zoom

Day ArchiveSi po i fsheh Putini miliardat e tij/ Nga djali i kasapit, të dashurat dhe vajza “sekrete”

Presidenti rus Vladimir Putini mendohet të jetë personi më i pasur në botë me një pasuri të fshehur prej 200 miliardë funtesh, pasi merr deri në 50 për qind të çdo rubla të prodhuar në Rusi nga njerëzit më të fuqishëm të vendit.

“MailOnline” raporton se një prej vajzave të tij rezulton se është miliardere, pronare e një super vile në Surrey, Mbretërinë e Bashkuar. Ky informacion ka dalë në dritë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur “gjuetinë” për pasurinë e të fortit të Kremlinit në Mbretërinë e Bashkuar.

Disidenti Alexei Navalny, i cili tani vuan dënimin në një burg rus me akuza të sajuara, (pasi i mbijetoi një atentati të dështuar që besohet se ishte ideuar nga Putini), ka zbuluar se si përdor një rrjet të dashurash, fëmijëve të tij, miqve të KGB-së, aleatëve në politikë, si kryebashkiaku i Shën Petersburgut, shokëve të universitetit dhe miqve të fëmijërisë për të fshehur pasurinë e tij të jashtëzakonshme.

Ndër bashkëpunëtorët e presidentit rus dyshohet se është djali i një kasapi, miku i tij i fëmijërisë, i cili ka një pasuri të pashpjegueshme prej 500 milionë dollarësh, nipi i kushëririt të tij gjithashtu me një pasuri prej 500 milionë dollarësh të pashpjegueshëm dhe ish-shefi i tij i KGB-së, i cili tani është kreu i një prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi.

 

Por ndërsa e ashtuquajtura ‘skuadra e kleptokracisë’ e Agjencisë Kombëtare të Krimit fillon kërkimin e saj për asetet e Putinit në Mbretërinë e Bashkuar, aktivistët pretendojnë se një nga tre vajzat e tij, dy legjitime dhe njëra fryt i lidhjes me pastruesen e tij, tani ka një pasuri që vlen plot 100 milionë dollarë.

Ajo thuhet se zotëron një pronë në Surrey, shkruan “MailOnline” sot.

Po ashtu, Putini zotëron një pallat të madh në brigjet e Detit të Zi me vlerë 1 miliard dollarë, e cila është financuar nga ryshfetet nga aleatët që ai ka vendosur në krye të kompanive më të mëdha të naftës dhe gazit të Rusisë, sipas Navalny.

E në të njëjtën kohë ai gjithashtu besohet se ka pasuri të fshehura në të gjithë globin në formën e pronave, bizneseve dhe investimeve të mbajtura nga aleatë të besuar.

Putin, 68 vjeç, ka dy vajza Maria, 35, dhe Katerina, 34, nga martesa e tij me Lyudmila Putina. Çifti u divorcua në vitin 2013.

Ndërsa në vitin 2003 lindi vajza nga lidhja e tij e fshehtë me pastruesen Svetlana Krivonogikh. Krivonogikh jeton në Monako me vajzën e saj që ka grumbulluar një pasuri prej 100 milionë dollarësh menjëherë pasi lindi.

Një “celulë e re kleptokratike” e krijuar në Agjencinë Kombëtare të Krimit për të shënjestruar ata që përpiqen të shmangin sanksionet e vendosura në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, po shqyrton nëse Putini ka fshehur miliona paund nga pasuria e tij personale në Londër.

Një burim i NCA tha për Telegrafin: “Ka njerëz që punojnë mbi këtë dyshim. Njësia do të gjurmojë paratë e Putinit dhe të bashkëpunëtorëve të tij”.

Financieri Bill Browder, dikur investitori më i madh i huaj i Rusisë, i cili tani e quan veten “armiku numër një” i Vladimir Putinit, thotë se modeli i biznesit të Presidentit është të marrë gjysmën e asaj që fitojnë çdo vit mbi 100 oligarkët e vendit. Rreth 20 prej tyre janë miliarderë.

