Aplikacion
Në vijim të zbardhjes së ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në Lushnje, emisioni “Në Shënjestër” është përpjekur të nxjerrë në pah edhe mekanizmin sesi u eliminuan ushtarët apo njerëzit e Aldo Bares, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, ish-Specialit të RENEA-s që pas eliminimit të vëllait të tij Ramadan Shkurti korrikun e vitit 1997 në Lushnjë, do të niste një sagë të gjatë gjaku?
Djali i ish-kryetarit të degës së Brendshme në Lushnjë, që nga një efektiv inteligjent i policisë që i shërbente shtetit, u kthye pas ekzekutimit makabër të të vëllait, në terrorin e Lushnjës, ku thuhet se përplasjet e tij të para me bandën e Artur Dajës, nisin që në vitin 1995, kur ky i fundit rivalizonte me bandën e Loshit të Karbunarës.
Është ende e paqartë se si Artur Daja nisi konfliktin me Alfred Shkurtin, i cili ndërkohë që kishte lënë uniformën e policisë kishte emigruar në Itali, aty ku thuhet se prishja e pazareve, mund të ketë sjellë edhe përplasjen e përgjakshme që do të pasonte tashmë midis dy ‘gangove’ që luftonin për të zotëruar Lushnjën, luftë e cila deri në ngjarjet e vitit 1997 kishte prodhuar disa viktima, por ku ajo që do të kulmonte me betimin e Alfred Shkurtit për të marrë hak do të ishte vrasja nga Artur Daja e vëllait të tij, Ramadan Shkurti.
Artur Daja thuhet se nuk u mjaftua vetëm me ekzekutimin e këtij të fundit dhe të atentatorëve ndaj tij, por i përdhosi publikisht kufomat duke i mbajtur peng trupat e viktimave dhe duke kryer me to veprime të turpshme aq sa edhe policia e kishte të pamundur të ndërhynte. Ishte ky momenti dhe kjo ngjarje që e ktheu Aldo Baren në një përbindësh, i cili menjëherë krijoi ushtrinë e tij dhe atë që më pas do të njihej si “Komisariati nr. 2” në Lushnjë, që ishte vendosur dhe bënte karshillëk fare pranë komisariatit të policisë në qytet. Një garazh famëkeq që u kthye në garnizonin e armatosur të bandës, nga ku Aldo Bare jepte urdhrat dhe ku torturoheshin rivalët e tij në qytet, komisariat që kishte zëvendësuar të vërtetë komisariatin e policisë.
Aty ku Aldo Bare u betua se nuk do të dilte pa marrë plotësisht hakun e të vëllait të përçudnuar nga Artur Daja dhe banda e tij, betim, të cilin e mbajti në jetë deri në vitin 2009, kohë kur u arrestua në Turqi.
Arrestimi i dha mundësi edhe grupeve rivale, të riorganizoheshin dhe të nisnin revanshin ndaj mbetjeve të bandës së tij që kishin ngelur jashtë qelive të burgut.
Një ndër këta rivalë që tashmë u ishte qepur nga pas ushtarëve dhe familjarëve të Aldo Bares, është edhe Laert Haxhiu, i afërmi i Bledar Haxhiut, të ekzekutuar nga banda e Aldo Bares në vitin 1998.
Ai i cili thuhet se dorëzoi trupin e mikut të tij Artur Daja te banda e Aldo Bares kundrejt një marrëveshje me këtë të fundit, por që u ekzekutua në pritë prej ushtarëve të dërguar prej tij, por ku një ngjarje tjetër do të shërbente si pretekst që Laert Haxhiu të niste nga puna për eliminimin e bandës së Lushnjës.
Sipas dinamikës së ngjarjeve, hakmarrja thuhet se nis zanafillën pasi banda e Aldo Bares, dogji shtëpinë e Shkëlqim Haxhiut, xhaxhait të Laert Haxhiut, por hakmarrja e bandës së Aldo Bares ndaj fisit Haxhiu nuk do të ndalej këtu.
Në janar të vitit 2005, anëtarë të kësaj bande vrasin Klodian Haxhiun, djalin e Shkëlqimit, xhaxhait të Laert Haxhiut. Do të ishte kjo vrasje, nisja e një revanshi të përgjakshëm tashmë nga Laert Haxhiu, ku në qendër të breshërive të plumbave tanimë do të ishin anëtarë të bandës së Aldo Bares. I pari që do të ekzekutohej do të ishte Gerti Lala, anëtar i bandës së Lushnjës, që mbante pseudonimin “Iriqi”, i cili u ekzekutua më 8.07.2010, ku të arrestuar në lidhje me këtë krim, ishin Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të cilët më pas u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga Gjykata e Rrethit Vlorë
Por ky do të ishte vetëm fillimi i një serie të gjatë dhe tragjike të aksioneve që Laert Haxhiu dhe grupi i tij do të ndërmerrnin ndaj anëtarëve të bandës së Aldo Bares.
Ajo që do të cilësohej si kapitulli më i përgjakshëm i gjithë kësaj dhune të pambarimtë gjaku, do të ishte “Masakra e Lushnjës”, ndodhur më 11 Tetor 2017, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe një kalimtar i rastit, por ku objektivi i vërtetë i atentatit, ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili, edhe më herët në vitin 2016 i kishte shpëtuar një tjetër atentati, ku thuhet se organizatori ishte i njëjti emër, Laert Haxhiu.
