Day ArchiveNga OTP Bank te Societe, Intesa e Raiffeisen! Bankat që Ukraina u kërkon të tërhiqen nga Rusia
Nga OTP Bank te Societe, Intesa e Raiffeisen! Bankat që Ukraina u kërkon të tërhiqen nga Rusia
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba u bëri thirrje një numri të mëdha kompanish, që të largohen nga tregu rus si dhe qeverisë dhe konsumatorëve t’i bojkotojnë ato, raporton agjensia e lajmeve Interffax.
“Unë i bëj thirrje edhe një herë që të largohen nga tregu rus sa më shpejt të jetë e mundur dhe pjesa tjetër e qeverisë dhe konsumatorëve të bojkotojnë këto kompani, derisa të ndalojnë së punuari në Rusi”, është shprehur Kuleba, në një konferencë në internet të hënën.
Ministri shtoi se që nga mëngjesi i së hënës, 209 kompani janë tërhequr plotësisht nga tregu rus, kanë ndërprerë ndërveprimin me partnerët rusë dhe 378 janë kufizuar pjesërisht në punën e tyre.
“Në të njëjtën kohë, ka një numër të kompanive të mëdha që nuk janë larguar ende nga Rusia. Këto janë zinxhirët e shitjes me pakicë Leroy Merlin, Metro, Auchan dhe Spar, produktet e makinave Pirelli dhe Bridgestone Tyre, hotelet Accor dhe Intercontinental Hotel, Otis Worldwide. Honeywell, Mohawk Industries, Arconic në inxhinieri mekanike, Oriflame, Kimberly-Clark, Koti Retail, Ecco, Salvatore Ferragamo, Philip Morris në kozmetikë dhe produkte të ngjashme, në industrinë ushqimore – këto janë restorantet Papa John’s dhe Kellogg’s – Bayer, bankat – Raiffeisen, OTP Bank, Citigroup, Societe Generale, UniCredit, Intesa Sanpaolo.
Ne nuk jemi të kënaqur me këtë, ne i njohim këto kompani, ne i dimë manovrat dhe truket e tyre, përpjekjet e tyre për të qëndruar në tregun rus në një formë ose në një tjetër dhe ne do t’i largojmë ata,” është shprehur Kuleba./Zoom.al/
“Sherri” me Fifin, reagon gjyshi i Donaldit: Është shkëputur nga Iliri dhe Arjola, të ka dashur
Dy ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Donald Veshaj dhe Fifi, kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut së fundmi, pas disa deklaratave të bëra në rrjetet sociale për njëri-tjetrin.
https://www.youtube.com/watch?v=8uKZmoAolbI
Çdo gjë nisi në puntatën e parë të emisionit “Më lër të flas”, kur aktori i humorit u shfaq me Mozzik në shtëpinë e BBV duke vendosur lule në vendin ku është rrëzuar Fifi.
Kjo e fundit reagoi menjëherë përmes një video në “Instastory” ku shprehej se do e hidhte në gjyq Donaldin. Më pas ishte ai që iu kundërpërgjigj këngëtares së njohur, duke i thënë se po e priste në gjyq.
https://www.youtube.com/watch?v=wrYrFpzeBlQ
Mirëpo së fundmi, Donaldi i ka bërë një rreng gjyshit të tij duke i thënë se do zihet me Fifin. Gjyshi e ndalon dhe i thotë se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.
Gjyshi i Donaldit: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh
Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.
Gjyshi i Donaldit: Po pse do zihesh?
Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?
Gjyshi i Donaldit: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëputur nga Iliri dhe nga Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet./L.K
/Zoom.al
“Erdhi një burrë te shtëpia s’më pëlqeu, por…”/ Dojna publikon mesazhet me Vlashentin
Moderatorja Dojna Mema, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me ndjekësit e shumtë momente nga përditshmëria e saj .
Por së fundmi, Dojna ka vendosur që të bëjë publik një bisedë të zhvilluar në “Whatssap” me partnerin e saj, Vlashent Sata. Ajo i ka bërë screenshot bisedës dhe e ka publikuar në “Instastory”.
Mema i tregon Satës se nuk i pëlqeu dikush që trokiti në derën e shtëpisë dhe nuk ia hapi atë. “Erdhi një burrë tek shtëpia s’më pëlqeu, e pashë nga syri, s’ja hapa derën”, thuhet në mesazhin e dërguar nga moderatorja e njohur. Kështu Dojna ka treguar një detaj që nuk e dinim rreth saj, duke shkruar edhe krahas fotove: “Anti social club”
Ndërkohë kujtojmë se Dojna është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël./L.K
/Zoom.al
Vdiq brenda qelisë, policia: Çfarë ndodhi brenda komisariatit në Kavajë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë publike detaje nga ngjarja e djeshme në Kavajë, ku i riu Ilvi Stameta i dha fund jetës në Komisariat.
Kavajë –Në vijim të komunikimit për ngjarjen e ndodhur me datën 04.05.2022 në Komisariatin e Policisë Kavaje, ku është gjetur i vdekur shtetasi I.M., Drejtoria Rajonale e AMP Durrës-Kavajë ka përfunduar hetimet paraprake nga ku ka rezultuar si vijon:
Më datë 04.05.2022, rreth orës 19:00, në dhomat e sigurisë/ndalimit/arrestimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë, shtetasi i arrestuar I.M., 31 vjeç, ka kryer vetëvrasje duke përdorur lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur, duke gjetur më pas dhe vdekjen.
Nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë është bërë këqyrja e viktimës nga ku ka rezultuar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të shtetasit I. M gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.
Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes.
Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale e AMP-se Durrës) ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:
1. Nënkomisar P. B., 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë; 2. Inspektor B. B., 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë; 3. Inspektor R. K., 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 90 90
Zbythet ARRSH/ Rruga e Rinasit kthehet siç ishte
Pas katër ditë protestash nga banorët, rruga e Rinasit do të rikthehet në gjendjen e mëparshme.
Në njoftim e ARRSH thuhet se qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Banorët e Rinas kanë protestuar 4 ditë radhazi me argumentimin se qarkullimi i automjeteve me një sens lëvizjeje penalizon aktivitetet e tyre të përditshme.
“NJOFTIM Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq. Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”- thuhet në njoftim.
Tragjike! Ylli i “Toddlers and Tiaras”, bën vetëvrasje / Arsyet ende të paqarta
Ylli i “Toddlers and Tiaras”, Kailia Posey u vetëvra në mënyrë tragjike në moshën vetëm 16-vjeçare, thotë familja e saj në një deklaratë tronditëse.
“Edhe pse ajo ishte një adoleshente e realizuar me një të ardhme të ndritur përpara saj, për fat të keq në një moment të vrullshëm, ajo mori vendimin e nxituar për t’i dhënë fund jetës së saj në tokë”, thuhet në deklaratë sipas.
Jo vetëm kaq, familja e Kailias thotë se ajo kishte një dashuri për aviacionin dhe kishte plane të vazhdonte të punonte në industrinë e Hollywoodi-t, ndërkohë që ndiqte qëllimin e saj për patentën e pilotit komercial.
16-vjeçarja mori famë në shfaqjen “Toddlers and Tiaras”, sfaqja TLC u zhvillua për shtatë sezone dhe përfundoi në vitin 2013. Kailia vazhdoi të merrte pjesë në konkurset pas kohës së saj në shfaqje dhe së fundmi kishte konkurruar në konkursin “Miss Washington Teen USA” në shkurt./L.K
/Zoom.al
Banorët e Rinasit bllokojnë rrugën, bashkohen edhe fëmijët e tyre
Sot është në ditën e katërt, protesta e banorëve të Rinasit, pasi rruga me nje vendim të ARRSH është bërë vetëm me një sens lëvizje duke i penalizuar shumë në përditshmërinë e tyre.
Protestës së tyre pritet t’u bashkohen edhe disa deputetë të veriut.
Protestuesit janë mbledhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare ‘Rexhë Deliu’. Ndërkaq ditën e djeshme ata bënë thirrje që do të vazhdojnë me protestat, deri në zgjidhjen e situatës. Në të kundërt do t’i përshkallëzojnë ato.
“Të vdesësh urie për t’i ngjarë Marilyn Monroe”/ Kim Karadashian, ylli më i keq i Met Gala-s
Lili Reinhart ka qenë ndër shumë personazhe që kritikoi Kim Kardashian për dietën ekstreme që ylli vazhdoi për t’u përshtatur me veshjen e Marilyn Monroe për “Met Gala 2022”.
“Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku thua se sa të uritur jeni… sepse nuk keni ngrënë ushqim mjaftueshëm muajin e fundit… të gjitha për të veshur një fustan?” Reinhart shkroi në Instagram Story – “Shume gabim në të gjitha nivelet.”
Ylli i “Riverdale”, i cili nuk e përmendi Kardashian me emër, shtoi se është “e neveritshme” për të famshmit të pranojnë se “vdesin nga uria” duke marrë parasysh se sa njerëz i ndjekin dhe i konsiderojnë si yje ata.
“Të pranosh hapur se ke ngordhur veten për hir të Met Gala. Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po shikojnë drejt teje dhe po dëgjojnë çdo fjalë tënde. Injoranca është e neveritshme”, ka shkruar ajo.
Deklarata e Reinhart erdhi vetëm një ditë pasi Kardashian tha për Vogue se ajo humbi 7 kilogramë në më pak se një muaj në mënyrë që të shtrëngohej në fustanin ikonik që Monroe veshi për t’i kënduar “Happy Birthday” John F. Kennedy në 1962./L.K
/Zoom.al
Kush është i riu nga Shqipëria që Forbes e rendit ndër 30 njerëzit më të suksesshëm në Evropë
Një i ri shqiptar është renditur në 30 njerëzit më të suksesshëm nga revista prestigjoze Forbes. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.
Çelaj është personi që gjatë pandemisë COVID-19, nëpërmjet platformës Akademi.al ndihmoi mbi 500 mijë nxënës të aksesonin mësimin online falas. Ai aktualisht ndodhet në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë.
Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.
Gjithashtu Dean Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.
Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave të pasanikeve më të mëdhenj të botës.
Presidenti polak: Rusia merr vesh vetëm me gjuhën e forcës
Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për gazetën amerikane, Wall Street Journal, se Perëndimi duhet të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainë.
“Nëse ne duam të arrijmë ndonjë sukses në marrëdhëniet tona me Rusinë, në këtë situatë kur Rusia pushtoi Ukrainën, ne mundet të kemi sukses vetëm nesër përdorim forcë brutale, për shkak se vetëm forca brutale, pushteti i forcës është i aftë të ndalojë Rusinë”, tha ai.
Sipas tij, është gabim që Perëndimi e sheh ende Rusinë si një partner biznesi. Qasja polake ndaj Rusisë është manifestim edhe emocional i problemeve të trashëguara nga historia.
Megjithatë shekulli i 20-të mësoi se disa gjëra është mirë të zgjidhen në distancë nga emocionet sepse në vend se të zgjidhin probleme, krijojnë të reja.