Aplikacion
Vladimir Putin është kthyer në qendër të vëmendjes, sidomos në javët e fundit që kur Rusia ka pushuar Ukrainën. Mediat amerikane kanë publikuar një histori të kreut të Kremlinit me gruan e tij të pare. New York Post sjell historinë e cciftit, teksa tregon edhe momentin e propozimit për martesë.
“Kur Vladimir Putin i propozoi gruas së tij të parë, ai ishte aq i ulët sa ajo ishte e sigurt se ai po përpiqej ta linte atë”, shkruan Neë York Post, që sjell në vëmendje propozimin e çuditshëm që ish gruaja Lyudmila Shkrebneva e ka treguar në vitin 2000.
“Ti e di se çfarë lloj personi jam tani,” i tha Putin Shkrebnevas pasi ata kishin pasur një lidhje për gati katër vjet në vitin 1983.
“Në përgjithësi, nuk jam i qetë. Në këto tre vjet e gjysmë, me siguri e keni vendosur”, tregon ish gruaja e Putinit.
Në atë kohë, Putin punonte për KGB-në, policinë sekrete shumë të frikshme të Bashkimit Sovjetik. Puna e tij kryesore, përpara se të dërgohej në Gjermaninë Lindore ishte të monitoronte të huajt dhe zyrtarët konsullorë në Leningrad.
Për Shkrebnevën, “dukej sikur ata po ndaheshim”, pasi kur ajo i tha Putini se kishte vendosur, “ai lëshoi një “Po” të dyshimtë.
Në fakt, Shkrebneva pranoi se “nuk mendonte shumë” për burrin e veshur keq që kishte takuar në një teatër në fund të viteve 1970. Por ata mbajtën kontakte pasi Putini i dha asaj numrin e tij të telefonit.
Çifti ka dy vajza, Mariya dhe Yekaterina. Ndërsa ata e bënë publik divorcin e tyre në vitin 2013. Divorci u konfirmua kur emri i saj u hoq më vonë nga biografia zyrtare e Putinit në faqen e internetit të Kremlinit.
Zjarret përfshijnë Shqipërinë, 4 vatra u shënuan vetëm të shtunënNdonëse temperaturat janë ende shumë të ulëta, në vendin tonë gjatë kësaj të shtune nuk kanë munguar zjarret.
Dy vatra zjarri zjarri ranë pasditen e së shtunës në Tale, pranë zonës se plazhit, ndërsa një tjetër zjarr ra në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.
Prej mbrëmjes një zjarr i madh ka përfshirë kodrat midis fshatit Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës. Flakët kanë përfshirë një tokë kodrinore, ndërsa në zonë rrezikojnë djegien edhe stanet. Janë djegur ndërkohë plantacione me ullishte.
Milan forcon pozitën në krye të Seria AMilan forcoi pozitën në krye të Serie A me fitoren 1 – 0 ndaj Empolit. Për kuqezinjtë shënoi Kalulu në minutën e 19.
Fitore mori edhe Juventusi, i cili triumfoi 3 – 1 në fushën e Sampdorias.
Gjykata liron të arrestuarit gjatë protestave kundër rritjes së çmimeveGjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme të shtunën arrestimet me akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe liroi nga qelitë të arrestuarit. Mesohet se gjykata cilësoi si të paligjshme arrestimet mbi akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por caktoi masa sigurimi detyrim paraqitje për akuzën e “bllokimit të rrugëve”.
Por pavarësisht këtij vendimi dhe vendimeve të mëparshme të gjykatave kundër arrestimit të protestuesve paqësorë për tubim të paligjshëm, Policia e Shtetit vijoi ndalimet. Në ditën e katër të protestës policitë në disa rrethe njoftuan arrestimin e 6 personave, ndërsa ndaj 60 të tjerëve u njoftua procedim penal në gjendje të lirë me akuza për grumbullim të paligjshëm, prishje të qetësisë publike dhe bllokim të rrugëve.
