Aplikacion
Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi ka rrëfyer në Top Story bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha kur u zgjodh President. Topi tha se kishte tension dhe kërkohej një emër i sigurt, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës.
Bamir Topi: Nata e 20 korrikut. Bëhet fjalë për 15 vite më parë. Mbaj mend tensionin, pritshmëria që njeriu ka, duke vlerësuar që nuk ishte vetëm halli im, por edhe maxhorancës. Shikoja një tension që i kishte përfshirë të gjithë. S’kishte rrugë tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme. Duhej një president mbi palët, për t’i bërë presion maxhorancës për të mos aluduar për pushtete të rëndësishme. Në rast se krijon probleme të forta, presidenti mund të ushtrojë presion që maxhoranca e ka të vështirë të tërhiqet. Ky presion nuk ekziston më. Gjithçka duhet analizuar në kontekstin e konjuktuar të kohës. Zoti Nano aspironte të bëhej president. Di që zoti Nano e shprehu publikisht ëndrrën e tij presidenciale.
Ai iu drejtua selisë së PS-së, kur i kërkoi Ramës kandidimin e tij. Problemi ishte nëse PS do t’i jepte mbështetje. Do kaloj në retrospektivë, isha kryetar i grupit parlamentar, s’isha në ëndërr. Ishte vetë Berisha, në një mbrëmje të janarit të vitit 2007 në një bisedë konfidenciale, hapi bisedën e nevojës për një president të sigurt, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës. Ai tha duke parë mënyrën e funksionimit në parlament, tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër.
3 “justifikime klasike”, që ai përdor për të mos bërë seksËshtë e vërtetë që gratë akuzohen se shumë herë nuk janë në humor për seks, duke përdorur justifikimin e njohur “nuk mundem, më dhemb koka”.
Por as burrat duket se nuk mbeten pas. Ata gjejnë pretekste të ndryshme për të shmangur aktin. Le të shohim më klasikët.
Kam pasur një ditë të vështirë.
Po, është e pranueshme që njëri prej tyre të mos mund t’i përgjigjet thirrjes suaj të dashurisë, por nëse përdor të njëjtin justifikim çdo natë, kupton që ka një problem.
Në depresion nga puna.
Ju duhet të tregoni mirëkuptim. Ai mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë në punë dhe të ketë shumë stres. Pra, ka kuptim që ai të mos pushojë dhe të ndajë me ju momente pasioni dhe tensioni. Megjithatë, ka një ndryshim të vogël mes periudhës së vështirë në punë dhe shpeshtësisë me të cilën ai e përdor këtë justifikim.
Sot kam nevojë për një përqafim.
Që do të thotë më drejtë: “Nuk kam oreks për seks”. Sa herë që nga pasioni i nxehtë ju shndërron papritur në “përqafim”, gjeni atë që e ka direkt fajin. Është e vërtetë, megjithatë, se përditshmëria e vështirë, kërkesat dhe detyrimet e jetës, ndikojnë në zakonet erotike të çiftit./L.K
/Zoom.al
Shefi i policisë së Divjakës ishte denoncuar më parë nga Berisha për ngacmime seksualeNjë histori e paralajmëruar ishte ajo e denoncuar ditën e sotme nga emisioni “Stop” për shefin e krimeve në policinë e Divjakës, Lorenc Braho. Kjo pasi ai nuk është hera e parë që denoncohet për abuzime me detyrën dhe ngacmim seksual.
Para dy vitesh ka qënë kryeministri Sali Berisha ai që ka denoncuar Brahon publikisht se kishte ngacmuar seksualisht femra në Berat, kur edhe kishte qenë drejtues policie.
Postimi i plotë I Berishës:
Lajme nga policia e gjenerates tjeter
Qytetari dixhital informon:E largojne nga Berati per ngacmime seksuale, e ngrene ne pergjegjesi shef komisariati ne Gramsh! sb
“Zoteri, hidhi nje sy dosjes se Shefit te Komisariatit te Gramshit, Lorenc Brahos, lindur ne Skrapar… Para se te merrte kete detyre, ky djaloshi ishte i emeruar ne Berat, ku e denoncuan per ngacmin seksual… Kete “hamshor” te Fidel Yllit qe la nam ne Berat dhe Kucove, tani e kane cuar te ngacmoje grate dhe vajzat e Gramshit! Dmth, vertet degjenerohemi ne Berat, ama rilindim ne Gramsh!”.
VIDEO | Villarreal mashtron në 45’ e para, Liverpool zgjohet dhe shkon në finale të ChampionsLiverpool është skuadra e parë finaliste e Champions League, pasi mposhti me rezultatin e përgjithshëm 5-2 Villarreal në të dyja ndeshjet.
Liverpool pret biletën për në finalen e Parisit, pas një ndeshje të çmendur në transfertë.
Sfida e ndeshjes së parë zhvilluar në Angli kishte përfunduar 2-0 në favor të ‘The Reds’.
Në takimin e kthimit në El Madrigal, Villareal kaloi 2 herë në avantazh duke krijuar iluzionin e një përmbysjeje, por më pas Liverpool u zgjua duke shënuar 3 gola me Fabinho, Diaz dhe Mane.
Champions League, vazhdon të mërkurën në orën 21:00 me gjysmëfinalen tjetër mes Real Madrid dhe Manchester Cityt. /zoom.al/
