zoom

Day ArchiveMilan, Pioli: Mposhtëm një ekip të fortë, Giroud di si të fitojë

Stefano Pioli nuk mund të shmangë buzëqeshjen e tij pas fitores në stadiumin “Diego Armando Maradona” përballë një rivali të drejtpërdrejtë për titullin si Napolin. Trajneri i kuqezinjve tha për mediat se Giroud është një sulmues që ka mentalitetin e fituesit, ndërsa hezitoi të fliste për titullin për sa kohë rivalët e Inter kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

GIROUD VENDIMTAR– “Është lojtar i fortë, i cili di si të fitojë. Ia kuptuam vlerat menjëherë në verë kur patëm një telefonatë me kamerë, ai ka personalitet dhe karizëm.”

LOJA– Përgëzoj të gjithë lojtarët. Tre pikë të rëndësishme, mposhtëm një ekip të fortë. Djemat luajtën mirë dhe e merituam këtë rezultat. Kalulu bëri mirë kundër Osimhen. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, ka ende gjëra për të bërë. Rruga jonë ende nuk ka ndryshuar.

 

TITULLI– “Inter qëndron ende favorit. Do ishte më korrekte në këtë pikë të sezonit për të patur të njëjtin numër ndeshjes.”

NDESHJET E ARDHSHME– “Kemi dy përballje të rëndësishme, më pas janë ndeshjet e kombëtares dhe do të rikuperojmë energjitë. Duhet të përmirësohemi ndaj ekipeve që janë prapa nesh. Nuk e përmend ndeshjen me Spezian sepse u përballëm me vështirësi, por shpresojmë që të kemi kuptuar mësimin. Tani qëndrimi dhe cilësia do të jenë të rëndësishme”, përfundoi tekniku kuqezi. /Zoom.al

Milan fiton ndaj Napolit dhe rimerr vendin e parë, vendimtar Giroud

Milan ia ka dalë të triumfojë minimalisht përballë Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit iu mjaftuan golit të Olivier Giroud në minutën e 49-të, i cili përcaktoi dhe fituesin e kësaj përballje të rëndësishme të kampionatit.

Një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë përgjatë 90 minuta, ku veçohen rastet e Krunic, Tonalit dhe në fund të Saelemaekers, por pa gjetur fundit e rrjetës, ndërsa në anën tjetër Napoli tentoi me Osimhen, por pa rezultat.

Tashmë Milan pozicionohet i pari në renditje me 60 pikë, dy më shumë se Interi i vendit të dytë që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

/Zoom.al

 

Zgjedhjet në Vorë, PS me 900 vota më pak se një vit më parë

Falë përdorimit të numërimit elektronik, Bashkia e Vorës ishte e para që nxorri rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit.
Në përfundim të numërimit rezultoi se kandidati i mbështetur nga Partia Socialiste mori afro 70% të votave, konkretisht 7530. Megjithëse PS-ja ka një rritje në % në krahasim me një vit më parë në zgjedhjet lokale, në numër votash ajo ka 928 vota më pak. Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit Partia Socialite mori mbi 8400 vota në këtë njësi vendore.

Por, rrudhjen më të madhe e ka opozita, ku tregon se elektorati i djathtë nuk ka dalë në këto zgjedhje. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë (Berisha+LSI) ka marrë 2589 vota, ndërsa kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike ka marrë 687 vota. Në total të dy kandidatët e djathtë kanë marrë 3276 vota.

Ndërkohë në zgjedhjet e një viti më parë, Partia Demokratike dhe disa aleatë të saj të vegjël kanë marrë 5705 vota në Vorë, ndërsa LSI e cila ishte më vete në ato zgjedhje ka marrë 900 vota. Të dyja së bashku në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë 6605 vota, ose 3329 më shumë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Krahasimi në dy zgjedhjet e fundit:

 

 

2022
Shtëpia e Lirisë (Berisha- LSI) 2589

Partia Socialiste 7530
Partia Demokratike 687

2021
LSI 900
PD-AN 5705
PS 8458

Zelensky mesazh për ukrainasit: Kjo e diel është e bekuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, i është drejtuar gjithë popullit të tij këtë të diel. Ukraina po përballet prej ditësh me agresionin rus, por po qëndron përkundër numrave shumë më të vegjël.

