zoom

Day ArchiveJo vetëm epsh edhe seks por dhe vendimarrje/ Sekreti i lumturisë fshihet nën çarçafë

Seksi është një përvojë e këndshme dhe shumica e njerëzve do të ndihen të relaksuar pas një seance nën çarçafë. Pikërisht për këtë duhet të prisni deri pas marrëdhënies kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha, thonë ekspertët. Ekspertja e seksit në Mbretërinë e Bashkuar Pippa Murphy tha se janë tre hormone të ndjesive të mira që çlirohen  gjatë seksit.

Ajo tha: “Kjo përfshin dopaminën, endorfinën dhe oksitocinën – të gjitha këto ju bëjnë të ndiheni mirë, më të fokusuar, më të ekuilibruar dhe gjithashtu ju lejojnë të lidheni me partnerin tuaj. Është heqja e këtyre shpërqendrimeve që mund t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët, duke hequr qafe mjegullën mendore dhe barrierat që mund t’ju ndalojnë të mendoni drejt.

Urologu në Orlando Health, Jamin Brahmbhatt tha se trupi dhe mendja kanë një përgjigje specifike pas seksit. Duke folur për Men’s Health, ai tha se disa burra mund të ndihen të relaksuar dhe të bien në gjumë pas ejakulimit. Si për burrat ashtu edhe për gratë, seksi dhe kënaqësia në dhomën e gjumit mund të rrisin aktivitetin në tru.

Megjithatë, ndërsa disa ekspertë thonë se seksi mund t’ju ngrejë lart me humorin, të tjerë paralajmërojnë se për disa njerëz, mund të ketë efektin e kundërt.Një studim i vitit 2010 zbuloi se 32.9 për qind e njerëzve përjetuan humor negativ pas seksit. Ndërsa shkaku nuk u identifikua, ekspertët thanë se kjo mund të jetë për shkak të traumave të së kaluarës./L.K

/Zoom.al

 

 

Berisha publikon dokumentin e firmosur nga Nano: Si u ndryshua emri i partisë

Ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një dokument në Facebook, ku sipas tij kemi të bëjmë vetëm me ndërrim të emrit nga PPSH në PS, 31 vjet më parë dhe jo me rithemelim të partisë.

“Ja dokumenti! Per fallsifikatoret e historise qe paraqesin nderrimin e emerit si rithemelim!”, shkruan Berisha.

Dokumenti i cili mban firmën e Fatos Nanos është i 3 korrikut 1991.

Kush është Erion Hasanbelliu, i ekzekutuari në Bruksel

Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Place De Brouckère, në Belgjike. Mediat raportojnë se është vrarë me armë zjarri Mikel Rakipllari, emri i vërtetë i të cilit është Erion Hasanbelliu.

Autor i kësaj ngjarjeje është Kasandro Noka, i cili e ka qëlluar pas shpine me armë zjarri. Sipas mediave bëhet fjalë për një hakmarrje të vjetër.

Noka është shpallur në kërkim nga autoritetet belge të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse do të përpiqet të futet  në Shqipëri.

Viktima dyshohet të ketë qenë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan, në vitin 2005, një vrasje kjo që prej asaj kohe ka shkaktuar afro 15 viktima në këtë qytet, në një zinxhir hakmarrjesh të paprecedent.

Në atë kohë Hasanbelliu ka qenë drejtues i mjetit me të cilin u larguan tre ekzekutorët e Çapjas. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës.

Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta /Zoom.al

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Bruksel

Burimet bëjnë me dije se është ekzekutuar një ditë më parë në Bruksel, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari.

Viktima dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Cappja. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës, shkruan abcnews.al.

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

Zanafilla e vrasjeve

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17.15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë

Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”­ sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Arrestimi në Elbasan

Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

Tre milion numra telefoni të shqiptarëve për shitje online. Mister kush i nxori

Pas publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë dhe targave të makinave, një tjetër skandal me të dhënat personale është publikuar. Bëhet fjalë për numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëve, që janë  reklamuar në një faqe në internet për tu shitur.

Top Channel thotë se ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i përket numri telefonit. Poseduesit e  database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes.

PO SI BËHET SHITJA?

Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile.

1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Poseduesi 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain.

Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.

Për ta vërtetuar këtë  Munnaf Hossain  ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database.

Pas verifikimeve ka rezultuar se numrat janë në përdorim dhe i përkasin personave emri të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste.

Mbetet e paqartë se si Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milion numrat e celularëve të shqiptarëve në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponoj këto numra.

CFARE THOTE EKSPERTI I SIGURISE

Në listën e publikuar si shembull për blerësit,  është edhe emri ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi i cili tha se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida  më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.

“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistruar të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma te jashtëligjshme për zotërimin e një numri celulari. Në terma afatgjatë kjo mund te krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifikonin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo dhe qeverisë”, deklaroi eksperti Redion Qirjazi.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistruar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike legjislacioni pësoi ndryshim për të bllokuar  shitjen e numrave  pa u regjistruar.

Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit.

Por e gjitha kjo zhvlerësohet si në aspektin e privatësisë apo edhe të sigurisë në një kohë kur 3 milion numra celulari shqiptarësh janë nxjerrë në shitje.

