zoom

Day ArchiveDetaje tronditëse pas vrasjes së 5-vjeçares nga nëna, u qëllua me thikë në qafë e shpinë

“E vrava unë.” Mediet italiane kanë zbardhur detaje të reja tronditëse pas rrëfimit të nënës 23-vjeçare e cila vrau vajzën e saj të mitur, vetëm 5 vjeç në Katania.

Vogëlushja 5-vjeçare ishte qëlluar disa herë me thikë në qafë dhe në shpinë. Më pas 23-vjeçarja mori trupin e vogël, e futi në çanta të zeza dhe e varrosi në tokë pranë shtëpisë së saj. Martina Patti u dorëzua dhe pranoi krimin pasi u mor një natë të tërë në pyetje.

Ajo pranoi se e kishte vrarë fëmijën pasi e kishte marrë dje nga kopshti në Tremestieri Erneo dhe inskenoi rrëmbimin e saj nga persona të armatosur.

Por motivi mbetet i paqartë. “Është sikur të thoshte; e bëra, por nuk e di pse”, shpjegojnë karabinierët. Për hetuesit, megjithatë, ekziston një hipotezë: xhelozia.

Xhelozi kundër ish-burrit Alessandro Del Pozzo, 24 vjeç dhe afeksionin që Elena tregonte për partneren e re të babait të saj.

Hetimet nxorën në dritë një “pamje të trishtë familjare”: pas menaxhimit “në dukje të qetë” të fëmijës, fshiheshin tensione dhe sherre.

Një zemërim që do të vlonte brenda Martinës deri në atë pikë sa ta çonte atë të paramendonte krimin me një plan të studiuar në detaje.

“Shkëndija” mund të ishte mbrëmja e Elenës me gjyshërit e saj nga babai dhe lumturia që vajza e vogël tregoi duke u takuar me gruan që mund të bëhej gruaja e re e babait.

Një mbrëmje para se të vritej, vogëlushja kishte fjetur me gjyshërit. Të nesërmen në mëngjes halla e saj e shoqëroi në kopsht dhe nëna e saj e mori në orën 13:30 dhe u kthye në shtëpi në Mascalucia.

Më pas Martina Patti doli sërish me makinën, për tu kthyer shumë shpejt. Pikërisht në këtë periudhë kohe u krye krimi midis shtëpisë dhe tokës së braktisur 600 metra larg, ku nëna varrosi trupin e vogël që ishte fshehur në pesë qese të zeza plastike. Trupi i vogëlushes ishte gjysmë i varrosur dhe nëna kishte përdorur një lopatë dhe një kazmë që e mbanin në kopsht.

Më pas ajo njoftoi prindërit dhe babain e vogëlushes për rrëmbimin e rremë. Së bashku me nënën dhe babain e saj 23-vjeçarja shkoi në komisariat për të raportuar ngjarjen.

Por e vënë nën presion për orë të tëra nga hetuesit, ajo rrëfeu se e kishte vrarë vogëlushen.

Mësohet se arma që kishte përdorur ishte një thikë kuzhine, por nuk u gjet. Një ekzaminim fillestar i kryer nga mjekja “zbuloi plagë me thikë në zonën e qafës dhe shpinës. Prokuroi urdhëroi një autopsi për të përcaktuar me siguri se si vdiq fëmija.

Del foto, ky është 48-vjeçari Pjerin Brushtulli që u plagos sot në Velipojë

Një 48-vjeçar, i identifikuar si Pjerin Brushtulli, mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë.

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta.

Sipas te dhenave te para i plagosuri ka nje marre nje plage ne pjesen e barkut dhe eshte transportuar ne spitalin e Shkodres për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, të cilat bën rrethimin  e zonës dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Pjerin Brushtulli është një emër I njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshatarin e tij Kolec Nushi.

Për këtë vepër ai ka qenë dënuar me 15 vjet burim.

VIDEO | Gjermania shuplakë Italisë, Hungari trondit Anglinë dhe shkruan historinë

Gjermania arriti një fitore emocionuese në Mönchengladbach duke mundur 5-2 Italinë për llogari të Ligës së Kombeve.

Një sukses i jashtëzamonshëm për pancerat që e dominuan në çdo aspekt skuadrën e Mancini-t.

45’ e para folën tërësisht për vendasit, që e dominuan në çdo aspekt Italinë.

Kimmich në minutën e 10’ dhe Gundogan me 11-m në sekondat e fundit të fraksionit të parë i dhanë avantazhin e dyfishtë Gjermanisë.

E njëjta tabol edhe në pjesën e dytë me Gjermaninë që shënoi edhe tri gola të tjerë me Muller në minutën e 51’ dhe Werner dopietë 68’, 69’.

Italia realizoi me talentin Gnoto në minutën e 78’ dhe Bastoni në shtesë.

Në ndeshjen tjetër të grupit Hungaria shokoi Anglinë në Wolverhampton, duke fituar me shifrat 4-0.

Protagonist absolut ishte sulmuesi Sallai, që shënoi një dygolësh. Kjo ishte fitorja më e thellë që Hungaria ka arritur në Angli.

Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:

 

 

Ja kush është personi që mbeti i plagosur sot me armë zjarri në Velipojë

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, Pjerin Brushtullim, 48 vjeç nga Shkodra.

Policia bën të ditur se ai është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona  dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes.