Masakra e Lushnjës
Sipas pamjeve filmike në mjetin me targa AA 726 PC kanë qenë gjithsej 3 persona, dy që kanë gjuajtur dhe i treti që ka drejtuar mjetin. Në orën 18:06 vihet re që mjeti i cili bën manovrën e parkimit nuk parkon, por niset me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes. Në momentin që mjeti shfaqet që të ndalojë, shihet që shtetasi Zamir Latifi rrëzohet në tokë dhe mbi të kalon një person që gjuan me breshëri mbi të. Nga pamjet filmike dallohet që nga mjeti zbret vetëm drejtuesi i saj, i cili është një person i gjatë dhe i dobët, ndërsa dy personat e tjerë rezultojnë që të kenë zbritur më parë.
Pas këtij momenti shihet që personi që qëlloi mbi Zamir Latifin kalon përpara mjetit dhe hipën në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa personi i dytë vjen nga pas mjetit dhe hipën në anën e pasme pas shoferit. Nga këqyrja e kësaj kamere ka rezultuar se para dhe pas mjetit të autorëve me shpejtësi largohen edhe dy mjete të tjera të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe pikërisht një ‘Benz C Class’ gri dhe një ‘Ford Focus’ i bardhë dhe me logo jeshile. Duke parë që mjetet shkojnë me shpejtësi para dhe pas mjetit të autorëve lindin dyshime se këto dy mjete kanë luajtur rolin e ndihmësve të autorëve.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, tre persona të cilët qëlluan pa mëshirë në drejtim të lokalit ku ndodheshin shënjestrat e tyre, ishin Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili.
Sajmo Xhelili, që mrekullisht i shpëtoi këtij atentati, tregoi për hetuesit se ai dhe miqtë e tij kishin rënë edhe në vitin 2016 pre e një atentati të organizuar nga Laert Haxhiu, ku ai vetë dhe Xhulio Shkurti kishin mbetur të plagosur.
Ndërsa Zamir Latifi edhe pse shpëtoi pa lëndime në atentatin e parë, plumbat nuk i kursyen jetën në atentatin e dytë.
Sajmo Xhelili
“Më datë 11.10.2017 kam qenë nën shoqërinë e shtetasve Jurgen Hoxha, Zamir Latifi dhe Marjus Xhepexhiu, Kristian Shkurti dhe Xhulio Shkurti. Rreth orës 18:06 kam vënë re që disa metra larg u afrua një mjet ‘Benz’ ngjyrë gri i cili u parkua. Nga mjeti ka zbritur një person rreth 180-185 cm i gjatë me trup të mbushur dhe i maskuar, i cili ka ardhur drejt nesh dhe ka nisur të qëllonte me armë automatike. Kam arritur ta njoh këtë person dhe bëhet fjalë për Laert Haxhiun. Gjithashtu kam njohur pasagjerin që ndodhej në mjet, i cili quhet Orges Bilbili, ndërsa personin që qëndronte në sedilen e pasme nuk e kam njohur, por kam mësuar se ka qenë Anterio Kaloshi. Unë nuk kam pasur armë zjarri me vete. Mendoj se armën e zjarrit e ka pasur me vete kushëriri im Zamir Latifi. Dua të sqaroj se unë së bashku me Zamir Latifin dhe Xhulio Shkurtin jemi qëlluar dhe plagosur me armë zjarri në muajin shtator të vitit 2016 nga Laert Haxhiu dhe nga një tjetër që emrin nuk ia mbaj mend, por me mbiemrin Arapi. Në atë ngjarje unë dhe Xhulio mbetëm të plagosur, ndërsa Zamiri jo”.
Kristian Shkurti rrëfeu për hetuesit se vetëm fati ishte këtë herë me të dhe Xhulio Shkurtin, që duhet të ketë qenë objektivi kryesor i atentatit.
Kjo pasi vetëm pak minuta përpara se Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij të shkrehnin plumbat ndaj tyre, Xhulio Shkurti ishte çuar nga lokali për t’u drejtuar te berberi ku do të qethej.
Kristian Shkurti
“Atë pasdite kam qenë tek lokali i Marjus Xhepexhiut së bashku me Zamir Latifin, Sajmo Xhelilin, Xhulio Shkurtin, Denis Lipen dhe Jurgen Hoxhën. Më pas, së bashku me Denis Lipen kam hyrë në lokal, ndërsa Xhulio Shkurti shkoi tek berberi për t’u qethur. Në momentin që po futesha në lokal, kam dëgjuar disa krisma armë automatike. Jam fshehur pas parvazit të derës dhe kam parë se çfarë po ndodhte. Kam parë një person me automatik në dorë, që qëllonte në drejtim të Zamir Latifit. Kam arritur ta njoh personin që po qëllonte me armë zjarri, që ishte Orges Bilbili. Kur kanë përfunduar krismat kam dalë jashtë dhe kam parë Marjusin që kërkonte ndihmë sepse ishte plagosur. Gjithashtu pak metra më tej ndodhej Jurgen Hoxha që nuk kishte shenja jete. Gjithashtu edhe Zamir Latifi i cili ndodhej 2-3 metra larg nuk kishte shenja jete. Nga Denis Lipe kam marrë vesh se personat që kishin qëlluar ishin Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili. Ndërsa Sajmo Xhelili kishte njohur Laert Haxhiun”.
