Aplikacion
Presidenti i Ukrainës po heq përkohësisht kërkesën për viza hyrëse për çdo të huaj që dëshiron të bashkohet me Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës dhe të luftojë në anën e Ukrainës kundër trupave pushtuese ruse, raporton AP.
Dekreti i Volorymyr Zelenskyy hyn në fuqi të martën dhe do të mbetet në fuqi për sa kohë të jetë në fuqi ligji ushtarak.
Thirrja për vullnetarë të huaj vjen pasi forcat ruse nisën sulme me raketa që vranë dhjetëra civilë në Kharkiv dhe ripërtërinë sulmin e saj në kryeqytetin Kiev.
Elon Musk mban fjalën, Starlink mbërrin në Ukrainë për të ofruar internet të sigurtElon Musk e mbajti fjalën e dhënë dhe tashmë Ukraina mund të ketë akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink. Ministri ukrainas i Transformimeve Digjitale, Mykhailo Albertovych publikoi të hënën mbrëma një foto të pajisjeve të nevojshme për të marrë sinjalin nga satelitët ndërsa falenderon themeluesin e Space X.
“Starlink ndodhen këtu. Faleminderit Elon Musk,” shkruan ai në një postim në Twitter.
Starlink — here. Thanks, @elonmusk pic.twitter.com/dZbaYqWYCf
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) February 28, 2022
Musk njoftoi të dielën se shërbimi satelitor i kompanisë Starlink ka zgjedhuar mbulimin në Ukrainë, duke i ofruar qeverisë një lidhje alternative të sigurt komunikimi ndërsa ushtria e Ukrainës vijon t’i rezistojë forcave pushtuese ruse.
Musk njoftoi zgjerimin e mbulimit pas një kërkese që i bëri Fedorov të shtunën.
Shërbimi i internetit i Starlink – i ofruar përmes një rrjeti kullash dhe një plejade satelitësh në orbita të ulëta – mund t’i ofrojë Ukrainës një avantazh sigurie ndaj infrastrukturës tradicionale të internetit me bazë tokësore.
Rrëzimi i satelitëve do të ishte një operacion i kushtueshëm për Rusinë. Për të kompletuar rrjetin, përdoruesit në Ukrainë duhet të importojnë “enët satelitore” Starlink për të marrë sinjale nga shërbimi, të cilat mesa duket kanë mbërritur tashmë.
Presidenti i Ukrainës: Më shumë se 50 sulme me raketa të kryera nga RusiaRusia ka kryer 56 sulme me raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit pesë ditë më parë, tha presidenti ukrainas.
Volodymyr Zelenskyy shtoi se Rusia ka dërguar gjithashtu 113 raketa (Cruise missile).
Më herët gjatë ditës së sotme, dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra u plagosën pas sulmeve me raketa në Kharkiv.
Duke reaguar ndaj “bombardimeve”, Zelenskyy tha se tani është koha për të konsideruar një zonë të ndaluar fluturimi për raketat, avionët dhe helikopterët rusë.
Zbardhet telefonata e liderëve perëndimore: Do të ndjekim çdo rrugë kundër PutinitAleatët perëndimorë zhvilluan sot një bisedë telefonike për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Pjesë e bisedimeve ishin udhëheqës nga NATO dhe vendet anëtare të G7, raporton BBC.
Downing Street thotë se ata “ranë dakord të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij”.
Siç mësohet, udhëheqësit diskutuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme ushtarake për qeverinë ukrainase dhe për një përgjigje ndërkombëtare ndaj situatës humanitare në terren.
Qeveria britanike përshëndeti “Unitetin e mesazhit dhe veprimit midis vendeve në ditët e fundit”, duke përfshirë heqjen e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave Swift.
BE vendos sanksione ndaj më të fuqishmëve të RusisëBashkimi Evropian ka nisur një “stuhi” të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.
Të hënën, ajo publikoi një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione. Këto sankisone vijnë në kuadër të reagimeve të një pas njëshme të Perëndimit ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Lista përfshin:
Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov
Alexander Ponomarenko , kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
Igor Sechin , CEO i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
Nikolay Tokarev , CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus
BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila thuhet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.
