Aplikacion
Padyshim që pas daljes së Donaldit nga Big Brother, të shumtë ishin zërat që folën për sherre pasi ai nuk arriti që të merrte çmimin e parë.
E si për t’i dhënë fund këtyre zërave është dhe marrëdhënia që duket se dy vëllezërit binjakë Veshaj kanë tashmë me moderatoren e emisionit, Arbana Osmani, me të cilën duket se paskan ndërprerë çdo marrëdhënie.
Siç shihet edhe nga një kontroll në faqen e tyre të Instagramit, aktorët nuk e ndjekin më moderatoren, ashtu sikundër ajo.
Burri vari veten, gruaja vdiq kur e pa. Emrat e çiftit që humbi jetën sot në TiranëKanë dalë në dritë të tjera detaje nga vdekja e çiftit të të moshuarve sot në Tiranë.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se Safet Meçaj 80 vjeç i ka dhënë fund jetës vetëvarur.
Ndërsa gruaja e tij, Arta Meçaj 80 vjeçe ka humbur fillimisht ndjenjat kur e ka parë dhe më pas ka pësuar arrest kardiak duke humbur edhe jetën
LAJM I FUNDIT/Gjenden të vdekur dy të moshuar në Tiranë. Ja çfarë dyshon policiaNjë çifti të moshuarish janë gjetur të vdekur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në zonën e Selitës dhe policia bën të ditur se në një banesë janë gjetur pa shenja jete një çift 80-vjeçarësh.
Policia në njoftimin e vetë thotë se i moshuari me inicialet S.M është vetvarur, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së gruas së tij.
“Mbyllën sytë se u interesonte”, gazetarja tregon si e futën italianët në kurth Agim KajmakunE ftuar në “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se autoritetet italiane kishin 8 muaj që e përgjonin Kajmakun.
“Kanë qenë rreth 8 muaj në hetim nga autoritetet. Pronari i fidanishtes ka sinjalizuar i pari, janë përgjuar më pas janë detektuar, me autoritet shqiptare është bërë një kontroll. Secila ngarkesë droge ka një specifikë, njëra ishte në ambient të hapur, në këtë rast ishte i pastër ambienti.
Kryetar bashkie që u zgjodh dhe dihej aktiviteti i tij kriminal, mbylli sytë politika përpara këtyre fakteve. PS dhe mbase e dhe forcave do ti interesonte e njëjta gjë, i interesonte. Kajmaku nuk ishte emër i panjohur. E ka shfrytëzuar politika dhe më pas e largoi.
Bashkëshortja ka 2 milion euro në llogari bankare, pavarësisht biznesit nuk është e qartë se cili është burimi i të ardhurave, burimi. Ata kanë fituar edhe tendera, ndaj kjo është më shqetësuese. Kur duhej të flitej për Kajmakun të gjithë heshtën. Policia italiane nuk dërgon pas hekurash dikë pa pasur një minimum provash. Përgjohej prej 8 muajsh. Prisnin të shkonte vetë Kajmaku që ta arrestonin. Kanë një procedurë, që mund ta lënë të lirë psh dhe të vijojnë hetimet.
Si nuk bënë asnjë hetim autoritetet shqiptare. Ai vinte nga bota e krimit me një vendim të formës së prerë. Fakti që nuk e deklaroi bëri që autoritetet e jashtme të dyshonin që Kajmaku nuk është shkëputur kurrë nga aktiviteti kriminal. Thjeshtë politikës iu desh derisa të merrnin bashkinë e Vlorës”, tha Lala.
Lala tregoi edhe pistat ku autoritetet shqiptare mund të hetojnë lidhur me aktivitetin kriminal të Kajmakut.
“Në Shqipëri ka një mori pistash ku mund të hetohet, mund të hetohet për tenderat, pasuritë e Agim Kajmakut, lidhjet me portin e Durrësit. Si ka mundësi që një njeri që vinte nga bota e krimit nuk kontrollohet, do të thotë që kishte bashkëpunëtor. Autoritet shqiptare u kujtuan vetëm kur u arrestua në Itali”, u shpreh Lala.