Atentati i shumëfishtë tronditi jo vetëm qytetin e Lushnjës, por edhe mbarë Shqipërinë, për ashpërsinë e treguar. Edhe për faktin se si një i shumëkërkuar si Laert Haxhiu, por edhe bashkëpunëtorët e tij, lëviznin lirshëm, duke sfiduar tashmë hapur policinë.
Denis Lipe
“Kam parë që Zamir Latifin e ka qëlluar Anterio Kaloshi. Ky i fundit mbante të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, kapuçin e së cilës e kishte hedhur mbi kokë. Krahas Anterio Kaloshit kam parë duke qëlluar edhe një person tjetër të cilin nuk kam arritur ta identifikoj. Pas ngjarjes Kristian Shkurti më tha se kishte dëgjuar se autori tjetër ishte Orges Bilbili. Ndërsa nga Sajmo Xhelili kam mësuar së autori i tretë ishte Laert Haxhiu.
Laert Haxhiu përpara rreth një viti në shtator të 2016 së bashku me Luli Arapin kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Sajmo Xhelilit, Zamir Latifit dhe Xhulio Shkurtit. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur Sajmo Xhelili dhe Xhuljo Shkurti. Laert Haxhiu ka qëlluar edhe në drejtimin tim, por unë kam mundur të mbrohem duke u hedhur në tokë”.
Por masakra e Lushnjës nuk do të ishte epilogu i fundit i një hakmarrje të gjatë, gati 25-vjeçare.
Enver Boriçi, ish-anëtar i bandës së Lushnjës, u gjet nga familjarët i vrarë me një plumb në kokë, mëngjesin e 14 dhjetorit 2019, teksa po pinte kafenë e mëngjesit, plumb që i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
52-vjeçari, njihej edhe si vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjës, ku edhe në këtë vrasje dyshimet mbi ekzekutimin bien te bandat rivale.
Afro katër vite nga Masakra e Lushnjës, Laert Haxhiu vazhdon të jetë i lirë. Të vetmit që sot ndodhen pas qelive dhe kanë marrë dënimin nga drejtësia janë Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili.
Ndërkohë që njeriu më i shumëkërkuar në Shqipëri, Laert Haxhiu, edhe pse për kokën e tij ka një shpërblim nga policia, thuhet se mbrohet në liri nga një eksponent i lartë i krimit, që pavarësisht se ndodhet në burg, e ka në shërbimin e tij.
I akuzuar për disa vrasje si edhe grup të strukturuar kriminal, ai thuhet se lëviz gjithmonë i armatosur dhe i mbrojtur nga grupe kriminale. Ndërsa, për sa kohë është në liri gjasat janë që të shfaqet dhe të godasë sërish. Siç dyshohet se veproi në eliminimin e Elton Mermalit.
Lufta në Ukrainë, qeveria shqiptare heq vizat për shtetasit rusQeveria ka miratuar ditën e sotme vendimin që lejon shtetasit e vendeve si Arabi Saudite, Bahreini, Egjipti, India, Katari, Omani, Taljanda dhe Rusia, që të hyjnë pa vizë për motive turistike në Shqipëri.
Sipas vendimit shtetasit lejon në Shqipëri të hyjnë për një periudhë të kufizuar duke nisur nga data e sotme deri më 30 dhjetor. Ndërkaq, sa i përket shtetasve nga Rusia e cila është edhe në luftë me Ukrainën dhe njëherësh duke u përballuar me sanksione të shumta nga Perëndimi, sanksione të cilat përshijnë ndalimin e personave të caktuar të hyjnë në vendet evropiane, qeveria shqiptare në vendimin e saj shpjegon se këta shtetas mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Shqipëri dhe me dokumentin pasaportë, për një periudhë të kufizuar nga data 1 maj deri më 30 shtator.
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 1, shkronja “e”, 19, pika 4, 21, pika 3, 23, pika 1, 29, pikat 1, 2 e 6, 33, pika 6, 37, pikat 1 e 4, 56, pika 7, 81, pika 4, 84, pika 4, 91, pika 3, dhe 140, pika 1, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
“1/1. Pas pranimit të kërkesës, autoriteti i kufirit dhe migracionit pajis brenda 5 (pesë) ditëve të huajin me leje provizore.”.
“2. I huaji pajiset me dokumentin biometrik, leje qëndrimi për të huaj, sipas përcaktimeve të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, dhe paraqitet personalisht për aplikimin dhe tërheqjen e dokumentit biometrik. Përjashtimisht, lejet e qëndrimit të tipit “A”, leja provizore, leja e qëndrimit dhe leja unike që me marrëveshje ndërqeveritare është përcaktuar ndryshe, nuk janë biometrike.”.
“4. Formati i lejes provizore të qëndrimit, si dhe formati i lejes për motive humanitare të tipit “A”, sipas parashikimeve të nenit 37, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, lëshohen vetëm në formë elektronike, duke iu përmbajtur kushteve të sigurisë. Formati i këtyre lejeve është përcaktuar në aneksin nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar një format standard i lejes provizore të qëndrimit dhe i lejes për motive humanitare, zbatohet ky format.”.
“Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar një formular standard i aplikimit për leje unike qëndrimi, zbatohet ky formular.”.
“Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar një formular standard i aplikimit për leje qëndrimi për këto kategori, zbatohet ky formular.”.
“10. Për kategoritë e lejeve, të cilat kërkojnë dëshmi të burimeve të mjaftueshme financiare për jetesën në Republikën e Shqipërisë, ajo konsiston në:
“b) afati i lejes së qëndrimit të jetë i njëjtë me afatin e aplikimit për herë të parë.”
“Nëse i huaji kërkon të ndryshojë motivin e lejes së qëndrimit, brenda afatit të vlefshmërisë së lejes (me përjashtim të lejes për herë të parë), ai mund të aplikojë për një leje të re qëndrimi pas dorëzimit të lejes së vlefshme të qëndrimit pranë autoritetit vendor për kufirin dhe migracionin dhe plotësimit të kushteve të përmendura në shkronjat “a” e “b” të kësaj pike.”.
“12. I huaji i pajisur me leje qëndrimi ka detyrimin të bëjë regjistrimin e adresës, duke u paraqitur personalisht pranë zyrës përgjegjëse të gjendjes civile ose on-line”.
“3. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
III. Në shkronjën “ç”, të pikës 2, të seksionit C, të kreut III, pas nënndarjes “iii” shtohen nënndarjet “iv”, “v” dhe “vi”, me këtë përmbajtje:
“iv. Dëshmi penale e legalizuar nga vendi i origjinës;
“iv. Policë të sigurimit shëndetësor, të vlefshme për të paktën 1 (një) vit.”.
“Për personat, që kanë përfituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për azilin, duhet të dorëzojnë vendimin e autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët, për dhënien e këtij statusi.”.
VII. Pika 3, e seksionit “Ë”, të kreut III, shfuqizohet.
VIII. Në kreun IV bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
“2/1. Parashikimet e shënjuara me (*) në formularin e aplikimit për leje unike do të hyjnë në fuqi pas datës 1 shtator 2022.
2/2. Aplikimi për regjistrimin e adresës do të mundësohet edhe on-line pas datës 1 shtator 2022.”.
“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor:
Nr. Shteti
1 Arabi Saudite
2 Bahrein
3 Egjipt*
4 Indi
5 Katar
6 Oman
7 Rusi*
8 Tailandë
* Shtetasit e shteteve të shënuara me simbolin (*),hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë, për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 1 maj deri më 30 shtator.
“Ky formular nuk do të aplikohet pas datës 1 shtator 2022 për të huajt që aplikojnë për leje unike.”.
XI.Anekset nr.6, nr.7, nr.8 dhe nr.9, që i bashkëlidhen vendimit në fuqi, zëvendësohen me anekset me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Problemet e adoleshencës e kanë ndjekur gjithnjë Dojna MemënModeratorja e njohur, Dojna Mema e ka gjetur sërish kohën për të folur me ndjekësit e saj dhe i është përgjigjur disa pyetjeve për veten. Këtë herë dikush e ka pyetur për pasiguritë e saj gjatë adoleshencës.
“Gjatësia dhe imtësia. Ndihesha aq e vockël në një kohe kur shoqet e mia dukeshin të rritura. Fillova të mbaja taka, derisa fillova të dilja me një çun 1.98, të cilit i pëlqeja shumë më shumë me atlete dhe thjeshtë. Se vrava më mendjen dhe filloi të më dukej vetja super yll. Morali: Nëse nuk arrin t’i tejkalosh vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë dhe shohin më të bukurën tek ti”, tregon Dojna.

Nëse nuk i tejkalon vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që shohin më të bukurën tek ti. Morali i kësaj historie të shkurtër vlen për shumë vajza e djem në moshë të re, ndaj dëgjojani këshillën Dojnës se nuk e ka keq./L.K
/Zoom.al
Kryemadhi: Ndërkombëtarët na thanë para zgjedhjeve që Basha nuk bëhet kryeministërKryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se kishte marr nga ndërkombëtarët mesazhe që i kërkonin të dilte në zgjedhjet e 25 prillit me kandidatin e tyre për Kryeministër, pasi Basha nuk bëhej kryeministër. Kryemadhi tha se këto mesazhe i ka marr që në nëntor të vitit 2020 dhe se ja kishte bërë të ditura edhe Bashës.
Pjesë nga intervista
Kryemadhi: Edhe ma kanë thënë ky nuk bëhet Kryeministër dhe unë i kam thënë që doni të përçani opozitën, që në nëntor.
Fevziu: Kush ua tha që në nëntor?
Kryemadhi: Më kanë sjellë mesazhe… që ky nuk bëhet Kryeministër.
Fevziu: Ndërkombëtarët? Ju kanë thënë që në nëntor?
Kryemadhi: Dilni me kryeministrin tuaj, dhe i kam thënë nuk dal me kryeministrin tonë se do hyj si opozitë e bashkuar.
Fevziu: Ua kanë thënë ndërkombëtarët hyni në zgjedhje me kryeministrin tuaj?
