zoom

Day ArchiveKeni dëshirë të bëni seks por nuk i jepni rëndësi ?!/ Atëherë merruni më shumë me veten tuaj

Dëshira juaj seksuale mund të ndikohet nga shumë faktorë, disa prej të cilëve ndoshta as nuk i dini ose sigurisht nuk u jepni rëndësi të mjaftueshme.

A keni dëshirë të mjaftueshme seksuale?

Shumë njerëz priren të krahasojnë dëshirën e tyre seksuale me atë të njerëzve të tjerë, ose me atë të partnerit të tyre. Ky është një gabim. Kjo sepse është e individualizuar dhe të gjithë e përjetojnë atë në një mënyrë të ndryshme.

Lodhja është armiku i libidos

Lodhja, fizike dhe mendore, është një faktor i rëndësishëm në jetë sot. Ajo ndikon në vendimet, sjelljen, motivimet, ndjesitë dhe aftësinë tuaj për të përjetuar kënaqësi.

Probleme në një marrëdhënie

Problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet e një çifti, si zemërimi, konflikti, mungesa e komunikimit, pasiguria, etj., janë shkaktarë të drejtpërdrejtë të uljes së libidos. Kjo do të thotë se takimet seksuale bëhen të pakënaqshme./L.K

/Zoom.al

“Po fola, duhet të hapni një burg të ri”/ Gazetarja zbardh dëshminë e Nuredin Dumanit

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Lala tha sot në ‘Opinion’ se Dumani ka pohuar se nga deshmia e tij mund te futen shume persona ne burg.

“Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri”. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Unë jam e prirur të besoj dëshminë e Nuredin Dumanit. Ngjarjet që kemi parë, është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar. Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze ku janë përfshirë direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxha.
Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete”, – tha Lala.

Portugalia “ngrin” Spanjën në fund, lumë golash në grupin e Shqipërisë

Spanja dhe Portugalia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në , në ndeshjen e parë të ligës A në Nations League. Pjesa e parë përfundoi 1-0. Në Sevillia, në 45 minuta pati raste nga të dyja krahët.“Kërcënimi” i parë serioz do vinte nga Leao në minutën e 18-të, por sulmuesi i Milanit nuk godet siç duhet, me topin që përfundon mbi traversë.

Kur nuk shënon, e pëson. Kështu ndodhi. Në minutën e 25-të, Morata do çonte topin pas shpinës së Diegos.

Në minutën e 42-të, Pablo Sarabia do merrte përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por tentativa s’do ishte e suksseshme.

Portugezët nuk do dorëzoheshin por do reagonin në pjesën e dytë dhe do vendosnin ekuilibrat në minutën e 82-t-ë me Horta.

Gjithashtu, në Ligën B u luajt një ndeshje që vlen për grupin ku gjendet edhe Shqipëria. Në Sammy Ofer Stadium, sfida mes Izraelit dhe Islandës prodhoi shumë gola. Takimi përfundoi 2-2.

Në sfidat e tjera, Republika Çeke  mposhti 2-1 Zvicrën, Suedia fitoi 0-2 në Slloveni, ndërsa Norvegjia tregoi karakter ndaj Serbisë, me sfidën që u mbyll 0-1 në Beograd.

 

Artan Hoxha “plas bombën”: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

Gazetari Artan Hoxha thotë se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se kjo dëshmi duhet të verifikohet nga prokuroria, teksa shtoi se ngjarja ka ndodhur siç ka deklaruar Dumani, ndërsa deri më tani ende nuk ka një autor të arrestuar.

“Kemi një grup personash të penduar që kanë dëshmuar, por dëshmitë e tyre kanë qenë të një niveli që dhe vet brenda prokurorëve të SPAK kanë krijuar probleme. Nuredin Dumani ka shkuar deri aty që një nga tre personat më të fuqishëm sot, politika, ka porositur vrasjen për të vrarë vëllain e një deputetit, vrasja është bërë. Pra, një nga tre politikanët më të fuqishëm që janë sot ka porositur vrasjen. Unë kam rezerva për këto. Bëhet fjalë pë një ngjarje në vitin 2017, gjatë fushatës elektorale dhe mbas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik. Ka qenë dhe përfaqësues edhe në këshill, është vrasje pa autor. Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredinmi thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandë Noka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë. Ai u vra në derën e shtëpisë. Ai ka folur dhe për politikan të tjerë. Prokuroria duhet ta verifikojë”,-tha Hoxha.

Kurti refuzon sërish ftesën për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Shkup, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.

Kurti i ka dërguar një letër Kovaçevskit, ku shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kurtit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon.

Kurti thotë se vlerat dhe aspiratat e përbashkëta arrihen në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku shtetet operojnë me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

 

 

 

VIDEO/Incident në homazhet për Nishanin, familjarët heqin kurorën që çoi Lulzim Basha

Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bëri bashkë shumë politikanë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.