Në total në 4 ditë, policia ka shoqëruar në komisariate mbi 200 protestuesë, nga të cilët 50 janë arrestuar dhe ndaj rreth 150 të tjerëve janë hapur procedime penale. Mbi 15 persona janë shpallur në kërkim nga policia.
Shumica dërrmuese e arrestimeve janë në Tiranë, ku policia përdori edhe punonjës të veshur civilë dhe të maskuar për të ndarë nga grupi të rinj që më pas u shoqëruan me forcë në fugona policie. Të shtunën numrin më të lartë të arrestimeve e njoftoi Policia e Dibrës, e cila tha se kishte arrestuar 5 persona, 1 të shpallur në kërkim dhe 16 të proceduar penalisht.
Ndalimet u cilësuan shqetësuese nga Avokati i Popullit i cili në një komunikatë për shtyp i kërkoi policisë të mos pengonte protestat paqësore. “Avokati i Popullit i kërkon Policisë së Shtetit të garantojë të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore si dhe sjelljen në përputhje me ligjin të punonjësve të policisë”, thuhej në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Ndërkohë aktivistë dhe protagonistë në protesta i kanë cilësuar ndalimet nga policia si përpjekje për të trembur protestuesit. Pas protestës së të shtunës në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë, një grup i tyre protestoi edhe para Drejtorisë së Policisë së Tiranës me kërkesa për lirimin e të ndaluarve.
BIRN mësoi se Gjykata e Tiranës liroi 12 protestues të shtunën. Ata ishin arrestuar nga policia mbrëmjen e të mërkurës pas protestës së parë. Avokatja e dy prej të arrestuarve Blerina Cano i tha BIRN në një bisedë telefonike se gjyqtari kishte cilësuar të paligjshme arrestimet me akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”. Ajo tha se të arrestuarit do të procedoheshin me masën detyrim paraqitje vetëm për “bllokim të rrugëve” dhe “prishje të qetësisë publike”. BIRN m
Cano tha se gjykata sërish kishte vënë theksin te e drejta për protestë, por edhe se kishte kërkuar që ajo të zhvillohej brenda ligjit.
BIRN mësoi se edhe prokuroria kishte tërhequr nga akuzat e tubimit të paligjshëm dhe ajo e kundërshtimit të policisë.
Avokati Redon Meksi, i cili do të përfaqësojë në gjykatë dy prej të arrestuarve që presin masën e sigurisë të dielën, i tha BIRN në një bisedë telefonike se arrestimi ishte i paligjshëm për të 4 akuzat. Meksi, i cili po ashtu ka qenë aktiv në protestë, tha se policia i referohej për arrestime një neni të Kodit Penal të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, në të cilën kërkohet të merret leje nga policia para protestave.
Meksi theksoi se parlamenti nuk kishte bërë ndryshimet e kërkuara dhe se policia po vepronte bazuar në një nen të shpallur antikushtetues. “Unë do të kërkoj shpallje të arrestit të paligjshëm për të katër akuzat”, tha Meksi dhe shtoi se interpretimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese nënkuptonte se kur bllokimi i rrugës bëhej gjatë një tubimi e drejta për grumbullim kishte përparësi mbi bllokimin e rrugëve.
Aktivistët ndërkohë dënuan si shqetësuese përdorimin e policëve civilë për të ndaluar protestues.
Por policia nga ana e saj ka këmbëngulur se kishte të drejtë të ndalonte protestuesit duke cilësuar të paligjshëm bllokimin e rrugëve. Në një deklaratë për shtyp Policia e Shtetit tha të shtunën se “do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve”. Policia pretendoi se veprimet e protestuesve edhe pse gjatë protestave nuk pati akte dhune binin “ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë”./BIRN
Negociatat me Rusinë, Kuleba: Nuk pranojmë ultimatume
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por forcat ukrainase nuk do të dorëzohen para regjimit të Vladimir Putinit dhe nuk do të pranojnë ultimatume.
Duke folur në një ngjarje virtuale, Kuleba u tha gazetarëve se ai është i hapur për diskutime diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.