Kjo qasje u zbulua kur në vitin 2003 ai urdhëroi arrestimin e njeriut më të pasur të Rusisë, Mikhail Khodorkovsky. Sipas Browder, oligarkët pas këtij episodi takuan Putinin për të biseduar dhe për të rënë dakord që ai të mos i sulmojë. Putini në këmbim të kësaj u kërkoi “50 për qind” të fitimit të tyre… edhe pse presidenti rus këmbëngul se fiton vetëm 70,000 paund në vit nga paga e tij shtetërore plus një pension të KGB-së.

Këta janë njerëzit që Navalny pretendon se po e ndihmojnë Putinin të fshehë miliardat e tij:

Liverpool mposht Arsenalin, shkurton distancën me kreun

Liverpool sheh t’i afrohet kreut pas suksesit ndaj Arsenalit në shifrat 2-0.

Skuadra e Jurgen Klopp administroi mjaft mirë ndeshjen duke i shënuar golat në pjesën e dytë. Diogo Jota në minutën e 54-të dhe Firmino në të 62-tën, mjaftuan për suksesin që i hap akoma mundësitë skuadrës për të tentuar kampionatin.

Distanca me Manchester Cityn është reduktuar në vetëm 1 pikë dhe ndeshja direkte mes tyre më 10 prill pritet të përcaktojë përfundimisht se ku do të jetë fituesi i sezonit 2021-2022 të Premier League.

/zoom.al

NFT-të po vijnë në Instagram

Mark Zuckerberg tha sot se Instagram po punon të integrohet brenda platformave të NFT-së. Ai tha se një ditë përdoruesit e Instagramit do të munden të krijojnë NFT nga rrjeti social, apo siç quhet “minting”. Opsionet do të dalin gjatë muajve në vijim.

Meta, ish-Facebook, do të bëjë një “aventurë” në botën e NFT-ve dhe do të hedhë para aty.

“Nuk jam ende gati për të thënë se çfarë do të bëjmë, por në muajt e ardhshme ju mund të keni NFT-të tuaja”.

Meta kishte paralajmëruar që në vitin 2021 për përfshirjen në botën e NFT-ve , pas investimit 200 mln dollarësh në kriptomonedha.

Në tetor, Facebook ndryshoi emrin në Meta dhe shpenzoi 10 mld dollarë për marketimin e emrit të ri.

Twitteri po ashtu ka njoftuar se tashmë ka hyrë në botën e NFT-ve.

Villareal gjunjëzon “Zonjën e Vjetër”, Chelsea bën detyrën ndaj Lille

Janë mësuar dhe skuadrat e fundit që shkojnë në çerekfinalet e këtij edicioni të Uefa Champions League. Villareal dhe Chelsea kanë mposhtur kundërshtarët e tyre respektivë Juventus dhe Lille për të prerë biletën e kualifikimit në fazën tjetër.

Në “Allianz Stadium”, nëndetësja e verdhë nuk fal përballë Zonjës së Vjetër, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 në pjesën e dytë. Golat e Morenos (p), Torres dhe Danjumës (p) i dhanë suksesin trajnerit Emery.

Në anën tjetër, Chelsea bën detyrën duke vazhduar atë që la në Londër. Dy golat e Pulisic dhe Azpilicuetës përmbysën atë të Ylmaz, duke bërë që Blutë të marrin biletën e kualifikimit në fazën më tej.

Kështu, Villareal dhe Chelsea u bashkohen skuadrave të tjera çerekfinaliste si Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool, Atletico de Madrid, Manchester City dhe Benfika. Shorti për ndeshjet çerekfinale hidhet të premten në orën 12:00.

/zoom.al

Tërmeti 7.3 ballë në Japoni , 2 mln shtëpi mbesin pa energji elektrike

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë këtë të mërkurë, duke ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 2 milionë shtëpi. Madje sipas raportimeve ka pasur një alarm zjarri në një turbinë në uzinën e bërthamore në Fukushima Daiichi, thanë autoritetet, duke shtuar se ata po monitoronin situatën.

