Aplikacion
DJ Dagz dhe Einxhel Shkira janë bërë ndër personat më të dashur për publikun edhe pas përfundimit të Big Brother VIP. Ata krijuan një lidhje dashurie brenda, ndërsa po vazhdojnë të shijojnë çdo moment bashkë.
Çifti kanë dhënë së fundmi një intervistë për “Natën me Aulonën” dhe kanë folur për mënyrën si ka ecur romanca e tyre dhe për planet e së ardhmes. Ndër të tjera u përmend dhe prindërimi, ku DJ nga Kosova dukshëm ishte i bindur se do të jetë një baba shembullor.
“Një baba i mirë do jem, sigurt”, ishte kjo përgjigja e Dagz kur Einxhel e pyeti nëse do të provojë të jetë burri i saj.
Sa i përket takimit me familjarët, dyshja kanë zbuluar se janë takuar me anëtarët e familjes së njëri-tjetrit. Megjithatë, ata nuk kanë rrëfyer ndonjë plan tjetër për një fejesë të mundshme duke ia lënë kohës çdo gjë. Dagz dhe Einxhel po vazhdojnë të jenë më të fokusar me projektet e tyre në fushën profesionale./L.K
/Zoom.al
Mancini flet pas eleminimit: Zhgënjimi im më i madh, vështirë të flasëshRoberto Mancini nuk e fsheh zhgënjimin pas eleminimit dramatik nga Maqedonia e Veriut. Goli i minutës së fundit nga Trajkovski i hoqi shpresën italianëve për të shkuar në finale me Portugalinë, duke bërë që të dështojnë për herë të dytë në kualifikueset e Botërorit pas atij të 2018-tës.
“Sot është zhgënjimi im më i madh në nivelet profesionale. Në futboll gjëra të jashtëzakonshme ndodhin dhe sot ndodhi. Disa ndeshje janë si këto, është e vështirë të flasësh.
Sa i përket të ardhmes, ai tha se nuk është momenti i duhur për të folur për këtë dhe se i vjen keq për lojtarët e tij.
/zoom.al
Katar 2022/ Maqedonia eleminon Italinë në frymën e fundit
Maqedonia është skuadra e parë finaliste në kualifikueset e Kupës së Botës pasi eleminoi në frymën e fundit Italinë në Palermo.
Mjafton goli i Trajkovskit në minutën e 90’+3 nga një distancë e largët me portën për ti mbajtur gjallë shpresat drejt kualifikimt historik në Katar 2022, ndërsa në anën tjetër Italia pëson një tjetër shok duke dështuar për herë të dytë rradhazi.
Maqedonia do të luajë përballë Portugalisë në finale më 29 mars.
/zoom.al
Samanta Karavella së shpejti vjen me një projekt të ri muzikorKëngëtarja e njohur Samanta Karavella, prej disa muajsh është zhvendosur në Amerikë. Ajo po kalon një kohë të mrekullueshme, ndonëse nuk po mungon as në anën profesionale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa, ka njoftuar së fundmi se është në përgatitje të projektit të radhës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve që ka shpërndarë në llogarinë personale, Instagram. Samanta shfaqet në një studio muzikore dhe duket po përgatit këngën tjetër nga albumi “Mama”.
“Me më të mirën”, ka shkruar ajo duke iu referuar muzikës. Vetëm pak javë më parë solli prurjen e re “Vaj” që kryesisht u prit mirë nga publiku. /L.K
/Zoom.al
“Mbajeni mend këtë person”, Ky është gjenerali rus që po shkatërron Mariuopolin në Ukrainë
Zyrtarët e Ukrainës kanë akuzuar gjeneralin rus, Mikhail Mizintsev si personin përgjegjës për sulmet në qytetin e Mariupoli ku kanë mbetur të vdekur qindra persona. Kryetarja e Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile, Oleksandra Matviichuk ka postuar në rrjetin e saj social Tëitter, një foto të gjeneralit, ku shkruan se ky është personi përgjegjës për rrethimin e Mariupolit.
“Mbajeni mend këtë person. Ky është Mikhail Mizintsev. Ai po udhëheq sulmet në Mariupol. Është ky personi që ka urdhëruar sulmet në spitalin e fëmijëve, në teatrin dhe në shumë godina të tjera të banimit” – shkruan në Tëitter Matviichuk.
Sipas mediave të huaja, sulmi i parë ishte në një prej materniteteve, ku u vranë fëmijë dhe gra shtatzëna. Në sulmin e dytë, u godit teatri i Mariupolit ku sipas autoriteteve vendase, strehoheshin të paktën 1000 civilë, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe të moshuar.
Edhe korridoret e evakuimit, të cilat i kishte premtuar edhe Rusia, u goditën me urdhër të Mizintsev. Sipas Human Rights Ëatch, qyteti ku jetonin mbi 430 mijë persona, tashmë është kthyer në një zonë të shkretë.
Më tej, kryetarja e Qendrës për Liritë Civile, shkruan se gjenerali rusë ka udhëhequr sulme të tjera në shumë prej qyteteve të Sirisë, teksa e paralajmëron se do ta ndjekë penalisht në Tribunalin e Hagës.
Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola, italianët shpërdorojnë shumëËshtë mbyllur pjesa e parë mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut në barazim 0-0, e vlefshme për ndeshjen e parë.
Italianët patën raste të shumta, po nuk gjetën dot golin. Më konkreti ishte rasti Domenico Berardi i cili shfrytëzoi një gabim të portierit kundërshtar, por gjuajtja e tij u prit nga Dimitrevski.
FIFA bllokon merkaton e ekipit të Tiranës
FIFA i ka bllokuar Tiranës merkaton. Shkak është bërë detyrimi që klubi bardheblu i ka skuadrës ganeze Hearts of Oak për përqindjen e transferimit të Cobbinah tek ekipi egjiptian, Ceramica Cleopatra.
Këtë e ka njoftuar vetë ish-klubi i mesfushorit që priste të shlyhej deri më 18 shkurt të këtij viti.
Të kontaktuar drejtues të Tiranës thanë se ky problem do të gjejë zgjidhje, pasi bëhet fjalë për një shumë 4 mijë dollarë. Pas kësaj bardheblutë të kenë mundësinë të regjistrojnë futbollistë në merkaton e ardhshme. Cobbinah ishte pjesë e Tiranës kampione në sezonin 2019-2020.
Vildane Zeneli më joshëse se kurrë
Ajo është njëra nga modelet shqiptare që merr vëmendje dhe zgjon interesin për çdo paraqitje që bën në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Vildane Zenelin, një yll tashm me afro 700 mijë ndjekës në Instagram.