“Turp e neveri”, Erjon Braçe shpërthen për skandalin seksual të shefit të policisë së DivjakësRasti i shefit të komisariatit të Divjakës i denoncuar në emisionin “Stop” ka sjellë një reagim të ashpër edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Në një postim në rrjetet sociale brace me ironi thotë se “shefi paska qenë i zënë shumë” me punë të tjera dhe nuk e ka pasur mendjen të merret me problemet e zonës. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Braçe kishte denoncuar vjedhjen e telave të energjisë elektrike në Divjakë.
“Dhe une kerkoj te kapin hajdutet e telave te energjise!! Shefi qenka i zene shume! Turp e neveri!” shkroi Braçe.
Ngacmonte seksualisht nje grua, pezullohet shefi i policisë në DivjakëDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisarin Lorenc Braho, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Shkak është bërë denoncimi në emisionin “Stop” në Tv Klan I një rasti të abuzimit të tij me detyrën.
Denoncimi u bë nga një nënë e divorcuar , e cila është ngacmuar me mesazhe nga shefi i komisaritit të Divjakës. Ajo u certifikua për police burgu, por nuk është pranuar pasi nga shefi i krimeve në Komisariatin e Divjakës është dërguar informacion negative në drejtorinë e përgjithshme, me argumentin se dënimi i të vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e kishte penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.
Por, sipas denoncueses ajo ishte konsultuar dhe një gjë e tillë nuk e pengonte.
Në reagimin e saj drejtoria e përgjithshme e policisë deklaron se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve.
Ndeshje e çmendur, Villareal kryeson 2-0 me Liverpool
Champions League na ka mësuar të shikojmë ndeshje të jashtëzakonshme. E tillë duket sfida sonte mes Villareal dhe Liverpool, që në 45 minutat e para të gjysmëfinales së dytë të këtij kompeticioni pa spanjollët dominues, madje duke udhëhequr 2-0. Pjesa e parë ishte tejet e bukur, me raste shumë.
Villareal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin ndaj Liverpool. Vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 3-të. Ishte Dia që mposhti Alisson, duke çuar stadiumin në festë.
https://gorilla.cdnja.co/v/k2/k2GkQ.mp4?token=O6zK9hmT3n95mHQ_LCFT0Q&expires=1651608870
Në minutën e 6-të, të kuqtë provojnë të reagojnë. Robertson dërgon një top në zonë, por spastrohet gjithçka.
Në minutën e 16-të, Moreno ka shansin për të dyfishuar shifrat, por gjuajtja e tij me kokë nuk përfundon në rrjetë.
Anglezët krijojnë një aksion tejet të rrezikshëm (26’), por arbitri Makkelie ndal lojën për shkak të një faulli të Salah ndaj portierit Ruli, që kishte lënë portën.
Ekipi i Emery tregon se nuk ka ardhur këtu rastësisht, pasi shënon me Coquelin të dytin, në të 41-tën.
https://gorilla.cdnja.co/v/m6/m6G93.mp4?token=b3Yz2HJWOI2gLzuhd66WCQ&expires=1651608870
Caktohet data, ja kur do jetë testi për nxënësit e klasave të pestaMë 23 Maj 2022 të gjithë nxënësit e klasave të pesta do t’i nënshtrohen testimit të njohurive të fituara në ciklin fillor në 3 lëndët bazë Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.
Ky provim nuk ka qëllim penalizimim në vlerësim, por i shërben më sè shumti ministrisë së arsimit për të parë boshëllëqet e për të krijuar më tej ndèrhyrje dhe përmirësime përsa i përket cilësisë së procesit mësimor. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të arsimit fillor, fillon në orën 10:00 dhe zgjat 1 orë e 30 minuta.
Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë vlerësimin e arritjeve në përshtatje me programin mësimor me të cilin punojnë, veçoritë dhe standardin e tyre. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë testin e kthen në sistemin e shkrimit Brail. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar monitoron procesin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të arsimit fillor dhe raporton për çdo parregullësi të vërejtur gjatë zhvillimit të tij .
Rruga e Rinasit me një sens/ A po bëhet për t’i shërbyer aeroportit gjithë kjo?Për të dytën ditë me radhë, banorët e zonës së Rinasit kundërshtuan vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që e bën kalimin në rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me një sens.
Sipas tyre, kjo i pengon ata të marrin shërbimet kryesore, ndërsa rrit kostot për lëvizjen drejt Tiranës apo drejt Vorës, pasi tashmë duhet të shkojnë në aeroportin e Rinasit dhe më pas të kalojnë nga Fushë-Kruja ose nga rruga e vjetër e Vorës.

