zoom

Day ArchivePioli: Mendoj vetëm për Empolin, Ibrahimovic është më mirë

Stefano Pioli ka folur në prag të ndeshjes me Empolin, e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit. Një përballje e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilëve nuk u lejohen më gabimet në 10 ndeshjet e fundit deri në përfundimin e sezonit.

TIFOZËT– “E ndjejmë dashurinë e tifozëve. Është kënaqësia më e madhe t’i shohësh ata të lumtur. Prania e tyre është mirë për ne dhe jemi të lumtur që do t’i gjejmë sërish nesër në mbrëmje”.

FITORJA NË NAPOLI– “Jemi të kënaqur me performancën atje, por nuk besoj se kemi hedhur hapin e fundit. Hapi i fundit është gjithmonë ndeshja e rradhës, e kaluara nuk na ndihmon për të marrë më tepër pikë në renditje. Megjithatë, kam parë një ekip të përqëndruar, kjo do na ndihmojë.”

INTER JASHTË CHAMPIONS– “Mendoj se do jenë konkurrentë të fortë për kampionatin, pritet një betejë e ngushtë”.

JUVENTUS– “Jam i frikësuar prej tyre? Jo, mendoj vetëm për Empolin. Është ekipi që na ka vënë shumë në vështirësi në ndeshjen e parë, edhe pse shënuam 4 gola.

PRESIONI– “Ekipi është i vendosur, i bindur por gjithashtu i qetë. Do jemi në gjendje t’i përballojmë të gjitha ndeshjet me përqëndrimin dhe vendosmërinë e duhur”

Zbulohet dokumenti/Ja vendimi i deputetëve të PD për përjashtimin e Bashës nga grupi

Një grup deputetësh brenda Partisë Demokratike kanë ndërmarë nismën për përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar i kësaj force. Në dokumentin e siguruar nga Zoom.al deputetët nismëtar theksojnë se Luzim Basha është përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve lokale të 6 marsit me veprimet dhe mos veprimet e tij.

 

Letra, arsyet e shkarkimit

 

Më 6 mars u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë. Shkodër dhe Vorës. Në këto zgjedhje, PD shënoi humbjen më të thellë në të gjitha bashkitë, ku në pesë prej tyre rezultoi forcë e tretë (e fundit) politike me vetëm 13,7% të votave në total. Ky rezultat përbën rezultatin më të dobët të shënuar historikisht në një palë zgjedhje nga Partia Demokratike.

Përgjegjësia kryesore për këtë humbje bie mbi kryetarin e Partisë, z.LulzimBasha, si drejtuesi kryesor i fushatës zgjedhore. Me veprimet e mosveprimet e tij gjatë fushatës, mungesën e lidershipit politik gjatë kësaj fushate, kryetari i Partisë ka ndikuar drejtëpërdrejtë në këtë rezultat. Qëndrimi i tij publik refuzues për të marrë përgjegjësi politike për këtë humbje dhe humbjet e mëparshme zgjedhore, pavarësisht rrethanave të tjera, përbën një cenim thelbësor të interesave politike dhe elektorale të Partisë Demokratike dhe në të ardhmen.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike si mbajtësi i tagrit përfaqësues me të gjerë elektoral dhe atij më të lartë institucional, tagër që dervion nga vota e drejtëpërdrejtë e 622.000 zgjedhësve shqiptarë, ka përgjegjësinë të marrë masa që veprime të tilla të kryetarit të Partisë Demokratike që njëherazi është edhe deputet anëtar i PD dhe grupit parlamentar të saj, të mos vazhdojnë të cenojnë interesat dhe objektivat politike dhe elektorale të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar të saj në funksion të qëllimit dhe interesit publik për forcimin e demokracisë dhe mirëqeverisjes në vend, duke siguruar rotacionin politik në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare. Për sa më sipër në mbledhjen e tij, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e Brendshme të Grupit parlamentar të PD-së dhe nenet 15 në vijim të Rregullores së Kuvendit, në prani të kuorumit të nevojshëm dhem e shumicë votash, Grupi parlamentar i PD-së.

Vendosi

Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim” nga grupi parlamentar i PD-së për deputetin z.Lulzim Basha.

Në vijim të masës disiplinore sa më sipër deputeti z.Lulzim Basha humbet çdo tagër përfaqësimi për llogari të grupit parlamentar të PD-së dhe drejtimi të tij.

 

Analisti zbulon planin brenda PD: Një grup deputetësh do përjashtojnë Bashën nga grupi

Filozofi dhe analisti i aktualitetit politik në vendin tonë, Arja Curri ka zbuluar sot në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan për një skenar që po qarkullon në Partinë Demokratike. Duke folur mbi situatën politike në selinë blu ai tha se deputetë të kësaj force i kishin ccuar mesazh telefonik dhe i kishin thënë se po përgatitet një vendimarrje për përjashtimin e Lulzim Bashës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Plas në PS, Erion Braçe kundër Ramës: Nesër do publikoj emrat e oligarkëve

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se nga dita e nesërme do të denoncojë me emra tregtarët që kanë bllokuar mallin dhe lëndët e para për të rritur në mënyrë abuzive çmimet.

