Aplikacion
Ministria e Mbrojtjes ka gati një avion zjarrshuajtës canader (nga Greqia) i cili është gati të ndërhyje në qoftë se do gjykohet nga ekspertët herët në mëngjes.
Lajmi bëhet i ditur nga dikasteri i Mbrojtjes i cili njofton se avioni Canadair CL 415 vjen si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, “Emergency Response Coordination Centre” (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombtare e Mbrojtjes Civile.
Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.
Prej dy ditësh sipërfaqe të mëdha pyjesh janë përfshirë nga flakët në Sazan, teksa për mungesën e mjeteve për shuarjen e zjarreve, opozita ka akuzuar qeverinë për praktika korruptive.
Johnson i mbijeton mocionit të mosbesimit nga partia e tij!
Kryeministri britanik Boris Johnson arriti t’i mbijetojë një mocioni mosbesimi nga Partia e tij Konservatore, duke siguruar mbështetje të mjaftueshme në partinë e tij për të qëndruar në detyrë pavarësisht revoltës së zemëruar brenda konservatorëve të partisë së tij që ka të ngjarë ta dobësojë atë si udhëheqës dhe të ngjallë pasiguri për të ardhmen e tij.
Ai e fitoi votëbesimin me 211 vota pro dhe 148 vota kundër.
Kjo do të thotë se më shumë se 40% e deputetëve konservatorë votuan kundër Johnson.
Johnson ishte përballur me muaj të tërë me vështirësi për të lënë pas skandalet për shkeljen e rregullave, në veçanti për festat në godinat qeveritare gjatë masave izoluese për COVID-19.
Ai fitoi mbështetjen e 211 prej 359 ligjvënësve konservatorë, më shumë se shumica e thjeshtë e nevojshme prej 180 votash për të mbetur në pushtet, por gjithsesi numri i atyre që votuar për ta rrëzuar, 148 ligjvënës, ishte i konsiderueshëm.
E shau dhe e provokoi në rrjete sociale, Noizy godet me grushte mikun e StresitNjë video është duke qarkulluar në rrjete sociale ku shihet reperi Noizy duke goditur fenomenin e rrjeteve sociale Cllevio. Sherri besohet se ka ndodhur pasi ky i fundit ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar deri te lokali i tij në Durrës.
Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion e më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij i bashkohen me shpejtësi.
Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).
Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.
Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit.
“Porositi vrasje e vëllait të deputetit”, Meta i përgjigjet Artan Hoxhës: Tellall i rilindjes
Presidenti i Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të gazetarit të kronikës së zezë, Artan Hoxha.
Ky i fundit deklaroi javën e kaluar se Nuredin Dumani ka thënë para hetuesve të SPAK, se Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një ish-deputeti.
Meta tha se nuk do të merret me tellallët e Rilindjes, ndërsa shtoi se ata janë të shqetësuar për 25 korrikun, ditën kur presidenti do të dorëzojë detyrën si kryetar i shtetit.
“Nuk jam këtu për t’u marrë me tellallët e Rilindjes nga Nuredin Dumani, Hasan Hasani. Jam këtu dhe do të jem gjithmonë këtu në Tiranë në Shqipëri, midis jush. Kush shqetësohet nga 25 korriku është në hallin e vet. Por 25 korriku do të vijë”.
Shqipëria e brishtë në mbrojtje, i fal barazimin Islandës në Rejkjavik
Shqipëria nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 në Rejkjavik ndaj Islandës, për llogari të Ligës së Kombeve.
Në tërsi një ndeshje e interpretuar mirë nga kuqezinjtë, që nëse do të ishin treguan më të kujdesshëm mund të kishin marr tri pikët.
Shqipëria kalon në avantazh në minutën e 30’ pas një fillimit të shkëlqyer.
Kur u mbush gjysmëore lojë Taulant Seferi zhbllokoi takimin pas një aksioni model të kuqezinjve në krahun e djathtë.
0-1 dhe festa është e gjitha për Shqipërinë.
Islanda reagoi me Sigurdson, që kërcënoi portierin Berisha, por kapiteni e mbajti portën të paprekur.
Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme, pjesa e parë u mbyll 0-1 për kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë Islanda sulmoi më tepër dhe vendosi ekulibrin pas një gafe të kuqezinjve.
Fillimisht gaboi Kumbulla dhe më pas Gjimshiti, i cili i pason Thorsteinson dhe ky i fundit e dërgon sferën ne rrjetë.