Ai tha se forcat e Kievit kanë nevojë për më shumë furnizime ushtarake dhe ripërsëriti kërkesën e Ukrainës që shtetet perëndimore duhet ta furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, duke shtuar se jeta e civilëve mund të shpëtohet vetëm nëse forcohet mbrojtja ajrore.
Ai po ashtu tha se Moska po përdorë taktika të ngjashme shkatërruese që janë përdorur gjatë luftës civile siriane dhe ftoi shtetet perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën që të hetojë krimet e pretenduara të luftës të kryera nga Rusia.
Zelenski e pranon: Gjatë luftimeve janë vrarë 1300 ushtarë ukrainasPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, në një konferencë për gazetarë në Kiev, tha se deri më 12 mars janë vrarë 1,300 ushtarë ukrainas. Nga ana tjetër ai tha se në luftën në Ukrainë, forcat e shtetit të tij kanë vrarë 12,000 ushtarë ruse. Gjithsesi ai u shpreh se nuk është i lumtur për këtë fakt, pasi siç tha, ky nuk është vizioni i tij për botën.
Një tjetër deputet “tradhton” Lulzim Bashën, i kërkon dorëheqjenSekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu i bashkohet grupit të deputetëve që kërkojnë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të bëjnë një hap pas për të gjetur një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Rënia e ndjeshme nga 50 në 25 % e opozitës në zgjedhjet e 6 marsit sipas Agalliut sollën nevojën e një ristrukturimi të domosdoshëm.
Ai e quan situatën të papranueshme ndërsa thotë se Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitën e munguar. Në fund të fjalës së tij ai e vë theksin vetëm tek një zgjidhje , bashkimi, të cilin e konsideron përtej interesave të lidershipit të PD Basha dhe Shtëpisë së Lirisë.
Nga gjithsecili, thotë Agalliu është e nevojshme të bëhet një hap pas për t’i shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.
Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë.
U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi.
Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita.
Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL.
Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.
Europa revoltohet me Rusinë, nga Holanda në Itali, mijëra demonstrues mbushin sheshetEuropa solidarizohet me popullin ukrainas. Në mbarë Evropën qindra mijëra qytetarë protestuan kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Mijëra njerëz u mblodhën në një nga sheshet më të mëdha të Firences të shtunën për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe për të dëgjuar një fjalim të video-video të presidentit të saj Volodymyr Zelenskiy.
Turmat valëvitën flamuj blu dhe të verdhë në Piazza Santa Croce ndërsa kambanat e kishave binin 17 herë – një për çdo ditë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në atë që Moska e quan një “operacion special”.
Mijëra protestues dolën edhe në sheshet e Hollandës, teksa qytetarët akuzuan Putinin si diktator.
Protesta të ngjashme u organizuan edhe në disa qytete të Gjermanisë, përfshirë edhe Berlinin.
Debati i plotë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së
Qe prej orës 11:00 të paradites së ditës së sotme, në një mbledhje maratonë prej 6 orësh u mblodh Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Mbledhja e cila nisi qetë përfundoi me debate të forta dhe largime nga salla.
Edhe pse kërkesat për dorëheqje ishin të shumta, kryedemokrati Lulzim Basha tha se është gati të ndërmarrë çdo hap për bashkimin e demokratëve. Duke i lexuar kërkesat e deputetëve si analizë e situatës, kreu i PD tha se vendimin do ta marrë pasi të dëgjojë edhe strukturat e tjera drejtuese të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar i kërkuan të tërhiqet bashkë me Berishën.
Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Jorida Tabaku, 2 mbështetësit e tij kryesor i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës. Ajo ka deklaruar se është gati që të heqë dorë dhe nga posti i deputetet, për të mirën e PD, e ndërsa tha se duhet gjetur patjetër se cili është hapi përbashkues i të gjithë demokratëve.