Sakaq, vlen të përmendet se tërmeti ishte ma magnitudë 7.3 ballë të shkallës rihter dhe si rrjedhojë ka shkaktuar dëme të shumta, në supermarkete e banesa. Epiqendra e saj ishte 170 milje larg nga Tokio. Autoritetet thonë se nuk ka anomali në vendin që u shënua një tërmet 11 vite më parë, ku ndërruan jetë 17 mijë njerëz.
Një valë cunami prej 20 centimetrash u regjistrua në Ishinomaki në prefekturën Miyagi gjatë natës, sipas transmetuesit publik NHK, i cili tregoi imazhe të disa
dëmeve strukturore në Fukushima.

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha për rastin:
“Thirrjet kanë përmbytur policinë dhe ambulancat në Fukushima dhe Miyagi. Ne po bëjmë çmos për të vlerësuar shkallën e dëmit”.
Matsuno tha se një grup pune emergjente qeveritare ishte ngritur dhe paralajmëroi banorët për pasgoditje të mundshme të forta gjatë javës së ardhshme.
Ai tha:

“Pasgoditjet e mëdha ndodhin shpesh disa ditë pas tërmetit të parë, kështu që ju lutemi qëndroni larg çdo godine të shembur… dhe vende të tjera me rrezik të lartë”.

Të paktën dy milionë familje mbetën pa energji në rajonin qendror Kanto, duke përfshirë 700,000 në Tokio dhe 156,000 në rajonin verilindor, tha ofruesi i energjisë elektrike TEPCO.

 

 

 

Gjermania dhe 3 shtete ‘devijojnë’ nga Perëndimi, tentojnë të zbusin sanksionet ndaj Rusisë

Analiza e New York Times: Gjermania, Italia, Hungaria e Greqia ‘devijojnë’ nga blloku Perëndimor, tentojnë të zbusin sanksionet ndaj Rusisë, ja arsyet

Gjermania po shtyn të ngadalësojë ose bllokojë sanksionet kundër Rusisë në një betejë gjithnjë e më të ashpër të Perëndimit për sanksionet të udhëhequr nga Polonia dhe shtetet baltike. Kampi pro sanksioneve regjistroi protesta zyrtare të Brukselit këtë javë për lëvizjet e institucioneve të BE-së, për të ulur masat që synojnë ekonominë ruse dhe oligarkët kryesorë.

Ndarjet dhe mosmarrëveshja pritet të përhapen në një samit të liderëve të BE-së, të ndjekur nga Presidenti Biden, javën e ardhshme, ndërsa luftimet intensifikohen në Ukrainë dhe forcat ruse rrethojnë Kievin.

“Gjermania tani është duke vënë frena plotësisht dhe hapur me mbështetjen e Italisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Greqisë,” tha një burim diplomatik i BE-së. Berlini, me të paktën tre kryeqytete të tjera, ka përdorur takimet pas raundit të katërt të sanksioneve të BE-së të martën për të ndaluar masat.
Grupi kundër sanksioneve njihet si “Contras” me një pseudonim që pasqyron kundërshtimin ndaj “Sanctionistas”, një emër i frymëzuar nga ana e tij nga rebelët e Nikaraguas të asaj kohe.
“Dita ditës po bëhet më e qartë se tre palët po formohen: Polonia dhe shtetet baltike në njërën anë, të njohur si “sanksionistët” që duan sanksione më të forta dhe më të ashpra. Pastaj Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria nga ana tjetër, kontras, që kanë prioritet interesat e tyre ekonomike.

Sipas burimeve të shumta, blloku i udhëhequr nga Gjermania shprehu kundërshtimin ndaj një raundi të ri të pestë të sanksioneve në bisedimet midis ambasadorëve të BE-së këtë javë.
Gjermanët, me mbështetjen e italianëve, bullgarëve dhe grekëve, si dhe qipriotë dhe austriakë, po kërkojnë që BE-ja tani të fokusohet “në mbylljen e zbrazëtirave” në vend të masave të reja.

Blloku është ankuar se “modeli i tenxhere me presion” i marrjes së vendimeve ndërsa lufta në Ukrainë po shpërthen po gjeneron shumë sanksione në tekstet ligjore.