“Nëse rrjedhja e këtyre numrave  është bërë nga punonjës së institucioneve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte imazhin e institucioneve dhe krijonte ndjenjë pasigurie tek qytetarët”, tha Redion Qirjazi.

Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e  besimit tek institucionet të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëve, të cilat tashmë janë në shitje.

Marie Le Pen më e qeshur se kurrë, çfarë po ndodh me zgjedhjet parlamentare në Francë

Këtë të dielë u mbajt në Francë raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare. Pas më pak se dy muajsh nga zgjedhjet presidenciale ku Emmanuel Macron mori mandatin e tij të dytë, tani më ky i fundit kërkon që të zotërojë edhe shumicën parlamentare.

Në këtë raund të parë janë më shumë se 6000 kandidatë të cilët konkurrojnë për të fituar një nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare. Ata të cilët do të sigurojnë më shumë vota, pritet të kalojnë në raundin e dytë i cili do të mbahet në datën 19 Qershor.

Sondazhet paraprake tregojnë se koalicioni i Macron gjendet përpara një rreziku për të fituar më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.

Ndërkohë Marine Le Pen, kandidatja e të djathtës ekstreme e cila humbi zgjedhjet presidenciale përball Macron iu drejtua ditën e sotme kutive të votimit më e qeshur se kurrë.

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve ishte më pak se 47% më e ulëta e shënuar në 20 vite. Pjesa më e madhe e qendrave të votimit u mbyll në 18 dhe rezultatet e para priten pas orës 20:00.

Grekët provokojnë gjatë ndeshjes me Kosovën, në stadium shfaqet flamuri serb

Greqia po luan aktualisht takimin e Nations League ndaj Kosovës. Në Panthessaliko Stadium (Volos) nuk kanë munguar provokimet për “Dardanët”.

Siç shihet në foto, grekët kanë vendosur flamurin e Serbisë me fytyrë nga tifozeria mike. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga kosovarët, teksa atmosfera në stadium duket e tensionuar.

Edhe pse është vetëm një ndeshje futbolli, si duket grekët nuk dëshirojnë të lejnë gjithçka në kufijtë e sportit, duke bërë veprime të tilla. Aktualisht rezultati është 0-0.

FOTO/ Partia Socialiste ndryshon banderolën, çfarë shkruhet në të

Në kuadër të festës për 31 vjetorin e krijimit të partisë Socialiste, është ndërmarrë edhe një ndryshim sa i takon fasadës së jashtme të godinës së selisë rozë.

Së fundmi është vënë re se socialistët kanë vendosur të ndryshojnë banderolën në hyrje të godinës ku ndryshe nga slogani “Shqipëria e ardhmja jonë dhe s’ka kohë për pushim”, tashmë është vendosur banderola me shkrimin “siguri, përkujdesje, zhvillim”.

 

Brenda resortit të Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra nga atentati me eksploziv

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj që u vra mesditën e së dielës në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol të telekomanduar rezulton edhe pronar i resortit “Sancho Farm Albania” në Memaliaj.

“Sancho Farm Albania”, sipas të dhënave nga QKB rezulton të jetë hapur në janar të këtij viti dhe veç akomodimit dhe ushqimit, ofronte gjithashtu një kompleks të plotë argëtimi me pishina, kuaj, xhiro me motora buggy dhe lojëra paintball.

Por ndërkohë, Sadikaj, i cili njihej me pseudonimin Sandri i Memaliajt, rezultonte njëkohësisht pronar i këtij agrobiznesi në këtë qytet.

27-vjeçari lindur në Berat dhe banues në Memaliaj thirrej nga të gjithë si “Aleksi nga Memaliaj”. Ai jetonte me nënën në Tiranë vitet e fundit, por gjithashtu udhëtonte shpesh për në Greqi.

Sadikaj rezulton emër i njohur për policinë, pasi ishte person me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve./ Zoom.al

Nënë për herë të parë! Zbulohet partneri i Reas, vajzës së Linda Ramës

Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, gruas së kryeministrit Edi Rama është bërë nënë për herë të parë.

Ajo e solli në jetë fëmijën ditën e sotme, teksa bëhet e ditur edhe gjinia. Është djalë!


Vajza e Linda Ramës (nga martesa e saj e parë) ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke ruajtur hermetikisht jetën e saj private. Në një kohë kur po përcillet me shpejtësi lajmi i gëzueshëm për familjen Rama, mediat theksojnë se nuk dihet asgjë rreth partnerit të Reas. Kush është babai i fëmijës?

Nga burime të sigurta, Zoom.al zbulon se prej kohësh, Rea bashkëjeton me E.Xh., pronari i një lokali të njohur në rrugën “Mustafa Matohiti”, apo e njohur ndryshe si “Rruga e Salës”.

Lokali ka qenë kohët e fundit mjaft i frekuentuar edhe nga vetë kryeministri Rama.

Rea Xhillari është vajza e Linda Ramës dhe Thanas Xhillarit, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Rea ka studiuar jashtë Shqipërisë për arkitekturë dhe zotëron një biznes, laborator dizajni.