Në këtë ditë që festohet si ditë e shenjtë tek populli katolik, ku pjesa më e madhe e popullsisë së Ukrainës i takon këtij religjioni, Zelenskiy ka thënë se populli i tij po përjeton vuajtje të pafund.

“Sot është një e diel e bekuar. Por ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra vuajtje. Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të të falurit do të jetë Dita e Gjykimit”, ka thënë Zelenskiy.

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon në ditën e 11’të, raportet për humbjet e pajisjeve ushtarake ruse kanë vërshuar mediat. Rusët dyshohet se kanë humbur një numër të madh tankesh, avionësh, helikopterësh dhe mjetesh të blinduara.

Ukraina raportohet t’i ketë shkaktuar humbe të mëdha pushtuesve, duke arritur të shkatërrojë 750 pajisje të avancuara ushtarake.

108 tanke thuhet se janë shkatërruar derisa 50 kanë rënë në duart e Ukrainës.

Sipas mediave ukrainase, mbi 11 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, me mbi 1 mijë vdekje në ditë

Vendet perëndimore i kanë ofruar pajisje ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, të cilat janë treguar efektive veçanërisht në rrëzimin e avionëve.

Ushtria ukrainase raportohet se ka rrëzuar 10 helikopterë rusë dhe 8 avionë në 11 ditë.

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ VOA: Në Vorë fiton bindshëm PS

Në Shqipëri, u shpall në mbrëmje rezultati i parë i votimeve të zhvilluara sot në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Në Vorë, ku u realizua votimi dhe numërimi elektronik, ka fituar, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, kandidati i Partisë socialiste Blerim Shera, me 67.8 përqind, ose 7530. Një rezultat që ka shkuar përtej, atij që partia në pushtet mori gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku në këtë bashki kishte arritur 56 përqind.

Votimet e sotme janë parë më së shumti si një garë brenda opozitës, mes Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha dhe lëvizjes së udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, se kush gëzon mbështetje më të madhe. Kandidatët e zotit Berisha u përfaqësuan nën emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që zyrtarisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Shifrat e Vorës tregojnë një dominim të Lulzim Vranës, kandidatit të zotit Berisha, ndaj Ymer Markut, përfaqësuesit të PD-së. Zoti Vrana rezulton të ketë marrë 23.3 përqind (2589 vota) kundrejt vetëm 5.4 përqind (687 vota) në favor të zotit Marku.

Por përtej raporteve brenda opozitës, rezultati tregon një rënie të mbështetjes ndaj saj. Të dy kandidatët e djathtë, nuk bëjnë as gjysmën e votave të marra nga kandidati socialist. Një fakt që dëshmon goditjen e fortë që e djathta shqiptare ka marrë për shkak të përçarjes së saj. E që mund të jetë dhe një ndër faktorët e pjesëmarrjes më të ulët në votimet e sotme, 36.7 përqind nga 54.9 përqind që kishin dalë në 25 prill 2021 në Bashkinë e Vorës.

Procesi i votimit

 

 

Gjithcka është zhvilluar pa problematika të theksuara, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e ulët, 30.33 përqind, sipas të dhënave paraprake në mbyllje të procesit. Në pjesën më të madhe problemet, siç ka bërë të ditur dhe Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, kanë qenë të lidhura me aspekte teknike, funksionimin e kamerave të vëzhgimit, apo pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve, të instaluara në çdo qendër dhe vetëm 15 përqind e të gjitha ankesave ka qenë e lidhur me çështje të administrimit zgjedhor.

Rasti më i zhurmshëm ishte ai i Vorës ku PD pretendoi se anëtarët e PS dhe LSI-së në Komisionin Zonal, KZAZ, kanë refuzuar të emërojnë përfaqësuesit e kësaj force politike në komisionet e qendrave të votimit. Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ishte vetë në Vorë, KZAZ është shprehur se i kishte dhënë zgjidhje problemit. Ai tha se në qendrat e vizituara personalisht prej tij procesi i votimit po ecte mjaft mirë. PD megjithatë ka bërë kallzim penal, duke pretenduar se përfaqësuesit e forcave të tjera pjesëmarëse në zgjedhje, po bashkëpunojnë kundër PD-së.