Në një reagim në rrjetet sociale, vetëm pak orë pas përfundimit të protestës, Braçe shkruan se kjo është beteja me të keqen.

“Grosistët e mëdha tani janë tre, politike/ ekonomike, Berisha, Meta, tregtarët e mëdhenj”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe që ndryshe nga kryeministri Edi Rama duket se të keqen e ka me biznesmenët e mëdhenj.

Të presim nëse ish-numri dy i qeverisë socialiste do të gjejë edhe ndonjë faj nga mazhoranca pas 9 vitesh në pushtet për këtë çështje apo sërish do të dëgjojmë refrenin e vjetër “Fajin e ka Saliu”!

Postimi i Erion Braçes

KJO ESHTE #BETEJE ME TE KEQEN,

POLITIKE DHE EKONOMIKE!

Dhe keta nuk kane interesin e cilitdo nder ju, cmimin e naftes, ushqimeve, sherbimeve!

KETA KANE INTERESIN E PUSHTETIT, RIKTHIMIT NE PUSHTET DHE FITIMEVE EKONOMIKE PREJ ABUZIMIT, RRJEPJES TUAJ!

Rama e Basha flasin me të njëjtën gjuhë. Berisha publikon deklaratat identike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar në vazhdimësi gjatë muajve të fundit kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se është peng i kryeministrit Edi Rama dhe se të dy bashkëpunojnë për të shkatërruar pluralizmin në Shqipëri.

Sot ai ka sjellë një tjetër provë që sipas tij vërteton se bashkëpunimi i tyre vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Berisha ka publikuar mesazhet e Ramës dhe Bashës që sipas tij tregojnë se edhe gjuha që përdorin ata është e njëjtë.

Bëhet fjalë për dy postime në rrjetet sociale, ku kryeministri dhe kryedemokrati përdsorin etiketime të njëjta për Berishën.

“Edvin Rama dhe Lul Brava me nje zyre shtypi! Sb”, shkruan Berisha.

Lajm i trishtë, rusët vrasin ish-futbollistin e Shakhtar Donjesk

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Ukraina! Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Shakhtar Donjesk, ka raportuar se ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare, gjatë rrethimit rus të Khersonit dhe Kharkovit, ish-sulmuesi i Shakhtarit, Vladimir Rogovski, i cili u vra nga ushtarët rusë.

 

Bashkë me lajmin për ngjarjen tragjike, klubi ukrianas ka dërguar një mesazh ngushëllimi për miqtë dhe familjen e ish-lojtarit.

 

Rogovski ka luajtur për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982, ku ka regjistruar 224 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola. Me klubin ukrainas ai ishte dy herë nënkampion i BRSS (1975, 1979) dhe fitoi Kupën e BRSS (1980). Ai do të mbahet mend edhe si golashënuesi i parë në historinë e Shakhtarit kur bëhet fjalë për kompeticionet evropiane.

 

“Futeni brenda në makinë”, policia merr zvarrë protestuesit në Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën që ka ushtruar policia ndaj protestuesve gjatë mbrëmjes së sotme në shumë qytete të vendit. Ai ka publikuar një video nga ndërhyrja e policisë në një rrugë të Durrësit, duke marrë zvarrë protestuesit për ti shoqëruar në komisariat.

“Shqipëria proteston kundër narkoqeverisë! Ndal terrori policesk ndaj protestuesve paqësor në Durrës.Dhunim masiv i të drejtave të njeriut!”, shkruan Berisha.

 

 

Katy Perry fiton gjyqin ndaj këngëtarit Marcus Grey

 Katy Perry nuk do të duhet të paguajë më 2.8 milionë dollarë për një reper që pretendonte se ajo i vodhi këngën e tij me hitin e saj, Dark Horse.

Marcus Grey e paditi Perry-n në vitin 2014, duke thënë se ajo kishte vjedhur një pjesë me tetë nota nga kënga e tij “Joyful Noise”.

Gjykata e 9-të e Apelit e Rrethit të SHBA tha se Flame, emri i të cilit është Marcus Grey, nuk meritonte dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të autorit.

Duke e mbështetur atë vendim, një gjykatë apeli ka thënë se vendimi origjinal mund të kishte mbytur krijimtarinë muzikore.

Christine Lepera, një avokate e producentëve të Capitol dhe Perry, Cirkut, Dr. Luke dhe Max Martin, tha se ishte shumë e kënaqur me vendimin.

