Aplikacion
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mblodhi sot Këshillin e Sigurisë dhe më pas zhvilloi edhe një takim me përfaqësuesit serb të Kosovës. Temë e diskutimeve ishte situata e krijuar pas refuzimit që qeveria e Kosovës i bëri Prishtinës për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe edhe në territorin e Kosovës. Gjithashtu pas këtyre takimeve Vuçiç mësohet se po gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një tjetër takim me ambasadorët e vendeve kryesore të BE-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën pas takimin me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.
Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.
Paralajmërimi i OBSH për covid, heqja e masave do sjellë rritje të rasteve
Dhjetëra shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë, kanë hequr kufizimet për COVID-19 në mënyrë “shumë brutale” dhe tani po përjetojnë një rritje të rasteve, me gjasë për shkak të variantit më të transmetueshëm BA2, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha në një konferencë për media në Moldavi, se ishte “optimist, por vigjilent” për zhvillimin e pandemisë në Evropë.
Sipas tij, rastet me sëmundjen COVID-19 janë rritur në 18 nga 53 shtetet në rajonin evropian.
“Shtetet që veçanërisht po shohin rritje të rasteve janë Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Greqia, Qipro, Franca, Italia dhe Gjermania”, tha ai.
Kluge tha se shkaktuari kryesor për rritjen e rasteve me gjasë është varianti BA2, që sipas ekspertëve është rreth 30 për qind më ngjitës, por jo më i rrezikshëm, sesa varianti paraprak BA1.
Por, “këto shtete po heqin kufizimet brutalisht, duke shkuar nga shumë masa në pak”, tha ai.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në Evropë, pas pikut të arritur në fund të janarit, por është shënuar një rritje e rasteve në fillim të marsit.
Gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 5.1 milionë raste dhe 12,496 vdekje në rajonin evropian, tha OBSH-ja. Në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar pothuajse 194.4 milionë raste dhe mbi 1.92 milion vdekje.
A e dini sa energji harxhoni po ta lini karikuesin e celularit në prizë?
Qytetarët zakonisht i lënë karikuesit të vendosur në prizë edhe pasi kanë karikuar celularin.
Kush mendon se kjo nuk ka asnjë kosto e ka gabim. Sipas të dhënave të vet kompanive që prodhojnë celular dhe karikues, lënia e një karikuesi në prizë gjatë 24 orëve harxhon 0.25 watt.
Ky konsum rritet në 3.68 wat kur ne karikojmë një cellular plotësishtm, natyrisht që kjo varet nga madhësia e baterisë dhe ky nivel konsumi zbret në 2.24 wat kur smartphoni është karikuar plotësisht por qendron në prizë.
Ndaj e mira është që pasi karikojmë një celular ta heqim karikuesin nga priza.
Kjo sjell më pak kosto për qytetarin, por rrit edhe kursimin e energjisë në këto kohë të vështira.
Francis Ford Coppola nderohet me yll në tapetin e HollywoodRegjisori i famshëm amerikan, Francis Ford Coppola është nderuar me yll në tapetin e të famshmëve në Hollywood. 82-vjeçari ishte i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit të tij në bulevardin e famës.
“Mendoj se në pozitën time, është më mirë të japësh komente të shkurtra dhe të sinqerta, dhe sigurisht se jam i kënaqur që emri im është përfshirë në mesin e këtyre personave të mrekullueshëm, shumica prej së cilëve nuk jetojnë më. Prandaj, ju falënderojë të gjithëve nga thellësia e zemrës”, u shpreh ai.

Regjisori, skenaristi dhe producenti i shpërblyer me gjashtë çmime “Oscar”, dhe i cili më së miri njihet për punën në filmat “The Godfather”, është njëri prej gjashtë personave të vetëm që brenda një nate ka fituar çmim akademik për kategoritë, “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Skenari më i mirë”. Këtë sukses e arriti në vitin 1974 me filmin “The Godfather: Part II”.

Motra e regjisorit e cila gjithashtu kishte rol në filmat me gangster, Talia Shire, ishte e pranishme në ceremoni krahas aktores, Elle Fanning. “Kjo e fundit para të pranishmëve deklaroi: “Puna me një regjisor sikur ju më ka mësuar të jem e shkathët. Po ashtu mendoj se ma ka mësuar mënyrën e të bërit film. Francis përdor gjërat përreth dhe i kthen ato në ari”, u shpreh Elle.

