Aplikacion
Kryesia e Partisë Socialiste zgjodhi sot si kandidat për president, Shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj.
Por Begaj, i cili mban edhe gradën e lartë Gjeneral-Major, rezulton që të jetë një person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e pronave të ushtrisë.
Para pak ditësh SPAK konfirmoi se Barjam Begaj, sot kandidat për President, është nën hetim praraprak.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me pronat e Forcës Detare.
Nje vendim unifikues i Gjykatës së Lartë personin nën hetim e barazon me të pandehurin.
Meta vizitë në Turqi, takohet vetëm me kryebashkiakun e Stambollit. Shmang Erdoganin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi. Ai u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu. Gjatë ketij takimi u theksua nevoja e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale Meta shprehet se “modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri”.
Por në vizitën e Metës mungon deri më tani një takim me homologun e tij turk, Regep Taip Erdogan.
Nuk dihet ende nëse do ketë një takim mes tyre, por disa muaj më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ngurroi të shprehi hapur pakënaqësitë ndaj Erdogan për faktin se ky i fundit nuk kishte përfshirë në axhendën e tij të vizitës në Tiranë një takim me të.
POSTIMI I PLOTË
Në takimin e ngrohtë dhe të frytshëm me Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë.
Bashkëpunimi i Stambollit me qytetet shqiptare, në kuadër edhe të nismës frymëzuese të Kryebashkiakut Imamoglu “Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, do të krijojë themele të forta për të ndërtuar një vizion të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen të qyteteve dhe rajonit tonë, si dhe ura të reja miqësie midis nesh.
Modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri.
E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me Bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi.
Thuaj “Të dua” atëherë kur duhetImagjinoni se keni takuar një partner të ri që duket i përsosur për ju. Thjesht duke menduar për të, të bën të buzëqeshësh, të pëlqen të kalosh kohë me të dhe ndjen dëshirën të rritet brenda teje. Sidoqoftë, mund të pyesni veten nëse është shumë herët për të thënë “të dua”.
Çfarë do të thotë të thuash “Të dua”?
Nuk jemi të gjithë njësoj kur bëhet fjalë për shprehjen emocionale. Për disa, është e lehtë të shprehësh dhe të tregosh dashuri, ndërsa të tjerët janë më të kujdesshëm për ta bërë këtë. Thënë kjo, e vërteta është se është një komponent thelbësor në evolucionin e marrëdhënieve.
Kur është koha e duhur për të thënë “Të dua”?
shpesh i shprehin këto fjalë pasi kanë takuar partnerin e tyre të ri vetëm pak ditë më parë. Disa mund ta thonë edhe pa i takuar personalisht, pasi kanë shkëmbyer mesazhe vetëm përmes celularëve të tyre. Në këto situata, ata po projektojnë dëshirën e tyre të brendshme për t’u ndjerë të dashur dhe për të qenë në një marrëdhënie. Njerëzit shpesh ngatërrojnë ndjenjën e dashurisë me të tjerët që janë vërtet të zakonshme në fillim të një marrëdhënieje./L.K
/Zoom.al
Kush janë 5 kandidatët e tjerë të PS-së për president që shkuan deri në finaleKryeministri Edi Rama bëri të ditur pas mbledhjes së sotme të kryesisë se në finale nga lista prej 26 kandidatësh, u arrit në një listë të shkurtër me 6 emra.
Zoom.al ka mësuar se krahas emrit të Bajram Begajt, pjesë e kësaj liste ishte edhe gjyqtari Ardian Dvorani.
Një tjetër emër ishte edhe historian dhe ish-deputeti Pëllumb Xhufi.
Ndërkohë që tre kandidatët e tjerë ishin femra.
Kështu pjesë e kësaj liste të shkurtër ishte edhe ish-ministrja dhe ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu.
Gjithashtu kryesia seleksionoi në gjashtëshe edhe kandidaturën e ish-kryeprokurores Ina Rama.
Pjesë e kësaj liste ishte edhe një emër i panjohur publikisht si ai i pedagoges, Kozeta Sevrani.
Rikthimi Bora-Donald/ Beatriks Ramosaj thyen heshtjen për herë të parëNuk ka asgjë për të qenë pishman, nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë”– kështu u shpreh Beatrix Ramosaj kur u pyet nëse është penduar për eskperiencën dhe romancën që nisi në “Big Brother Vip.”
Në një intervistë të shkurtër, këngëtarja tregoi se periudhën post BBV, nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë. Megjithatë ajo e quan veten “me fat” pasi është e rrethuar vetëm me njerëz të mirë.
“Momentalisht ndihem me të vërtetë shumë në formë, e frymëzuar, shumë e qetë, shumë pozitive. Më është dashur patjetër kohë që të rigjeja veten sepse eksperienca që kam kaluar nuk ka qenë aq e lehtë jo vetëm për mua por edhe për të gjithë konkurrentët e tjerë. Është një lloj presioni që nuk mund të kalohet lehtë, njerëz me mish e gjak jemi. Kur vjen puna tek gjërat që të përfshijnë emocionalisht je i mbyllur patjetër. Kam qenë shumë më fat që kam shumë njerëz të mirë që më rrethojnë, jam e rrethuar me dashuri. Jam munduar ta mbaj veten të angazhuar me projektet e reja.”- tha ajo për “Mirage.”
Pyetjes se a është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj kështu:
“Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj nëse e kam ndier në moment…. Nuk ka asgjë për të qenë pishman nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, ndoshta ta shijoja më shumë atë eksperincë.”