“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi bërë mirë. Kam qene e angazhuar me komisionin mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falënderoj koleget që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në politik na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar te jemi bashke. Rezultati që morëm ne terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashke dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri nëe terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në loje, as e Bashës, e Jorides. Është PD ne loje. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dale nga këtu ku jemi, ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktoret ne PD të bashkohemi dhe ne te ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Ramës, jo njeri tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisës dhe ne duhet të jemi një alternativë e tille. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, te jemi ne terren. Të jemi të thjeshte, se jemi për here të tretë në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambice personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di te them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët”, tha Tabaku në mbledhje.
Nderkohe nje deklrate e ngjashme u b edhe nga Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi. Ai thotë se tërheqja e Lulzim Bashës dhe e Berishës do të ndihmojë demokratët të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën brenda partisë.
“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem fryme jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm per t’i dhëne mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratët në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje luftë dhe që i bën bashkë demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qene të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plote, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjelle demokratët në pushtet”, ka thënë Bardhi.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se tre janë konkluzionet:
Një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët punë, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë. Zëra kundër ka pasur edhe nga deputetë të tjerë, duke nisur që nga Grida Duma, që tashmë i ka dalë hapur kundër, por edhe deputeti Helidon Bushati, i cili tha se nëse Lulzim Basha do të jepte dorëheqjen, do të humbte karrigen e tij, por do të fitonte respektin e demokratëve.
Deputeti demokrat, Dashamir Sula ka bërë një propozim konkret për të gjetur zgjidhjen për bashkimin e PD-së.
“Tërheqja e zotit Basha dhe krijimi i një nukli dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën e të punojnë për PD. Nukli i dy palëve të drejtojë PD deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti”, tha Sula.
Edhe ai është rreshtuar në radhët e deputetëve që i kërkojnë dorëheqjen, teksa paralajmëroi se mund të largohet edhe ai vetë.
“Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja! Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim? A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë! Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën. Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në prambulën flet për marrëdhënien me SHBA. Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë”, tha Sula.
I ashpër ka qenë deputeti Helidon Bushati në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, ku tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës do të ndihmonte për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së brendshme.
“Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i pare në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i i vet parlamentar. Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën PD të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…dorëheqjen. Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokratë ata shqiptarë që presin prej nesh. Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi.
Deputeti demokrat Flamur Hoxha nuk i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, por tha se duhet gjendur një zgjidhje që partia të mos i dorëzohet Sali Berishës.
“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha, Ishte kjo ajo që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht s’kam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse. Unë jam i pritur të bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush pre nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund t’i braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri t’u thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD. Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë”, tha Hoxha.
Deputetja Ina Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture që gëzon besimin e të dy palëve.
‘Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për ti përfaqësuar e mundur Edi Ramën. Ndaj Partia Demokratike s’mund të diskutoj me e dyta apo e treta në zgjedhje, por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve. Nuk mund të qendrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qendrim i çdo deputeti të PD qe e do partine dhe ka për detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e cdo qytetari.’– tha Zhupa.
Lefter Geshtenja: Edhe pse gjykoj qe kjo mbledhje ka rendesi te vecante per shkak te situates ku ndodhemi. Do te vleresoja qe sot duhet te ishim te gjjthe ne proteste ne mbeshtetje te qytetareve qe po protestojne.
Gjithsesi une po e nis aty ku e lashe ne mbledhjen e fundit qe eshte koha qe cdonjeri nga ne duhet te bej nje hap pas.
Me vjen mire qe edhe sot pothuajse te gjithe koleget ketu e artikulojne kete qe ju duhet te beni nje hap pas. Duhet te bejne nje hap pas duke filluar nga dy njerzit qe e kane cuar PD ne kete pike. Une do kerkoja nje “armpushim” mesdemokrateve, qe situate te qetsohet dhe demokratet te bashkohen.