Kryemadhi: Me kryeministrin tuaj si LSI. Dhe ja kam thënë Bashës që këtë mesazh më kanë sjellë, ndaj sillu korrekt, nuk të kam shitur nuk kam ndër mend të të shes, kam djegur mandatet….
Fevziu: Që në nëntor të 2020?
Kryemadhi: Luzlim Basha nuk bëhet Kryeministër, ndaj dilni me kryeministrin tuaj…
Vendimi i qeverisë, ndryshon mënyra e llogaritjes së pagës për punonjësit e administratësQeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për pagat e punonjësve të administratës publike, ku përcaktohet edhe një herë formula e përllogaritjes së saj.
Në vendim përcaktohet struktura e pagës bruto mujore, si dhe përllogaritja e vjetërsisë mbi të.
V E N D I M
PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen punonjësit mbështetës dhe punonjës të tjerë të specialiteteve të ndryshme (në vijim, punonjësit) në:
a) institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura, në nivel qendror, e në administratën e prefektit;
b) institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura, në nivel rajonal/vendor, e në institucionet qendrore të grupit të tretë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Struktura e pagës bruto mujore të punonjësve të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, është si vijon:
a) Paga bazë për klasë;
b) Shtesa për vjetërsi në punë;
c) Shtesa për funksion drejtues;
ç) Shtesa për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin;
d) Shtesa për natyrë të veçantë pune, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Punonjësit e institucioneve të përmendura në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, trajtohen me sistemin e pagës bazë për klasë me 9 klasa, sipas lidhjes I, “Nivelet e pagës bazë për klasë të punonjësve të institucioneve të përmendura në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi”.
Punonjësit e institucioneve të përmendura në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, trajtohen me sistemin e pagës bazë për klasë me 13 klasa, sipas lidhjes II, “Nivelet e pagës bazë për klasë të punonjësve të institucioneve të përmendura në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi”.
Renditja e pozicioneve të punës për punonjësit e institucioneve të përmendura në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, është sipas krerëve I/1 deri në I/11, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Renditja e pozicioneve të punës për punonjësit e institucioneve të përmendura në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, është sipas krerëve II/1 deri në II/3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Shtesa për vjetërsi në punë llogaritet për çdo vit pune, në masën 1 (një) për qind të pagës bazë për klasë, por jo më shumë se 25 (njëzet e pesë) për qind. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vjetërsia e përgjithshme në punë e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor të lëshuar nga organet kompetente përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Përjashtohen nga kjo llogaritje vitet e sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie.
Punonjësit, kur punojnë në funksione drejtuese, përfitojnë shtesë mbi pagën bazë për klasë në përqindje, sipas shkallëzimit në 5 (pesë) grupe, si më poshtë vijon:
a) Grupi i parë, 5%;
b) Grupi i dytë, 10%;
c) Grupi i tretë, 15%
ç) Grupi i katërt, 20%;
d) Grupi i pestë, 30%.
Për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin, punonjësve u jepet shtesë mbi pagë, sipas shkallëve të vështirësisë e të dëmshmërisë, si më poshtë vijon:
a) Në shkallën e parë, në masën 1 335 (një mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj;
b) Në shkallën e dytë, në masën 4 005 (katër mijë e pesë) lekë në muaj;
c) Në shkallën e tretë, në masën 5 340 (pesë mijë e treqind e dyzet) lekë në muaj;
ç) Në shkallën e katërt, në masën 6 675 (gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj.
Ndarja e punëve sipas shkallëve të vështirësisë e të dëmshmërisë bëhet sipas lidhjes III, “Kriteret e ndarjes së punëve sipas shkallës së vështirësisë dhe dëmshmërisë për shëndetin”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Zbatimi i shtesës së përcaktuar në pikën 9, të këtij vendimi, sipas shkallëve përkatëse të vështirësisë e të dëmshmërisë bëhet, si më poshtë vijon:
a) Drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, u paraqesin kërkesën e tyre drejtorive të shëndetit publik, të cilat përcaktojnë vendet e punës, të vështira e të dëmshme për shëndetin e punëmarrësve, si dhe shkallën e vështirësisë e dëmshmërisë, për çdo vend pune;
b) Pas përcaktimit të shkallës së vështirësisë e dëmshmërisë, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, titullarët e institucioneve paraqesin kërkesën për miratim në ministrinë përgjegjëse për çështjet e shëndetësisë dhe në ministrinë përgjegjëse për çështjet e punësimit;
c) Pas marrjes së miratimit nga dy ministritë e përmendura në shkronjën “b”, të kësaj pike, titullarët miratojnë dhënien e këtyre shtesave për punonjësit e institucioneve të sistemit të tyre. Për institucionet qendrore, në varësi të ministrave të linjës, si dhe ato rajonale e vendore, ky miratim bëhet nga ministri përkatës, në varësi të të cilit janë këto institucione;
ç) Kur punonjësit i takon të marrë dy a më shumë shtesa sipas shkallëve të vështirësisë e të dëmshmërisë, ai do të marrë nga një shtesë vështirësie për çdo shkallë, por jo më shumë se 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj;
d) Këto shtesa, sipas shkallëve të vështirësisë e të dëmshmërisë së pozicioneve të punës, u rekomandohen edhe punëdhënësve të tjerë të administratës publike, pagat e të cilëve nuk përcaktohen sipas këtij vendimi apo edhe subjekteve private.