Të shumtë ishin ata që u shprehën ngushëllime familjarëve, ku edhe kanë vlerësuar figurën e një shtetari si Bujar Nishani.

Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish-presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shumë të tjerë.

I vetmi që nuk mori pjesë në këtë ceremoni ishte Lulzim Basha.

Ky i fundit dërgoi “me postë” një kurorë me lule. Agest Kopellaj ishte personi që vendosi lulet mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Lulit.

Por ky veprim nuk është mirëpritur nga familja Nishani. Një person shfaqet në videon e mëposhtme dhe e heq kurorën e Bashës nga arkivoli.

Zoom.al publikoi edhe lajmin se Basha nuk ishte pranuar nga familjarët e Nishanit që të merrte pjesë fizikisht në homazhe.

 

 

FOTO/Policia zbarkon në Elbasan, rrethon qytetin. Çfarë po ndodh?

Kontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kanë zbritur në terren dhe po ushtrojnë kontrrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinjë të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.

Policia bën të ditur se kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

Balla: Kemi listën e emrave, të shtunën zbulohet kandidati

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla thotw se socialistët kanë gati listën e kandidatëve për presidentin e ri.

Balla bëri të ditur se kandidaturat do të diskutohen me kryesinë dhe të shtunën do të zbulohet emri i kandidatit që do të votohet në orën 18:00 po në të njëjtën ditë.

“Ka pasur diskutime edhe që nuk janë bërë publik, diskutime në një rreth më të vogël, grupi punës, grupi parlamentar dhe kryesia e partisë. Kemi bërë disa herë diskutime. Dhe në kryesinë e PS është bërë njw proces me emra dhe nga ai proces ka dalë një listë dhe nesër është dita finale.

Unë nuk dua të hyj në detaje. Ka disa emra. Presidenti është një figurë përbashkuese. Dy presidentet e fundit kanë qenë të ardhur nga politika, i ndjeri Nishani dhe Meta. Nishani kur erdhi çështja për zbatimin e Kushtetutës e respektoi. Presidenti pasardhës është presidenti që ka shkelur kushtetutën. Për president nuk do të donim të kishim një president aktiv në politikë”, – tha Balla./ Opinion.al

Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu kandidatët e PS për president?

Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin në News 24, foli për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ai tha se nesër pritet të ketë një debat të brendshëm mes deputetëve të PS për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Klosi theksoi se dy emrat e lakuar së fundmi, ai i Ardian Dvoranit dhe Majlinda Bregut, plotësojnë kushtet e duhura për të mbuluar këtë post të rëndësishëm.

“Kemi propozuar një listë të gjatë kandidatësh. I ofruam opozitës shansin të propozonte kandidatë. Po prisnin kandidatët e tyre. Do prisnim që Shqipëria të kishte një President që në startin e tij dakordësinë e plotë. Ai që të ulet në atë zyrë të jetë përfaqësuesi i qytetarëve shqiptarë. Ne kemi folur gjithmonë për parime. Kemi listë me emra që nesër do të diskutojmë, do të debatojmë.

Për momentin ka një diskutim mbi procesin publik dhe atë diskutim e mbaj edhe për sot. Unë kam qenë një nga ata që jam shprehur që të mos jetë një politikan pjesë e listës së propozuar. Posti i Presidentit është politik, e duhet të jetë një njeri që është pjesë e debatit publik. Duhet një njeri që ka postin e Presidentit një hap më lart në karrierën e tij.

Duhet pasur garanci. Dy emrat që përmendët, i plotësojnë këto kritere. Jo vetëm ne deputetët që do të votojnë, por të gjithë njohin kurrikulën e Majlinda Bregut dhe jetën profesionale të Dvoranit, që u shfaq një kampion i anti-korrupsionit”, u shpreh Klosi.

Georgina lë pas fatkeqësinë me fëmijën, shfaqet joshëse me fustanin veror

Georgina Rodriguez ka lënë pas fatkeqësinë që i ndodhi gjatë lindjes, ku humbi një prej fëmijëve të saj binjak. Ajo është shfaqur e mrekullueshme teksa pozoi për një seri fotografish në Instagram me një fustan ngjyrë portokalli me Cristiano Ronaldo Jr dhe vajzat Eva, dhe Alana Martina.

Georgina ka kaluar kohë me familjen e saj pas lindjes së vajzës Bella gjashtë javë më parë.

Modelja dukej elegante me fustanin e saj teksa pozonte në ballkonin e hotelit Pestana CR7 në Madrid.

Ajo u tha ndjekësve të saj se kishin shijuar një “darkë të mrekullueshme në hotelin më të mirë në Madrid me pamjet më të mira, shoqërinë më të mirë dhe ne përfunduam një pasdite kaq të veçantë në teatër duke parë ‘Lion King’”.