Aplikacion
Në teatrin e Mariupolit nuk pati asnjë bombardim rus, por një “pengmarrje” nga “nacionalistët ukrainas
Kështu deklaroi ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas Nebenzya, batalioni Azov i konsideruar si një objektiv legjitim nga forcat ruse, mbante peng njerëz në teatër, i cili, saktësoi diplomati, “nuk ishte kurrë një objektiv”.
Ambasadori më pas pretendoi se forcat ukrainase po përgatitnin “një provokim të përgjakshëm” dhe akuzoi shtypin perëndimor për dhënien e lajmeve të gabuara për atë që ndodhi.
Victoria Beckham ka fituar një shumë të madhe parash nga karriera e saj muzikore vitin e kaluar, pavarësisht se nuk ka mbajtur asnjë koncert të vetëm.
Sipas mediave ndërkombëtare, thuhet se ajo ka pasur një fitim prej 566 mijë dollarësh për vitin 2020. Victoria ka marrë fitime të rregullta nga muzika e saj, pavarësisht se refuzoi t’i bashkohej sërish Spice Girls në turneun e tyre të vitit 2019.
Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj David Beckham, duket se po ecën mirë me investimet e tij, me kompaninë Footëork Productions Ltd, pasi ka deklaruar një fitim të madh prej më shumë se 20 milionë dollarë.
Berlusconi i jep fund beqarisë me partneren 53 vite më të reIsh-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, do të martohet sërish të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë. Ai do t’i jap fund beqarisë me 32-vjeçaren Marta Fascina, ndërkohë që vetë është 85 vjeç, por difereca në këtë rast nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për dashurinë.
Sipas mediave italiane, me këtë periudhë të vështirë që po kalon Europa, Berlusconi ka dashur ta shtyjë ceremoninë për një kohë tjetër, por është e fejuar ajo që ka insistuar.
Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.
Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja gjatë moshës së tretë.
Rusia kërkon nesër takim urgjent të OKB-sëNe kemi vendosur të mos e votojmë projekt-rezolutën tonë humanitare për Ukrainën nesër, por nuk po e tërheqim atë. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë një takim të ri urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mëngjes lidhur me laboratorët biologjikë të menaxhuar nga SHBA. “.
Kështu ka thënë ambasadori i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia.
Vritet një shtetas amerikan në UkrainëDepartamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se një shtetas amerikan u vra në një sulm rus në qytetin ukrainas Çernihiv.
Identiteti i amerikanit të vrarë nuk është bërë i ditur. Ai është shtetasi i dytë amerikan që u vra në konflikt, pas vrasjes së gazetarit dhe regjisorit Brent Renaud javën e kaluar.
Policia e Çernihivit tha se kishte një sulm me artileri të rëndë në qytet dhe se në mesin e civilëve të vrarë ishte një shtetas amerikan.
Në Çernihiv, qytet në veri të Kievit, gjatë 24 orëve të fundit u vranë të paktën 53 persona, gjatë sulmeve të rënda ajrore ruse.
Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se një shtetas amerikan u vra në Ukrainë në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.
“Unë mund të konfirmoj se një shtetas amerikan është vrarë. Nuk kam më shumë detaje”, u tha Blinken gazetarëve në një konferencë për shtyp.
Blinken tha se pajtohet me presidentin, Joe Biden, se në Ukrainë janë kryer krime lufte.
Ai tha se ekspertët amerikanë janë në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.
Ditë më parë, gazetari amerikan Brent Renaud, u qëllua për vdekje në Irpin, në veri të Kievit. /REL/
Divock Origi pranë Milanit, ja arsyet pse kuqezinjtë zgjodhën belgunZgjedhja e Milanit për sulmin është Divock Origi. Sulmuesi i Liverpool është drejt përfundimit të kontratës me “Të Kuqtë” dhe palët kanë mbajtur qëndrim neutral për të rinovuar kontratën, ndaj e ardhmja e tij pritet të jetë në një klub tjetër, ku zërat e lidhin atë me Milan.