Paga dhe shtesa mbi pagë për punonjësin që punon në pozicionin “shofer i titullarit” është, si më poshtë vijon:
a) Në rastet kur titullarët e institucioneve të përmendura në shkronjën “a”, të pikës, 1 të këtij vendimi, janë të klasifikuar në grupin “A” për efekt të ligjit përkatës për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, dhe të cilët, në bazë të ligjit përkatës për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë, kanë në dispozicion shoferë që nuk janë punonjës të Gardës së Republikës, shoferi i titullarit përfiton pagën bazë mujore sipas klasës VI, të lidhjes I që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe një shtesë mujore për natyrë të veçantë pune, në masën 13 500 (trembëdhjetë mijë e pesëqind) lekë në muaj.
b) Në rastet kur titullarët e institucioneve të përmendura në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, janë të klasifikuar në grupet “B” dhe “C”, për efekt të ligjit përkatës për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, dhe të cilët, në bazë të ligjit përkatës për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë, kanë në dispozicion shoferë, shoferi i titullarit përfiton pagën sipas klasës V, të lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe një shtesë mujore për natyrë të veçantë, në masën 9 500 (nëntë mijë e pesëqind) lekë në muaj.
c) Shoferët e titullarëve të tjerë, të cilët, në bazë të ligjit përkatës për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë, kanë në dispozicion shoferë, përfitojnë pagën sipas klasës IV, të lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe një shtesë mujore për natyrë të veçantë pune, në masën 6 500 (gjashtë mijë e pesëqind) lekë në muaj.
Për natyrë të veçantë pune jepet një shtesë mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse, e, konkretisht:
a) punonjësve të sektorit të teknikës e shtypshkrimit, në Qendrën e Botimeve Zyrtare, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj;
b) punonjësve shpëtues të sektorit të emergjencave dhe shpëtimit, të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj;
c) punonjësve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj;
ç) punonjësve në pozicionin “shofer-mekanik” në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj;
d) punonjësve, të cilët punojnë në shërbimet e shëndetit mendor e që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me probleme të shëndetit mendor, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj. Ministri përgjegjës për çështjet e shëndetësisë përcakton vendet e punës që përfitojnë këtë shtesë, me miratimin e strukturave të institucioneve shëndetësore përkatëse;
dh) punonjësve, të cilët punojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj. Kjo shtesë aplikohet pas miratimit të strukturave të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale përkatëse, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për çështjet e drejtësisë;
e) punonjësve në pozicionin “shofer” në urgjencën e spitaleve, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj;
ë) punonjësve në pozicionin “roje mjedisore” në administratat e zonave të mbrojtura, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në muaj;
f) punonjësve në pozicionet “përgjegjës (shërbimi i ushqimit dhe restorantit)”, “kuzhinier”, “administrues hoteli” dhe “ndihmëskuzhinier” në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj.
Paga mujore për punonjësit. që punojnë në pozicionin “prozektor” në Institutin e Mjekësisë Ligjore, është e njëjtë me pagën mujore për të njëjtin pozicion pune në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, e përcaktuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e personelit mjekësor dhe punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.
Vendimi nr.717, datë 23.6.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për këtë vit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2022.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Vrasja e Elton Mermalit, zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë që hedh dritë mbi autorinEmisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur edhe dëshminë e një prej të penduarve të drejtësisë, e cila hedh dritë mbi autorët e mundshëm të vrasjes së Elton Mermalit.
Për të ndriçuar sadopak vrasjen e Mermalit, grupit hetues, në këtë rast i erdhi në ndihmë dëshmia e Petrit Liçi, i cili, rrefeu se si në vitin 1998, Elton Mermali, mori pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë.
Petrit Liçi, i penduar i drejtësisë:
“Në tetor të vitit 1998 isha në shtëpi, duke punuar. Po prisja blloqe betoni. Në këtë moment vjen Erjon Kashari me të cilin kam qenë në shkollë dhe e njihja mirë. Erjoni ka ardhur disa herë me Elton Mermalin. Ata më propozuan të shërbenim si roje në shtëpinë e Edjan Xhafës, i cili ishte i plagosur dhe ishte në hasmëri. Unë nuk e dija se si kishin qenë punët, por pranova të ruaja shtëpinë e tij ditë-natë, bashkë me Mermalin dhe Kasharin. Ai e kishte shtëpinë pranë kodrës së Lushnjës, të rrethuar si kështjellë. Pasi qëndruam disa ditë, Edjani na kërkoi ta ndihmonim të bënte një vrasje. Edjani donte të vriste Bledar Haxhiun, por ai ishte i plagosur dhe nuk e bënte dot vetë. Na tha se do të na jepte shumë para po ta vrisnim. Pranuam të bënim vrasjen. Ne e pritëm Bledar Haxhiun disa herë në kryqëzim. Por një ditë, Edjani erdhi edhe vetë dhe na dha një çantë me katër automatikë.