Hapja dhe bashkimi i PD duhet te nise nga rikthimi i demokrateve brenda institucioneve te partise. Kjo levizje sipas meje eshte e vetmja zgjiidhje per te bashkuar demokratet ne baze. Eshte koha per te vepruar, nese nuk veproni Ju z Basha ky grup eshte i destinuar te shperbehet. Ju dhe ish kryetari Berisha jeni ulur dhe keni arritur marreveshje me Ramen, ai ne 2008 e ju ne 2017. S’besoj qe ka ndonje arsye pse nuk mund te ulemi ne mes demokratesh per te gjetur nje zgjidhje per bashkimin e PD dhe daljen nga kriza per nje qellim akoma me te madh. Per tju ofruar shqiptareve nje alternative qeveresise dhe per ta nxjerre shqiperine nga agonia. Eshte koha per nje reflektim dhe analize te thelle pasi te gjithe jemi pjese e pergjegjesise nga veprimi apo mosveprimi i gjithesecilit. Mendoj qe demokrateve ua kemi borxh djersen mundin sakrificen qe kane bere ne keto 31 vjet , eshte momenti qe tua kthejme kete boxh duke mos pare per karriget tona dhe duke tejkaluar vetveten. Une nuk behem pjese e asnje klani qe ne nje menyre apo tjeter, me dashje apo padashje percan PD. Une jam dhe do te mbetem me PD dhe do te kontriboj fort me mundesite qe kam qe kjo PD te jete e bashkuar dhe force qeverisese. Jam I sigurte qe Partia Demokratike por edhe ne kete grup parlamentar ka plot njerez me integritet qe mund ti japim zgjidhje kesaj ceshtje. Une do te deshiroja qe ky grup parlamentar te jete I bashkuar dhe jo i percare per interesa personale te askujt.
Ferdinand Xhaferri
Ndoqa me vemendje te gjithe diskutimet e deritanishme nisur qe nga dy zv. Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe te gjithe jane ne kohezion duke thene qe ju duhet te beni nje hap pas. Ndersa ju z. Basha keni deklaruar disa here qe jeni ne dispozicion te PD per nje zgjidhje. Te jesh ne dispozicion te PD per zgjidhje do te thote qe ju duhet te jepni doreheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite qe drejtoni opoziten. Si kudo ne perendim mbas humbjes, qe ne diten e pare te daljes se rezultatit, kryetaret japin doreheqjen. Pra, jepni doreheqjen sot dhe ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes. Mbas disa ditesh mblidhet grupi patlamentar per te nominuar me votim nje grup qe negocion me koleget qe jane tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta kete te qarte se Berisha nuk eshte zgjidhje per dy arsye baze: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkoje ne zgjedhje me nje kryetar nin-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po po qartazi u mind nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i veshtire por e vetmja rruge shpresdhenese.
Nga ana e tij Lulzim Basha tha se ishte i gatshëm për çdo zgjidhje, pa përjashtim, por pa artikuluar për asnjë moment fjalën ‘dorëheqje’. Basha thekson se zgjidhja nuk është përjashtimi i asnjë nga 3 palëve, as mbështetësve të tij, atë të Berishës si edhe as të atyre që nuk duan asnjërin, duke thënë se duhet mbajtur një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje.
Pra nëse dorëheqja e tij dhe e Berishës është një propozim, atëherë ky propozim duhet të marrë dakordësinë jo vetëm nga grupi i deputetëve, por nga të gjithë strukturat e partisë.
” Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, tha Basha ndër të tjera.
Covid drejt fundit, bien ndjeshëm infektimet
Vendi yne ka shënuar serish shifra te ulta te infektimeve me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1469 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive 69 qytetarë.
Fatmirësisht gjatë kësaj të shtune nuk ka patur viktima nga covid.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1469 testime, 69 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 177 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1469 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:
24 në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.
Janë 866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv
Janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 177
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1469
Testime totale 1,759,696
Raste pozitive 272,621
Raste të shëruara 268,270
Raste Aktive 866
Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 288
Fier 173
Shkodër 82
Kukës 81
Vlorë 75
Lezhë 49
Elbasan 29
Korçë 24
Durrës 22
Berat 21
Gjirokastër 19
Dibër 3