Për nderë të 50-vjetorit të lansimit të filmit të parë, “The Godfather”, gjatë muajit shkurt ky projekt u transmetua nëpër kinema të limituara të Shteteve të Bashkuara./L.K
/Zoom.al
Fierza në pikën kritike, hidrocentralet e Drinit fikin gjysmat e turbinave
Situata hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike.
Mungesa e reshjeve të shiut në këtë periudhë rrezikon ecurinë e punës, ndërsa tashmë mësohet se tre hidrocetralet e kaskadës së Drinit: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës po prodhojnë energji me gjysmë kapaciteti.
Nga 261 metra që ishte niveli në liqenin e Fierzës më datë 15 mars, sot është 258 metra, duke shënuar një rënie me 3 metra brenda një jave.
Situata bëhet edhe më e pashpresë, pasi nga parashikimi i motit të paktën për disa ditë nuk pritet të ketë reshje të tjera.
Ujëmbledhësi i Fierzës, që shërben edhe si rregullator për dy hidrocentralet e tjera, nivelin e tij maksimal e ka 296 metra, ndërsa minimalin, kur edhe ndalet plotësisht puna, e ka 240 metra.
Mësohen datat për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së ItalisëJanë mësuar datat se kur do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.
Inter dhe Milan do të luajnë më 19 prill, ndërsa Juventus dhe Fiorentina më 20 prill.
Ndeshja e parë në derbin e Milanos përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në anën tjetër bardhezinjtë fituan minimalisht. Kujtojmë që rregulli i golit në fushën kundërshtare është i vlefshëm deri në sezonin e ardhshëm në këtë kompeticion.
/zoom.al
Video e sulmit me kallashnikov ne Velipojë, i riu terorizon banorëtZoom.al ka mundur të sigurojë videon e sulmit me armë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë të Shkodrës. Siç edhe shihet në pamje, 32 vjeçari Armando Ndreu zbret nga makina e tij dhe qëllon disa herë në drejtim të një furre buke, në pronësi të shtetasit Sadet Sala. Më pas ai hipën sërish në makinë dhe qëllon sërish në ecje. Nga të shtënat pati vetëm dëme material. /Zoom.al
Përfundoi në spital, reagon për herë të parë Sokol Balla: Jam …View this post on Instagram
Gazetari Sokol Balla ka reaguar për herë të parë pas lajmit të publikuar në media se ai kishte përfunduar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Në një reagim për “Neësbomb.al” Balla thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Balla tregon se mbrëmjen e djeshme ka pasur probleme shëndetësore dhe falë ndihmës së shpejt që ka marrë nga mjekët, ia ka dalë dhe ndodhet në shtëpi.
Berisha: Basha “plaçkë tregu” në fletushkën e Alibeajt. Nuk ka diskutim që…Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka përfunduar takimin e tij ku u diskutua mbi hapat e mëtejshme që do hedhi pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i partisë. Në një komunikim për mediat pas këtij takimi, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i Dhjetorit dhe referendumi në bazën demokrate.
Au u shpreh i sigurtë se PD do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike më të fortë se kurrë.
Ka ardhur koha që të ktheheni në selinë blu?
Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë.
Po për thirrjen që bëri zoti Alibej në emër të grupit?
Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale.
Rama takon sërish Sorosin e vogëlKryeministri Edi Rama është konsideruar gjithmonë si një njeri i afërt i George Sorosit. Madje shpesh herë është akuzuar se edhe në politikë është sponsorizuar prej tij. Këtë miqësi Sorosi i madh e ka trashëguar edhe tek djali i tij Aleks Soros, i cili gjithashtu ka krijuar një miqësi të veçantë me kryeministrin shqiptar. Ai ndodhet sërish në Tiranë ku ka zhvilluar një tjetër takim jio formal me kreun e qeverisë. Është aleks soros ai që e ka bërë të ditur këtë takim, teksa ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Ramën, të cilën e shoqëron me një koment vlerësues për të.
“Në Tiranë me njeriun që e shndërroi atë në një nga qytetet më të veçanta në botë!”, shkruan Soros.