Në datën 23 tetor, rreth orës 8 ose 9 të mëngjesit, u nisëm me makinë, unë, Erjon Kashari dhe Elton Mermali. Pas nesh erdhi dhe Edjani me Dritan Vilën. Pritëm në kryqëzim. Po vinte Bledar Haxhiu me makinë së bashku me Artan Sulçen. Ne sa e pamë nxorëm automatikët dhe qëlluam. Pasi u siguruam se e vramë, u nisëm. Në këtë moment unë ktheva kokën dhe pashë që Edjani së bashku me Dritan Vilën kishin shkuar te makina dhe po qëllonin me pistoleta mbi trupat e vrarë të tyre. Më pas u larguam në shtëpinë e Edjanit”.
Lufta në Ukrainë, Rusia teston raketën e re bërthamoreRusia ka njoftuar se ka testuar raketën balistike ndërkontinentale “Sarmat”, shtesë e re në arsenalin e saj bërthamor, për të cilën presidenti Vladimir Putin, tha se do t’i bëjë “armiqtë e Moskës të mendojnë mirë”.
Në televizionet ruse është transmetuar një video ku tregohet se si ushtria ruse e lëshoi raketën nga Plesetsku, në veriperëndim të vendit dhe se ajo “goditi objektivin në gadishullin Kamchatka në lindje të largët.
Putin e përshkroi lëshimin si të suksesshëm dhe e vlerësoi raketën e re. “Ajo ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është në gjendje të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes raketore. Nuk ka të ngjashme në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë,” tha Putin, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Këto armë vërtet unike do të forcojnë potencialin luftarak të forcave tona të armatosura, do të garantojnë siguri për Rusinë nga kërcënimet e jashtme”
Raketa ka evoluar prej vitesh dhe lëshimi i saj provë nuk është befasi për Perëndimin, por ajo ndodhi në një kohë tensioni ekstrem gjeopolitik për shkak të luftës ruse në Ukrainë.
“Më bëj gati darkën”/Nga burgu te plumbi pas koke, si u vra “ushtari” i Aldo BaresElton Mermali kishte kohë që ishte tërhequr në vetminë e tij. Dikur, një ushtar besnik i bandës së Aldo Bares, tanimë ai kishte konsideruar shkëputjen nga bota e jashtme, ashtu sikurse natën para se të zhdukej, ku takimi i tij i fundit do të ishte me nënën e tij, së cilës i tha se do të shkonte deri te lulishtja dhe se do të kthehej së shpejti ndërsa ajo e shoqëronte deri te dera.
Ishte ora 7:00 e mbrëmjes, por ai nuk u kthye më kurrë në banesë, as atë natë të 6 tetorit 2021, as në vazhdim.
Kjo pasi trupi i tij u gjet vetëm të nesërmen e zhdukjes anës lumit Shkumbin, shumë larg qytetit të banimit, apo me gjasa edhe vendit të ekzekutimit. Ndërsa errësira e natës dhe era që shoqëronte atë mbrëmje tetori, fshiu me vete si hije edhe vrasësit.
Po kush e vrau Elton Mermalin që tanimë mbante emrin Alban Semaku, ushtarin e Bandës së Lushnjës, të fundmin viktimë të ushtrisë të shpartalluar të Aldo Bares, kreut të organizatës famëkeqe kriminale, që tashmë nga qelia po shikonte se si po i ekzekutoheshin një e nga një të gjithë ushtarët e tij të mbetur jashtë hekurave të burgut?
Elton Mermali kishte kohë që dilte shumë pak nga shtëpia. Në mos, për të thënë shumë rrallë.
Nuk dihet nëse kjo ishte një frikë që e shoqëronte kudo, apo e shkuara e errët kishte lënë në koshiencën e tij gjurmët e veta. Ajo që dihet ishte se kohët e fundit para se të vritej ai ishte bërë shumë i heshtur, ku pothuajse nuk fliste me askënd. Ashtu i heshtur doli edhe atë mbrëmje nga shtëpia e tij në Lushnje.
Të vetmet fjalë që i shqiptoi nënës së tij, teksa kalonte pragun e banesës, ishte “t’i përgatiste darkën, pasi do të kthehej shpejt”. Nëna e tij e priti deri në mëngjes.
Të nesërmen e zhdukjes së tij të beftë, një trup i pajetë, i qëlluar me një plumb pas koke dhe dy pas shpine, u gjet me kurriz të kthyer në anë të lumit Shkumbin. Banorët thanë për policinë se viktima nuk ishte nga anët e tyre, çka rriti dyshimin te autoritetet policore, se vrasja ishte kryer gjetiu. Por shpejt, çdo dilemë mbi identitetin e kufomës do të fashitej.
Trupi i shoshitur nga plumbat në anë të lumit do të rezultonte të ishte pikërisht i Elton Mermalit.
Do të ishte nëna e tij, që do të njihte trupin e të birit në morgun e spitalit të Elbasanit.
38-vjeçarit nga Lushnja, por që jetën pas lirimit nga burgu e shkonte i veçuar. Një personazh problematik i botës së krimit, i cili më herët kishte vuajtur 13 vite heqje lirie, në akuzën për vrasje që dikur kishte qenë anëtar i bandës së Lushnjës, të drejtuar nga Aldo Bare.
