Aplikacion
Shumë emra të lakuar, por Laporta nuk preferon të tregojë asgjë më shumë mbi objektivat e tij. Në një intervistë të gjatë për Mundo Deportivo, presidenti i Barcelonës foli për objektivat e skuadrës ku po përmenden emra të shumtë për sulmin, por ai refuzon të japë komente shtesë në lidhje me të preferuarin e tij.
Shumë lojtarë të përmendur, por a e ka Barcelona kapacitetin për të marrë njërin prej tyre?
Po punojmë që kufiri i pagave që kemi, i cili sipas La Liga-s është negativ në një masë të konsiderueshme, ta kthejë atë për të inkorporuar lojtarë që përforcojnë skuadrën. Po e bëjmë paralelisht, duke punuar në çështjen financiare dhe duke marrë më shumë burime për të pasur marzhin e pagës që na nevojitet, dhe në të njëjtën kohë po punojmë për të inkorporuar katër ose pesë përforcime që mendojmë se ekipi duhet t’i ketë. gjithnjë e më konkurruese.
Haaland?
Insistoj që të mos flas për lojtarë specifikë, por ju siguroj që nuk do shkojmë deri në atë pikë që të vëmë klubin në rrezik. Nëse gjërat do të përmirësohen në vazhdim dhe do të kemi financa të shëndetshme, atëherë po.
Mediat thonë që keni lëvizur për Mbappen.
Të gjithë janë të lirë të lëshojnë mesazhe dhe proklamata dhe ne tashmë e dimë se kjo është pjesë e botës së futbollit, se klubet e mëdha janë të interesuara për lojtarë të mëdhenj.
Por unë nuk do të vij këtu dhe ju duhet të më lejoni që të mos flas për lojtarë, sepse nëse e bëj, e vetmja gjë që mund të bëj është të dëmtoj interesat e klubit. Nëse do të flasim për një lojtar dhe do të kishim synimin ta nënshkruanim me të, do ta rrisnim çmimin.
As me këtë lojtar dhe as me të tjerët nuk dua të komentoj për çështjet sepse kjo do të dëmtonte interesat e klubit. Sekretariati teknik dhe drejtuesit e sportit po punojnë për të përmirësuar skuadrën tonë, e cila po bëhet gjithnjë e më e mirë, jemi gjithnjë e më të kënaqur.
Dua të kuptohet qartë se ne e kemi prioritet ekipin mbi të gjitha, një ekip të përforcuar në secilën prej linjave të tij dhe ajo që nuk marrim pjesë është rritja e lojtarëve apo kërkimi i lojtarëve që janë më shumë se skuadra. Ajo që duam të forcojmë është skuadra që kemi që luan në bazë të një sistemi të vërtetë Barça.
Klubi mendon se kjo është ajo që i duhet ekipit të futbollit, ky stil i mirëfilltë që për mua është çelësi i gjithçkaje dhe është ajo që duhet të bëjmë, një ekip që mund të luajë këtë sistem me lojtarë shumë të talentuar.
/zoom.al
Nora Istrefi mbush plot 36 vjeçKëngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Nora Istrefi feston sot ditën e lindjes. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Nora ka lindur më 25 mars të vitit 1986 dhe sot mbush plot 36 vjeçe.
Në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka marrë urime të shumta nga njerëzit e zemrës. Një të tillë të veçantë ia ka bërë edhe motra e saj, ylli i njohur ndërkombëtarisht, Era Istrefi.

Ajo ka shpërndarë një imazh të tyre në InstaStory, përmes të cilit shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”.
Kujtojmë se vetëm dy javë më parë Nora solli këngën “Më mungon”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron mbi 1.5 milionë shikime në Youtube./L.K
/Zoom.al
Morrën pjesë në një natë të nxehtë striptizi, Deutsche Bank shkarkon drejtuesit në Nju JorkNjë natë e nxehtë në një klub striptizi përfundoi në mënyrën më të keqe për disa nga drejtuesit e Deutsche Banka në Nju Jork.
Ben Darsney, ish-kreu i tregjeve të kapitalit të Amerikës, Ravi Raghunathan, Brandon Sun dhe Daniel Gaona frekuentuan një nga lokalet e natës në Nju Jork dhe faturat e shpenzimeve të kryera për epshet e tyre i paraqitën për rimbursim në vendin e punës, duke i paraqitur si shpenzime legjitime biznesi. Ata justifikuan ato si një vizitë në një restorant ku kishin diskutuar për një çështje pune.