Me kosto zero dhe me profil të rëndësishëm në garat europiane, Origi është lojtari që plotëson kërkesat e drejtuesve kuqezinj për të investuar në verë tek ai. Përveç kësaj, 28 vjeçari është i etur për të provuar një eksperiencë të re jashtë Anglisë dhe interesi i Milanit e intrigon atë për projektin që ofron.
Kontributi i tij në ndeshjet kundër “Djallit” janë një tjetër provë që kanë bindur Maldinin dhe Massarën mbi sulmuesin, ku asisti për golin e Salah në ndeshjen e parë dhe goli në ndeshjen e dytë që i dha dhe suksesin Liverpoolit për të shkuar më tej janë mjaftueshëm për potencialin që futbollisti ka në arenën ndërkombëtare, aty ku Milan ka më së shumti nevojë për tu përmirësuar dhe përforcuar.
Bisedimet mes palëve janë në proces të avancuar dhe me shumë mundësi Divock Origi do të vesh fanellën e Milanit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Arrestohet ish-kryeministri bullgar Bojko BorisovIsh-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u arrestua të enjten më 17 mars, si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të BE-së, tha Ministria e Brendshme bullgare.
Në njoftimin e ministrisë, thuhet se bashkë me Borisovin u arrestuan edhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-shefi i komisionit parlamentar buxhetor, Menda Stojanova dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudov.
“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në Bullgari në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane. Bastisje dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova aktualisht janë të ndaluar”, thuhet në njoftim.
Borisov, 62 vjeç, është aktualisht kryetar i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB.
Ministria nuk dha detaje, por televizioni publik BNT tha se rastet kishin të bënin me “keqpërdorimin e ndihmave të BE-së”.
Bastisjet vazhduan në shumë adresa në të gjithë vendin.
“Askush nuk është mbi ligjin”, tha kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në një postim në rrjetet sociale.
Partia e sapoformuar kundër korrupsionit e Petkov, fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari vitin e kaluar, me platformën “zero tolerancë për korrupsionin”.
Operacioni vjen pas një vizite në Sofje më 16-17 mars nga kryeprokurorja evropiane Laura Koevesi.
Ajo vlerësoi “vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkovit në luftën kundër korrupsionit”.
“Tani është koha që autoritetet përkatëse bullgare të bashkohen me ne, duke përfshirë rastet veçanërisht të ndjeshme”, tha Koevesi.
“Kjo është arsyeja pse ne ekzistojmë, kjo është arsyeja pse jemi këtu”, tha Koevesi, janë hapur 120 hetime për mashtrime që përfshijnë paratë e BE-së në lidhje me tenderët publikë, subvencionet bujqësore, ndërtimet dhe fondet e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit.
Borisov është akuzuar për korrupsion disa herë gjatë viteve, por ka mohuar akuzat.
Berisha: Elmar Brok më tha se zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi ytEurodeputeti dhe përfaqësuesi i Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok ka deklauar se zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi i liderit historik, Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha zbuloi në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se mesditën e sotme ka takuar eurodeputetin gjerman.
“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme.
Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, ‘Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt’. Plotësisht.
Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston, dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithccka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën“, u shpreh Berisha.
11-vjeçari ukrainas që përshkoi 1000 kilometra i vetëm, bashkohet në Sllovaki me nënën e tijMi Sulmet ruse në Ukrainë ka sjellë largimin e shumë qytetarëve nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës.
Sëfundmi “The Times” shkruan se një djalë 11-vjeçar ukrainas është ribashkuar në Sllovaki pasi ka udhëtuar më shumë se 620 milje i vetëm , ndërsa kishte të shkruar në dorë një numër telefoni.
11-vjeçari Hassan Al-Khalaf është takuar me nënën e tij e cila ka treguar se ka humbur gjithçka për shkak të luftës.
“Duhej të arratiseshim që familja jonë të shpëtonte shëndoshë e mirë”, ka thënë nëna e 11 vjeçarit, Yulia Volodymyrivna, duke shtuar: Do të na duhet të nisim gjithçka nga e para, por fatmirësisht jemi të shëndetshëm.