VIDEO/ Momenti i vrasjes së biznesmenit grek, si ia morën jetën Georges në 10 sekondaMediat greke kanë zbuluar sot detaje dhe pamje nga atentati me kallashnikov që i mori jetën biznesmenit vendas në fushën e hidrokarbureve, George Mitsos. Duke iu referuar policisë ato bëjnë me dije se sulmi i agresorëve ndaj Mitsos zgjati dhjetë sekonda, ndërsa qëndrimi i tyre total në karburantin në pronësi të tij vetëm 45 sekonda.
Televizioni ANT1 solli në dritë një video (KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON) nga momenti kur George Mitsos ra i vdekur në karburantin e tij në Gerakas . Pamjet janë regjistruar nga një kamera sigurie dhe tregojnë se 38-vjeçari ka parkuar BMW-në e tij të blinduar nënë çatinë e karburantit në Marathonos Avenue.
Më pas furgoni i bardhë ku gjendeshin vrasësit e tij ndalon pranë pompave sikur shoferi i tij dëshiron të furnizojë mjetin me benzinë dhe në atë moment dy ekzekutorët dalin nga dera e pasme e furgonit me kallashnikov në duar dhe lëvizin disa metra duke shënuar 38-vjeçarin.
Me lëvizje të shpejta tërhiqen drejt furgonit, futen në të dhe largohen nga pika e karburantit. Autorët nuk janë trembur pasi duket se kanë vëzhguar 38-vjeçarin.
Sipas burimeve policore, “mënyra se si ata vepruan tregon se ata ishin të vendosur dhe të gatshëm për çdo eventualitet, ndërsa është mësuar se ata kishin me vete municione të tjera, për t’i përdorur në rast se do të sulmoheshin gjatë ekzekutimit.
Krahas videos së ekzekutimit, policia e Departamentit të Vrasjeve po kërkon materiale nga kamerat e sigurisë në zonë. Të 40 fishekët u transferuan në laboratorët e mjekësisë ligjore pasi u gjetën nga policia në vendin e ekzekutimit, ndërsa zyrtarët shpresojnë se mund të jenë në gjendje të gjejnë gjurmë gishtash ose ADN.
Njëkohësisht, Alpha tregon se në duart e autoriteteve policore janë pesë dokumente video. Në njërin prej tyre, një furgon tjetër me ngjyrë të bardhë po lëviz në zonë dhe përforcon kështu skenarin se kishte më shumë bashkëpunëtorë në ekzekutimin e 38-vjeçarit George Mitsos. Ekziston edhe një dëshmi, e një gruaje e cila foli për dy motoçiklistë që po shikonin ekzekutimin e pronarit të karburantit. /Zoom.al
Krahu i djathtë i Blushit nis punën në Euronews. Ish-deputeti shtyn prezantimin pas pushimeve
Ish-deputeti socialist dhe ish-drejtori i Top Channel Ben Blushi mësohet se e ka shtyrë për në shtator prezantimin e tij në detyrën e re të Drejtorit të Përgjithshëm të Euronews Albania.
Burime nga ky televizion bën me dije se drejtuesit e kësaj media dhe vetë Blushi kanë parë të arsyeshme që prezantimi i tij në këtë post të ri të bëhet me nisjen e sezonit të ri televiziv që nis në shtator.
Por që çdo gjë ta gjejë gati në shtator, Blushi ka dërguar tashmë në Euronews Albania një nga njerëzit e tij më të besuar.
Bëhet fjalë për Bjorn Xhokaxhi, i cili edhe në Top Channel ka qenë krahu i dajthtë i Ben Blushit, duke mbajtur pozicionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm.
Mësohet se Xhokaxhiu është prezantuar gjatë ditës së sotme në Euronews Albania, ku dhe ka marrë një nga pozicionet drejtuese në të.
Ashtu si edhe në Top Channel, Bjorn Xhokaxhi do jetë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Blushit në këtë television dhe do të përgatisë kalimin gradual të tij në shtator.