“Ka shumë diplo-speak për asnjë sanksion të ri”, tha burimi diplomatik i BE-së, duke përdorur fjalën gjermane për “ju lutem”.

Polonia është e zemëruar që sanksionet e miratuara nga BE të martën nuk përfshinin Oleg Deripaska sepse ngrirja e aseteve në pronësi të oligarkut rus të metaleve do të ndikonte në prodhimin e aluminit dhe të tjera në Gjermani dhe vende të tjera.

Në paketën e sanksioneve, Gjermania dhe Kontrasi zbutën një ndalim për investimet e reja në sipërmarrjet e përbashkëta energjetike me Rusinë, nëpërmjet kompanive të tilla si Gazprom ose Rosneft, me vonesë “përfundimi” prej gjashtë muajsh, rritur nga tre muaj.

Ndërsa 15 oligarkë kyç, përfshirë Roman Abramovich , u shtuan në listat e zeza të ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit, Deripaska u la jashtë pavarësisht se u vu në shënjestër nga sanksionet britanike javën e kaluar.
“Natyrisht që e gjithë kjo ishte dhe është e vështirë të gëlltitet në kryeqytetet Sanctionista më afër agresionit rus sesa Berlini. Kështu që ata ishin mjaft të inatosur”, tha diplomati i BE-së.

Bisedimet për sanksionet ndërmjet përfaqësuesve të përhershëm ose ambasadorëve të BE-së, të hënën u ndezën aq shumë saqë takimi i Coreper (Comité des représentants permanents) duhej të shtyhej.
Diplomatët nga Gjermania dhe një grup shumicë vendesh akuzuan sanksionistët për tejkalimin e një “mirëkuptimi” mbi sanksionet e rënë dakord nga krerët e BE-së në Versajë, thanë burimet.

 

10 683 çifte të martuara dhe 10 767 të porsalindur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase, gati tri javë më parë, 10 683 çifte në të gjithë Ukrainën janë martuar, deklaroi Ministria ukrainase e Drejtësisë.

”Lufta në vend vazhdon, por jeta nuk ndalet”, deklaroi ajo.
”Të paktën 10 767 foshnja kanë lindur në vend që nga 24 shkurti’’, sipas kësaj ministrie.
”Ne vazhdojmë të punojmë për ju edhe në kushte lufte!”, iu drejtua përmes një deklarate qytetarëve ukrainas Ministria e Drejtësisë.
Në Shqipëri gratë më të diskriminuara në punë. 23% janë përballur me një formë ngacmimi seksual

Sipas një raporti të fundit nga Komisioneri për Mbrojtjen dhe Diskriminimin, gratë janë më të prekura nga diskriminimi në punë.

Raporti tregon se rastet e diskriminimit me bazë gjinore, janë një pjesë e vogël e rasteve të raportuara, pasi shumica lidhen me diskriminim për shkak të përkatësive dhe bindjeve politike.
Rastet e ngacmimit seksual në vendin e punës janë, edhe më të pakta pasi shumë njerëz ende e shohin këtë temë si tabu. Në versionin e dytë të sondazhit ku u analizuar rreth 76 ankesa më tepër se 70% e të anketuarve që kanë përjetuar diskriminim me bazë gjinore nuk kanë kontaktuar asnjë institucion.

Nga të dhënat rezulton se më tepër gra se burra, kanë raportuar rastin e tyre në institucione krahasuar me vitin 2018 kur vetëm tre persona e kishin raportuar diskriminimin me bazë gjinore pranë Inspektoratit të Punës (IP).
Ndër të dhënat e raportit, rezulton se nga të dhënat totale rreth 20% kanë përjetuar diskriminim në punë krahasuar me 18% në vitin 2018. Ndërkohë, shumë më tepër burra raportojnë se kanë përjetuar diskriminim në sondazhin e vitit 2021 (18%), krahasuar me vitin 2018 (6%).
Për sa i përket informacionin mbi diskriminimin në bazë gjinore, ka rezultuar se shumica e të anketuarve janë tashmë të informuar mbi ligjet për diskriminimin në ambientin e punës.