Gjithashtu Volodymyrivna tregoi se ajo vendosi që ta hipte Hasanin në një tren që nisej në lindje të Ukrainës pasi centrali bërthamor u sulmua nga rusët dhe vetë ajo mbeti pas për shkak se i duhej të kujdesej për gjyshen me aftësi të kufizuara. Djali arriti në kufirin Sllovak më 4 mars , duke tronditur policinë kufitare, e cila postoi një status në mediat sociale :“Ky është heroi më i madh i natës së kaluar.”
Duke përdorur numrin e telefonit të shënuar në dorën e tij, ata kontaktuan vëllain e Hassanit 20 vjeç, i cili po studion në kryeqytetin sllovak të Bratislavës.
Atij tashmë i ishin bashkuar tre motrat e Hassanit, të cilat kishin bërë udhëtimin përpara djalit.
Deri më tani në Sllovaki kanë hyrë 232,000 refugjatë, 93,000 prej tyre fëmijë.
Kjo familje më herët është dashur të shpërngulej në Ukrainë nga Siria, pasi babai sirian i Hassanit vdiq.
Sapo mësoi se djali i saj ishte i sigurt, Volodymyrivna dërgoi një video mesazh, duke falënderuar rojet kufitare dhe vullnetarët në Sllovaki.
“Rojet kufitare e takuan dhe e ndihmuan të kalonte kufirin duke e lanë në anën tjetër të Sllovakisë. Më pas e takuan vullnetarë sllovakë. Më kanë ushqyer fëmijën. E çuan në Bratislavë. Ju falënderoj shumë për shpëtimin e jetës së djalit tim. Ka njerëz me zemër të madhe në vendin tuaj të vogël. Ju lutemi, shpëtoni fëmijët tanë. Ju lutemi mbroni fëmijët tanë ukrainas.”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera OKB ka bërë me dije se rreth 3.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina./M.C/
Zoom.al
Pse makthi numër 2 i Putinit pas Zelenskit është kreu i Hekurudhave të UkrainësEkziston një armë sekrete pas rezistencës ukrainase, një armë shumë e gjatë dhe e përhapur, e aftë për të arritur çdo qëllim: trenat dhe rrjeti i saj hekurudhor.
Dhe ka një njeri që rusët do të donin ta vrisnin sa më shpejt të jetë e mundur, objektivi numër 2 pas presidentit Zelensky: ai është kreu i hekurudhave të Ukrainës.
Pse? Sepse trenat po e shpëtojnë vendin, ose – duke dashur të parkojnë më me kujdes mes realizmit dhe pesimizmit – po e shtyjnë shkatërrimin dhe dorëzimin e Ukrainës pafundësisht. Në fakt, trenat po bëjnë shumë gjëra.
Ata i bëjnë refugjatët të ikin shpejt. Ata sjellin mijëra ndihma në zonat e rrethuara. Mbajnë armët që sjell Perëndimi, raketat antitank dhe dronët që kanë zhvendosur (në disa raste) rusët. Ato transportojnë trupa në qytetet e frontit dhe, në mënyrë të pabesueshme, “vazhdojnë të eksportojnë gjithçka që mund të prodhojë Ukraina në këto kushte lufte”.
Dhe prandaj është e lehtë të kuptohet pse një nga makthet e Putinit është Oleksandr Kamyshin, 37 vjeç, presidenti i rrjetit hekurudhor të Ukrainës.
BBC e ndoqi për disa ditë dhe nuk do të habiteshim, pas pak vitesh, ta shihnim këtë histori të përkthyer në film. Ju kujtohet një film i madh lufte pa trena? E pamundur. Këtu, edhe në këtë luftë, trenat janë gjithçka, jetë dhe vdekje.
Jeta: hekurudhat janë punëdhënësi më i madh në vend me 231,000 punonjës të shpërndarë në 603,470 kilometra katrorë (nganjëherë harrojmë se Ukraina është vendi më i madh në Evropë pas Rusisë).