Më parë ai është bërë disa herë “mollë sherri” mes Blushit dhe familjarëve të Vjollca Hoxhës në Top Channel dhe ai ishte i fundit që u largua nga grupi i Blushit nga ky television.
Nuk dihen ende tetajet financiare të kësaj kontrate të re të Blushit, por në Top Channel ai merrte një rrogë mujore që shkonte deri në 24 milionë lekë të reja. /Zoom.al
Mbledhja e dy qeverive/ Lubonja: Albin Kurti figurant në spektaklin e RamësDuke analizuar mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prishtinë, analisti Fatos Lubonja e cilësoi gjithçka një show dhe propagandë.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ të gazetares Eni Vasili, Lubonja tha se kjo mbledhje dhe deklaratat që u prodhuan nga këto zhvillime ishin kthim në klimën e patriotizmit. Sipas tij Kurti ishte një figurant i spektaklit të Ramës.
“Nëse jemi të bashkuar në Gjermani se po shkojmë atje bashkë me ata nga Kosova. Por këto 8 vjet kanë ikur 800 mijë shqiptarë prej këtej. Se di sa na kanë ikur nga Kosova. këto janë propaganda e radhës, shoqëria e radhës, e spektaklit, ku mbulohet realiteti. Do thoja se kishim një spektakël, ku Rama dallohet për mjeshtërinë e tij aktoreske, që i shërbente atij për të kaluar një situatë pak jo shumë të mirë përsa i përket raporteve me Kosovën, për shkak të Open Ballkan, apo dhe për vëllazërinë e tij me Vuçic. Kjo ishte një kthim më klimën e nacionalizmit, që ka përdorur. Ajo që më bëri mua përshtypje ishte se çfarë i dihej ky spektakël Albin Kurtit? Ai u shfaq si figurant në këtë spektakël, shumë i zbathte. U mbrojtje vetëm me atë fjalën ‘hekurudha’. Kurti nuk dha shpjegim, por u mbrojt ndaj agresivitetit të Ramës. Ai u mbrojt kur tha; jemi te procesi i Berlinit për të qëndruar. Ai nuk u sqarua se jemi të përqendruar aty se janë këto avantazhe për Kosovën. Çështja tjetër që kam me Albin Kurtin është se ai ka ardhur në pushtet me një premtim që ka të bëjë shumë me Shqipërinë dhe ne dhe bashkim, çlirimin e shtetit të kapur në Kosovë. Kjo sikur ka dalë fare nga qëllimi. Modeli i kapur është Shqipëria, ai model ishte bërë te ne. Ata bënë propagandë bashkë me Ramën. Ky vëllazërim me Edi Ramën për mua s’ka vlerë. U bashkuan në ‘fake patriotizëm’ për të mbuluar mëkatet.”, tha Lubonja.
Ylli Manjani mbron Saimir Tahirin, para Berishës: Ajo që i bënë atij është poshtërsiIsh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si një dështim, e cila duhet të lihet në degradimin e saj.
Gjatë fjalës së mbajtur në një tryezë të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, në lidhje me sfidat e sistemit të drejtësisë, Manjani theksoi se Reforma në Drejtësi ka thelluar mendësinë bolshevike që “të arrestojmë njëherë pastaj gjejmë prova”. Si referencë ish-ministri mori shembullin e ish-ministrit Saimir Tahiri për të cilin tha se nuk ka kryer “Shpërdorim detyre”.
“Kjo reformë ka një emër që quhet dështim. Ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë gjë tani. Opozita humbi mundësinë që t’i jepte kontributin e saj.
Pyetja se çfarë shkoi keq me këtë reformë nuk mori kurrë një përgjigje.
Fakt është që ky tren është humbur dhe kjo reformë duhet lënë të degjenerohet kështu siç është, nisur me shpresë që ky perceptim popullor të shkojë në një reagim popullor.
Sugjerimi im real është ky dhe në mënyrë të veçantë për ju që drejtoni Partinë Demokratike. A është bërë Reformë në Drejtësi? Jo Reformë në Drejtësi nuk është bërë. Është bërë një reformë te burimet njerëzore, por nuk është përmbysur sistemi i drejtësisë.