“Dark Horse” është pjesë e albumit “Prism” të Perry të vitit 2013 dhe kaloi katër javë në krye të Billboard Hot 100 në 2014./L.K

/Zoom.al

Gigio Donnarumma thyen heshtjen dhe flet pas mbrëmjes në Madrid

 

Gianluigi Donnarumma thyen heshtjen dhe flet pas asaj mbrëmje të tmerrshme, ku gabimi i tij i kushtoi rëndë klubit të tij me eleminimin nga Champions League.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i zhgënjyer për atë çfarë ndodhi në fushë, por preferon të fokusohet e tashmja ku objektiv i tij është fitimi i kampionatit.

“Eleminimi nga Champions ishte një goditje. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente vështirësie do të dalim më të fortë.

Sot, mendojmë për të tashmen, për të fituar Ligue 1, për të dhënë më të mirën siç e kam dhënë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë.

Le t’ia nisim sërish, së bashku! Forca Paris.”

pic.twitter.com/mPEtV8e6BB

— GIANLUIGI DONNARUMMA (@donnarumma) March 11, 2022

/zoom.al

Pronari i OTP Bank, oligarku i Vladimir Putin, i përfshirë në skandalin e ri në Hungari

Politika në Hungari është përfshirë nga një skandal i ri. Disa përgjime kanë ngritur dyshimet se ish -kryeministri i të majtës liberale, Gordon Bajnai, ka qenë i përfshirë në “pazare” për të shitur një prej ndërtesave simbol të Budapestit, atë të Bashkisë.

Bajnai i ka mohuar akuzat. Ndërsa kryetari i Bashkisë, Gergely Karacsony dyshon gjithçka është një sajesë e shërbimeve sekrete ruse dhe bashkëpunimit të tyre me familjen e një prej njerësve më të pasur të Hungarisë, një oligark i afërm i Vladimir Putin dhe mik i partisë Fidesz, të kryeministrit populist Victor Orban.

Në një regjistrim të ri biznesmeni Gyula Gansperger, partneri i ish-kryeministrit Bajnai, flet për metodat korruptimi të udhëheqjes së qytetit në lidhje me pronat publike.

Kryetari i Bashkisë, Karacsony, i mohoi akuzat se ishte përfshirë në bisedime për shitjen e ndërtesës së Bashkisë dhe bëri një padi në Prokurorinë e Budapestit.

Ai dyshon për përfshirjen shërbimeve sekrete ruse, të lidhura me oligarkët rusë që jetojnë në Budapest dhe drejtojnë biznese të rëndësishme.

 

“Kryebashkiaku e quajti edhe një herë rastin një fushatë shpifjeje të orkestruar nga Fidesz dhe tha se oligarkët pro-Putin (që nënkupton familjen Rahimkulov) mund të jenë përfshirë gjithashtu”, shkruan gazeta “Hungarytoday”. 

Por kush është oligarku pro -Putin, i përfolur disa herë në mediat hungareze dhe ato shqiptare?

Eshtë Megdet Rahimkulov. Zoom.al solli pak ditë më parë një portret të tij, për faktin se ai është pronar i OTP Bank, bankës kryesore në Hungari që është prezent edhe në Shqipëri, pasi në vitin 2018 bleu aksionet e Societe General dhe në 2021 edhe Alpha Bank.

Megdet Rahimkulov mbërriti në Hungari pas ndryshimit të regjimit. Shumë shpejt ai u bë personi më i pasur në Hungari. Përfshirja e familjes së tij ishte përfolur edhe më parë si një nga blerësit e mundshëm të ndërtesës së bashkisë.

Kryebashkiaku pretendon se filli rus është risia e çështjes, duke argumentuar se “e gjithë historia i ngjan fort një teknike klasike, të planifikuar të fushatës dezinformuese ruse që synon të ngatërrojë njerëzit” dhe se ai e ka “të vështirë të imagjinojë se një bisedë në zyrat e Rahimkulov, familjes më të pasur në Hungari, e cila po zbaton një projekt të madh investimi me mbështetjen e partisë Fidesz dhe ka shumë lidhje me shtetin rus, mund të ishte regjistruar fshehurazi pa dijeninë ose kundër vullnetit të shërbimit sekret rus dhe të regjimit të Putinit.”

Karacsony përfundon duke shpjeguar se përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e botës së lirë në interes të aktorëve të korruptuar politikë lokalë, janë bërë një tipar i rregullt kohët e fundit.

Pavarësisht se konsiderohet si një prej oligarkëve më pranë presidentit Putin, qeveria hungareze nuk ka marrë ndonjë masë ndaj pronarti të OTP Bank për sekuestrimin e asteve.

Hungaria e pati të vështirë t’i bashkohej perëndimit në fillim të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe nuk pranoi për disa ditë të bëhej vend tranzit për armët që furnizonin ushtrinë e Ukrainës.

Sanskionet e mundshme kundër tij do të preknin OTP Bank në të gjitha vendet e rajonit ku ajo operon, përfshirë edhe Shqipërinë. /Zoom.al