Gjatë ditës pati edhe denoncime për votime familjare në disa qendra në Vorë, ku votimi është elektronik, sikundër më pas dhe numërimi.

Megjithatë sipas zotit Celibashi “natyra e problematikave nuk ka qenë e tillë që të ndikojë në procesin e administrimit zgjedhor. Vazhdojmë të vuajmë nga e njejta sëmundje, kur nga arsye ndonjëherë krej banale, komisionerët, vendosen vetë në një lloj konflikti apo diskutimi që nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Dhe në fakt nuk është se kontribuojnë për një administrim më të mirë, dhe ajo problematikë nuk e dëmton administrimin e procesit zgjedhor. Ndonjëherë më duket si një përpjekje për të thënë ca gjëra, për të lënë një shenjë, që në varësi të rezultatit, të themi që unë e kam thënë atë gjë”

Në Shkodër, votimi është anulluar dhe shpallur i pavlefshëm, në tre qendra në zona të thella për shkak të kushteve të motit. Vetëm në përfundim të procesit do të vlerësohet, nëse mungesa e votimit në këto qendra që në total kanë 3300 votuesë, ka ose jo ndikim në rezultat. Kodi zgjedhor përcakton se “nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një ose disa qendra të votimit, dhe numri i zgjedhësve në këto qendra votimi, është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe kandidatit të dytë, atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë njësinë zgjedhore, pra në të gjithë bashkinë”.

Janë pak më shumë se 650 mijë qytetarë me të drejtë vote në të 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet. Por pjesmarrja ka qenë e ulët, ndonëse pati një fluks votuesish lehtësisht të rritur pas mesditës. Pjesëmarrja ka qenë më e lartë në Dibër, mbi 43 përqind dhe më e ulët në Durrës (26.27 përqind) dhe Shkodër (29.11 përqind). Kjo shenjë mungese interesi ishte diçka e pritshme. Së pari, sepse kryebashkiakët që do të zgjidhen nga votimi i sotëm do të kenë një mandat të kufizuar kohor, pasi pranverën e vitit të ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet e radhës së pushtetit vendor. Nga ana tjetër, në votim nuk përfshihen këshillat bashkiakë, të cilat janë funksionalë, dhe kontrollohen nga socialistët, duke qenë se në 2019, opozita i bojkotoi zgjedhjet vendore.

Kush është Blerim Shera, kryebashkiaku i ri i Vorës

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ishte i pari fitues qe u shpall  mbremjen e sotme nga zgjedhjet e pjeshsshme lokale. Kryebashkiakau i ri të Vorës u zgjodh me  7530 vota. Ai mundi kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Markun, i cili mori 687 vota dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën, i cili mori 2589 vota.

Shera, i cili ka fituar me një diferencë goxha të thellë ndaj kundërshtarëve të tij është mësues me profesion. Mësuesi dhe psikologu është kthyer nga emigracioni në Itali përpara pak vitesh. Para se të hynte në garë, Sheraj mbante statusin e  mësuesit të një shkolle 9-vjeçare.

Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale Shera është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Brisilda.

Shera u prezantua Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt në Vorë.

Sheraj zëvendëson Agim Kajmakun, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit. Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Rusia eleminon transmetimet radio-televizive në Kharkiv

Transmetimet televizive dhe radio janë eliminuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas Administratës Rajonale.

Në një postim në Facebook të dielën, Administrata Rajonale tha se “granatimet e përsëritura” të kullës televizive në Kharkiv kishin rrëzuar transmetimet televizive dhe radiofonike.

“Zonat e ndërtesës ku banonin pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar,” thuhet në deklaratën e departamentit.
Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje në aftësitë e saj të transmetimit.

Rusia paralajmëron ashpër Rumaninë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka paralajmëruar vendet, përfshirë Rumaninë, anëtare të NATO-s, kundër pritjes së avionëve ushtarakë të Kievit, duke thënë se ata mund të përfundojnë duke u përfshirë në një konflikt të armatosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha në një konferencë video se disa avionë luftarakë ukrainas ishin ridislokuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.

Ai paralajmëroi se nëse ato avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i atyre kombeve, “mund të konsiderohet si angazhim i atyre vendeve në konfliktin ushtarak”.