Vrasja e tij, që riktheu në skenë eliminimet e përgjakshme që tashmë ishin ndërmarrë nga rivalët, të cilët pas një kohë të gjatë në heshtje, ishin riaktivizuar edhe më të fuqishëm, për të marrë hak për të afërmit e tyre të eliminuar nga banda e Aldo Bares.
Bandë që e kishte nisur aktivitetin e saj në vitin e zi të 1997-ës dhe që kishte prodhuar me kalimin e viteve kundërshtarë dhe viktima të panumërta në radhët e të dyja palëve.
Më i fundit, Elton Mermali me emrin e ndryshuar Alban Semaku, i cili u identifikua në morgun e qytetit të Elbasanit, nga nëna e tij.
Dëshmia e nënës së Elton Mermalit
“Kohët e fundit Eltoni nuk mbante as telefon. Ai shoqërohej me disa djem qe i ka pasur shokë që në fëmijëri.
Dilte shumë pak nga shtëpia. Nuk qëndronte shumë. Qëndronte vetëm 10-15 minuta jashtë dhe rikthehej në shtëpi. E pyesnim gjithmonë çfarë ke, por ai nuk fliste”.
Sipas dosjes hetimore, Elton Mermali, i cili në vitin 2011, kishte ndryshuar gjeneralitetet në Alban Semaku, ishte ekstraduar në vitin 2006 nga Italia.
Kjo pasi, Gjykata e Lushnjës i kishte caktuar me vendimin e datës 28.08.2003, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, e ndodhur në qytetin e Lushnjës.
Vrasje, e cila sipas vendimit të kësaj gjykate ishte kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës. Vetëm disa vite më pas, pas vuajtjes së dënimit, Elton Mermali, dënohet sërish.
Edhe këtë herë nga Gjykata e Lushnjës, e cila me vendimin e datës 16.11.2015, e dënonte ish-ushtarin e Aldo Bares, me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” si dhe “Kanosjes”.
Dënim të cilin Mermali e vuajti deri në lirimin nga burgu më 6 Maj 2021, liri, të cilën nuk mundi ta shijojë për shumë kohë. Vetëm disa muaj më vonë, më 17 tetor 2021, ai u gjet i vrarë, i hedhur në anë të rrugës në Peqin, shumë larg banesës së tij në Lushnjë, në atë, që njihet si tregu i shpendëve në qytet, ku të parët që konstatuan trupin ishin punëtorë të tregut, të cilët nuk dhanë njohje mbi viktimën.
Ku dyshimet e para të grupi hetues ishin se ekzekutimi mund të ishte kryer diku tjetër.
Dhe më pas autorët e krimit e sollën trupin, aty, ku u gjet edhe i pajetë.
Nëna e Elton Mermalit
“Djali kishte shtatë muaj që kishte dalë nga burgu. Para se te vritej ai nuk hapej me askënd. Ditën e ngjarjes ka dalë nga shtëpia dhe na ka thënë po shkoj te lulishtja. Më tha që nuk vonohem. Ndërkohë që më porositi që të bëj gati darkën, se do vinte të hante. Por ai nuk u kthye më. Kur u vonua 2 apo 3 orët e para, filluam të shqetësoheshim. Rreth mesnatës kemi njoftuar policinë e Lushnjës, për humbjen e tij”.
Dyert për një dashuri të re janë të hapura/ Poetja rrëfet si rrallëherëPoetja Rita Petro ka folur si rrallëherë për jetën e saj private në një intervistë për “Euronews Albania”. Pa dorashka fare, Petro tregoi ndjesitë e saj, mënyrën si e nis mëngjesin, madje foli edhe për jetën sentimentale pas humbjes së partnerit.
Rita Petro foli gjithashtu për ndarjen e dhimbshme nga jeta të bashkëshortit të saj, si dhe dhimbjen dhe boshllëkun me të cilat është mësuar të jetojë. Poetja ka treguar se në marrëdhënien e tyre, askush nuk ishte i varur nga tjetri dhe pikërisht kjo pavarësi në marrëdhënie e ka mësuar Ritën të jetojë edhe pa partnerin e ndjerë.
“Në fund të fundit ne kemi ardhur në këtë jetë dhe rrugëtimin e kemi vetëm, përveç “aksidenteve” që mund të ndodhin bashkë. Jemi në një rrugëtim vetëm. Mund të ngjitemi në rrugën që rrallë shkohet. Është rruga e ngritjes shpirtërore, ngjitemi dyshe dhe janë një fat i madh njerëzit që takojmë. Me thënë të drejtën jeta ime ka qenë gjithnjë e mbushur, siç ka qenë dhe jeta e partnerit tim. Prandaj kemi qenë dy njerëz që kemi ndenjur bashkë se kemi dashur të rrimë bashkë, jo sepse kemi krijuar lidhje varësie./L.K
/Zoom.al
Ja kush është 36-vjeçari që u gjet sot i vdekur në bunkier
Personi i cili u gjet pa shenja jete në një bunkier në zonën e Institutit Bujqësor në Kamës është 36-vjeçari, Ilir Marku.
Burime nga policia bëjnë të ditur se një nga pistat që po hetohet për vdekjen e tij është përdorimi i drogës në masë të madhe.
Gjithësesi trupi i tij është çuar në morg për ekzaminim të mëtjeshëm për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.