Sipas Kamyshin, që nga fillimi i luftës “stafi i tij ka ndihmuar në zhvendosjen e 2.5 milionë njerëzve në siguri”.
Vdekja: 33 punonjës të hekurudhës janë vrarë që nga fillimi i pushtimit. “Ata binin në gjurmët tona çdo ditë. Ata goditën stacionet. Njerëzit tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo moment. Shkojnë nën bombardim dhe vazhdojnë të shpëtojnë njerëzit”.
Kamyshin lëviz vazhdimisht për të mos qenë i gjurmueshëm, gjithmonë i mbrojtur nga truprojat.
Ai nuk e ka parë gruan dhe dy fëmijët e tij për tre javë. Ta takosh në zyrën e tij do të thotë ta shohësh të përkulur mbi një hartë të madhe të vendit dhe gjurmëve të tij, të rrethuar nga bashkëpunëtorë dhe vazhdimisht në telefon.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Por kam edhe një kërkesë”, i thotë ai telefonuesit. “Ju lutemi na ndihmoni të rindërtojmë tregtinë midis Ukrainës dhe Polonisë”. Ai e mbyll telefonin dhe buzëqesh. “Ai ishte ministri polak i Infrastrukturës,” thotë.
Një kontabilist dhe sipërmarrës, deri para një muaji, ai ishte i përfshirë në reformën e sektorit hekurudhor dhe tani është një nga personalitetet që drejton operacionet e luftës.
Por ky është një fat i përbashkët, thekson ai: “Të gjithë në Ukrainë ishin biznesmenë, fermerë dhe çdo profesion tjetër përpara fillimit të luftës. Tani të gjithë në Ukrainë janë në luftë. Të gjithë filluam të bëjmë luftë”.
Kamyshin lëviz vazhdimisht për t’i shpëtuar raketave, por edhe për të takuar zyrtarë hekurudhorë dhe qeveritarë. Ai e zbulon planin pa frikë, me sa duket e di që rusët e dinë, ose ndoshta dëshiron t’i mashtrojë: “Ne kemi nisur një program për të transferuar prodhimin nga Lindja në Perëndim. Kështu që ne mund të lëvizim njerëz, ide, plane, ndoshta makineri për të nisur një prodhim të ri në perëndim”.
Natyrisht, Oleksandr Kamyshin përsërit parrullën e Zelenskyt: “Faleminderit për ndihmën të dashur miq perëndimorë, por nuk mjafton, nevojiten më shumë armë, nevojitet një zonë ndalim-fluturimi”.
Por ai e di që kjo nuk ka gjasa. E vetmja gjë që mund të bëjë, është t’i bëjë trenat të lëvizin pavarësisht gjithçkaje, që zakonisht është krenaria e diktatorëve, por gjithsesi është aktiviteti më demokratik nga të gjithë, në paqe dhe aq më tepër në luftë.
Gazetari anglez e mbyll historinë e tij në një depo hekurudhore periferike, me prozën e korrespondentëve të mirë të luftës: “Hera e fundit që e shoh zotin Kamyshin, është rreth mesnatës. Ai po ecën përgjatë shinave në errësirë derisa drita e vëmendjes së trenit që po afrohet ndriçon shkurtimisht grupin e tij të vogël. Treni afrohet dhe një stjuardesë e mirëpret në bord. Nuk mund të them se ku po shkon, por nata në vazhdim do të jetë e mbushur me thirrje dhe diskutime. Do të ketë disa orë gjumë, ndoshta dhe monitorim të vazhdueshëm se ku kanë sulmuar rusët së fundmi. Ne do të vazhdojmë të fshehim gjurmët pasi zjarri të pushojë, – thotë ai para se të largohet. – Ne do t’i mbajmë trenat në lëvizje për aq kohë sa të jetë e mundur. Nuk ka zgjidhje tjetër për ne. Corriere della Sera-si