Përjashtimi nga FIFA dhe UEFA, si ka reaguar Federata Ruse e FutbollitFIFA dhe UEFA kanë përjashtuar nga garat ndërkombëtare kombëtaret e Rusisë dhe klubet ruse, për shkak të situatës në Ukrainë. Federata Ruse e Futbollit ka dalë me reagim më pas.
“Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e garave ndërkombëtare, si dhe me frymën e sportit.
Ka karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh, trajnerësh, punonjësish të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe mbi të gjitha miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojnë para së gjithash organizatat ndërkombëtare sportive.
Veprime të tilla po përçajnë komunitetin. Sporti botëror ka respektuar gjithmonë parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe pavarësisë nga politika.
Ne rezervojmë të drejtën të kundërshtojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në përputhje me ligjin ndërkombëtar të sportit”, shkruhet në reagimin e Federatës Ruse të Futbollit.
“U angazhuan në aktivitete jo-diplomatike,” SHBA dëbon 12 diplomatë rusë të OKB-sëSHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare. Lajmin e bëjnë të ditur diplomatë amerikanë dhe rusë.
Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA pasi akuzohen se janë përfshirë në aktivitete jo-diplomatike.
“Ata diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.
Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Vendi nën sulm, me qindra ukrainas qëndrojnë në radhë në shkallët e një stacioni treniNdërkohë që Rusia vijon me përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën, një pjesë e civilëve janë armatosur për të mbrojtur vendin e tyre nga armiku, kurse të tjerë kanë zgjedhur të largohen nga vendi apo të strehohen në stacione treni apo metroje.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar së fundmi disa foto të shkrepura në një stacion treni të tejmbushur me ukrainas që po përpiqen t’i shpëtojnë agresionit të pushtuesit.
Me qindra njerëz mund të shihen ndërsa ecin në shkallët e stacionit pas një ndryshimi në minutën e fundit të platformës së nisjes për një tren me destinacion Lviv në Kiev.
Një nga fotot tregon një grua që përpiqet të mbajë fëmijën e saj në mes të turmës. Ndërkohë, nga ana tjetër e botës, presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos shqetësohen për luftën bërthamore, duke nënkuptuar që nuk është opsion.
Tre të katërtat e trupave ruse janë të angazhuara tashmë brenda Ukrainës, sipas Pentagonin. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës ndodhen brenda vendit.
Një pjesë e mirë e tyre është pozicionuar rreth 25 km nga kryeqyteti Kiev, një avancim prej afërsisht 5 km që nga e diela.

Banka Qendrore e Rusisë deklaroi mbylljen e Bursës së Moskës të paktën deri ditën e martë – çdo të thotë kjo për Moskën?
Kjo mbyllje do të thotë se investitorët nuk do të kenë më mundësi as të blejnë as të shesin aksione.
Ky moment kritik s’është as më shumë as më pak se një tjetër pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila detyroi Perëndimin të vendoste një sanksion pas tjetrit duke e zhytur rublën në një vorbull vicioze.
Për momentin rubla ka rënë në shifra rekordë duke humbur 29% të vlerës së saj para fillimit të luftës në Ukrainë. Kursi i këmbimit të saj ka arritur tashmë vlerën 119 ₽ rubla ruse për $1 dollar amerikan.
E gjitha kjo ka ardhur si rezultat i fushatës ndërkombëtare të shteteve si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Kanadaja, Australia dhe shtetet e BE, të cilat kanë ndëshkuar Rusinë me sanskione të rënda që së fundmi përfshinë heqjen e saj nga sistemi SWIFT – një goditje e fundit që mund të ketë sjellë mbylljen e sotme.
Presidenti rus fillimisht urdhëroi tregjet të ngrinin asetet e huaja, si një përpjekje për t’i ndaluar investitorët e huaj të shesin aksionet e tyre nga frika e paqëndrushmërisë së tregut si pasojë e luftës.
Banka Qendrore ka rritur gjithashtu normat e interesiti këtë të hënë nga 9.5% në plot 20% – një përgjigje kjo ndaj zhvlerësimit drastik të rublës.
Gjithashtu, banka ruse nisi sërisht të blejë flori në tregun vendas për të balancuar normën e inflacionit në vend.
Si përfundim, banka qendrore ruse njoftoi se oraret e reja të bursës do të shpallen mëngjesin e të mërkurës.