Sapo banka zbuloi çështjen, ajo vendosi të ndërpresë marrëdhëniet e punës me ta.
Simon Rex sqaron thashethemet në lidhje me Meghan MarkleSimon Rex po vazhdon të sqarojë thashethemet se dikur ka qenë në lidhje me dukeshën e Sussex, Meghan Markle.
Aktori i “The Red Rocket” ka konfirmuar një histori të shpërndarë në rrjetet sociale nga Royal Suitor, një llogari e njohur tanimë në Twitter.
“Tabloidet në Mbretërinë e Bashkuar i ofruan Simon Rex 70 mijë dollarë apo mbi 60 mijë euro për të pretenduar se ai kishte fjetur me Markle, me të cilin u shfaq në Cuts, ndërveprimet e tyre jashtë ekranit nuk shkuan kurrë më larg se një drekë”, thuhet në versionin e shkurtuar të fragmentit në Twitter.

Shkrimi përfshinte gjithashtu një citim nga Simon, i cili tha: “Isha i thyer. Më duheshin vërtet paratë”. Aktori publikoi të njëjtën në Twitter, duke shkruar: “Kjo është e vërtetë. Dhe unë vendosa letrën falënderuese që ajo më shkroi”.
Simon ndau për herë të parë historinë e ofertës së tij të dyshimtë nga tabloidët në vitin 2020, gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in Hollywood Raw. Pasi prezantuesi e pyeti drejtpërdrejt në lidhje me Meghan, aktori mohoi se ata kishin pasur ndonjëherë një romancë dashurie.
“Epo, unë do ta sqaroj – në të vërtetë nuk jam takuar me të”, tha ai. “Ne u shoqëruam një herë sepse bëmë një shfaqje televizive së bashku dhe asgjë nuk ndodhi. As nuk jemi puthur kurrë”. Meghan tani prej disa vitesh është e martuar me Princin Harry dhe kanë bashkë dy fëmijë./L.K
/Zoom.al
Si mund t’i përgjigjet NATO një sulmi kimik nga ana e Rusisë
Udhëheqësit e NATO-s kanë shprehur gatishmërinë për t’u për përgatitur ndaj situatës në Ukrainë ku Rusia mund të përdorë një sulm kimik në mënyrë që të dalë nga bllokimi. Presidenti Biden ka paralajmëruar se NATO do t’i përgjigjet çfarëdolloj sulmi kimik. Çfarë do të thotë saktësisht? Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha sot se SHBA nuk do të përdorë armë kimike në asnjë rrethanë. Si SHBA ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të Konventës së Armëve Kimike të vitit 1997, një traktat ndërkombëtar që nxjerr jashtë ligjit këto armë të tmerrshme, i nënshkruar gjithashtu nga 191 vende të tjera.
Rusia supozohet të ketë shkatërruar të gjitha rezervat e saj të armëve kimike deri në vitin 2017. Por ajo u fajësua për helmimin në Salisbury të ish-oficerit të KGB-së Sergei Skripal dhe vajzës së tij duke përdorur agjentin nervor Novichok, transmeton BBC.
Kjo është arsyeja pse Presidenti Biden ka thënë se Rusia ka përdorur më parë armë kimike. Edhe nëse Rusia ka mbajtur fshehurazi disa rezerva gazi helmues ose agjentë nervorë të lëngshëm, gjë që nuk e ka pranuar, nuk ka gjasa të jetë në gjendje ta përdorë këtë në shkallë masive në fushën e betejës në Ukrainë.
Në vend të kësaj, besojnë ekspertët, rreziku më i mundshëm është se forcat ruse mund të përpiqen të çlirojnë me qëllim kimikatet toksike industriale si klori nga fabrikat ekzistuese të Ukrainës. Kjo mund të ketë një efekt shkatërrues mbi civilët që jetojnë në një zonë të ndërtuar dhe në mjegullën dhe konfuzionin e luftës mund të mos jetë menjëherë e qartë se kush ishte përgjegjës.
Lëshimi i fundit i gazit të amoniakut u konsiderua si aksidental. Nëse do të ekzistonte një vijë e tillë e paqartë, mund të ishte e vështirë për vendet e NATO-s të merrnin një vendim unanim se sa ashpër duhet të përgjigjeshin.
VIDEO/ Surpriza që i riu i bëri Sali Berishës kur mbërriti në selinë e PD-sëIsh-kryeministri Sali Berisha ka shkuar dy herë sot në selinë e Partisë Demokratike, kjo pasi Gjykata njohu ndryshimet statutore që u miratuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.