Vetë Autoriteti Rrugor bëri të ditur se kjo ishte një zgjidhje për të lehtësuar trafikun në rrugën e Rinasit gjatë sezonit veror, kur edhe numri i turistëve që përdorin aeroportin si portë hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria është më i madh.
Në fakt duket se autoritetet kanë menduar një ndërhyrje, që përveçse rrit kostot për banorët e zonës, nuk sjell as zgjidhjen e problemit të trafikut, i cili në fakt krijohet vetëm në pjesën e rrethrrotullimit të aeroportit dhe jo gjatë aksit rrugor nga Qafa e Kasharit deri në Rinas.

Ndërkohë që problemi real që krijon trafikun në rrethrrotullimin e Rinasit e ka burimin te parkingu i aeroportit. Kompania që ka marrë në administrim aeroportin nuk arrin të menaxhojë si duhet parkingun dhe për pasojë makinat bllokojnë rrethrrotullimin ku është vendosur edhe busti i Nënë Terezëz.
Por në pamundësi për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së parkingut, autoritetet shtetëtore, duke i shërbyer kompanisë private që ka marrë në administrim aeroportin, kanë bërë një marrëzi të vërtetë duke bërë një sens një rrugë që u shërben mijëra banorëve dhe bizneseve të tjera të zonës.
Pra gjithçka në këtë rast bëhet për t’i shërbyer aeroportit dhe jo për të parë interesin më të mirë të banorëve, por edhe të udhëtarëve që përdorin aeroportin për të udhëtuar.
Nga ana tjetër zgjidhja e ofruar, jo vetëm që nuk i jep fund problemit të trafikut në Rinas, por rrezikon të kthehet në një problem edhe më të madh për të gjithë ata që përdorin aksin rrugor Fushë Krujë –Vorë.
Kushdo që ka kaluar nga ky aks ka parë se në çdo orar aty ka një trafik të rënduar makinash, i cili herë pas herë bllokohet plotësisht.

Polici që rri në Ahmetaq, aty ku rruga e Rinasit kryqezohet me ate te Fushë Krujë – Vorë u jep gjithmonë përparësi makinave që vijnë nga aeroporti, por kjo bllokon aksin Fushë Krujë – Vorë.
Ndërkohë që orientimi i të gjitha makinave në këtë kryeqëzim dhe në këtë aks do të sjellë një mbingarkesë edhe më të madhe në çdo kohë.
Imagjino gjatë sezonit veror kur edhe lëvizja e turistëve është edhe më e madhe se çfarë do të ndodh në këtë kryqëzim dhe rrugën Fushë Krujë – Vorë.
Pra kjo tregon se nuk pyetet për gjë tjetër, përveçse për një biznes privat, siç është aeroporti i Rinasit./Zoom.al
Mos vuani më me dieta ekstreme/ 6 ushqime do ju sjellin në formë
Kur përpiqeni të hiqni qafe kilet shtesë, një nga lëvizjet më të mira që mund të bëni është që të zgjidhni ushqimet që ju ngopin. Gjithashtu, aleati juaj thelbësor në këtë “mision” janë pesë ushqimet e mëposhtme që do të rrisin metabolizmin tuaj për të marrë më shumë kalori gjatë ditës.
Manaferrat
Pavarësisht shijes së tyre të ëmbël manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat kanë pak kalori dhe fibra, që do të ndihmojnë për t’ju mbajtur larg urisë për shumë orë.

Vezët

Ato sigurojnë 6 gram proteina, por vetëm 70 kalori, kështu që është një zgjedhje e shkëlqyer për një mëngjes. Sipas të dhënave shkencore, vezët në mëngjes parandalojnë urinë.
Kosi
Kosi është i pasur me proteina, që janë të nevojshme për të rritur masën e muskujve. Muskujt janë aktivë metabolikisht. Ata djegin kalori, kështu që rritja e masës së muskujve do t’ju ndihmojë të humbni peshë më lehtë.

Çaji
Çaji jeshil siguron katekins, substanca që, në kombinim me kafeinën, do të stimulojnë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë kalori. Mos harroni se çajin, në qoftë se e konsumoni pa sheqer, mjaltë ose qumësht, ka zero kalori, kështu që përfitimet do të jenë dyfish!

Fistekët

Tridhjetë fistëk ju japin 6 gram proteina dhe më pak se 100 kalori. Arrat janë në përgjithësi një ushqim i shëndetshëm dhe që ju mund t’i shijoni çdo ditë pa pendim./L.K
/Zoom.al