Ndërsa sa i përket ribashkimit të Bora Zemanit me ish të dashurin e saj Donald Veshaj, ish-banorja e BBV iu bën urime.
“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë ja uroj.”– tha Beatrix.
Pas ndarjes, takimit romantik në “Big Brother” dhe tradhtisë së Donald Veshajt, Bora Zemani u fotografua përsëri nën shoqërinë e tij. Të dy ishin të “fshehur” pas maskave dhe kapuçëve, megjithatë “Revista Who” ka siguruar një foto të dyshes nën shoqëinë e njëri-tjetrit.
Jo të gjithë pritën mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë./L.K
/Zoom.al
Grupi i PD sulmon kandidatin e Ramës: U caktua nga mafia e pronave shtetërore
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar zyrtarisht për zgjedhjen e socialistëve për postin e Presidentit të Republikës.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj thotë se Bajram Begaj u zgjodh kandidatë i caktuar nga mafia e pronave.
REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.
Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.
PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.
Reja në telashe, në Islandë mungojnë dy yjet e sulmitNën drejtimin e trajnerit Edi Reja, kombëtarja zhvilloi sot pasdite seancën e fundi stërvitore në Durrës për kualifikuesen ndaj Islandës.
Tekniku italian duhet t’i bëjë llogarit në ishull pa dy yjet e sulmit. Armando Broja do të mungojë për ndeshjen e parë në Islandë, pasi ende nuk është rikuperuar. Futbollisti ka rezultuar negativ në testin e fundit Covid-19 të bërë një ditë më parë dhe ka nisur stërvitjen në mënyrë individuale te Çelsi.
Stafi i Kombëtares është në kontakte të vazhdueshme me klubin anglez për t’u përditësuar mbi gjendjen fizike të sulmuesit, i cili nuk mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë.
Broja do t’i bashkohet përfaqësueses shqiptare në Durrës pas kthimit nga Islanda dhe stafi teknik shpreson që ai të jetë në gjendje optimale për të luajtur në dy sfidat ndaj Izraelit dhe Estonisë.
Ndërkaq, edhe sulmuesi Myrto Uzuni ka zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak se vuan nga një dëmtim në kavilje dhe stafi mjekësor, pas konsultimeve ka vendosur që lojtari të qëndrojë në Shqipëri dhe të vijojë me rikuperimin, me shpresën për të qenë gatshëm për eliminatoren me Izraelin.
Kombëtarja do të udhëtojë paraditen e së shtunës drejt Islandës. Pasdite do të zhvillojë një seancë stërvitore, ndërsa të dielën ekipi do të kryejë edhe stërvitjen zyrtare para sfidës, që luhet mbrëmjen e datës 6 qershor prej orës 20:45 /zoom.al/
U zgjodh nga socialistët kandidat për President, Begaj bën deklaratën e parëKryeministri Edi Rama ka pritur para pak çastesh në zyrën e tij kandidatin për President të Republikës, Bajram Begaj.
Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se ishte nder që ai kishte pranuar propozimin për të marrë këtë detyrë të rëndësishme.
Nga ana e tij vet Begaj tha se ishte ishte një vlerësim shumë i madh që ishte propozuar në këtë detyrë.
Kontrata e re e rrugës Thumanë-Kashar/Qytetarët do të paguajnë minimalisht 2.1 euro për qarkullim
Kompania që do të ndërtojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura bazë, nga pagesat prej 2.1 euro minimalja (pa TVSH), nga makinat që do të qarkullojnë aty.
Ato konsiderohen si “të ardhura që lejojnë projektin të ketë një rrjedhë paraje pozitive dhe të qëndrueshme”.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, riktheu koncesionin e rrugës Thumanë Kashar, nga kompania “Gener 2”, që fitoi garën në vitin 2018.
Kontrata e re përcakton se paratë publike do të mbulojnë 22.8 mln euro, ndërsa oferta e koncesionarit ishte 226 mln euro.
Mbi tarifën që do të paguajnë automjetet, koncesionari do të ketë të drejtë të rrisë tarifën në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Ndërkohë që, dokumenti i nënshkruar përcakton se shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në asnjë rast në vendosjen e tarifave që do të aplikohen.
Tarifat do të rillogariten ccdo vit sipas Shkallës së Tarifës së aplikuar një vit më herët.
Por në dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se koncesionari mund të nxjerrë dhe të ardhura të tjera nga projekti, përpos tarifës, ndonëse nuk përcaktohet dhe nuk parashihet asnjë veprimtari tjetër. Këto të ardhura shtesë do të ndahen misi koncesionarit dhe autoritetit kontraktues, që është Ministria.
Kategoritë që përjashtohen janë mjetet e shërbimeve, si ambulancat, policitë , ushtarakët etj. Makinat e zyrtarëve dhe invalidët.
Në fillim të vitit 2019, kjo kontratë e fituar në viti 2018, u anulua sepse fondet buxhetore të parashikuara do të shkonin në funksion të “Paktit për Universitetin”.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet, nga 13 vjet që ishte më herët, teksa punimet parashikohet të zgjasin 2 vjet për një segment 21 km./zoom.al
PS zgjodhi Bajram Begajn kandidat për president, Paloka zbulon planin e opozitësKreu i Këshillit Kombetar te PD, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për kandidimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës.
Paloka tha se deputetët e Partisë Demokratike do të votojnë kundër.
“Qendrimin tone e kemi bere te qarte me kohe, ka dhe vendim te Keshillit Kombetar per kete ceshtje; nuk votojme asnje kandidat te Rames. Neser deputetet tane do te jene ne salle per te votuar kunder kandidatit te Rames”, tha ai.