thekson se Berisha vazhdimisht përdor gjuhë denigruese për ata që mendojnë ndryshe nga ai.
“Në këto 30 vjet dy gjëra nuk kanë ndryshuar në Shqipëri: nostalgjikët e komunizmit dhe gjuha denigruese e Sali Berishës për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai. E sigurt është që të gjithë sa më sipër janë non grata të vlerave të qytetarisë, për të cilat PD do vazhdojë të luftojë çdo ditë!”, shkruan ai.
Nuk i ndalon kontrollit, Policia e Elbasanit në ndjekje të makinës, dyshohet se …Një drejtues mjeti nuk i ka ndaluar patrullës policore në një pikë kontrolli ne Elbasan. Menjëherë policia i është vënë në ndjekje të automjetit me targë AB 680 AB, ku dyshohet se udhëtonin disa persona me precedentë penalë.
Mjetit i është bërë me shenjë nga patrulla policore që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por mjeti nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Elbasanit. Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie.
As thirrjes së tyre për të ndaluar nuk ju është përgjigjur dhe pas kësaj janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pa mundur dot ta kapin, për shkak të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkaq operacioni vazhdon.
Plagosje me thikë në Cërrik, në gjendje të rëndë 15-vjeçari. Kapet autoriNjë plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Cërrik.
Policia njofton se një 15-vjeçar ka plagosur rëndë bashkëmoshatarin e tij dhe është arrestuar pak pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ish-prokurori, Arjan Ndoj akuzon Plarent Dervishajn si urdhërues të atentatit ndaj tij
Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, i shkarkuar nga detyra, për shkak të lidhjeve me njerëz të botës së krimit, akuzon Plarent Dervishajn, si urdhërues të atentatit ndaj tij, me një të vrarë dhe dy të plagosur.
Të paktën kështu rezulton sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e Ndojës, ku ndër të tjera trupa gjykuese ndalet dhe tek atentati ndaj ish prokurorit.
Sipas KPK në celularin e Arjan Ndojës, pasi ai i mbijetoi atentatit janë gjetur materiale të ndryshme, mes të tjerash edhe video e atentatit ndaj Plarent Dervishaj dhe miqve të tij Julian Mecaj e Bashkim Haxhiu, të cilët pavarësisht breshërive të dhjetëra plumbave arritën te mbijetonin.
Në celularin e Ndoj thekson KPK është zbuluar edhe një video me disa persona që djegin një automjet. KPK thotë se Plarent Dervishaj dhe miqtë e tij janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u për çështjen e Ndojës dhe akuzohen nga prokurori si urdhëruesit e sulmit ndaj tij.
Në lidhje me videot e gjetura, Komisionit thotë se “Nuk është e qartë se kush ia ka dërguar videon subjektit të rivlerësimit dhe nëse është dërguar në të njëjtën ditë kur ka ndodhur sulmi ndaj Dervishajt, apo një moment të mëvonshëm. Arjan Ndoj po udhëtonte nga Durrësi në Tiranë me automjetin e tij që drejtohej nga Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur me nofkën Rrumi, ky iu fundit një personash më shumë dritëhije i botës së krimit”.
Te mbikalimi i Shkozetit, automjeti i prokurorit u sulmua me breshëri plumbash, ku ai dhe “Rrumi” mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Traumës.
Në celularin e Rrumit thotë gjithashtu KPK, janë zbuluar “dy foto të një personi me kapele që nuk identifikohen dhe që duket se i ka në dispozicion”.
Skenari i protestës së 7 korrikut? Berisha: Jo të gjitha thuhen, blindat…
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur lidhur me protestën kundër qeverisë që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00.
Berisha u pyet për skenarët e mundshëm në protestë, por nuk dha detaje duke thënë se “jo gjithçka mund të thuhet”.
Kryedemokrati theksoi se protesta do të vijojnë dhe do të ketë qendresa civile kundër qeverisë.
Berisha: Blindat, do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë qytet tjetër.
Fevziu: Është vetëm protesta apo ka dhe një skenarë tjetër?
Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani.
Fevziu: Do vijojnë protestat?
Berisha: Absolutisht nëse themi protestë do të nënkuptohet në mënyrë të padiskutueshme një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qendresës civile.
Sherr për lekët e shezlongut, kamerieri sherr me pushuesit në Lezhë. Përfundon në spitalNjë sherr ka ndodhur këtë mbrëmje në plazhin e Tales, në Lezhë.
Një kamerier, që njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues për lekët e shezlongut.
Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës, ku pas marrjes se mjekimi, është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep deponimin.
Berisha: Basha është i këshilluar të mos vijë në protestëKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka rekomanduar Lulzim bashës që të mos vijë në protestën e 7 korrikut.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se të gjithë janë të ftuar, me përjashtim të Lulzim bashës dhe disa prej mbështetësve të tij.
“Basha dhe dy tre mbështetës të tij janë të këshilluar që të mos jenë në protestë. Unë nuk i ndaloj, por kjo është e këshillueshme”, tha Berisha.
Deputeti denoncon vjedhjen: Ja si Salillari dhe Kastrati vjedhin shqiptarët me kursin e këmbimitDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar publikisht grabitjen që sipas tij kompania që ka marrë përsipër koncensionin për Rrugën e Kombit përmes këmbimit valuator.
Vasili thotë se kompania që menaxhon kalimin me pagesë në rrugën e Kombit, e shkëmben ende monedhën Euro me kursin 132 lekë, ndërkohë që realisht kjo monedhë shkëmbehet me 118 lekë.
Sipas Vasilit një qytetarë që kalon në këtë rrugë për tarifën 5 euro duhet të paguajë realisht afro 600 lekë, ndërkohë që kompania i merr 660 lekë.
Denoncimi i Vasilit
Salillari dhe Kastrati perfitojne qindra milion leke nga Kursi i kembimit ne Rrugen e Kombit! Ja prova.
Qindra milion leke rremben Kompania koncesionare ne Rrugen e Kombit vetem prej kursit te kembimit.
Megjithese euro ka vite, qe kembehet me rreth 120 leke ne Rrugen e Kombit jeta “ka mbetur ne vend” dhe euro llogaritet me 132 leke per nje euro si ne asnje cep te globit.
Per mijra automjete, qe paguajne tarifen ne euro ajo u llogaritet me 132 leke sic eshte fiksuar kur eshte lidhur kontrata, ndonese ka me shume se 3 vjet e gjysem qe euro shkembehet me rreth 120 leke.
Pra per çdo autoveture e cila per 5 euro duhet te paguaje 600 leke ose edhe me pak, ne fakt ju duhet te paguajne 660 leke.
Pra 60 leke me shume per cdo automjet vetem per shkak te kursit abuziv te kembimit.
Mendoni per Kamionat ku perfitimi eshte edhe me i madh dhe llogaritni mijra e mijra autimjete qe kalojne cdo vit ne Rrugen e Kombit se sa shkon grabitja abuzive.
Pra brenda nje viti Salillari dhe Kastrati perfitojne vetem nga kursi qindra milion leke.
Po Qeveria dhe Ministria e Financave nuk levizin gishtin, qe te mbrojne qytetaret nga vjedhja, por u bejne fresk milionave te Oligarkeve!
Po ky dreq SPAK cfare pret më kur grabitjen e ka perpara syve
SPAK qe te mos lodhesh ja ku e ke edhe Proven Kuponin e Pageses me vlere 660 leke per nje automjet paguar sot tek trau i Oligarkeve ne Morine.
E PLOTË/ “Hëngra mish qengji, piva pak raki”, Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Nuredin DumanitDy dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj kanë zbardhur një sërë krimesh të rënda, vrasje, atentate e shpërthime në disa qytete të Shqipërisë.
Ne nje prej tyre Henrik Hoxhaj rrëfen ditën e atentatit ndaj Dumanit, ku u nisën për të vrarë Elton Kilën, i njohur ndryshe si “Oti”.
Por pasi nuk kanë mundur ta gjejnë shënjestrën, Hoxhaj ka marrë njoftimin se Dumani ishte plagosur.
DËSHMIA
Në datën 29 mars 2022 ne kemi vendosur të shkonim në Elbasan për të mbaruar punën, vrasjen në fjalë. Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09:15, unë dhe Nuredini, ai me “BMË X5” dhe unë me automjetin Benz. Unë isha para BMË për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim. Nuredini ka futur në automjetin e tij dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për t’i hedhur benzit tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera para se të shkosh në Rrapëz. Kam hedhur 30 mijë lekë naftë, ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit te një xhep rruge. pasi hodha naftën unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11:30 kam arritur në Elbasan. Unë vazhdoj për në qytet duke marrë unazën dhe jam kthyer te karburant “Feleqi”, ndërsa Nuredini me BMË-në e tij ka qëndruar te vendi ku rrinte zakonisht te kryqëzimi i Cerrikut.
Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin që do të vrisnim. Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi që do vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye kam futur makinën time për ta larë te një lavazho që është përballë me servis “Kadiun” dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birrë. Kam qëndruar te lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim me qëllim për të parë nëse personi ishte aty, por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka te lokali “Eurodriza” te Rotondo në hyrje të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do vrisnim, por kam fiksuar një benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo benz, por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin, por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin. Duke parë këtë gjë mosgjetjen e personit që ne kërkonim unë jam ulur për të ngrënë bukë në një restorant siç thashë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, hëngra mish qengji, piva pak raki dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri te lavazho. Qëndrova te lavazho dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin.
Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim te kryqëzimi Cerrikut. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin. Rrugës për aty më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Unë nuk kam arritur ta pyes se çfarë ndodhi, por kam ecur drejt tij. Kam konstatuar mjetin e tij të dëmtuar anash rrugës në krahun e majtë timin me drejtim Elbasan-Peqin, anash një restoranti. Ndalova te mjeti duke marrë kthesën dhe kam shkuar direkt paralel me mjetin e tij. Aty kam parë se mjeti i kishte gomat dhe disqet e dëmtuara, pashë shishen e benzinës së hapur dhe kam spërkatur pak me të me qëllim djegien e mjetit, por nuk kam mundur ta ndez. Gjithashtu kam fiksuar Nuredinin të ulur te sedilja e parë e pasagjerit të mjetit me këmbën e djathtë të zbritur poshtë dhe po lëvizte me vështirësi, por unë e kam kapur nga sqetullat për ta lëvizur pasi kishte dhimbje sepse më tha se ishte plagosur në kurriz.
Tender mbi 400 mln lekë për “urbanizimin” e Durrësit. Shëtitore nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca
Krahas projektit të ri të Portit të Durrësit, në qytetin bregdetar do të ndërtohet emërtuar “Durrës Waterfront”. Shëtitorja, që synon “të urbanizojë” Durrësin, nga nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Konvaleshencës në Durrës
Në funksion të këtij projekti janë vënë 416.6 milionë lekë, për të cilat Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur edhe tenderin përkatës.
Zona e Shëtitores së Plazhit nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës ndodhet 4 kilometra larg nga qendra e qytetit të Durrësit dhe gjithashtu është në vijë të parë lidhjeje me urën e Dajlanit dhe portin e Durrësit.
Kjo zonë ka një vijë bregdetare të gjatë prej 3.2 kilometrash, përfshirë këtu dhe zonën në të cilën është konceptuar projekt ideja e “Durrës Waterfront”. Ndër aktivitetet kryesore në zonë janë plazh, hoteleri, restorante, sporte në rërë dhe një shëtitore këmbësore me gjerësi rreth 2-3 m midis brezit të rërës dhe objekteve ndërtimore, e ndërtuar rreth viteve 2004- 2005.
“Kjo zonë ka një potencial të madh zhvillimi duke marrë parasysh dhe projektin e ri të portit të Durrësit ‘Durrës Yacht & Marina’. Projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ konsiston në zhvillimin e portit të Durrësit dhe jo vetëm. Në këtë zonë të re, do të kenë zhvillim fusha të ndryshme si hoteleria, shërbimet, transporti etj. Këto dy zona zhvillimi do të jenë një vazhdimësi e njëra-tjetrës, duke bërë kështu një lidhje të aktiviteteve që do të jenë të shpërndara në to. Shëtitorja e re do të trajtohet si një hapësirë e hapur për qytetarët ku do të bashkëjetojnë funksione të ndryshme në hapësirat e tyre të nevojshme” shkruhet në dokumentët e tenderit.
Shëtitorja është ndarë në 3 fragmente të cilët janë:
Fragmenti 1 – Nga Ura e Dajlanit deri tek Pista ‘Kosova’
Fragmenti 2 – Nga Pista ‘Kosova’ deri tek Hotel ‘Adriatik’
Fragmenti 3 – Nga Hotel ‘Adriatik’ deri tek Konvaleshenca
Në projekt janë përfshirë një sërë aktivitetesh dhe hapësira rekreative të ndryshme si shëtitore lineare përgjatë gjithë shtrirjes së plazhit, duke siguruar shëtitoren (për të shërbyer si sipërfaqe e përbashkët), korsi të dedikuara për këmbësorët, çiklistët dhe vrapim, zona sportive duke përfshirë sportet ujore, këndet e lojërave për fëmijë, Komoditete të vendosura përgjatë zonës së shëtitores, zona të dedikuara për mundësi investimesh të lehta, objektet e relaksimit në plazh etj.