Raporti tregon se gratë raportojnë më tepër se burrat se janë përballur me pyetje diskriminuese në intervista pune, si për shembull pyetje rreth planeve për t’u martuar (45% e grave ishin përballur me këtë pyetje, krahasuar me 35% të burrave) ose plane për të pasur fëmijë (ku 23% e grave ishin përballur me këtë pyetje krahasuar me 12% e burrave).

Diçka tjetër e rëndësishme e identifikuar në këtë raport është ngacmimi seksual në punë, ku të dhënat kanë treguar se 23% e të anketuarve janë përballur me të paktën një formë ngacmimi seksual në punë, por nuk ka dallime domethënëse ndërmjet gjinive. Nga të dhënat rezulton se shumica e autorëve të ngacmimeve ishin burrat dhe në 24% e anketave autoret e ngacmimeve ishin gra.

 

Ndërkohë lidhur me kontratat e punës nga raporti rezulton se 29% e grave nuk kanë një kontratë punë, në krahasim me 19% e burrave.


Në raport përfshihet edhe ndikimi i pandemisë për punën dhe shifrat tregojnë se 15% e pjesëmarrësve, thanë se u është ulur paga si pasojë e Covid-19. Probabiliteti për ulje të pagës si pasojë e COVID-19 ishte më i lartë për punëtorët në sektorin privat. Nga të punësuarit 43% raportuan se vendi i tyre i punës ishte i mbyllur për shkak të izolimit ose masave të tjera që lidhen me Covid-19.

Më tepër gra (31%) se burra (23%) raportuan se janë përballur me sfida sa i përket kujdesit për fëmijët gjatë pandemisë.

Ndërkaq pavarësisht përmirësimeve, në raport rezulton se institucionet ende nuk kanë bërë mjaftueshëm përpjekje për të adresuar diskriminimin me bazë gjinore, për të rritur besimin e qytetarëve në aftësitë e institucioneve për të mbrojtur të drejtat e tyre për të mos u diskriminuar.
Në raport përcaktohet gjithashtu se mbledhja e të dhënave mbetet ende problem, veçanërisht të dhënat e ndara sipas gjinisë.

The Voice Australia” do të rikthehet në ekran

The Voice Australia” do të rikthehet në ekran së shpejti për një sezon të mrekullueshëm. Në një trailer të publikuar së fundmi, shfaqja e talenteve e cila transmetohet në Channel Seven, tregon sfidën e trajnerëve Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban, të cilët nxitojnë për t’u afruar te karrigia e Rita Orës.

“Shtype atë buton”, i kërkon Guy Ritës në promon e spektaklit, shkruan Daily Mail.  Në të vërtetë, ylli i muzikës pop më në fund shtyp butonin për ta kthyer karrigen e saj.

Rita thotë: “Po dëgjoj me pasion. Dua të dëgjoj se sa shumë i pëlqen të këndojë personit dhe pasionin e tij/saj për artin”.

Keith shton: “Ajo që do të më tërheqë më shumë është kur ndiej diçka; kur ka një të vërtetë në zërin e tyre që më flet përtej tingullit të vokalit të tyre dhe unë jam në gjendje ta ndiej atë thellë”.

Për Jessican, gjithçka ka të bëjë me lidhjen e artistit me këngën dhe mënyrën se si ata tregojnë historinë e tyre brenda performancës. Sezoni i njëmbëdhjetë i “The Voice Australia” realizohet nën regjinë e Sonia Kruger./L.K

/Zoom.al

 

Tragjike/ Aktori i njohur plagoset gjatë xhirimeve

Aktori i njohur amerikan, Norman Reedus është plagosur gjatë xhirimeve të serialit, “The Walking Dead”.

Lajmin tronditës, agjenti i tij për “Deadline”, i cili u shpreh se 53-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u shpreh se Reedus është duke u shëruar dhe është në gjendje të kthehet në punë së shpejti.

Ndërkohë, nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur. Reedus ka luajtur rolin e Daryl Dixon në “The Walking Dead” që nga sezoni i pare deri më tani në sezonin e njëmbëdhjetë.