Bukuroshja shqiptare ka shpërndarë për ndjekësit imazhe e video të ndryshme dhe me këtë të fundit bëri që të jetë në fokus të faqeve rozë.

Ajo ka pozuar tërësisht ‘topless’ në një plazh duke mbuluar me një rrjet vetëm pjesët intime të trupit.

“Plazh të lutem”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos. Vildanja duket se ka larguar mundësinë e ndjekësve për të komentuar krahas postimit. Zeneli prej shumë vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./L.K
/Zoom.al
Jens Stoltenberg: Nuk ka gjasa të kemi një përplasje ushtarake mes NATO-s dhe RusisëTeksa lufta e Ruisë në Ukrainë po vazhdon, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se nuk ka gjasa që të ketë një përplasje të armatosur midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut. Stoltenberg vlerësoi shfaqjen e unitetit të vendeve të NATO-s për reduktimin e rrezikut të një lufte në shkallë të gjerë. Megjithatë, ai tha se situatë në Ukrainë është “e paparashikueshme” dhe se NATO është përballur me një realitet të ri dhe duhet të përgatitet në një afat të gjatë.
Kur u pyet në lidhje me raportet se Rusia nuk po tërhiqet nga lufta Stoltenberg u përgjigj se kjo është e saktë dhe se “rusët nuk janë të gatshëm, por ne supozojmë se nëse ka nevojë, ata do të jetë në gjendje të komunikojë me ne.”
Sekretari i Përgjithshëm, i cili duhej të bëhej shefi i Bankës Qendrore të Norvegjisë këtë vit, tani do të qëndrojë si kreu i NATO-s duke pasur parasysh situatën në Ukrainë.
“Ndihem i privilegjuar për të tretën herë, në fakt, të zgjas mandatin tim.”
Kur u pyet nëse puna në NATO ishte më e rëndësishme se puna në Bankën Qendrore të Norvegjisë, Stoltenberg u përgjigj: “Unë e ndjej se është më e rëndësishme”, duke shtuar se nëse mund të bëj diçka për të ndaluar këtë konflikt të përshkallëzohet në një luftë të plotë mes Rusisë dhe NATO-s, “unë mendoj se është një detyrë jashtëzakonisht domethënëse për t’u bërë”.
SHBA do të marrë 100 mijë refugjatë ukrainasShtëpia e Bardhë njoftoi të enjten planet se Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin deri në 100,000 ukrainas dhe të tjerë që janë larguar nga sulmi rus i vendit të Evropës Lindore.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Shtëpia e Bardhë tha se plani është pjesë e një pakete më të madhe ndihme humanitare prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar të gjithë ata që janë prekur nga “lufta e Rusisë në Ukrainë”.
Shtëpia e Bardhë tha se ndërsa pret që shumica e ukrainasve të zgjedhin të qëndrojnë në Evropë pranë familjes dhe shtëpive të tyre, refugjatët do të mirëpriten përmes Programit të pranimit të refugjatëve të SHBA-së dhe rrugëve të tjera të zakonshme ligjore. Deklarata thotë se po kërkon gjithashtu të zgjerojë dhe zhvillojë programe të reja duke u përqëndruar tek ukrainasit që kanë anëtarë të familjes në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët thonë se qeveria amerikane po koordinon ngushtë me Bashkimin Evropian në përpjekjet për të ndihmuar refugjatët dhe për të ofruar transferime dhe pranime humanitare.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se paketa e re humanitare do të përfshijë gjithashtu fonde për të garantuar sigurinë ushqimore, strehim, ujë të pastër, furnizime mjekësore dhe forma të tjera ndihme për ata që janë prekur nga “agresioni rus”.
Deklarata thotë se paketa përfshin 320 milionë dollarë shtesë në financim për demokracinë dhe të drejtat e njeriut për Ukrainën dhe fqinjët e saj.
Shtëpia e Bardhë thotë se që nga 24 shkurti, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 123 milionë dollarë për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës dhe Bashkimin Evropian të presin miliona refugjatë që kanë ikur nga vendi, me financimin që është ndarë midis Polonisë, Moldavisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Republikës Sllovake.