Në barazim 1-1 loja u hap më tepër, por rezultati mbeti i pandryshuar, dhe si rrjedhojë skuadrat ndajnë pikët. /zoom.al/
Krisja për dekretin e presidentit? Meta “thumbon” Berishën: Nëse…Dekretimi i presidentit Ilir Meta për lirimin nga detyra të Bajram Begajt nga posti i shefit të të Përgjithshëm, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si president, u komentua nga media si një krisje të marrëdhënieve mes kreut të shtetit dhe liderit të PD-së, Sali Berisha.
Presidenti i ftuar në një Syri TV në lidhje me këto aludime nuk la pa thumbuar aleatin e tij të vjetër, që e cilëson dhe si pikën e tij më të dobët.
Meta mohoi se ka një krisje me Berishën, por nuk ngurroi ta këshillonte që të ndërmerrte këtë hap, nëse dyshon se dekreti i tij për Begajn është është antikushtetues.
“Berisha mbetet gjithmone krijues, jo vetem ne fushen e mjekesise por edhe ne letersi. Per mua nuk ka asnje krisje dhe asnje shqetesim ne marredheniet me te. Nese ai mendon se kam shkelur Kushtetuten do bente mire t’i drejtohej Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates Europiane”, tha Meta në studion e Syri TV.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë mund të shihet edhe si një indicie për ankimuar zgjedhjen e presidentit të ri në Kushtetuese, apo opozita do të mbesë vetëm në suazën e deklaratave.
Kush e propozoi emrin e Begajt? Spiropali tregon prapaskenat: Ishin gjashtë …Ministrja Elisa Spiropali ka treguar prapaskena të së premtes, ku u vendos që të propozohej si President i Republikës Bajram Begaj. Ajo ka treguar se kishte një listë të gjatë emrash, ndërsa emri i Begajt ishte ai që përputhej me kriteret e vendosura prej tyre.
“Mua më rezulton që ata që akuzojnë të tjerë me akuza të shpikura ose do i bënin vetë ato që thonë ose s’kishin asnjë lidhje me politikën. Ne kishim të gjithë vullnetin për të respektuar frymën e Kushtetutës për një president mbi palët. Ne thamë që nuk do të jetë një figurë politike e PS, e ne nuk kemi ndërmend që institucionin e Presidentit ta kthejmë në një zyrë të shumicës parlamentare. Kjo ishte oferta jonë.
Ne u ulëm me këtë predispozite. E bëmë të qartë që nuk vendosim kushte. Votat ne i kishim e aq më tepër s’e bën këtë një pakicë më e vogël që rrudhet vazhdimisht. Kjo dobësi e më vjen keq ta them dhe arrogancë e opozitës që mundohej ta kthente tavolinën në anë tjetër u bë e qartë për të gjithë. Dua të jem e drejt, grupet e tjera parlamentare ishin në bashkëpunuese se PD. Ata nuk dolën përtej sherreve të ditës. Ne kemi zgjedhur Gjeneral major Bajram Begajn. Një ushtarak i lartë që jemi të sigurt që do i japë dinjitetin e munguar Presidencës. Bazohemi te karriera e tij e gjatë dhe te një person që e ka dëshmuar që këtyre njerëzve u ka dhënë e nuk i ka marrë. Ishte një detyrë kushtetuese që ne e ushtruam deri në fund. As Presidenti i zgjedhur nuk na detyrohet sepse bëmë detyrën tonë. Në selinë e PS pas një diskutimi të gjatë ne u munduam dhe krijuam një proces”, tha Spiropali.
Më tej Spiropali ka treguar se emri i Begajt ka dalë nga deputetët e grupit parlamentar gjatë propozimeve në mënyrë anonime. Ajo tha se në fund mbetën 6 emra, tre gra dhe tre burra, figura të nderuara, por që në fund u vendos që të kalohej me Begajn.
“Kush janë ata që na akuzojnë për zarfe të mbyllur? Ata që dolën shpejt nga ky proces. Si merren seriozisht alibitë e Alibeajt? Ky ishte një proces i gjatë. Edhe në kryesinë e partisë pasi ishin filtruar mirë listat e propozuara. Kishim 14 emra politikë dhe 26 emra të dalë nga ky proces që njerëz nuk kishin emra me PS, por i thonin diçka shoqërisë.