Konashenkov tha: “Ne e dimë me siguri se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje.

 

 

“Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve si bazë për aviacionin ushtarak ukrainas dhe më pas përdorimin e këtyre mjeteve kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur.”

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se ‘praktikisht të gjithë’ avionët e gatshëm luftarak të Ukrainës ishin shkatërruar.

Komentet e tij vijnë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se planet për Poloninë për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë kishin marrë ‘dritën jeshile’.

Ai i tha prezantueses së CBS, Margaret Brennan, Face the Nation: “Kjo merr dritën jeshile. Në fakt, ne po flasim tani me miqtë tanë polakë për atë që ne mund të jemi në gjendje t’i plotësojmë nevojat e tyre nëse në fakt ata zgjedhin t’u ofrojnë këta avionë luftarakë ukrainasve. Çfarë mund të bëjmë? Si mund të ndihmojmë për t’u siguruar që ata të kenë diçka për të mbushur avionët që po ua dorëzojnë ukrainasve?’

SHBA tha se po punonte me Poloninë për të orkestruar një marrëveshje që do të lejonte avionët luftarakë polakë të fluturonin nga pilotët e Forcave Ajrore të Ukrainës, në mënyrë që të luftonin epërsinë ajrore të Rusisë.

Marrëveshja do të bënte që Ukraina të merrte 28 avionë luftarakë të prodhimit rus MiG-29 të Polonisë, të cilët nga ana e tyre do të zëvendësoheshin nga një grup i ri F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat Ajrore Polake operojnë të dy llojet e avionëve luftarakë në operacionet e saj luftarake.

Ukraina ka frikë se sulmi nga ajri mund të jetë së shpejti zgjedhja e taktikave e Rusisë, pasi ofensiva e tyre tokësore duket se po bën përparim shumë më të ngadaltë sesa kishte parashikuar Kremlini.

Publikimi i rezultateve në Vorë/ Veliaj: Fituam me 70% të votave

Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj ka reaguar pas rezultatit të Vorës ku PS u shpall fituese. Ai tha se ky rezultat vërtetoi se në Shqipëri nuk ka më bastione.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: Kemi fituar bashkinë e Vorës me mbi 70% të votave. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që u angazhuan për zgjedhjet në këtë bashki. Dua të falenderoj edhe të gjithë komisionerët. Përderisa në kohë rekord arritënm të nxjerrim një rezultat nga Vora do të thotë se e ardhmja është me teknologjinë. Së pari, nuk ka më bastione në Shqipëri, ju e dini se Vora për 4 mandate ka votuar djathtas.

Kjo ishte përballja e parë që prej 2019 ku opozita nuk u fut në zgjedhje dhe na nxorrën neve fitues. Po ashtu edhe atyre të cilëve nuk na kanë votuar ju themi se do të punojmë njësoj për ata pa bërë asnjë dallim, si unë si Blerimi. Dua t’i falenderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na treguan se ka ende punë për të bërë. Ata që duan votë për sherr dhe për zgjidhjen e bravave nuk janë mesazhe për të mirën tuaj. Vota “Brava” nuk është zgjidhje për 2022.

Komisionerëve të Rrogozhinës, ju kërkoj që të kalojmë një natë të qetë dhe të vazhdojnë detyrën pa asnjë ndasi politike deri në publikimin e rezultateve. Nuk mund ta fsheh se gëzimi është i madh sepse nuk ka më bastione në Shqipëri.

Ish-kryeministrja ukrainase: Vendet aleate të mbyllin qiellin mbi Ukrainë

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të mbyllin qiellin mbi Ukrainën. Në një intervistë për BBC, Tymoshenko tha se ata i vlerësuan sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por shtoi se Ukraina kërkon ndihmë serioze të mëtejshme.

Ajo ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë,” tha ajo.

Kur u pyet nëse ishte dakord që kërkesa nga NATO për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të përshkallëzonte situatën, siç kanë argumentuar fuqitë e NATO-s, ajo tha se nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s dhe këmbënguli se kjo mund të bëhet përmes koalicioneve me vendet përreth Ukrainës. Ajo gjithashtu kërkoi që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë dhe të vihen në dispozicion sistemet më të fundit kundërajrore.