Aplikacion
Studioja filmike “Sony” e ka lansuar trailerin zyrtar të filmit, “Where the Crawdads Sing”, i cili vjen në kinema gjatë verës së këtij viti. Filmi bazohet në romanin ‘bestseller’ me të njëjtin emër, të autores amerikane Delia Owens.
Në projektin e zhanrit fantastik, aktorja britanike, Daisy Edgar Jones, portretizon një grua të re e cila jeton në kënetat e Karolinës Veriore dhe përfundon duke u akuzuar për vrasje.
“Where the Crawdads Sing” është prodhim i kompanisë filmike të yllit Reese Witherspoon, “Hello Sunshine”. Aktorja hollywoodiane e kishte lexuar librin, mbi të cilin bazohet filmi, në vitin 2018 dhe kishte menduar se ishte një histori që ia vlen të ekranizohet, raportoi të mërkurën agjencia “AP”.
Edhe ylli i muzikës, Taylor Swift, i ka informuar fansat se kënga e saj e re me titull, “Carolina”, do të jetë kolonë zanore e filmit të ardhshëm. Filmi “Where the Crawdads Sing” do të debutojë nëpër kinema më 15 korrik 2022./L.K
/Zoom.al
Agjenti i Jorginho dridh Chelsean: Ai e do Italinë, mund të luajë në Serie A
Mjaftojnë disa deklarata për të rritur spekulimet në lidhje me të ardhmen e një lojtari në merkato. E tillë qëndron situata e mesfushorit të Chelseat, Jorginho, pas deklaratës së agjentit të tij Joao Santo, i cili nuk e ka përjashtuar një largim të klientit të tij nga Londra.
“Për të është ëndërr që të luajë në Serie A. Zemra e tij është këtu, në Itali. Mund të luajë me Milanin, Interin, Napolin, Romën ose Juventusin”, tha ai për mediat.
Chelsea po kalon një situatë të vështirë sa i përket pronësisë, ku gjithçka mbetet e paqartë pas largimit të Roman Abramovich, i cili u sanksionua nga Anglia për lidhjen e tij të ngushtë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Momentalisht Chelsea nuk ka të drejtë të ndërhyjë në merkaton në hyrje pasi janë ngrirë thuajse të gjitha funksionet, ndaj e ardhmja e disa lojtarëve, përfshi këtu dhe Jorginhos mund të jetë jashtë Anglisë.
/zoom.al
Kryesia e PD fton Komisionin e Rithemelimit në bisedime: Të ngremë një komision të përbashkëtKryesia e Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me situatën e krijuar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Kryesia fton palën tjetër në bisedime.
QËNDRIM I KRYESISË SË PARTISË DEKOKRATIKE, 23 MARS 2022
Eliona Pitarka ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Aktorja dhe partneri i saj kanë mbajtur një dasmë luksoze në një ditë shumë speciale për ta, pasi 22 Marsi është dita kur ka lindur bija e tyre, Gala.

Ka qenë vetë Eliona, e cila ka ndarë video nga ceremonia madhështore ku ka zbuluar edhe look-un e saj si nuse.

Nuk kanë munguar as kolegët e saj të “Klanifornia”, të cilët kanë ndarë foto e video, teksa shihen të ulur së bashku në një tavolinë, si Behar Mera, Olsi Bylyku me Eglin, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, Jul Deda etj./L.K
/Zoom.al

Deputeti Ervin Salianji tha se nuk mund të ketë negociata me ultimatume, ndërsa u shpreh duhet të ulen dhe të diskutojnë për tu bashkuar.
‘Është momenti për të reflektuar, dhe kushdo që ka ambicie të bëjë një hap pas. Besoj se do të arrihet në konkluzion për ti hapur rrugë negociatave për të bashkuar PD-në. Nuk duhet të vendosim ultimatume. Nuk pati propozime për emra konkretë dhe as vendosje për emra. Këtu të gjithë e kanë përjashtuar njëri tjetrin, të ulemi dhe të diskutojmë. Ne na bashkojnë shumë më shumë gjëra se na ndajnë.’- tha Salianji.
Aksidenti në Fushë Krujë-Thumanë, ndërron jetë njëri nga të plagosuritKa humbur jetën një nga personat që mbetën të plagosur gjatë aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Fushë-Krujë-Milot.
Ai u dërgua në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti në Fushë Krujë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhurPolicia ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëri nga të lënduarit që është edhe njëri nga shoferët nuk është mundur të identifikohet ende.
Krujë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.
Aksidenti në Fushë Krujë/Tre të plagosur rëndë dërgohen në spital, njëri i bllokuar në makinë
Te pakten tre automjete jane perfshire ne nje aksident në aksin rrugor Fushe kruje-Milot, prane fshatit Derven.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur rënde dhe janë derguar në spital.
Ndërkaq mësohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar në automjetet e përfshire në aksident per nxjerrjen e të cilëve po punojne forcat e zjarrfikëses.
Policia ndodhet ne vedngjarje ku po punon per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit te trefishtë.
400 mijë euro dasma e BerluskonitSilvio Berlusconi më në fundi bëri një dasmë simbolike me deputeten Marta Fascina, duke veshur kostumin e dhëndrit për të tretën herë, në një ceremoni madhështore, e cila kushtoi rreth 400 mijë euro.

Sipas Dailymail.co.uk, çifti nuk ishin zyrtarisht të martuar sepse fëmijët e Berlusconit nuk duan që Fascina të fitojë të drejtën e pronës, në rast se ky i fundit vdes.

Megjithatë, një ceremoni u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij. 32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh. Më herët, manajti i medies ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario./L.K
/Zoom.al
Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e Berishës në PD: Të shfuqizohen aktet e përjashtimit
Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Ai kërkon shfuqizimin e përjashtimeve dhe pezullimeve të demokratëve dhe ç’blindimin e PD.
“PD të shkojë në bashkim nuk duhet të shkojë me fjalë por me akte politike, por shfuqizimi i akteve të përjashtimit të të gjithë demokratëve dhe ç’blindimi i PD. Këto janë disa simbolike që afrojnë demokratë dhe të unifikohemi si parti, ne nuk shmangim dot asnjë kandidat nëpërmjet deklaratave. Duhet një garë e brendshme në PD”, tha Alizoti.