Ka pasur ndërhyrje në disa nene proceduriale që e kanë përkeqësuar sjelljen gjyqësore. E kanë përkeqësuar mendësinë bolshevike që arrestohesh, pastaj gjenden prova.
Mjeku Edvin Prifti është simbol i këtyre ditëve, “të arrestojmë njëherë pastaj do gjejmë një gjë për ty, do dali me se s’bën një letër anonime për ty”. Unë nuk i dal në mbrojtje njeriut, për interesin publik mund të përdor dhe emra.
Kam përdorur dhe emrin e Saimir Tahirit. Nuk ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri për të qenë të drejtë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është maskaradë, për t’iu thënë njerëzve kur ne fusim Saimir tonë vaj-hallli çfarë iu bëjmë ju. Kjo është hakmarrje, kjo është poshtërsi”, tha ai.
Në skajin verior të Australisë është një nga rajonet më pak të vizituara dhe më pak të kuptuara të vendit. Por kjo do të ndryshojë, falë sipërmarrësve vendas indigjenë si Fraser Nai.
Ngushtica e Torresit përfshin 247 ishuj në skajin më verior të Queensland, afër Papua Guinesë së Re. Banorët e ishullit Torres Strait që jetojnë atje janë me prejardhje aborigjene, melaneziane dhe australiane.

Shumë nga ishujt janë vullkanikë dhe, të vendosur në mes të ujit të shkëlqyer të bruz, ata krijojnë një peizazh të jashtëzakonshëm.
Dhe është një nga ato që tani është bërë pak më e lehtë për banorët e ishujve që nuk janë të ngushticës së Torres për t’u vizituar dhe përjetuar falë një udhëtimi ditor të parë në llojin e tij nga Cairns, qyteti i Queensland-it.

“Ne nuk jemi në biznesin e turizmit, ne jemi në biznesin e njerëzve. Thjesht u shërbejmë përvojave të turizmit,” thotë Nai, bashkëthemeluesi i Straits Experiences, një biznes i udhëhequr dhe operator në nivel lokal që sjell njerëzit në ngushticën e Torres.

Si një anëtar i vjetër i qeverisjes vendore në zonë, ai ka dëshmuar se si dhënia e aksisit njerëzve në më shumë mundësi, veçanërisht në zonat rurale me më pak punë dhe më pak akses në industri të ndryshme, mund të jetë transformuese.
Hapja e turizmit në pjesët më rurale të ngushticës së Torresit do të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë, por vitet e të parit sesi destinacionet e tjera e kanë trajtuar industrinë do të thotë se ata mund të marrin vendime të zgjuara për qëndrueshmëri afatgjatë.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e tetë mes dy qeverive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. Është hera tretë që këto mbledhje mbahen ku kryeministër i Kosovës është Albin Kurti. Politikani që ndryshe nga kryeministrat e tjerë të Kosovës, ka pasur marrëdhënie me ulje e ngritje me Edi Ramën që qeveris prej 9 vitesh shteti amë.
Ballkani i Hapur është arsyeja e vetme e ndikimit në këto marrëdhënie, e që jo në pak raste kanë nxjerrë në pah dhe divergjenca dhe përplasjet për shkak të refuzimit të Kosovës për të qenë pjesë e nismës që është mbështetur nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Mbledhja e dy qeverive shqiptare, mbahet pikërisht 13 ditë pas samitit të Open Balkans të Ohrit, ku Kosova refuzoi pjesëmarrjen dhe Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina ishin si shtete vëzhguese.
Kosova po e refuzon këtë samit, duke e cilësuar si në kundërshtim me Procesin e Berlinit. Këtë gjë Kurti e theksoi dhe në konferencën që pati me kancelarin gjerman Olaf Sholz ku bëri të ditur se Kosova do të jetë pjesë e vetëm e këtij procesi.