Ndër të tjera ai u surprizua nga një i ri demokrat, i cili e ka pritur me një buqetë lulesh, me trëndafila të blu dhe të bardhë.
Në mbledhjen e zhvilluar të premten mbrëma, Sali Berishë është ulur në vendin ku dikur ulej Lulzim Basha, ndërsa deputetë dhe mbështetës të tjerë qëndrojnë në krah. Kujtojmë që më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë. Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.
Flamuri grek në sheshin “Nënë Tereza”, Tirana uron qytetarët grek për …Tirana i ka kthyer borxhin Athinës dhe sot me rastin e Ditës së Pavarësisë ka ndriçuar një nga godinat kryesore në qytet me ngjyrat flamurit grek. Bëhet fjalë për godinën e Akademisë së Arteve në sheshin “Nënë Tereza” e cila mbrëmjen e sotme ka qenë e ndriçuar me flamurin e vendit fqinj.
“Pas urimit të veçantë nga Athina për festat e Nëntorit , si fqinj të mirë, edhe Tirana i uron të gjithë qytetarëve grekë , gëzuar Ditën e Pavarësisë! ”, shkruan Veliaj në facebook.
Qeveria rriti sërish çmimin e naftës, qytetarët thërrasin sërish protesta
Shoqëria Civile ka njoftuar sërish protesta, pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve rriti çmimin e naftës. Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.
Lapaj shkruan në Facebook se çmimi ka vijuar të rritet që nga dita e fundit e protestës. “Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”- shkruan Lapaj.
Kujtojmë që për rreth një javë rresht qytetarët dolën në protesta kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë kërkuar që të hiqet taksa e naftës, por kjo është refuzuar nga kryeministri Rama, i cili ka deklaruar i vendosur se nuk do të hiqet taksa për aq kohë sa ai është në pushtet.
Agjenti i Kjaer qetëson tifozët e Milan: Rikuperimi i tij po shkon mirë
Informacione të rëndësishme vijnë nga infermieria për Milan pas ndalesës për shkak të ndeshjeve kombëtare. Simon Kjaer është në rrugën e duhur për tu rikthyer dhe se rikuperimi i tij po shkon vërtetë mirë.
Agjenti i mbrojtësit, i pyetur nga MilanNews mbi gjendjen e tij tha se ai është më mirë që prej ndërhyrjes kirurgjikale në gju.
“Simon po rikuperohet vërtetë mirë. Ai po ndjek programin e rehabilitimit dhe mezi po pret të kthehet të luajë për Milan. Në fund do të vendosin mjekët”, tha Mikkel Bek.
Në lidhje me të ardhmen e futbollistit pasi të rikthehet në grup, ai përfundoi duke thënë se Kjaer ka ende dy vite në kontratë dhe nuk mund të flitet asgjë më shumë.
“Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, së shpejti në AthinëFilmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë me sukseset që ka arritur edhe në arenën ndërkombëtare.
Ai ishte në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”, ka filluar prej disa muajsh të shfaqet në kinematografitë e njohura nëpër vende të ndryshme. Në një njoftim të bërë së fundmi në rrjete sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëri të ditur se ky film tani ka nisur shfaqjen në Athinë.
“Filmi “Zgjoi” shfaqet në Athinë
Në kinemanë Trianon, të mbushur me audiencë dhe në praninë e disa përfaqësueseve institucional grek dhe diplomatëve ndërkombëtar, filmi “Zgjoi” u shfaq për herë të parë në Greqi.
Me bashkëpunimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit Grek, u mbajt edhe një panel diskutimi pas filmit ku morën pjesë regjisorja Blerta Basholli, aktorja Aurita Agushi, drejtuesi i QKK Lum Çitaku, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të Qendrës së Filmit Grek, Maria Kallimani.
Përveç diskutimeve mbi temën e filmit, gjithashtu u fol për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e filmit mes Kosovës dhe Greqisë. Dy Qendrat Kinematografike ishin shumë pozitivë për bashkëpunim në bashkëprodhim të filmave në të ardhmen. Gjithashtu, ekipi i filmit dhe këshilltarja për Kulturë e Ministrit Çeku, Rozafa Imami, vizituan Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë dhe diskutuan mbi agjendën e aktiviteteve kulturore të radhës në Greqi”.

Që nga premiera në Festivalin e Filmit Sundance, në janar 2021, prodhimi kosovar “Zgjoi” ka fituar plot 16 trofe. Deputimi i parë me metrazh të gjatë i rrëfen historinë e të “Vejave të Krushës”./L.K
/Zoom.al