Nuk e konsumuam listën e parë dhe iu referuam listës së dytë. Bëmë një listë më të shkurtër. U vendosëm më pas te emri i Begajt. Duhet kuptuar që procesi i konsultimit me grupin parlamentar ishte fillimi i procesit. Ne gjykuam që duhet të merrnim grupin e emrave për të kaluar në një filtër tjetër. Emri i Begajt u propozua nga grupi parlamentar i PS, kishte dalë disa herë si emër. Pati propozime. Kishte shumë emra, në fund mbeti një gjashtëshe. Individët ishin të nderuar dhe në fund u gjykua që kriteret e vizionit që ne kishim përmbusheshin më mirë nga emri i Begajt”, tha Spiropali.
Shqipëria dhe Greqia, gati të rinovojnë Traktatin e Miqësisë të vitit 1996Qeveria shqiptare është në favor të rinovimit të një traktati miqësie dhe bashkëpunimi të vitit 1996 me Greqinë për pesë vjet të tjerë, thanë të hënën burime diplomatike greke. Marrëveshja e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë u nënshkrua mes dy vendeve më 21 mars 1996 dhe kishte një kohëzgjatje fillestare 20-vjeçare, nga dita e zbatimit të saj, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas ajo u rinovua për një periudhë pesëvjeçare, deri në vitin 2023.
Me traktat, Athina dhe Tirana shpallën paprekshmërinë e kufijve, respektimin e sovranitetit, të drejtave individuale, minoriteteve dhe emigrantëve, ndërsa theksuan perspektivën evropiane të të dy vendeve.
Ky zhvillim është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u dëshmua gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor 2020, si dhe takimit të tij të fundit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë disa ditë.
Në shenjë të përmirësimit të lidhjeve dypalëshe, të dy vendet rihapën negociatat në maj 2018 për përcaktimin e kufijve detarë në detin Jon dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera dypalëshe dhe në tetor 2020, ata njoftuan se kishin rënë dakord të merrnin një mosmarrëveshje mbi kufijtë e tyre detarë në Deti Jon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Greqia dhe Shqipëria kishin nënshkruar një marrëveshje për kufirin detar në vitin 2009, por ajo u kundërshtua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila e anuloi marrëveshjen pothuajse një vit më vonë.
Kriset miqësia mes Metës dhe Berishës, çfarë ka ndodhur?Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të deklaronte se dekreti i firmosur nga Ilir Meta për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga Turqia ishte i pavlefshëm juridikisht.
Siopas Berishës një dekret nuk mund të firmosej nga një territory jashtë Republikës së Shqipërisë.
Ndaj këtyre pretendimeve reagoi sot edhe Presidenti i Republikës, i cili nuk e kurseu aspak aleatin e tij për këtë çështje.
Gjatë një interviste televizive Meta I kujtoi Berishës se nuk ka njeri që respekton më shumë kushtetutën se ai në këtë vend,.
“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë më koherent në mbrojtje të Kushtetutës, më falni për modestinë, por ai është Ilir Meta. Ku është e shprehur kështu (Në Kushtetutë)? Presidenti përgjigjet për zbatimin e Kushtetutës, në nenin 93 thuhet presidenti i republikës në zbatim të kompetencave të tij nxjerr dekrete. Nuk ka asnjë përcaktim, asnjë përkufizim, ndalim, sa ku i nënshkruan dekretet presidenti, në zyrë, në hollin e presidencës, spital, shtëpi nëse është me COVID, apo mund ta nënshkruajë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një rast të caktuar. Në rastin e Presidentit nuk jemi si në rastin e Kryeministrit që ka zv/kryeministrin. Në rastin e Presidentit është shumë e qartë në Kushtetutë, neni 91, kur presidenti është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, ose kur vendi i tij mbetet vakant për arsye se humb jetën, kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat. E dyta, duhet të përcaktohet edhe me Gjykatë Kushtetuese, Komision Mjekësor që presidenti është i pamundur të ushtrojë këto funksione dhe këto i kalojnë Kryetarit të Kuvendit. E gjitha kjo është një spekulim. Procedura ka qenë shumë e qartë dhe shumë transparente”, tha Meta sot në Syri.tv.
Shqipëria kalon në avantazh, Seferi shënon pas një aksioni modelShqipëria kalon në avantazh në Rejkjavik duke tundur rrjetën në minutën e 30’ pas një fillimit të shkëlqyer.
Kur u mbush gjysmëore lojë Taulant Seferi zhbllokoi takimin pas një aksioni model të kuqezinjve në krahun e djathtë.
0-1 dhe festa është e gjitha për Shqipërinë.
Islanda reagoi me Sigurdson, që kërcënoi portierin Berisha, por kapiteni e mbajti portën të paprekur.
Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme, pjesa e parë u mbyll 0-1 për kuqezinjtë. /zoom.al/