Delegacionet ruse dhe ato ukrainase do të mbyllin raundin e parë të negociatave për paqe këtë të martë, të cilat pritet të jenë një faktor i rëndësishëm në rihapjen ose jo të Bursës së Moskës.
UEFA vendos të hapë një hetim ndaj Interit për FFP-nëUEFA ka hapur një hetim ndaj Interit për shkak të Fair Play Financiar. Sipas një dokumenti të përditësuar nga Inter Media and Communication, kompania e cila sjell median bashkë me sponsorat e klubut, të ardhur nga organi më i madh europian, mësohet se skuadra zikaltër nuk e ka arritur balancën e kërkuar në katër vitet e fundit, pa përfshirë vitin 2022.
Sipas asaj që raporton Calcio di Finanza, e cila citon burime pranë UEFA-s, proçedura që do të ndiqet do të ishte e një lloji standardi që nuk synon sanskionin ndaj klubeve, pasi organi më i lartë i futbollit europian e di çfarë krize ekonomike kaluan skuadrat e tjera, përfshirë këtu dhe Interin, gjatë periudhës së pandemisë.
KALIMI I DOKUMENTIT
“Më 14 shkurt 2022, UEFA njoftoi: vendimin për hapjen e procedimeve kundër klubit tonë në përputhje me nenin 12 (1) të rregullave procedurale që rregullojnë kontrollin financiar të klubeve të UEFA-s; caktimin e një anëtari raportues për të vërtetuar faktet dhe për të mbledhur të gjitha provat përkatëse (duke përfshirë një plan biznesi për periudhën VF23-VF25) në përputhje me nenin 12 (2) të Rregullores së Punës; ftesën për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përpara Dhomës së Parë të CFCB në mars 2022 (data që do të konfirmohet) në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër), pasi anëtari raportues të ketë nxjerrë konkluzionet e tij ose të saj për rastin e klubit tonë”.
Vendimi për fillimin e procedimit kundër klubit tonë në përputhje me nenin 12 (1) të rregullave procedurale që rregullojnë kontrollin financiar të klubeve të UEFA-s; caktimi i një anëtari raportues për të vërtetuar faktet dhe për të mbledhur të gjitha provat përkatëse (përfshirë një plan biznesi për periudha VF23-FY25) në përputhje me nenin 12 (2) të Rregullores së Punës; ftesa për të marrë pjesë në një seancë para Dhomës së Parë të CFCB në mars 2022 (data që do të konfirmohet) në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër), pasi anëtari raportues të ketë nxjerrë konkluzionet e tij/saj për rastin e klubit tonë”.
Vendimin për fillimin e procedimit kundër klubit tonë në përputhje me nenin 12 (1) të rregullave procedurale që rregullojnë kontrollin financiar të klubeve të UEFA-s; caktimin e një anëtari raportues për të vërtetuar faktet dhe për të mbledhur të gjitha provat përkatëse (duke përfshirë një plan biznesi për periudhën VF23-VF25) në përputhje me nenin 12 (2) të Rregullores së Punës; ftesën për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përpara Dhomës së Parë të CFCB në mars 2022 (data që do të konfirmohet) në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër), pasi anëtari raportues të ketë nxjerrë konkluzionet e tij ose të saj për rastin e klubit tonë”.
Caktimi i një anëtari raportues për të vërtetuar faktet dhe për të mbledhur të gjitha provat përkatëse (duke përfshirë një plan biznesi për periudhën VF23-FY25) në përputhje me nenin 12 (2) të Rregullores së Punës; ftesa për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përpara CFCB së pari Dhoma në mars 2022 (data që do të konfirmohet) në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër), pasi anëtari raportues të ketë nxjerrë konkluzionet e tij ose të saj për rastin e klubit tonë”.
Caktimin e një anëtari raportues për të vërtetuar faktet dhe për të mbledhur të gjitha provat përkatëse (duke përfshirë një plan biznesi për periudhën VF23-VF25) në përputhje me nenin 12 (2) të Rregullores së Punës; ftesën për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përpara Dhomës së Parë të CFCB në mars 2022 (data që do të konfirmohet) në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër), pasi anëtari raportues të ketë nxjerrë konkluzionet e tij ose të saj për rastin e klubit tonë”.
/e.s.zoom.al