Në fjalimin e tij para ministrave të dy kaheve të qeverisë Rama harroi Ballkanin e Hapur dhe zemërimin që ka ndaj Prishtinës për mos marrjen pjesë në këtë nismë. Por ngacmimi i gazetarëve në konferencën e medias për Ballkanin e Hapur e nxori nga shinat diplomatike Ramën, duke u shfaqur më agresiv në përgjigje dhe nga ana tjetër, kishim një Albin Kurti me qetësinë olimpike e refuzoj në mënyrë kategorike nismën ballkanike të treshes pagëzuese Rama-Vuçic-Zaev.
“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndan. Kur vjen puna për Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit, këto janë çështje të natyrës konceptuale. Duhet të ishte shumë çudi sikur unë me Albinin të binim dakord për çdo gjë. Kjo do donte të thoshte që ne do të kishim një problem realisht. Fakti që nuk biem dakord për çdo gjë tregon që jemi në rregull. Mendoj unë!”, tha Rama.
Nga e tij, Kurti iu kundërpërgjigj: Ne jemi në CEFTA siç dihet dhe mbase do marrë së shpejti një fillim të ri procesi i Berlinit. Jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim, por sot nuk kishim një takim rajonal, por bilateral dhe vëllazëror.
Batuta për qenin që leh
Dy herë radhazi Rama, si gjatë fjalimit, ashtu dhe në konferencën për median përdori batutën për qenin që lehte në momentin e ceremonisë së pritjes zyrtare.
“Nuk mund të lë pa përmendur në mbyllje qenin që lehte përpara dy himneve kombëtare, mbase e keni dhe të xhiruar, dhe pushoi pasi u kënduan himnet. Pasi u kënduan himnet, qeni nuk lehu më. Ky është një qen, i cili mbetet shumë i rëndësishëm nga kjo ditë sepse përben një simbol të lehjeve për arsye tërheqjeje vëmendjeje, por kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon, lehjet mbeten mbrapa si në atë shprehjen e bukur popullore: Qentë le të lehin, karvani do të vazhdojë të shkojë përpara”, tha Rama.
Kjo shprehje në mënyrë figurative e Ramës lidhej me ato që sipas tij do vendosin në konflikt atë dhe Kurtin. Qëndrimi ngjante si një replikë direkte ndaj Berat Buzhalës, i cili e akuzonte Ramën se në samitin e Ohrit ishte shprehur se do ta rrëzonte nga pushteti Albin Kurtin. Një shkrim i botuar në portalin në pronësi të Buzhalës, “Nacionale” jepeshin edhe detajet.
https://www.nacionale.com/politik%C3%AB/Edi-Rama-ne-Oher-Do-ta-rrezoj-Albin-Kurtin-deri-ne-shtator-9031
“Dëgjoni këtu, qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vetë, nuk ka kush e rrëzon, kështu që nuk ka lidhje kjo. Tani vazhdo me pyetjen”, iu hakërrua Rama, gazetarit nga Kosova që e pyeti “Se ju po punoni për të shkarkuar zotin Kurti”.
Por Rama nuk harroi të përmendte as presidentin serb Vuçiç gjatë fjalës së tij, madje duke mos i lënë ironitë e tij. “Në këtë pikë ne jemi absolutisht të qetë mendoj unë e këtë e tregon fakti që po të jeni kur ne jemi bashkë, e po të shikoni volumin e qeshjeve dhe të auto ironisë që na bashkon reciprokisht, mbase do habiteni e pastaj do thoni që jo, ky nuk qenka vëllai i Vuqiqit, por qenka vëllau i Albinit. Kështu që më lini të rri vëllau i të dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”, tha Rama.
Ndërsa Albin Kurti lëshoi një cicërimë thumbuese në rrjetet sociale pas mbledhjes së dy qeverive.
“Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet mes nesh dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shkruan Kurti.
Lajmi i vërtetë i mbledhjeve të dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës nuk janë marrëveshjet e firmosura, por humoret e Ramës, raportet e tij me Albin Kurtin dhe fati i pritshëm i Ballkanit të Hapur, që së fundmi po merr një goditje edhe nga Gjermania./Zoom.al