“Mish do të të hyjë, jo plumb”, babai që përdhunonte vajzat e tij arrestohet nga policia

Nisur nga denoncimi i vajzës 17-vjeçare se babai i saj kryente me të dhe motrën e saj, veprime të turpshme, “Piranjat” infiltruan menjëherë nje gazetare, e cila shtiret si 14-vjeçare, dhe babai monstër bie menjëherë në kurth.

Ai nis dhe i kërkon menjëherë seks vajzës së “mitur”, ndërkohë që në krahun tjetër “Piranjat” janë vënë në lëvizje duke marrë vajzën e dytë dhe djalin nga shtëpia e babait monstër, por edhe gruan që jetonte me të.

Pas kësaj, “Piranajt” kontaktuan dhe me policinë, duke arrestuar babain monstër i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.

E bujshme, Chelsea kërkon portierin e kombëtares shqiptare, Tuchel jep pëlqimin

Chelsea po konsideron një lëvizje për portierin Thomas Strakosha në një transferim të lirë nëse Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.

27-vjeçarit i skadon kontrata me Lazion në fund të muajit dhe është lidhur me një lëvizje në Fulham të sapopromovuar në Premier League pas një dekade me klubin italian.

Por duket se rivalët e Londrës perëndimore të Cottagers tani po e shikojnë gjithashtu situatën e Strakoshës, të etur për të pasur një zëvendësues të gatshëm për Kepën nëse spanjolli vendos të largohet nga Chelsea.

Në rast se Mendy ka nevojë për një zëvendës të ri përpara sezonit të ardhshëm, Chelsea po konsideron Strakoshën si ‘një nga opsionet’ për të zëvendësuar Kepën, sipas Fabrizio Romano.

Portieri shqiptar e nisi sezonin e kaluar si numri dy pas Pepe Reina, por luajti çdo ndeshje të Serie A nga 5 dhjetori e në vazhdim, duke e mbajtur shtatë herë portën e paprekur në 23 ndeshje, ndërsa Lazio përfundoi i pesti.

Interesi i Chelseat do të jetë një goditje për Fulhamin, i cili thuhet se ishte afër një marrëveshjeje me Strakoshën fundjavën e kaluar.

Trajneri Marco Silva është i prirur të shtojë përvojën midis shtyllave përpara kthimit të Fulham në Premier League sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Chelsea merr pjesë në Champions, Fulham mund ta tundonte më lehtë Strakoshën me perspektivën për të qenë një lojtar i parë në klub. /zoom.al/

 

 

 

 

LAJM I FUNDIT/Plagosje me armë zjarri në plazhin e Velipojës

Nje plagosje me arme zjarri eshte regjistruar vetem pak minuta me pare ne plazhin e Velipojes. Burime prane policise bejne me dije se nje person eshte qelluar me arme zjarri ne Plazhin e Velipojes.

Sipas te dhenave te para I plagosuri ka nje marre nje plage ne pjesen e barkut dhe eshte transportuar ne spitalin e Shkodres.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton per rrethanat e kesaj ngajrje te rende ne plazhin e Velipojes.

“Dua të rri mbyllur gjithë ditën me ty”, kapet mat babai monstër që përdhunonte vajzat e tija

Në vijim të historisë së nisur pas denoncimit që 17-vjeçarja bëri në emisionin “Piranja”, një gazetare e këtij emisioni u infiltrua si një vajzë e vogël 14-vjeçare e cila tenton të josh babin monstër.

Mua më pëlqen shumë, je shumë e bukur, shumë elegante, mis je. Jeta nuk ka kuptim pa femra. Çdo gjë i ka femra. Je shumë simpatike, je shumë e ëmbël dhe po më pëlqen, e shikon si po lëpihem, dua të të puth. Duhet që në shtrat të jesh një femër tërheqëse, ti po më tërheq mua që këtu. Mish do hyj, mish do dal, por do të bëj unë ty që të kesh ndenja. Të marrë në krah unë ty tani e të çoj në hotel, rrimë në darkë”, thotë babai monstër, pa e ditur që po filmohet.

Madje atij nuk i bën aspak përshtypje se vajza është e vogël.

Por në anën tjetër është vënë në dijeni edhe policia, e cila çon pas hekurave babain monstër.

Gjermania dominon Italinë në 45’ e para, Anglia në kolaps

Është mbyllur me fitoren e Gjermanisë 2-0 pjesa e parë ndërmjet pancerave dhe Italisë.

45’ e para folën tërësisht për vendasit, që e dominuan në çdo aspekt Italinë.

Kimmich në minutën e 10’ dhe Gundogan me 11-m në sekondat e fundit të fraksionit të parë i dhanë avantazhin e dyfishtë Gjermanisë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Hungari befasoi Anglinë në Wolverhampton duke kryesuar 0-1 në 45’ e para. /zoom.al/

 

 

 

 

“Burri im nuk është i tillë”, nëna e vajzave që përdhunohen nga babai merr në mbrojtje burrin

Emisioni “Piranjat” në Abc ka sjellë historinë e incestit në një familje, pas denoncimit nga një vajzë 17-vjeçare, e cila akuzonte babanë e saj se abuzonte seksualisht më të dhe motrën e saj.

Personi në fjalë përdhunonte jo vetëm vajzat e tij, por këtë gjë e bënte dhe me shumë të mitura të tjera.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është sjellja e bashkëshortes së tij, e cila ndonëse dëshmitare e dhunës, vazhdon të mbrojë bashkëshortin e saj monstër, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë./ Zoom.al